Filluan lajmet. U shfaq ajo. Buzëqeshi si gjithmonë. Hapi duart, i mbështeti mbi tavolinë dhe me buzëqeshjen që i rridhte nga çdo pore e fytyrës, njoftoi se një burrë i moshuar vdiq në helikopter, ndërsa një grua shtatzënë nuk vdiq, por erdhi lindi në Tiranë. Dhe pastaj fjalia e saj komentuese që shoqëron çdo gjë.
-E pra të nderuar teleshikues “dimri kokë mori, kokë solli”, siç thotë një fjalë e urtë popullore.
Dhe tani të nderuar teleshikues të lidhemi me Ministrinë e Brendshme për të parë të rejat e fundit mbi situatën në vend.
Në ekran u shfaq një djalë gungëmadh, fytyrëgjerë dhe me sy të sapozgjuar nga gjumi. I rehatuar në një zyrë me kalorifer, kishte hequr xhaketën dhe zbërthyer pakëz këmishën nga vapa.
-Të nderuar teleshikues, ky është zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Ju lutem, të rejat më të fundit për Rrugën e Kombit. Ka pasur zëra kritikë nga opozita se rruga është e bllokuar dhe duhet një përgjigje?
-Nuk është e vërtetë. Rruga e Kombit është plotësisht e lirë, por në vetëm në disa segmente të caktuar është e bllokuar dhe e pakalueshme. Opozita është mësuar që bën qimen tra dhe nxin gjithë rrugën, ndërkohë që ajo ka probleme vetëm në disa segmente, ku natyrisht nuk kalohet dot se ka rënë dëborë.
-Faleminderit shumë për sqarimin. Ishte e nevojshme të nderuar shikues, pasi siç dihet opozita spekulon në këto ditë të vështira dhe kërkon të t’ia hedhë fajin pushtetit për dëborën. Po në Veri si është gjendja në përgjithësi?
-Gjendja në veri është nën kontroll, por vende- vende ka vatra të nxehta…
-Më falni, si thatë, vatra të nxehta… d.m.th mund të fillojë të shkrijë dëbora?
-Jo, desha të them se janë krijuar disa vatra të nxehta siç i themi ne në gjuhën profesionale vendeve që kanë ngrirë nga të ftohtit dhe ne nuk kemi çfarë tu bëjmë.
-Aha, e kuptova, d.m.th aty ku derdhin djersë punonjësit e emergjencave civile. Faleminderit për sqarimet, ishin të nevojshme në këtë situatë konfuze që po kalojmë për lajme të vërteta si këto që na dhatë ju pas spekulimeve të opozitës, e cila thotë se Rruga e Kombit është e bllokuar dhe në Veri, nuk po ndihmohen njerëzit.
Lidhemi tani me gazetarin tonë, i cili po fluturon me helikopterin e ndihmave për në Pukë. Ju lutem, si është situata?
-Po këtu brenda në helikopter situata është mirë dhe ka optimizëm se ne do ulemi mirë në Pukë. Nga larg duket qyteti dhe ne jemi të shqetësuar se nuk po shikojmë njerëz në stadium ku do lëmë ndihmat. Në arkat që kemi këtu shikohen sapunë Rrogozhine, biskota Rrogozhine dhe kripë për bagëtitë.
-Aha, shumë mirë. Kjo është një gjë shumë interesante që shteti shqiptar ka mundur të ruajë sapunët e Rrogozhinës që para 25 vjetëve.
-Po është interesante se unë jam një vajzë 23 vjeçe dhe ky sapun është prodhuar para se të lind unë. Tani helikopteri u ul, por s’kemi kujt t’ia lëmë ndihmat ndaj po ngrihemi.
-Shumë interesante. Kjo tregon se opozita gënjen kur thotë se situata është dramatike derisa aty nuk kanë nevojë as për ndihma. Kjo tregon se janë alarme të reja. Rrini në linjë për lajmet më të fundit.
Kalojmë linjën në Tropojë aty ku situata është më dramatike. Kemi në linjë kryetarin e shtabit të emergjencës.
Në ekran u shfaq një burrë pranë një sobe me dru zjarri që filloi të fliste.
-Situata është shumë mirë. Qeveria na ka qëndru pranë. E kena pa kryeministrin për çdo ditë në TV që ka qenë pranë nesh, e kena pasë në shtëpitë tona. Opozita të mos na qajë hall se ne ia dalim vetë.
Spikerja buzëqeshi dhe fytyra i shndriti nga gëzimi.
Doktori që po ndiqte lajmet brofi në këmbë. Thirri sekretaren.
-Lajmëro urgjent Komitetin e Emergjencave se do bëj mbledhje, tha. Plehrat thonë që ka krizë. Kam gjysëm orë që shikoj lajme direkt, s’kam parë asnjë njeri të vdekur, asnjë fshatar në borë, veç njerëz normal që flasin nga zyrat e tyre, helikopterë që fluturojnë… normal do gjë. Plehrat. Duan karrigen time. Duan pushtetin tim. Lajmëro dhe medien të vijë ta transmetojë direkt. Duan prapë Kostë Trebickë, këta duan prapë të vdekur në bulevard, duan prapë vdekje, s’e duan karrigen time. Urgjent mbledhje.
Pershkrimi i gazetares lidhet me Vjollca Vokshin
Sa here qe i vjen fundi Berishes “autorizon” nga nje “komisare te bukur”(“I zgjedhin komisaret”…) dhe e lavderojne ne ekstaze…
Ne 97-en kete rol e kishte Vjollca Vokshi,qe “kendonte” perdite si kokoshi “melodi” heroizmi per bemat e Saliut…
Kur Saliu mbushi breket dhe ishte ne ikje,mori masa dhe e percolli edhe kete bukuroshe jashte Shqiperise,e cila ishte shurrosur me keq se Saliu dhe i kishte hyre frika ne palce sepse ishte e vetedijshme qe ishte bere person i urryer nga populli vetem ne saje te servilizmit te saj te peshtyre ndaj Sali Berishes…
Ne kete fundin e dyte DHE TE FUNDIT FARE te Saliut,rolin e Vjollca Vokshit e ka marre persiper nje bukuroshe tjeter,Sonila Meco,”aktore” akoma me e talentuar,e cila ekzaltohet dhe djersitet ne moment sapo permend emrin e kriminelit Sali Berisha…
Fundi i DIKTATORIT SALI do te jete gjeme e madhe per Sonilen bukuroshe…
Kur isha femije me kujtohet nje fjale e urte qe perdorte nganjehere gjyshja:
“Edhe bora e bardhe eshte por e dhjesin qente”…
Rasti i Vjollces dhe i Soniles qe po i dh… Berisha nje e nga nje,eshte shembulli ilustrues me i qarte i fjales se urte qe perdorte gjyshja ime e mire…
Mos ma shani Sonilen, se e kam si shpirt. Keshtu thoshte edhe Tani, shoku yne i klases, ai qe te pallonte naten nga perpara dhe diten nga pas.
gazetarja eshte sonila (botox) mece, qe aktron ne vend te bej gazetaren..
Eshte ajo tranvestitja Sonila Meco. Se kush vazhdon ti jape bke kesaj mostre nuk e di. Nuk ka femer me hipokrite dhe te shtirur.
O doktor o myteber
shif Sonilen tu bo qejf
dikush thot o me botox
por duket mir per televizor
Esht ngrit nkam gjith qeverrija
e ka marr vesht dhe zhozefina
ka bisedu me libanezt
po tani o tu bo qejf
Mos e luj dhe ca koh
se me sport o tu u mor
po rreshqet per mtir tkombit
me motor po mbron tan kombin
Helikopterat jan nmisjon
kur del dielli ato fluturojn
me paketa ndihma humanitare
trecereku ka firu fare
Por pucistat sdun me pa
qeverin qe per popull o tu qa
kan fillu te tane ne korr
nzyr tsaliut po bajn mort
Qeveria e dhene me koncension, Shtetit ia kane thyer kollonat, pritet t’na zere brenda, Rrofte Pusht-eti i shpellareve!