Doktori vendosi të shkojë dje në Korçë. I hipi helikopterit dhe për gjysëm ore ishte në qytet. Mblodhi prefektin dhe gazetarët dhe filloi të flasë.
-Tani ju kam mbledhur tu them se qeveria ka përballuar operacionin më të madh humanitar që ka njohur ndonjëherë ky vend. Kemi përballuar një dimër të vërtetë në alpet shqiptare dhe juglindje me një angazhim të pazakontë dhe historik të ushtrisë, policisë dhe pushtetit lokal e qendror. Mijëra njerëz kanë dalë vullnetarë dhe kemi shpërndarë deri në 8 mijë tonë ndihma…
Nishanliu i bie me bërryl. Doktori përkul kokën.
-Shtoje pak, i tha, se janë 300 mijë banorë… D.m.th sipas statistikave të fundit kemi shpërndarë 8 mijë tonë ndihma vetëm me kamionë ushtarakë dhe rreth 18 mijë tonë ndihma me kamionë civilë dhe pushtetin lokal…
Nishanliu i ra prapë me bërryl.
-Harrove ilaçet, i tha.
Doktori u hutua një moment.
-Jo, jo, i kam me vete, tha dhe futi dorën në xhepin e brendshëm të xhupit.
-Ilaçet, ilaçet, i tha Nishanliu, d.m.th ilaçet që kemi shpërndarë.
-Aha, OK, tha Doktori. Në këto sasi ndihmash duhet të veçoj se kemi shpërndarë 4 tonë ilaçe…
Nishanliu i ra prape me bërryl. -Janë shumë, tha, 1 ton duhet se duket sikur janë të gjithë sëmurë.
-Desha të them se nga 4 tonë ilaçe që janë shpërndarë në zonat malore, 1 ton janë ilaçe për urgjencë, të tjerat janë furnizim me mjete që shërbejnë për kurë psikologjike, ose për kalimin e kohës në izolim, si libra, iPad, fjalor kinezçe- shqip dhe anasjelltas, si dhe mjete të tjera profilaktike që shërbejnë për të parandaluar sëmundje. Ajo që dua tu them ju dhe pushtetit lokal këtu është se opozita ka dashur të turbullojë situatën dhe të përhapë panik. Rrugët janë të hapura, qeveria ka punuar të shpëtojë jetë njerëzish dhe ju duhet t’i jeni mirënjohës kësaj qeverie që nuk iu la në dorë të ndihmave të opozitës. I dëgjova pak më parë. Mediet e tyre thonë se fshati Lekas është i bllokuar. Ja ku e keni prefektin, jashtë janë makinat, shkoni bashkë me të deri në Lekas, keni për të pa se rrugët janë hapur…
Pasi Doktori mbaroi fjalimin, Prefekti sipas porosisë së tij mori makinën e vet, makinat e gazetarëve dhe ndihmave, dhe u nis. Pas gjysme ore duke ikur për në Lekas rruga u bllokua. Gazetaret që ishin ën fund të kolonës gjetën një shesh dhe arritën të kthejnë makinat. Prefekti nuk e kthente dot. Pas shumë debatesh vendosi të vazhdonte rrugën në këmbë bashkë me shoferët e autokolonës për në Lekas. Ndërkohë Doktori kishte arritur në Tiranë. Sapo arriti në zyrë, merr Prefektin.
-Hë, si kaloi rruga, i tha.
-Mirë Doktor, shumë mirë. Unë me shoferët erdhëm në këmbë se kishte shumë borë, por e kemi pak problem ku do flemë këtu.
-Ashtu… se ishte zënë rruga ë?
-Eh, kishte ca borë dhe thamë mos të rrezikojmë. Por kemi problem të flemë këtu. Nuk na pranojnë njerëzit se thonë s’kemi çfarë hamë. Ne kemi marrë bukë me vete, por atyre u vjen zor.
-Hapni derën e shkollës dhe flini aty, i tha Doktori.
-S’ka fare shkollë Doktor, është prishur dhe nxënësit shkojnë në fshatin fqinj.
-Ashtu…? Po shiko futuni tek ndonjë ndërtesë tjetër, çfarë ka aty, ambulancë…
-Nuk ka fare Doktor, është prishur.
-Ashtu ë…? Po mirë, dëgjo, shiko, dakord, ka borë, dakord, e di që ka borë, por rruga duhet të ishte hapur. Kthehuni e flini në kabina të makinave.
-Sapo arritëm Doktor dhe jemi shumë të lodhur. Kam frikë se na zë bora rrugës dhe mbetemi në borë.
-Ashtu ë…? Mirë, dakord, mos ik nga linja se kam këta të Klanit këtu, duan të marrin një intervistë. Tregoju si u keni çuar bukë dhe ndihma fshatarëve duke çarë borën dhe e di vetë ti, thuaj dhe ato gjërat për opozitën.
-Mirë, i tha Prefekti duke iu dridhur zëri nga i ftohti.
Në vesh iu shfaq zëri i spikeres së TV Klanit që lajmëronte se rrugët janë të gjitha të hapura dhe prefekti i Korçës ka dhënë shembull duke çarë rrugën deri në Lekës.
-Alo… si quheni dhe ku jeni, pyeti gazetarja…
Prefektit i ra telefoni nga të ftohtit në dëborë dhe u fik. Lidhja s’u bë dot.
Spikerja vazhdoi komentin se rruga deri në Lekas ishte e hapur dhe prefekti i Korçës pas takimit me kryeministrin shkoi vetë për të demonstruar punën e qeverisë.
Kur nuk shkoi vete dr. gangrena me makine. te kishte mbetur andej. Po i di bytha.
vetem nje saktesim:
tashme nuk eshte me doktor por pacient.
Kjo eshte gjetje: Saliu nuk eshte me doktor: eshte pacient – i semure nga trute. Hhahahahaha. Edhe Akademia e Shkencave nuk do e zbulonte kete fakt kaq bukur. PACIENT per tru, bukur, shume bukur. Nje i semure per mend qe po merr me qafe 1 milion budallenj nga Tropoja dhe tere shqiptaret frikacake.
dr.dhjeramani pacient?????? Po kjo ishte loja!!!!!!!
Harrojeni se mund t’ja hidhni paq me “cmendurine” e tij;fatin e ka paracaktuar ai vet,si Gedafi.
ne ne kosov na pat shetu zoti e hoqi po na la dreqin ne der 1244,po ket te juvin kur do e heq sa se ka fal krejt shqiprin ani kj maxhupve grek