Flamuri sqaron Ed Ha Lim për idenë e Doktorit për gjuhën kineze

16 Shkurt 2012, 23:50Antena TEMA
Flamuri sqaron Ed Ha Lim për idenë e Doktorit për gjuhën

Edhe pse në Kukës bora ka bllokuar njerëzit, Flamurit iu desh të kthehej dje në Tiranë për shkak të parlamentit. Sapo u shfaq tek selia e PD në mëngjes, filluan t’i vijnë kërkesat për kafe dhe njerëz që donin sqarime në telefon.

I paqartë për gjithë këtë interes, Flamuri doli tek një kafe afër PD-së i shoqëruar nga Ed Halimi. Ky i fundit i hidhte fshehurazi vështrimin Flamurit, kur ky i fundit merrej me celularin. Donte të bindej a kishte vërtet ndonjë ndryshim të madh apo jo.

Më në fund e pyeti pa mëdyshje.

-Të ka thënë gjë ai burri, do ketë ndryshim në politikë?

-Jo, i tha Flamuri. Pse, ça ka ndodhur?

-Po ja, ajo punë e kinezçes?

-Ah, po. Mirë që ma hape. E kemi bërë mirë atë. Jo, s’mund ta linim veten ne në mëshirë të fatit. Atë e kena ba mirë.

-Po hë pra, na sqaro pak se s’dimë asgjë.

-Shiko, unë fola me atë Burrin po ai në fakt e kishte menduar dhe vetë, nuk është se e mori nga unë si ide. I thashë kjo që po na bëjnë është poshtërim. Nuk e duan atë Burrin dhe i thonë që të mos bëhen rrëmuja, ne do bëjmë sikur duam Bashën, kurse ti rri në hije. S’mund t’ia bëjnë atij këtë. Dhe unë i thashë. Dy gjëra na kanë mbetur, ose me myslimanët, ose me Kinën. Në fakt ai ma sqaroi më mirë. Duhet të bëhemi me këta myslimanët që janë pro-amerikanë, tha. Ja ky Aliev, s’e kruan me Amerikën, po dhe ata nuk i bien më qafë. Dhe po thanë gjë, themi me aleatin tuaj jemi lidhur. Dhe me Kinën. Me Kinën po. Kemi marrëdhënie të vjetra.

-D.m.th qenka e menduar, tha Halimi. Se unë thashë mos donte të tallej Doktori?

-Jo, në asnjë mënyrë. Ore kjo punë kështu do shkojë. Se vërtet shajmë shokun Enver ne, po ai për ca gjëra ishte i qartë. U prish me sovjetikët, u lidh me Kinën. Dhe këta duan të prishen me ne, le të prishen, ne lidhemi me Kinën.

-Patjetër, patjetër, nuk thashë gjë unë, thjesht dua ta dimë se ç’të bëjmë. Po për mua të ka thënë gjë?

-Jo, pse ça ke bërë, i tha Flamuri?

-Asgjë, po ajo puna e Kreshnik Spahiut. Unë e mora përsipër në KLD, por s’ia dolëm dt. Tani ata e kanë thirrur në Uashington. Komisioni i Alibeajt u shty sa të qartësohet puna.

-Mos e ça kokën. Nuk është faji yt. Ata le ta mbështesin sa të duan. Ai s’ka punë me ne.

-Qartë, qartë, vetëm doja ta dija mos të bëjmë ndonjë gabim, ndaj duhet të na informosh. Kisha dhe një pyetje tjetër. Ato emrat që pashë dje në gazetë kineze, për shumicën e qeveritarëve, ashtu shqiptohen vërtet në gazetë?

-S’e di, unë s’kam filluar akoma leksionet, tha Flamuri.

-Jam në merak se emri im nuk ishte, tha Halimi. Pyeta dhe më thanë me ato kritere i bie Ed Ha Lim.

-Po ç’të keqe ka, si të bjerë, i tha Flamuri. Rëndësi ka të jemi të përgatitur. E tha mirë ai Burri. Nuk më poshtërojnë dot në këtë moshë, tha. Nuk hiqem zvarrë pas atyre. Kur u prishëm më gjashtëdhjetën me sovjetikët, një rrugë kishim, vetëm Kinën, kurse tani kemi dhe Kinën dhe ish- sovjetikët. Jo, s’mund të poshtërohem unë, tha. Dhe kishte të drejtë.

-Po mirë, ky Luli a e di që Doktori është mërzitur që duan ta poshtërojnë, duke mburrur Lulin?

-E di, e di, por i ka dhënë leje vetë ai Burri. Biles janë ca muhabete të thella, po do t’i them më vonë. Se ka probleme dhe me ne ai pisi, por tani nuk flasim dot.

-Mirë, mirë, dakord jam unë, vetëm më informoni. Edhe një pyetje kisha, si e kanë pritur në Kukës këtë punën e kinezëve?

-Eh, atje i kanë inat se ata kanë mbytur Kukësin e vjetër për të bërë digën, por kanë me u qetësu.

Pas kësaj Halimi u ngrit i kënaqur dhe duke ikur për në punë përsëriste me vete emrin e tij të ri, Ed Ha Lim, Ed Ha Lim, Ed Ha Lim… Dhe befas u kujtua që djali i Doktorit e ka shkurtimin Xen, njëso si një nga kryeministrat e Kinës. Epo qenka i shkruar fati, tha me vete dhe vazhdoi të përsëriste emrin e tij kinez.

5 komente në “Flamuri sqaron Ed Ha Lim për idenë e Doktorit për gjuhën kineze”

  1. noli says:

    Me pelqen korrektesia e Mulit qe i drejtohet diktatorit me termin “Shoku Enver”

  2. taku says:

    Disa nga ata qe pervec shokut Ed Ha Li nxituan vullnetarisht te gjendjet civile per te ndryshuar emrat:

    Lu Li Ba (Lulzim basha),
    Ha Re Nxa (arenza tershana),
    So Ko Li (sokol olldashi),
    Mao Ce Dun (sali berisha),
    Yuo Ze Fi (Jozefina Topall)

  3. Sheqerja e Vucidolit says:

    Halimi te kerceje nga gezimi se po ta kishte emrin Eduard Hamiti, do i thonin Ed ha mut.

  4. albani says:

    hahaha e papame mero

  5. tironci says:

    ha ha ha e forte DIKTATORIT PO I VJEN NGORDHJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje