Panetta i telefonon Imamit: Vlerësoj gatishmërinë e trupave tuaj për të luftuar deri në sakrificën e fundit

21 Shkurt 2012, 21:17Politika TEMA

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leon Panetta, telefonoi sot pasdite ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami për t’i shprehur ngushëllimet e tij dhe të qeverisë së SHBA për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli gjatë një misioni të përbashkët të trupave speciale shqiptare dhe atyre amerikane në rajonin Shadizi Robat në afërsi të Bazës Ushtarake në Spin Boldak në Kandahar, Afganistan, ku mbeten të plagosur gjithashtu dhe nëntetar Aleksandër Peci dhe një ushtarak amerikan.

“Marrim pjesë në dhimbje dhe lutemi së bashku me familjen e kapiten Feti Vogli”, u shpreh Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Leon Panetta.

“Gatishmëria e trupave tuaja për të luftuar deri në sakrificën e fundit është për tu vlerësuar thellë”, tha Panetta, ndërsa shtoi se SHBA dhe populli amerikan, vlerëson shumë mbështetjen e pandërprerë të qeverisë dhe popullit shqiptar.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami falënderoi Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e SHBA dhe populli amerikan ka dhënë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.

“Jemi krenar që ushtarët tanë dhe amerikanë luftuan së bashku me kurajo dhe profesionalizëm të lartë”, u shpreh Imami. Ministri Imami i konfirmoi z. Panetta “angazhimin e palëkundshëm të qeverisë shqiptare për të vazhduar kontributin për paqen dhe sigurinë në Afganistan, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve të tjerë”.

7 komente në “Panetta i telefonon Imamit: Vlerësoj gatishmërinë e trupave tuaj për të luftuar deri në sakrificën e fundit”

  1. Dean says:

    Oboboooooooooo……..,
    hajde dhe degjo keto Monstrat e qeverise qe kane me e perdor kete telefonat si ”Tregues” i marrdhenieve te ”Shkelqyera” me Washingtonin.
    Lol…,kjo eshte si ajo historia e Elefantit dhe Miut qe po ecnin mbi 1 ure dhe Miu i thote Elefantit,-e shiko Elefanto se si Dridhet ura nen komet tona?????????????????
    Ministri i shtetit Gallata,mori 1 telefonate nga Paneta……….Lol

  2. feniks says:

    A e di zoti Paneta,se ne Shqiperi ushtaraket nuk jane te siguruar ligjerisht me nje status bashkekohor,por SI I DO QEJFI SALI BERISHES???A e di zoti Paneta se Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshte ligjet e Berishes,por ai nuk i PERFILL ato???A e di zoti Paneta,se ish ushtaraket,marrin pension te parakohshem sa nje PASTRUES I RRUGEVE???A e di zoti Paneta,se ish ushtarakeve,ne vend,qe t’u rritej pensioni i parakohshem,sipas ligjit ,qe nga 1 korriku i 2009-te,me urdher te Berishes,do t’u mbahen,qe nga ajo dite gjysma e pensionit???A e di zoti Paneta se ish ushtaraket,zgjidhjen e konflikteve me shtetin Berishian,po e zgjidhin me gjyqe,qe shkojne nga 2-3 vjet????Pervec sorollatjeve dhe streseve te shumta keto kushtojne nje DJALL E GJYSEM!!!A E DI NATO,se kryeministri i Shqiperise sillet me ish ushtaraket si me ca KRIMINELE!!!!NUK E KUPTOJME:NATO VETEM PER TE MARRE USHTARE E PER T’I CUAR NE AFGANISTAN KA INTERES TEK NE????TURP!!!

  3. GJELI says:

    PAS DEKORIMIT ME TE SHPEJTE NE BOTE PER NJE NJERI QE BIE NE DETYRE
    I VJEN DHE NJE LETER NGA LEONI..FESTOJE KETE NGJARJE O GJENERAL I ASFALISE GREKE BASHKE ME MARSHALLI E UDB TE CERTIFIKUAR NGA RAJERSONI PINI VEREN
    E MONIKA KRYEMADHIT..FESTE ME TE VDEKUR ..

  4. Horri i bulevardit says:

    Mos harro ti japesh dhe Saliut ngushellime zoti Paneta, jo vetem Imamit, megjithse u vetshpall gjeneral ne 97-ten.
    Na jep pak force qe te shkojne edhe te tjere per lesh atje ne rracen tone ne Afganistanin e larget.
    Ne jemi gati ku te na therrase atdheu qe perkthehet ne Saliu, se atdheu yne eshte Saliu, ashtu sic ishte zoti yne Enveri.
    Thote Saliu shkoni ne Afganistan o Berra e Derra, na jena gati, fisheket na i sjell Shkelzeni,

    Parti Sali
    gati jemi me na q..
    se jemi ushtare
    por dhe mercenar
    por edhe pordhace
    por edhe hajdare
    se Saliun kemi kryetar
    Por jemi dhe trima
    behemi edhe bisha
    si Sali Berisha
    Po jemi azgan
    luftojm me afgan
    se na kan zon venin
    na kan bo qametin
    Na jena shqiponja
    por nga frika bojn dhe pordha
    se ka thon bac Salija
    jeni trima cecenije.

  5. USA MEN says:

    faleminderit zoti leone por trajtimi i nje ushtari amerikan eshte
    njelloj i nje aristokrati me sherbetorin e tij.Nuk jane keq shqiptaret
    per medalje “S” qsi ato qe merrte berisha ne aksionet e e hekurudhes.
    Eshte tragjedi qe ky arbeni i mamit e ka kthyer ne biznes tejet
    fitimprures kete punen e ushtarve te afganit 250 cope ushtare X 7000
    dollare=1.7 miljon dollare…nuk eshte keq zoti paneta..nice job..
    lavdi heronjeve te kandaharit dhe te 21 janarit !!!!!!!!!!!!!

  6. Ramy says:

    amerikanet jane ne afganistan per te vendosur demokracine
    po ne perse shkojme?

  7. besa says:

    keshtu eshte kur ministra mbrojtje jane artista filamsh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje