Incident në ceremoninë e Doktorit me Çilin në Muzeun Kombëtar

20 Shkurt 2012, 22:14Antena TEMA
Incident në ceremoninë e Doktorit me Çilin në Muzeun

Doktori po vizitonte pavionin e krimeve të komunizmit dhe po u fliste të persekutuarve se ky pavion do pasurohet me foto dhe dokumente të reja.

-Unë ju drejtohem ju, që keni duruar mbi shpinë diktaturën më të egër, regjimin më të zi të gjithë kohërave, diktatorin më të madh të botës pas Hitlerit se ju do të keni shanse t’i mbushni këto stenda dhe sirtarë me dëshmitë tuaja, me kujtimet tuaja me relike dhe fotografi tuaja….

Sapo Doktori mbaroi fjalimin, Qaniu, një i burgosur politik, mori dy fotografi dhe tentoi t’i vendoste tek stenda.

-Kush janë këta, e pyeti Çili. që ishte vendosur si figurante pranë stendave.

-Këta janë heronjtë tanë. i tha Qano. Pa këta diktatura nuk do të rrëzohej kurrë. Këtu janë duke diskutuar si të rrëzohej diktatura dhe si të merrnin pushtetin pas vitit 1990.

-Ua, shumë interesante, tha Cili. A mund të shkruash diçka si diçiturë?

-Patjetër, i tha Qaniu, por ja po ta shpjegoj ty dhe ti e shkruan pastaj.

Çili filloi të dëgjoj me vëmendje.

-Këta burrat dhe gratë që shikon në këtë varkë, i tha Qaniu, kanë qenë bërthama antikomuniste në Shqipëri, ose siç ka thënë Doktori, bashkëvuajtës me ne.

-E kuptova, tha Çili.

-Këta kanë pasur shumë frikë nga Sigurimi i Shtetit dhe bisedat sekrete kundër komunizmit i bënin në varkë. Ky burri që rri në krye të varkës ishte më vigjilent, pasi këtij në të gjitha këto mbledhje iu premtua që do vinte në pushtet në vitin 1991. Këta dy gratë që dëgjojnë të kënaqura kanë shumë miqësi me njëra- tjetrën dhe fustanet i qepin njësoj.

Këta dy burrat brenda në varkë flasin me qetësi pasi janë të sigurt që asgjë nuk do ta kriste  pushtetin e tyre.

-Ua, po kush janë këta dy burrat, pyeti Çili.

-Njëri është djali i Enver Hoxhës, ai tek i cili shoku Enver kishte besim që do të vazhdonte rrugën. Ai tjetri është mjeku i tij personal. Të dy këta bura kishin pushtetin në atë kohë dhe ia punonin pas shpine shokut Enver. Po të mos ishin këta, ne do ishim ende në burg. Këto dy gratë janë njëra gruaja e pasardhësit të shokut Enver që rri në krye të varkës, tjetra nusja e djalit të Enver Hoxhës.

-Ua, shumë interesante, po ky dokument paska shumë vlerë, i tha Çili.

-Ndaj dua ta vë në stendë. Nuk është puna se kanë qenë një herë bashkë dhe aq, i tha Qano. Këta rrinin dimër e verë bashkë. Ja kam dhe një foto tjetër në oxhak të gjithë bashkë. Në një shtëpi të fshehtë tek vilat qeveritare në Pogradec ata bënin plane si të përmbysnin komunizmin…

-Ua, po kjo qenka dhe më e bukur, i tha Çili.

-Ja ky burri që është këmbëkryq është ai që mori barrën e rëndë për të qenë pasardhës i Enver Hoxhës qysh atëherë, i tha Qano.

-Ua, faleminderit që po e ndan me mua këtë emocion, i tha. Vendosi këtu këto fotot, tha, dhe gjeti një cep bosh të stendës.

Sapo i vuri fotot Qaniu, iku. Një ciceron serioz po u tregonte vizitorëve stendat dhe pa papritur fotot me ngjyra të ngjitura me kapëse mbi stendë.

Vrapoi dhe i hoqi menjëherë. Çili e pa nga larg dhe iu lëshua me tërbim.

-Mos i hiq, tha. Janë dëshmi shumë interesante, m’i dha një i persekutuar politik. Ai më tha se po të mos ish ky grup, nuk do përmbysej kurrë komunizmi.

-Dakord, dakord, i tha ciceroni i tronditur, por hidhi shpejt në kosh se erdhi Doktori.

-Ua, po unë për atë i ngjita, tha Cili. Ai vetë tha që duhet të pasuroni stendat.

Ciceroni nuk e zgjati, por zhubrosi fletët dhe i hodhi në kosh.

Doktori e pikasi dhe kur u afrua e pyeti se çfarë ishte ajo letra që hodhi në kosh.

-Ishin ca mbeturina të vjetra komuniste, i tha ciceroni i zënë në faj që kishin ngelur në këto muret.

-Keni ba punë të mirë, i tha Doktori. Duhet me i fshi krejt gjërat e vjetra të komunizmit dhe me tregue krimet reale të komunizmit dhe njerëzit që e kanë bërë ato. Ka shumë rëndësi.

Çili që u xhindos me ciceronin, vrapoi tek koshi, mori dy fotot e zhubrosura dhe iu afrua Doktorit.

-Zoti Kryeministër, m’i dha një i persekutuar. Më tha pa këto s’do rrëzohej kurrë komunizmi dhe nxitonte të hapte fotot duke fshirë zhubrosjen.

Doktori u skuq i tëri dhe e pa vajzën gjithë inat. Ajo mbeti si  e ngrirë dhe po shikonte nga foto. Vetëm atëherë e kuptoi se ai burri në varkë dhe këmbëkryq tek oxhaku ishte Doktori.

-Sa modest që është, tha. As merita nuk do për përmbysjen e komunizmit.

8 komente në “Incident në ceremoninë e Doktorit me Çilin në Muzeun Kombëtar”

    1. Vila says:

      Saliu e meriton te hyje ne historine e kombeve si njeriu qe i zgjati jeten komunizmit. Prandaj, proletare te te gjitha vendeve pranoni qe lideret tuaj te jene:
      Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, Mao Ce Duni, EEnver Hoxha, Fidel Kastro, dhe Sali Berisha.

      Te tjeret jane te nje niveli me poshte. I fundmi, Saliu i Berishajve ka meriten se aplikoi komunizmin fallco, qe eshte nje lloj i ri komunizmi i kamufluar si kapitalizem demokratik.

  1. Voica says:

    O Z.Mero! Me i sakte ju lutem! Po na harxhon kohen kot me duket. Sqaroi mire gjerat qe ne titull! Sepse lexova ne titull Cili, dhe kujtova se ishte rrefenje me personazh Henri Cilin. Vetem ne fund kuptova qe ishte fjala per Ciljeten;keshtu qe koha me iku kot. Jo per gje, po ka shume rubrika ku Cili,kjo tendja,mund te jete personazh shume me interesant dhe i kendshem!Ok?

    1. C-max says:

      Ua,ua,ua e ha,ha,ha edhe mua me ndodhi e njejta ngaterese me Qilin …..

  2. antikomunisti says:

    ironia me e madhe e diteve te sotme eshte se komunisti me i zellshem i partise se enver hoxhes eshte ne krye te partise qe rrezoi regjimin e enver hoxhes, ndersa antikomunisti me i zellshem i asaj kohe eshte ne krye te partise qe la trashegim enver hoxha…

  3. Ramy says:

    nje gazete shkruante qe malltezi ka retushuar fotot e berishes te vitit1990
    a mundet gazeta tema ti zbuloje?

  4. Horri i bulevardit says:

    Cohu Hysni, ai eshte atje tani
    Po kush moj Vito, sme le asnjeher rehat
    Saliu Hysni Saliu, ai qe e rekomandove ti
    Po ate e mori Enveri moj Vito, ti e di mire
    E di E di, por tani na duhet prape ta kemi afer
    Po cna duhet mjo Vito, une kam kohe qe nuk bej shurre
    Po edhe Enveri nuk ben me shurre, por kalamajt ja rregulloi ama
    Po mire moj Vito, shko jepi nje kocke dhe lere se e di punen ai vete
    Hysni, ai ka shkuar ne muzeum
    Po mire ka bere moj Vito, kerkon te na kujtoje
    Jo per ty more zot, por ka shkuar per ata qe ti me ate degdiset
    Jo moj, po kaq i pabese te jete treguar me ne qe e beme njeri
    Po se ishte i pabese e mbajtet juve, se vetem ata na hynin ne pune
    Po Enveri e di kete moj Vito
    Po e di se e ka lajmeruar Nexhi
    Po cfare ben atje ai i pabese moj Vito
    Kerkon nje vend te futet tek ata qe i vrame ne
    Po ska vend moj Vito ato vende vakant i mbushiu Enveri me kohe
    Po ai po kerkon ndonje qe mund te jete i dyshimte dhe ta heqi
    Po mire moj le ta heqi, cme duhet mua
    Po kerkon te behet i persekutuar o Hysni
    Shume mire do beje moj Vito
    Pse
    Po se po ishte ai atje me kundershtarin tone, na mbron me mire
    Po si more hysni te mbron, ai po na shancdo dite
    Po jo mj e mira Vito, ai kerkon te futet ne strofullen e armikut, se atje ai mund te na mbroje me mire, nuk e sheh si jane kalamanet e Enverit moj, si ohohoho, jane shume mire me biznese me gjithe te mirat, kush i beri keto moj Vito, po ai Saliu yne moj korbe.
    Hysni se ke keq ti se ne fakt, kalamanet tane jane te gjithe te rregulluar, sa here qe na shajne ne si komunista dhe diktatore, aq me shume i shkon biznesi, ketyre toneve.
    Po te thashe moj Vito, e bisedova me enverin dhe rame ne nje mendim se eshte pikerisht ai Saliu qe neve sna e mbushte syrin, ai qe ne po na mbron me shume, tani me ler rehat se akoma jam ne delir me kete Saliun tone, qenka malsor trim.

  5. Horri i bulevardit says:

    Po he more Hysni, si po i ngrys netet ketu
    Po spo qahem o shoku Enver, mire jam mire
    Hajde se edhe me mire do te jesh, se kemi akoma partine te forte
    Jo mo shoku Enver, ska mundesi
    Po o mo tu mbyllte, po a nuk e shef situaten o derebardhe
    Pse o komandant, fituam
    Fituam thote, po fituam, ai Saliu jot qe ma solle mua si te besuar, na nderoi o tu mbyllte
    Po more komandant me tha dhe Vitoja, po si ka mundesi
    Ka Hysni ka se partija jone ka kuadro te mrekullueshem
    Po shoku Enver, sme hiqet nga mendja ajo Nafija, po cgrua e denje ishte
    Ke te drejte Hysni ke te drejte, por ajo na nderoi akoma me shume o Hysni
    Po si more komandant.
    Fale nafijes se partise sone heroike, jane frymezuar shume Nafije hysni
    Jo mo.
    Po ore po, te shohesh nafijet e sotme te partise, te marrin gjak ne vetull.
    Ke te drejte o komandant, ajo Nafija qe e tundte aq mire dybekun, na mbeti besnike deri ne vdekje, hallall ta kete qumeshtin e partise.
    O Hysni, po keto Nafijet e tjera, e tundin dybekun, ku e ku me mire se ajo Nafija jone.
    Po si kam pare o komandant
    Do ti shohesh Hysni do ti shohesh, njera atje ne parlament, si trembet syri, e kemi patur tonen, por se kemi vleresuar shume, por ajo punoi si nje dizenjatore e parimeve te partise sone
    Po kemi dhe nafije te tjera qe e tundin tybekun, kemi Ciljeten, po kemi dhe Greten, po kemi dhe Bleonen,
    Po jo mo komandant, ajo Bleona, shkoi deri ne Afriken e Jugut dhe u doli lakuriq para imperializmit.
    Po kjo eshte arma e re o Hysni, sot imperializmi luftohet me nafije, jo me parrulla
    Sa here qe ashpersohet lufta e kllasave, jane nafijet qe e neutralizojne armikun tone.
    Po une ne fakt e dija se vetem Nafija jone dinte ta tundte aq mire tybekun o komandant
    Jo Hysni jo, Saliu qe neve sna e mbushte syrin, se kujtonim se e kishim vetem per te bere analizat tona per shurren, sot ka mbushur partine tone te transformuar, me nafije dhe kryenafija e tund ate dybekun, tamam si e duam ne.
    Po ne fakt o shoku Enver, ajo Nafija jone ka patur pese vajza, mos jane vajzat e saj qe dine ta tundin dybekun kaq mire?
    Po e more vesh me ne fund o Hysni, Nafija jone ka pjelle nafije te tjera qe sot po ja kalojne nenes se tyre
    Eh more komandant, si do tja benim ne pa Nafijen, kush do ti binte dybekut.
    Jo Hysni, pa Nafije mos na lente zoti, se partija ka nevoje gjithmone per nafijet, ato jane pararoja e partise.
    Hysni kam menduar qe ne si parti, te cojme disa deshmi per te mbeshtetur Saliun, sa ka rene ne hall
    Po ku ti gjeme o komandant, ai ka qene qeni yne
    Po kete te themi se ka qene qen dhe ne e kemi trajtuar si qen, kjo besoj se do ti beje pune Saliut per te thene se sa shume e kemi persekutuar
    Po me nafijet o komandant do bejme deshmi?
    Jo ato skane nevoje, se Merua nuk ka fakte per ti akuzuar
    Shume mire o komandant, te mblidhemi dhe ta denojme Saliun sa me shpejt, para se ta akuzojne se ka qene qeni yne besnik
    Shume mire Hysni, takohemi tek celula jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje