Qëllimi i shfaqjes ‘Undercover Boss’ (Shefi i maskuar), që transmetohet nga CBS në SHBA është që një drejtues ekzekutiv i një kompanie të qëndrojë i maskuar duke punuar në nivelet e ulëta për të zbuluar kushtet e punës. Ata qëndrojnë ashtu të maskuar në punë për një javë dhe më pas zbulojnë identitetin e tyre përpara punonjësve.
Por Rick Silva, drejtori ekzekutiv i rrjetit të fast- food-eve Checkers &Rally, nga më të mëdhenjtë në vend, u tmerrua aq shumë nga tonet që përdorte menaxheri i njërit prej restoranteve të tij, sa u detyrua të zbulojë karakterin në mes të javës. Dhe më pas e mbylli restorantin, duke i lënë punonjësit të shock-uar.
Rick Silva ishte punësuar në fast- food me emrin Alex Garcia. Por ndërsa ishte në mesin e një bisede me një nga punonjësit, të quajtur Todd, menaxheri, Stevens i ulëret aq shumë Todd-it dhe e kërcënon se do e rrahë jashtë me grushta nëse nuk pushonte se foluri dhe të ulte kokën e të punonte. Todd po i rrëfente Alex Garcia-s ëndrrën e tij për tu bërë shef kuzhine. Kur Garcia, d.m.th shefi ekzekutiv i kompanisë, e pyeti Todd se pse e lejon menaxherin që ta trajtojë aq keq, ai tha se ka frikë se mos humbet punën pasi e ka mamanë të sëmurë.
Pasi dëgjon këtë gjë, shefi ekzekutiv e merr menaxherin Stevens jashtë dhe e pyet se përse sillet në atë mënyrë. “Nëse nuk ulëras, ata nuk më dëgjojnë,” tha Stevens. “Nuk të lejoj ty të më tregosh se si e trajtoj stafin tim. A je marrë ndonjëherë me këtë lloj pune?” e pyeti ai shefin ekzekutiv, që iu përgjigj flakë për flakë: “Merrem me këtë punë prej 20 vitesh, jam shefi ekzekutiv i kësaj kompanie”.
Stevens mbeti i shock-uar dhe me gojën hapur.
“Tani, në këtë moment, do e mbyll këtë restorant,” tha shefi ekzekutiv.
Kur u dha lajmin punonjësve, ata u mërzitën. Por restoranti u rihap me një menaxher të ri dhe menaxheri ofendues u dërgua për trajnim. Todd mori si shpërblim 15 mijë USD për mamanë e tij dhe për të mbaruar shkollën e kulinarisë që të bëhej shef kuzhine.
http://youtu.be/EBvX9Ulo9_4
emision interesant ky..duhet cuar sala njehere keshtu se ndoshta i vijne sadopak mendte.
shume e bukur kjo histori, po te hyj sala mesues dhe te flasin per qeverine ataduke share e duke treguar per salien, pas nje jave do vij ne emision dhe do thote qe “isha ne popull, u mahnita sa shume me donin hahahahah”