Kunati i Lulit kishte ditë që përgatitej për inaugurimin e rrugës Ibrahim Rugova. Luli i kishte thënë që donte që çdo gjë të shkonte në perfeksion. Nga frika se mos ndodhte ndonjë gafë, Kunati thirri disa persona të stafit të vjetër, të mbetur në Bashki, dhe mendoi t’i përdorte dhe ata.
-Do inaugurojmë rrugën ‘Ibrahim Rugova’, u tha. Ditën e premte në datë 17 u dua të gjithëve tek vendi i inaugurimit qysh në orën 7 të mëngjesit që të fillojmë dekorimin e vendit.
-Dakord, i thanë punonjësit duke parë njëri- tjetrin të çuditur.
Të premte në mëngjes Kunati u vonua pak dhe arriti në orën 8 tek Ura e Lanës. Punonjësit e bashkisë nuk dukeshin askund. Priti e priti dhe humbi qetësinë. Më në fund gjeti telefonin e dikujt dhe i thirri.
-Ku jeni, tha, a u thashë që të jeni këtu qysh në orën7?
-Këtu jemi zoti Kunat, i tha njëri.
-Ku këtu, fillon inaugurimi pas një ore…
-Këtu jemi zoti Kunat, i kemi bërë të gjitha gati!
-Po ku tu gjej unë, se nuk u shikoj, tha Kunati i lehtësuar pakëz.
-Hipja makinës tek rruga e Kavajës, ktheu për tek Kristal 2, bë pak majtas, aty është rruga ‘Ibrahim Rugova’, i tha punëtori.
-Çfarë thu mor ti, i tha Kunati. Rruga ‘Ibrahim Rugova’ nuk ekziston, do ta vendosë Luli i pari.
-Jo shef, e kena vendos kena vite, në një ditë me Adem Jasharin. Ka qenë dhe Njaziu në Këshill bile.
-Çfarë thu mor burrë, i tha Kunati. Ejani urgjent tek Tajvani se rruga do jetë këtu.
-Po e kena një rrugë shefo, duhet me ia heq njëherë kësaj pastaj t’ia vendosim asaj.
-Eja mor urgjent me gjithë stenda se na morët më qafë, ulëriti Kunati.
Punëtorët çmontuan skelat tek rruga ‘Ibrahim Rugova’ dhe u nisën drejt Tajvanit.
Kuanti ndërkohë ishte alarmuar dhe merr Lulin në telefon.
-Këta punëtorët thonin që ekziston rruga ‘Ibrahim Rugova’, si t’ia bëjmë, i tha Kunati
-Gënjejnë, i tha Luli. Nuk ka mundësi. Si do t’ia vinte Edi Rama emrin ‘Ibrahim Rugova’ rrugës. Nuk ka mundësi, janë provokatorë. Hiqi menjëherë nga puna. Sa të mbarojë ceremonia.
-Po çfarë ka qenë ky burri o Lul se s’e kam idenë?
-Ka qenë president i Kosovës. Kur kam qenë unë në Kosovë, ky ka qenë president.
-Ou, paska qen i madh, hallall i ka dy rrugë, tha Kunati. Po Doktori e ka pasur mik?
-Nuk e di, që kur kam qenë unë në Kosovë s’janë takuar kurrë, por Doktori thotë e ka pasur mik
-Po ky Isa Mustafa e ka pasur mik?
-Nuk e di, por kanë pas sherre ca kohë se nuk i paguante dietat kur udhëtonte se Isa ka qenë Ministër Financash.
-Ou, ia paska bë si Ridvani Bamirit, që i heq fondet. Hahaha, gallatë. Po tani çfarë do bëjmë, kë rrugë do përurojmë, këtë të renë, apo atë të vjetrën?
-Të renë, i tha Luli. Po të pyeti njeri për të vjetrën, thuaj e kap plani rregullues, do bëhet pallat ndaj s’mund ta linim pa rrugë.
-Po ka ndonjë simbolikë pse duhet kjo rrugë, i tha Kunati.
-Po kjo kalon në krah të shtëpisë së Enver Hoxhës, tha Luli, dhe Rugova sa herë vinte në Tiranë, flinte aty. E ka si rrugën e vet.
-E kuptova, tha Kunati. Mirë do ishte ta prishnim në plan rregullues atë vilën e Enver Hoxhës dhe bënim një pallat të madh dhe i vëmë emrin Qendra ‘Ibrahim Rugova’.
-Ta mendojmë më vonë, i tha Luli. Sot vëmë emrin njëherë.
ha ha ha , ja dhe Lulka ne pune e siper:
http://www.respublica.al/permbajtje/2012/2/17/poster-i-firmosur-nga-lul-xhafer-deva-shperndare-fansave-te-tij-me-rastin-e
Kur Kola s’ka punë tund dorezen e derrës.
Me që Lul roboti s’di se ç’është puna, na vë emra rrugësh.
Ç’e ka gjet Shqipërinë me ca maskarenj që kanë Qeverinë.
Do të ishte mirë që sa më shpejt të vendoseshin: ADRESAT E SAKTA TË NDËRTESAVE NË TIRANË.
Në rast se Basha e përmbyll këtë problem (që pat filluar që kur ishte Kryetar Bashkie Edi Rama) besoj se kredibiliteti cunguar i tij (i Bashës)do të rritej mjaft.
XHEMA !
Ibrahim Rugova per shkak te Berishes e Nanos nuk ka shkelle kurre ne Shqiperi. E sala krihet…