Kryesia e PS: PD po mban peng reformën zgjedhore dhe reformat institucionale

22 Shkurt 2012, 00:08Politika TEMA

Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë ka diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme që lidhen kryesisht me ecurinë e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, problematikën e zgjedhjeve brenda partisë në disa njësi vendore, riorganizimin e forumit rinor dhe forumit të gruas.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR dhe të gjitha shqetësimet e nxjerra në pah gjatë proxesit të fundit zgjedhor.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore Damian Gjiknuri, njëherazi dhe bashkë Kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, informoi Kryesinë e PS mbi ecurinë e deritanishme të punës së këtij Komisioni, duke shfaqur shqetësimin për ritmin e ngadaltë  dhe vonesat në vendimmarrjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore, çka rrezikon mos përfundimin në kohë të vetë reformës.

Kryesia e PS gjykon se zvarritja e qëllimshme e reformës zgjedhore, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e maxhorancës, rrezikon vetë proçesin e ardhshëm zgjedhor dhe shënon një moment kritik në përmbushjen me sukses të reformës. Në të njëjtën kohë, PS dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore, do të vazhdojnë të punojnë me seriozitet dhe përkushtim për të përmushur detyrimet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë Namik Dokle, shprehu shqetësimin se edhe ecuria e reformës parlamentare nuk po përmbush afatet kohore të vendosura më parë. Rivendosja e votimit të fshehtë është cilësuar si një element tejet i rëndësishëm në funksionimin demokratik të Parlamentit, element i cili fatkeqësisht ende nuk është pranuar nga maxhoranca, pavarësisht se propozimi i Partisë Socialiste përputhet plotësisht me proçedurat e funksionimit të Parlamentit Europian.

Sekretari Organzativ Blendi Klosi, informoi Kryesinë mbi situatën zgjedhore brenda strukturave të Partisë Socialiste duke u përqëndruar në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet e brendshme. Klosi i propozoi Kryesisë së Partisë Socialiste zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e partisë në Tiranë në datën 3 mars ku do të kandidojë Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri, ndërkohë që propozoi mbylljen e të gjithë proçesit zgjedhor në PS brenda datës 15 mars.

8 komente në “Kryesia e PS: PD po mban peng reformën zgjedhore dhe reformat institucionale”

  1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Kjo do te thote qe opozita e ka humbur rrugen per te bere nje opozite sic duhet. Nqs Rama shkon me Berishen ne zgjedhjet e ardhshme del i humbur perseri.

  2. aliko says:

    Po, eshte zvarritje e qellimshme dhe keshtu do jete. Ti akoma i bie fyellit ne nje brime. Ti o Edi duhet te vesh alarmin ne Bruksel dhe duhet te kerkosh axhende midis perfaqesuesve te Brukselit dhe Saliut per afatet e reformes zgjedhore dhe jo ti me Saliun. Po se bere kete zgjedhjet ne 2013 do merren afrofe pa u numeruar votat fare dhe ti ske cte besh. Ti duhet te rrish ne dere te Brukselit sa nuk je vone.
    Ate tjetren ti ske mendere ta besh qe eshte revolta popullore, reformat po si ben dot keshtu qe ti duhet te japesh doreheqjen se kete pune se ben dot.

  3. Erald says:

    Kryesia e Partise, pra rrethi i miqve dhe zarave te Rames, percakton se kush jane kandidaturat e lejuara per kryetar partie ne Tirane!!!! Vetem demokraci nuk eshte kjo, si mundet ti limitosh te tjereve te drejten per te kandiduar.

    Keta edhe farses, se farse ka per te qene, te zgjedhjeve i frikesohen. I frikesohen edhe thjesht idese se do kete nje fushate, se do dalin socialiste qe do thone neper forume qe Rama nuk di, qe ka gabuar, qe ka te tjere qe mendojne ndryshe, qe Tahiri eshte ne gare te ethshme se kush kopjon mimiken e Rames e nuk duhet te na perfaqesoje. Thjesht fare i frikesohen faktit qe njerezit mendojne!!! Kjo eshte PS-ja e sotme. E ku eshte ndryshimi nga diktatori Berisha?!

  4. Hysa says:

    Mos more kryetar,dmth. do na I vjedhin prap votat?epo ne themi te vesh alarmin ne twitter atehere,vetem ashtu mund te marrim te drejtat tona qe na takojne dhe shyqyr qe erdhe ti ne krye dhe di te perdoresh twitterin se ne as qe ia kishim Iden se si perdoret interneti.

  5. getozoari says:

    Nuk mund te presim vetem nga Rama, ne fund te fundit demokracia shqiptare nuk i perket vetem atij por eshte e te gjitheve ne. Ne duhet te jemi vija e pare qe ta mbroje voten, nga cdo krah te tentoje tjetersimin. Rama ben punen si kryetar i opozites, por puna per te cilen duhet te pergatitet eshte Kryeminister i Shqiperise, pasi me gjthe ato kanale e gropa qe ka hap Saliu do jete shume e veshtire rimekembja e ketij vendi.

  6. alvren says:

    Forca Rama dhe opozita shqiptare. PS do fitoje keto zgjedhje pavarsisht hajdutit Sali dhe gangove te tij ordinera! GO RAAAAMMMMAAA!!!

  7. getozoari says:

    Eshte nje turp i vertet kjo qeveri qe ne kemi, nuk ka vullnet per as edhe nje ndryshim qe te jete ne te mire te vendit apo te demokracise. Lere pastaj keta qe nxjerrin koken sa here del ndonje gje nga Rama, qe si analistat pro pushtet perpiqen me cdo kusht te relativizojne cdo gje e ti bejne te gjithe te duken si Saliu. Nuk ecet para keshtu, ndoshta kjo eshte arsyeja pse Shqipria ka mbetur ne kete batak prej kaq shume vitesh.

  8. elio says:

    Une jam me Ramen ne kete gje, nuk mund te besh ndryshime ne tmire te vendit nese ke perballe Sali hajvanin , i cili cdo moment gjen mundesine te shaje opioziten. Qeevri kaq banale e idiote zor se kan par dhe ne Afrik. Ik Sali mos te pafshim me syte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje