Prokuroria kërkon dënim me vdekje për Mubarak, akuza: Urdhëroi të qëllohej mbi protestuesit

20 Shkurt 2012, 21:04Politika TEMA

Se kur do të jepet vendimi përfundimtar për Hosni Mubarak, kjo ende nuk dihet. Por Prokurori i Shtetit, Mustafa Suleiman ka kërkuar dënim me vdekje për ish- shefin e shtetit. “Mubarak ka autorizuar përdorimin e armëve kundër demonstruesve paqësorë dhe për këtë duhet të marrë dënimin më të madh,” tha Suleiman duke lexuar pretencën.

Edhe për ish- ministrin e Brendshëm, Habib Al Adli dhe katër ish- zyrtarë të lartë të aparatit të sigurisë së Mubarak është kërkuar dënimi me vdekje. “Ky nuk është rasti i vrasjes së një, dy apo 20 civilëve, por rasti i një populli të tërë,” tha prokurori.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, rreth 850 persona kanë vdekur gjatë shtypjes së protestave një vit më parë.

Mubarak e dëgjoi pretencën nga krevati i tij spitalor brenda kafazit. Djali i tij, Gamal, i pëshpëriste gjithmonë në vesh diçka. Djali më i madh, Alaa, mbante në dorë një Kuran dhe bënte ecejake nervoze në kafaz gjatë leximit të pretencës. Të mërkurën pritet që mbrojtja e Mubarak të lexojë konkluzionet e saj. Këtë ditë pritet të vendoset edhe kur do jepet vendimi përfundimtar.

12 komente në “Prokuroria kërkon dënim me vdekje për Mubarak, akuza: Urdhëroi të qëllohej mbi protestuesit”

  1. Kalorsi i zi says:

    Ne je burre pranoje pretencen dhe kerkoj falje popullit. Me vone rrugullo punet me allahun nqse te fal.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ja kesaj i them drejtesi un…hak pa marre e borxh pa lare nuk ka,ne kete bote do te paguhen te gjitha si e mira ashtu edhe e keqja…doemos qe ky eshte vendimi me i drejte per nje diktator…e sali?? drejtesia egjyptiane arriti te jape nje vendim te tille pasi ajo nuk lejoi ‘stratege’ te tipit n ceka,s berisha,f nano,a imami etj qe te dilnin ne balle te turmes e te udhehiqnin revolucionin….mbas kaq vitesh ndihem teper i tallur dhe i zhgenjyer prej lojes se r alise me ‘lojtaret’e lartepermendur ne kurrizin tone,bravo i qofte egjyptianeve qe i dhane ate qe meritonte diktatorit te tyre,me vjen keq qe ne shqiptaret i varrosim diktatoret me nderime te medha,me vjen keq per prinderit dhe gjysherit tane qe u robetuan nje jete te tere dhe si shperblim moren perbuzjen dhe talljen e ketij shteti mafioz pjelle e diktatures enveriste..me besoni i urrej jashte mase keta politikane sharlatane qe me paturpesine me te madhe kane dale hapur kundra interesave kombetare dhe jane pengje te serbeve okupatore dhe greqise se vdekur….turp turp turp!!!nuk jam edhe aq i mire per perllogaritjet matematike por doja qe te pyesja: nje here ne sa vjet mund te lindi nje AVNI RUSTEMI i ri ne shqiperi??(pasi tek sistemi i drejtesise nuk kam asnje shprese….)

    2. Ramy says:

      Por turp per ate Prokurori. Qenkan te gjithe pucista si ketu te ne.
      Aty u dogjen e u poqen tullat e institucioneve. Ajo qe ndodhi ne Egjypt mban era puc 1000km larg o social-pucista.

  2. Fatmir says:

    Po ne Shqiperi, kush dha urdher, per te vrare protestuesit(popullin)! I kemi dite e nate, neper Konferenca, TV, Gazeta, Internet, etj,…. Duhet te denohen me vdekje, por nuk ka asnje ne Shqiperi, qe ta marri kete vendim, sepse ne jemi nje populle i vdekur!

  3. onni says:

    UNE jam i mendimit se nje njeri si BERISHA nuk duhet denuar personalisht…po atje ku i dhemb me shume…pasuria,femija,familja…qe te mendoje mire se cfare po i ben ketij populli…ku e ka cuar kete vend duke e shitur perdite copa copa…POSHTE KRYEKOMUNISTI SALI BERISHA ME GJITHE KLANIN E TIJ…

    1. gysi says:

      mos u merzisni o popull , e kane ngrene burra me te mire se ky serbi yne, ky do perfundoje si kadafi si mi ne tubacione,se u pa puna jone , me kte opozit qe kemi esht per ti varur nga i pari tek i fundit me opozit e sali serbin bashke. Agjent , mut burre paske qen…

  4. tironci says:

    DIKTATORET KESHTU DO PERFUNDOJNE ..SKANE RRUGE TJETER NEXT TIME sali berisha .. me gjithe soj e sorrollop

  5. thone, ne turqi ruaj koken,ne rumani ruaj gruan,ne shqiperi ruaj pasurine.dhe saliu e di kete

  6. Bazarhesap says:

    Kur te gjithe mendonin se Farauni i ishte i perjetshem,ateher Allahu e tronditi dhe shkatroi ne per mjet sherbyesve te tij(IKHWAN,MUSLIMBROTHERHOOD,VLLAZNIAMYSLIMANE)…to be continue

  7. Ramy says:

    kur te jete para gjykatesve saluku dhe i biri do jete ne kafazin prej hekuri,ne ndryshim nga djemte e mubarakut

  8. Treviso says:

    ç’far ka bere Mubaraku me teper se Berisha?
    Kur do ivije rradha ketij Hales tone?
    Halja ka nevoje te pastrohet shpesh, por kjo ngeli pa pastruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje