A ka fuqi flota ajrore izraelite të përballojë një sulm ndaj Iranit?

20 Shkurt 2012, 19:55Politika TEMA

Një sulm izraelit ndaj objektivave bërthamorë iranianë duket gjithmonë e më i mundshëm. Por ekspertët ushtarakë amerikanë parashikojnë edhe risqet e mundshme. Gazeta ‘New York Times’ ka analizuar skenarët për një sulm të tillë. Përfundimi nuk është aq pozitiv për Izraelin, i cili në rast sulmi do duhej të tejkalonte fuqitë e tij ushtarake. Për këtë arsye do i duhej ndihma e SHBA.

Në të shkuarën Izraeli ka ndërmarrë dy sulme ushtarake ndaj objektivave bërthamorë, por asnjë nuk është i ngjashëm me sulmin mbi Iranin. Sipas ekspertëve, nëse Izraeli vendos për sulm, do i duhen së paku 100 avionë ushtarakë, të cilët duhet të furnizohen në ajër për shkak se pilotët duhet të fluturojnë 1600 kilometra mbi hapësirë ajrore armike. Përveç kësaj, duhet eliminuar mbrojtja ajrore iraniane, që është gjigande. Dhe së fundmi, duhen bombarduar njëkohësisht katër objektiva bërthamorë, që janë të vendosura nën tokë.

Sipas informacioneve, Izraeli mund të zgjedhë rrugën përmbi Jordani e Irak, pasi ku i fundit thuajse nuk ka mbrojtje ajrore. Sërish avionët F15 dhe F16 do duhet të bëjnë një udhëtim 3200 kilometra dhe do duhet të furnizohen në ajër.

Por edhe nëse arrihen të katër objektivat- fabrikat e uraniumit në Natans, Fordo, Arak dhe Isfahan- nuk do jetë e sigurt se ato do të shkatërrohen. Sipas informacioneve të agjencive sekrete, fabrikat janë të vendosura nën tokë ose të mbuluara me shtresa gjigande betoni. Që të arrijë këtë qëllim, Izraeli do ketë nevojë për së paku 200 bomba ‘Beton Buster’ të modelit GBU-21, të përmirësuara së fundmi në SHBA. Përveç kësaj, SHBA do duhet t’i shesë Izraelit edhe tre avionë furnizues me karburant.

Kjo nuk do jetë një shëtitje për Izraelin, pasi edhe për vetë SHBA-në do ishte një sfidë. Ata kanë avionët luftarakë, avionët furnizues, raketat dhe avionët pa pilotë e megjithatë akoma po punojnë për bombën ‘Massive Ordnance Penetrator’, 14 ton të rëndë. Kjo është bomba më e madhe konvencionale, që sërish nuk dihet nëse do shkatërrojë fabrikat nëntokësore të uraniumit në Iran.

16 komente në “A ka fuqi flota ajrore izraelite të përballojë një sulm ndaj Iranit?”

  1. elinor says:

    Po nderkohe qe bota ben llogje jo po t’i biem, jo po mos t’i biem, Irani trashon shtresat e betonit. Ec e prishja reaktoret nukleare tani!!

    1. xhoni says:

      AKTUALISHT EKZISTON NJE MUR URREJTJEJE MIDIS PERERNDIMIT DHE BOTES MUSLIMANE!!!Edhe vete ekzistenca e AL KAEDES BURIMIN E KA PIKERISHT KETU!!!Ne se Izraeli fillon e te godase IRANIN(do haje koken e vet ne radhe te pare),e tere BOTA MUSLIMANE DO KETE NJE SHANC TE FORTE PER TE REAGUAR SI NJE TRUP I VETEM!!!SHBA-te DHE PERENDIMI DUHET TE GJEJE GJUHE TJETER PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET ME MUSLIMANET E JO RRUGEN E FORCES!!!DIKUR NJE VIETNAM FUKARA NE KULM PERBALLOI DHE MUNDI DY FUQITE ME TE MEDHA BOTERORE SI FRANCA E SHBA PER RRETH 50 VJET, ME PAK ORIZ DHE ME CFURQE E BLETE!!!NDERSA IRANI ESHTE NJE SHTET ME FUQI KOLOSALE,QE VETE SHBA-te E KANE FURNIZUAR DIKUR ME BOLLEK!!!

      1. X says:

        vietnamin e ndihmoi bashkimi sovjetik dhe kina pa e di une sa pune bente vete.

      2. elinor says:

        Mr. xhoni; SHBA-ja nuk ka probleme me myslimanet, por me diktatoret e cmendur qe leshojne kercenime per zhdukje shtetesh pa kurrfare pergjegjesie. E kupton ti qe nuk eshte puna per te nenshtruar myslimanet?? Po te ishte ashtu, SHBA do te kishte probleme edhe me Arabine Saudite. Irani drejtohet nga dy-tre te cmendur totalisht dhe ata duhen ndaluar medoemos perpara se te jete vone.

        1. genc says:

          Vetem nje korrigjim, Mr.Johny.

      3. Tartarini says:

        Urrejtja u provokua nga INJORANTET MUSLIMANE te cilet drejtojne boten muslimane,keta do ta cojne drejte konfrontimit perendimin me lindjen, por mos harroni ju te zgjuarit se zoti nuk te mbron dot nga armet dhe se perendimi me U.S.A. eshte shume me i fuqishem se sa mund tju shkoje ju ne mend……..dhe duhet te parashikoni dhe perfundimin dhe te mendoni si talebane injorant…..

  2. Kalorsi i zi says:

    Sulmi kunder Iranit do te ishte nje vetevrasje per Izraelin po ashtu dhe shtete oksidentale qe mund te mbrojne izraelin. Hapja e nje konflikti te tille do te hapte nje korridor urrejtje qe do destabilizonte pushtetet e Egjiptit, sirise e shume te tjereve ne rajon qe do gjejne tek Izraeli armikun e perhershem, duke mos harruar dhe sulmet terroriste neper evrope nqse politika evropjane zgjedh krahun e Izraelit ne kete konflikt. Sigurisht qeverite liberale do humbin pushtetin per dhjetra vite. Ky konflikt mund te sjelle shume vatra lufte kudo ne bote e cila mund te filloje dhe konfliktin e luftes se trete boterore. Zoti te na shpetoje.
    amen

    1. agbi says:

      Shume e drejte . Edhe une jam i mendimit qe fatkeqsisht vetem bam-i do jete i ketyre dy shteteve , vazhdimi do jet shume me gjere dhe me pasoja katastrofike .

  3. Gjethi i thate says:

    …Dhe sapo të bjeri bomba e parë mbi Iran,të gjithë do “flenë”gjumë dhe nuk do reagojnë fare.Dihet që pas Izraelit është gjithmonë Amerika,ndryshe Izraelit nuk do i shkonte ndërmend ta bënte një gjë të tillë.

  4. Bathore Down Town says:

    Sipas eksperteve skenari me i mundshem eshte ky, ne qoftese Izraeli do te godise Iranin dmth Amerika se Izraeli eshte nje flucke sapuni. Irani ka per te sulmuar te gjitha rafinerite e naftes ne gjirin persik duke perfshire edhe Arabine Saudite.
    Dmth Cmimi i naftes munde te arrij edhe 400 – 500$ per fuci, shkurt ky do te ishte shkaterrim total per ekonomine boterore.
    Ne mos gaboj ne nje interviste qe Havier Solana ka dhene kohe me pare, eshte shprehur se asgje nuk mund ta ndal Iranin ne prodhimin e bombes atomike, Irani ka thene ai ka arritur ne nje pike te pakthyeshme.
    Eshte shume me perpara ne teknologji se sa mendohet, gjithmone me ndihmen e Rusise.
    Ne nga Bathorja perdorim nje shprehje ky konflikt do jete pilaf me goxhda.

    Dhe nje dicka te fundit shpreh ngushellimet e mija drejtuar familjareve per dy ushtaret e vrare. U qofte i lehte dheu.

  5. armando says:

    nese ndodh qe sulmojn kjo do te jet katastrofa me e madhe pas luftes se II-botrore. uroj qe qeveritaret tan te jen aq te zgjuar sa te rrin te paanshem. <>

  6. Luani says:

    Izraeli e ka treguar me kohe qe e q. ne by… Iranin me te gjitha vendet islamike te rajonit…

    1. bullshit says:

      Luan, ke degjuar ti per nje fenomen?

      quhet fenomeni “miu shpues”

      qe do te thote se nje lloj miu e q… ne b… Luanin.

    2. tourkofagos says:

      hallall,kete besoj se e di shume mire edhe i njohuri yne Zike farfalla………..

    3. Bazarxhevap says:

      Izraeli vuri para 4-shtete Arabe me 4-Tankse ne luften Izraelo-Arabe: http://en.wikipedia.org/wiki/1948_Arab%E2%80%93Israeli_War

      e jo me sot qe ka edhe mundesine ushtarake dhe logjistiken qe te sulmoje nga ajri Iranin. Irani do te sulmohet se shpejti dhe ata kane per ti thyer brinjet njehere e mire, Ahmadinexhadit me CO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje