“Kooperativa” INSTAT fillon të na befasojë…

16 Shkurt 2012, 10:48Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një shënim të djeshëm (Rritja ekonomike, a do të na befasojë INSTAT-i?) theksonim se INSTAT-it do t’i duhet të raportojë një rritje ekonomike mbi 8% në tremujorin e fundit të 2011, në mënyrë që rritja ekonomike për gjithë vitin 2011 të rezultojë 3.9%, aq sa ç’e ka raportuar qeveria. Por INSTAT-i u tregua krijues – rishikoi rritjen ekonomike të dy tremujorëve të parë të vitit 2011. Më herët, për tremujorin e parë kishte raportuar 3.4% rritje dhe për të dytin vetëm 0.5%. Tani i ka rishikuar këto shifra dhe raporton 4.5% dhe 0.9%. INSTAT-i thotë se rishikimi i shifrave lidhet me rezultatet e regjistrimit të ri të ndërmarrjeve, i cili ka ndryshuar peshat e sektorëve në ekonomi që merren për bazë për të llogaritur rritjen ekonomike.

Me rishikimin që INSTAT-i u ka bërë dy tremujorëve të parë, një rritje prej 6% në tremujorin e fundit të 2011-ës mund të prodhojë një shifër prej 3.5% për gjithë vitin. Në kohën e diktaturës komuniste, kooperativave bujqësore u duhej të raportonin rendimente të larta të prodhimit të grurit dhe misrit. Dhe ato i raportonin, pavarësisht së në hambar kishin futur më pak drithë…

 

http://respublica.al/artikuj/2012/2/16/kooperativa-instat-fillon-te-na-befasoje

17 komente në ““Kooperativa” INSTAT fillon të na befasojë…”

  1. Kalorsi i zi says:

    Po edhe Regani genjehu ruset me luften e yjeve. Saliu ka kopjuar nga Regani vetem genjeshtren, te tjerat nuk di ti beje. Vetm per te mesuar fjalen ”makro ekonomi” ju desh tre vjet.

  2. nora says:

    Jemi shtet qesharak ,te mesojme kinezneçen na ka mbetur te gjitheve se INSTAT e ka mesuar nga saliu.Shtet qe nuk do tja dije per shtetasit e vet ,kur jemi dhe kaq pak rreth 2 milione nuk di as te papunet e statistikat dalin me mes.aritmetike pjesetohet rroga e pronarit me punetorin me 2 dhe jane njesoj me rritje ekonomike te dy!!!!! 6 % si lum te papunet ku ne nje familje me kater persona njeri punon,si bejne ? Ne fillim te thuhet o si them une o dil ne rruge atehere nenshtrim me pak per te mbajtur familjen.Secili ne shtepine e vet i di te ardhurat por si skane turp qe genjejne ,ka dale sheshit dhe eshte bere ligj genjeshtra mashtrimi dhe vjedhja deri edhe vrasja.

  3. Dule Bisha says:

    Sa te kene nje popull dele do e mashtrojn dhe perdhunojne tere kohes.

  4. xha Jaho says:

    Shihni kush eshte ne INSTAT dhe mos prisnsi me shume.

  5. LORA says:

    Eshte nje barre shume e rende per xhepin e shqiptareve,qe te paguajne nje institucion shtese te genjeshtres,mashtrimit e poshterimit sic eshte INSTAT-i i tanishem.Ky vetem legalizon dr.dhjeramanin ne masturbimet e tij te “rritjes ekonomike”.Sa per kete idjoten,ines nurja,nuk ja vlen te harxhohet as minuti.

  6. racionali says:

    A e shikoni kete grua ,ate burrin, ato grate dhe te tjere e te tjere qe jane te pa skrupuj .Njerez qe genjejne, frikacake ,hajdute ,servile ,kriminele qe perhere “mendojne se jane te pafajshem etj”.Keta jane te gjithe E.Hoxha,S.Berisha.Njerez te pa shpirt.

  7. Xhema nga Tirana says:

    A nuk kanë frikë këta drejtuesit e INSTAT-tit se “nesër” do të përgjigjen penalisht për shifrat e rreme që deklarojnë ?. A janë ndopak të përgjegjshëm për pasojat negative, që jep ky veprim antiligjor që po kryhet gjatë këtyre viteve, në drejtim të planifikimit dhe realitetit të borxhit ( që faktikisht e ka kaluar 60% )?.
    Një nga arsyet kryesore të krizës së rëndë Greke është pikërisht fshehja prej vitesh e realitetit të një ekonomie të dobët duke mbajtur nivel jetese të pamerituar.
    Borxhet që po merren, sot, nga Kjo Qeveri nuk do të mund të shlyhen as nga nipërit e mbesat tona. Në atë kohë, Kryeministrit tonë të nderuar do i ketë mbirë bari ( si edhe mua ) por në zonën shqipfolëse do të spikasë një emër familje që do jetë më e pasura në vënd. Ajo do të jetë familja Berisha ( Njëlloj si familja Rokfeler në SH.B.A ).
    XHEMA !

  8. ismeti says:

    a eka llogarit edhe at drogen qe u zu ne greqi 1 t

    1. Albann says:

      hahahaha…ke te drejte Qeveria ka futur ne % e rritjes edhe drogen e prostitucionin…Kjo do te thote qe qeveria eshte e mireinformuar per te ardhurat nga droga e prostitucioni.Kurse ky instati se ka kete informacion.Ben mire te konsultohet me ministrat e qeverise se c te ardhura kane patur nga shitja e ketyre “mallrave”.

  9. propozim says:

    kjoo dr e INSTAT eshte deficente..besoj duket qe ne fytyre..po dhe ish drejtoresha Milva po njelloj..prandaj propozoj te shkrihet fare si institucion dhe cdo ministri ti perpunoje te dhenat statistikore neper drejtorite perkatese..dhe pastaj eshte EUROSTAT-i ai qe prodhon statistika te besueshme per vendet e europes

  10. denis says:

    Z. Zaloshnja mire keta ketu ne forum qe s’e dine, por ju duhet ta dini shume mire qe gjithnje nga nje ze “Revised” ne cdo te dhene statistikore. Kjo do te thote qe sa here del nje e dhene e re, te dhenat e meparshme edhe mund te ndryshohen, dhe ky nuk eshte standard i INSTAT mos u beni qesharake. Mund te gjeni cdo dite raste te rishikimit te te dhenave statistikore te publikuara. Kjo eshte praktike mese normale NE TE GJITHE BOTEN!!!

    1. statisticieni says:

      zaloshnja po thote qe edhe po ta pranojme si te sakte rishikimin e instatit, prape nuk realizohet dot rritja qe ka deklaruar qeveria. instati i shkrete rrit shifrat e kaluara, rrit te tashmet, e prape nuk del dot aty ku i kane thene te dale…

    2. Entela says:

      Ky me siguri eshte personel i INSTAT, se e ditka mire qe shifrat revizionohen. Zakonisht kur shifrat revizionohen me te dhena te reja nuk jane ne rritje por ne ulje dhe kjo si rezultat i nje mbulimi me te mire me te dhena. Gjithsesi, INSTAT-i nuk ka me profesionalizem dhe eshte nje institucion qe sundon diktatura. Provoje dhe mos i bej shifrat si duan te medhenjte

  11. denis says:

    Statisticien,

    Qeveria mund te deklaroje cfare te doje, organi zyrtar ne RSh per statistikat eshte INSTAT. Dhe rishikimi i shifrave eshte nje praktike mese normale.

    Ne mos gabohem emri pseudonimi juaj duhet te ishte “staticien” se keshtu i thone ne shqip. Nejse…

    Respekte,

    1. statisticieni says:

      ti po thua qe shqiperia eshte danimarke??? instati ben c’i thote saliu o denis, se tani varet edhe drejperdrejt prej tij…

      1. Denis says:

        Te lutem lexo me kujdes cfare thashe. Une nuk thashe nese te dhenat e INSTAT jane te sakta ose jo sepse nuk kam autoritet dhe dijeni. Thashe vetem qe z Zaloshnja te mos habitet me rishikimet sepse jane praktike normale dhe se ato shifra qe nxjerr INSTAT, te pasakta apo jo, jane shifrat ZYRTARE te Republikes se Shqiperise. Pak rendesi ka cfare mendojme une e ti. Fakti eshte qe ato jane shifrat zyrtare te Shqiperise.

  12. Treviso says:

    Pyet Xhema: A s’kan frik kto te instatit qe rrejne.Jane te detyruar te rrejne edhe pse neser mund te denohen per fallsifikim shifrash.
    Po s’rrejten lan kalamajt pa buke. Ky eshte diktatori vrases.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje