Flamuri nuk e kishte vënë re më parë këtë gjë. Dje duke parë lajmet pa se u shfaq në ekran një njeri që thotë gjithmonë gjëra që dihen, por që nuk mërzitet që i përsërit. Sapo u shfaq, Flamuri tentoi të ndërronte kanal kur i zunë sytë emrin Enno.
-Të jetë ky i Kuqos, tha me vete, apo paskemi emëruar ndonjë zëvendësministër tjetër ekonomie?
Në dilemë e sipër i ngriti zërin televizorit dhe filloi të dëgjojë fjalitë e tij.
-Ekonomia jonë rritet duke shtuar prodhimin… Hidrocentralet janë vepra energjike që prodhojnë energji elektrike përmes ujit.. Qeveria jonë synon ta bëjë Shqipërinë superfuqi energjetike, kur të tejkalojë planin e prodhimit të energjisë… Ministria e Ekonomisë është pjesë e qeverisë shqiptare dhe zbaton programin e saj… Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ajo ka detyrim të dërgojë misione paqeruajtëse… Dimri sivjet ishte shumë i egër dhe ra shumë dëborë… Kur ka dimër të egër bllokohen rrugët dhe popullsia ka nevojë për ndihma… Shqipëria është një vend që ka katër stinë, por shpeshherë dimri është i ashpër… Pas shkurtit gjithmonë vjen marsi dhe koha zbutet dhe pastaj opozita ka për të kërkuar ndjesë pse tha që dimri ishte i ashpër…
Flamurit i ikte truri nga këto fjali.
-Këta të Kuqos e mbajnë dhe veten për intelektualë, tha. Po të jetë për këto ne vëmë Bardh Kadillin të flasë, pse të fusim kot këtë hajvan në qeveri? I tërbuar siç ishte, sidomos dhe nga shtrembërimi në fytyrë i këtij tipit për tu dukur intelektual sikur mendohej, merr në telefon Pollon.
-Ore zotëri, tha, se dua të sqaroj disa gjëra me ty.
-Fol Abi, i tha Pollo.
-Kujt i thu Abi ti, i tha Flamuri. Me dhëndrin e atij Burrit tallesh?
-Jo mo burrë, Abi do të thotë në arabisht vëllai i madh. S’di si të ta them…
-Ore, se ju na jeni bërë bela me këto gjuhët e huaja. Dua të të pyes pse ky zëvendësministri jot e shkruan Enno me dy nn? A di gjë ti si e ka në gjendje civile?
-Me një n duhet ta ketë, i tha Pollo, por ai ka shumë takime më të huaj dhe do ta theksoj këtë. Për shembull Top Channel shkruhet me dy nn se ashtu e do anglishtja për të theksuar n.
-Ashtu ë, tha Flamuri. Epo mirë po i dërgoj një shkresë atij Burrit t’i themi verifikoni nëse zëvendësministri është Eno Bozdo apo Enno Bozdo dhe mund t’i heqim rrogën atij djalit.
-Po ç’ke me atë o burrë që e ka kapë, tha Genci. Ai më ka ngelë në qeveri dhe me atë do kapeni.
-Jo, për atë punë ke dhe Tritanin, por nuk e shkruan emrin Tritann.
-Po lere o burrë se ka qejf, djalë i ri. Është i vetmi që del e thotë ndonjë fjalë për qeverinë.
-Ça fjalësh thotë ai, tha Flamuri. Ato që thotë ai i dinë dhe kalamajtë e kopshtit. E dëgjon ti ça thotë ai apo jo?
-Jo, pse, çfarë ka thënë sot për shembull, tha Genci.
-Ça ka thënë sot. Ja ta them unë ça ka thënë sot. Sot ky Enno me dy n ka thënë: Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës quhet e tillë pasi merret edhe me ekonominë edhe me energjetikën… A ka më debil me dy bb se kaq?
-Pse, ç’të keqe ka? Mirë e ka thënë.
-Ou, tha Flamuri. Pse, me ça e kam qeverinë unë, që të fusni ju dy nn në mbiemër që të dukeni si perëndimorë dhe të ruani një post për 7 vjet. Po ministria jote pse quhet e Innovacionit?
-Po unë e mora më qafë dhe Ennon, tha Pollo. Që kur ia vura Ministrisë së Innovacionit me dy n emrin dhe ai ndërroi mbiemrin se mendoi se ishte direktivë partie. Pastaj unë e sqarova se nuk është e detyrueshme, por atij i pëlqeu dhe e mbajti.
-E kuptova, tha Flamuri. E paskeni si identitet. Po më mirë të dal e të shpjegoj këtë se thotë idiotësitë që thotë.
-Ia kam bërë gati për nesër prapë një dalje, tha Genci. Do thotë një gjë të fortë. Dëgjoje pak, dëgjoje Abi, është shumë e fortë: Kush sulmon qeverinë, kërkon të marrë pushtetin dhe sipas të dhënave tona këta janë opozitarët.
-Pu, pu, tha Flamuri. Ç’i paskam rënë kot më qafë Monda Bulkut.
“Antena” qofshi te bekuar,u gajasa.
po more Mero po,bej sa te duash gallate ti, po ky burri tall…..cdo gje ne ate ministri.Hengri me Rulin sa hengri, po han me gjithe ministrat e LSI.Dmth ai per vec orgjive e bordellhoneve ne shtepija plazhesh, din te bej orgji dhe me pronat e koncensionet!!!!!I qofte hallall!
jo o burre ca orgjish ben ai i ziu. Ai eshte homo, ka pas dashnor nje parukier nga kavaja dhe e dinte gjithe ministria edhe pse ky bente sikur e kishte kusheri. Vetem po ben orgji me ambasaden pink se me femra sma mer mendja.
“Mendoi se mos eshte direktive partije” s’ka thenie me humoristike se kjo! Eshte e njejte me ate te antareve te gjykates te larte qe ne rastin e votimit per ilir meten thane” po bejme leket tona”!
Vogëlushi Eno ! Dikur, aty nga mes shekulli 19-të, një anëtar shumë i shkurtër i qeverisë angleze, i quajtur “LASKER”, në mbledhje të kabinetit të qeverisë, kur kërkohej një zgjidhje për grevat e sindikatave tha : ” T`u biem me kopaçe “. Dhe tërë opinioni, jo vetëm britanik ,por edhe ai botëror e ironizoj këtë qeveritar, me nofkën ” VOGELUSHI LASKER “. Edhe tautologjia e “nn” qeveritare, e meriton nofkën “VOGELUSHI ENNO”. ZOGU, CIUUUUUUUUUU……….!
Ta gëzoj !
Humor shume i kendshem…
Rrofsh,Mero,qe na e riktheve “Flamurin”, personazhin grotesk…
Na kishte marre malli…
Pershendetje dhe “Cakallit”…
E keni gabim me percaktimet e Enno Bozdos, ashtu e ka emrin sepse rrjedh nga nje familje me shume kulture dhe edhe pse sisitemi i Enver Hoxhes nuk lejonte emra te huaj, ka tentuar te ruaje identitetin e familjes dhe te emrit te tij qe i kane vene qe ne vogeli,(s’besoj se ka ndonje te keqe qe gjithkush prej jush quhet Mero,Viola apo Lora, te gjithe jane emra te bukur,dhe fajin nuk jua ka ai qe tregohet fisnik ne ruajtjen e identitetit, por ju qe merreni vetem me detaje pa vlere.
Nuk eshte problem emri, pasi ate ta vene te tjeret dhe nuk ke si e ndryshon, vecse me gjyq. Por problemi eshte se ky kur del ne TV flet budallalleqe, dhe kjo eshte per te qare e per te qeshur.
Bo car poplli thashethemexhi qe jeni!!! Enno ka qene pedagog i ekonomise prej shume vitesh, e kam fjalen kur PD ishte ne opozite, dhe aktalisht eshte nga te paktet qeveritare qe kur dalin ne tv nuk te bejne te vesh duart ne koke. Sa per Enno, mos mendoni qe do fliste me mire sikur ta kishte emrin Beluul??
ou… pse ka qene pedagog dhe eshte gje e madhe? pedagoget ne shqiperi pergjithsisht jane ordinere, veco ndonje nga dora e vjeter… pedagogu eshte akademik, kurse ky enoja eshte nje pedagog nga ata studente me nota te mira, (jo sh te mira) qe perfituan nga vakumi i viteve 90 – dihet qe si tani edhe atehere me nje mik, me ca rrezultate mesatare dhe me ndonje kurs pasuniversitar apo master (shpesh te ashtuquajtura mastera) beheshe pedagog… ky enoja po ka qene i gjyqtar i lojrave me dore, volebolli apo basketbolli sjam i sigurte… dhe e ka me te ngjare se edhe plakun gjyqtar e ka pas… per te tjerat, zar i pollos, dhe kjo e e fundit flet shume… pupupu, te kesh genc pollon tutor….
O sa kom qesh vertet, tamam dengla snobesh
Hej,njerez,perse merreni me “perfesorin”sahanlepires.Atij i pjell dhe gjeli dhe ju i keni merine.Sa te kete lale Krosin(me falni lale Gencen),do te merrni leksione nga ky birbo se si prodhohet energjia,tekstilet,dhe po deshet dhe leksione per te renit te bythes.