Aleanca Kuq e Zi, tashmë edhe zyrtarisht parti politike

(E PERDITESUAR)- Aleanca Kuq e Zi që prej ditës së djeshme tashmë është edhe zyrtarisht parti politike. Kjo, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka pranuar të regjistrojë Aleancën Kuq e Zi si parti, duke qenë se kjo e fundit ka plotësuar kriteret e kërkuara.

Në kërkesën për regjistrimin si parti, Aleanca Kuq e Zi ka paraqitur në gjykatë 3 mijë e 700 firmat, si edhe statutin dhe programin e saj.

Kryetar i kësaj partie është regjistruar Kreshnik Spahiu. Por, ky i fundit do të jetë në këtë post deri në muajin maj, kur dhe do të organizohet Kongresi i Aleancës Kuq e Zi. Aty do të vendoset edhe për kryetarin e partisë, që me të gjitha mundësitë do të jetë sërish Kreshnik Spahiu, njeriu që themeloi Aleancën Kuq e Zi.

Pas dy seancash gjyqtari Arben Mullai vendosi të pranojë kërkesën për regjistrimin, si person juridik të partisë më të re që do të garojë tashmë në politikën shqiptare. Në kërkesen e depozituar në Gjykaten Civile  nga kryetari i kësaj partie Kreshnik Spahiu thuhet, se kjo parti ka si synim të mbrojë dokumentin themeltar të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën, të mbrojë dinjitetin njerëzor të shqiptarëve, duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare. Emblema e kesaj partie ka përmbajtjen “Aleanca Kuq e Zi”, me inicialet AK dhe shqiponjen në mes.

Po cili eshte statuti i Partisë Aleanca Kuq e Zi, i prezantuar në Gjykatën e Tiranës? Ne dokument thuhet se Aleanca Kuq e Zi premton se Shqipëria behet nepermjet ndertimit te nje shteti te forte juridik, mbi themele kompromisi historik dhe kombëtar të të gjithë faktorëve politikë, se Shqiperia behet nese vendosen standartet baze te demokracise dhe ndryshimit nepermjet kufizimit te mandateve politike te kryetareve te partive, kryeministrave, kryetareve te bashkive dhe komunave, ne jo me shume se dy mandate pa te drejte riperseritje.

“Shqiperia behet, – thuhet ne statut, – nese shqiptareve u garantohet e drejta per zgjedhur, nese shqiptaret njohin dhe dine per ke votojne duke hapur dosjet e te gjithe bashkepunëtoreve te sigurimit te shtetit apo te agjenturave te huaja antishqiptare. Shqiperia behet, nëse ndertohet nje model drejtesise, i cili shkeput Gjykaten e Larte dhe kushtetuese nga kontrolli politik”.

Ne programin e partise, thuhet se Aleanca Kuq e Zi do te beje perpjekje me faktoret politike institucionale dhe shoqerore, qe per shqiptaret qe jetojne ne trojet e veta apo ne diaspore te ndiqet nje strategji mbarekombetare e Shqiperise ne fillim te shekullit te ri. “Aleanca Kuq e Zi, – vijohet me tej ne programin politik “Shqiperia behet”, –  do ndjeke idealin e popullit per garantimin e parimeve kushtetuese, te sanksionuara ne Kushtetute, duke mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar qe jeton jashte kufinjve te saj dhe kudo ku shqiptaret jetojne ne trojet etnike ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Çameri, Luginen e Presheves apo ne diaspore”.

60 komente në “Aleanca Kuq e Zi, tashmë edhe zyrtarisht parti politike”

  1. gjimi thotë:

    hajde dhe me kembe te mbare.

    1. Vlora thotë:

      ti shofi hajrin shqiperia…..

    2. tani thotë:

      aleanca kuq e zi do nxjer ne pension sali berishen dhe edi ramen. kreshnik spahiu kante gjitha cilesite ta qeverisi kete vend.

  2. gjykata vlores thotë:

    do kete gallate me kete parti. ne vlore kane fuat muken anetar …

    1. erges thotë:

      Kush te tha tyj per kete Gjygjtarve me ligj nuk u lejohet te behen pjese e partive politike. Ngelet si ne kohen e qepes me emra ne vecanti…..Po ti nga e di kaq mire kete gje apo ta ka then vete Zoteria ne fjale……

      1. gjykatesi thotë:

        geso meqe je i interesuar per fuatin, duhet ta dish qe nuk eshte me gjyqtar …
        duket se spahiu e ka lidhur punen e tij me keta ish-gjyqtare qe i ka shpetuar dikur …

    2. zhaku i pamposhtur thotë:

      po po do te kete me gjith mend gallate sepse do te shohim pd dhe ps te shkojne ne identitetin e tyre…(ne serbi dhe ne greqi)shpresoj vet te largohen dhe mundesisht te shkrihen fare pd dhe ps dhe te katandisen si partia e namik hotit sepse ashtu e meritojne…ata e kishin mundesine per te trerguar aftesite e tyre…keto qe treguan nuk perputhen aspak me enderren e shqiptarit prandaj duhet tu themi fuqishem :NDAL BEG SE KA HENDEK….rrofte aleanca!! shpresa jone e ardhur ne skenen politike ne momente historike per kombin tone…

    3. raimondi thotë:

      hahahahaahaha Ai Fuati esht kmplet gomar –

      -Po ai eshte i persekutuar duhet te veje tek partia e burgaxhinjve , cdo aty tek Aleanca ai koqja -hahahahahaha

  3. landi thotë:

    3 mije e 7000 firma…. sa shume paskan mbledhur!!!!

    1. rigels thotë:

      kaq eshte numri qe kerkon ligji si kusht per regjistrim. sa per antaresime ata ja kalojne PD dhe PS

      1. petraq thotë:

        ore me gjithe mend e ke se do drejtoje kete vend, Kreshnik karagjozi.mblidhni mor mente.ai eshte nje aventurier, asgje tjeter.partia e Topit po qe mund te luaje ndonje rol.

  4. hajriu thotë:

    SUKSESE AK! Shpresoj ne fitoren e brezit te ri ndaj kastes se neveriteshme e te basarduar nga te gjitha anet te ketyre politikaneve te sotem.

  5. tourkofagos thotë:

    pune korrakesh…..fatale eshte se kemi shume te tille!!!!

    1. gallata thotë:

      Ti bej gati vazelinen tf, per te tjerat mendojme ne me AK . Do te ta bejme si te re marmiten greke ty dhe ca te tjereve qe u ha by…marmita si puna jote.

  6. Optimisti thotë:

    PARTITE E REJA.

    E degjoni?
    Ra dhe nje kembane
    Te shkateroje hatane
    Pas kesaj
    Me kembanat e tjera
    Do bucasin si fryn era
    Te lartesojne demokracine
    Te forcojne drejtesine
    Gangrenat njezet vjecare
    Ti groposim per fare
    Nga qorsokaku te dalim
    Te pushtojme malin
    Malin e demokracise
    Te ligjit dhe barazise
    Pa kodoshet politikane
    Qe cuditen gjithe dynjane
    Si sa shpejt u pasuruan
    Rokefellerve ju a kaluan
    Ligje te reja kerkojne partite
    Askush ne krye mbi tete vjet
    Te drejtoje me lezet
    Mbi roge asnje pasuri
    C’do pushtetar
    Me familjen e tij.

    OPTIMISTI

  7. artan vebiu thotë:

    kreshnik spahiu do jete kryeministri i shteteve te bashkuara shqipetare.
    aleanca kuq e zi duhet te jete force e pare politike.

  8. adriatil joti thotë:

    urimeeee. aleanca kuq e zi. te gjitha votat e te rinise dhe studenteve jane per ju. te shporrim krokodilin berisha

  9. lejla thotë:

    Kush eshte kreshnik spahiu? nga cila familje vjen ?cpune ka bere i ati ne kohen e diktatures?……ku i gjen financimet per fushata e per te mbajtur partine kush fshihet pas tij? kujt i sherben? jane pyetje qe duan pewrgjigje se fjalet te bukura i ka ashtu i kish dhe ENVERI

    1. harasoni thotë:

      o lejla o burr me emer femre. Kreshnik Spahiu ka pas dy prinder te dhjesht dhe intelektual. pedagog te shkelqyer ne universitete. Qytetar disa breza dhe me keqardhje qe Berisha juaj vjen nga shpellat

    2. Latif Dreqi thotë:

      Po crendesi ka se kush eshte, nga cfamilje vika?!Ci ke keto idiotesira? Ndofta edhe une kam qene shume pesimist per kete force e jam ende, pasi vec ca fjaleve per atdhe e flamur skam degjuar gje tjeter..por ai do fitonte mjaft pike, nqs do perqendrohej ne politiken brenda Shqiperise, per te larguar dinosauret politike qe kane 20 vjet ne anekset e saj, dhe qe kane deshtuar..NDofta do te mjaftonte kaq per te ndryshuar klasen politike..Do te me mjaftonte kaq: Rinovim i klases politike shqiptare, kjo e sotmja eshte e deshtuar, e papergjegjshme, arrogante, harbute, e paafte, madje antikombetare, dhe kriminale! Pastaj ato ‘lajle lujle” me flamur e shqiponje s’me interesojne..me duken dokrra!

  10. n.shehu ny thotë:

    Eshte tamam koha qe shqiptaret te distancohen nga 3 partite qe cuan ne gremine kombin shqiptar.Mazhoranca e sotme (PD & LSI) ka nje veprimtari te dukshme kriminale.Po aq fajtore eshte dhe PS me impotencen e saj klasike.
    Jemi bere deri tani gazi i botes ku deri tani ligjin po na i bejne ca ambasadore pa identitet.Jane shokuese deklaratat e mikut te sinqerte
    te shqiptareve Withers.ME HAPUR NUK KA KU TE SHKOJE.Besoj se AKQ eshte ne kohen e drejtimin e duhur.Me gjithse kam rezervat e mija por kur shikoj
    NJERIUN SIMBOL TE KOMBIT MYSLYM PASHE VLORA ja kam bere hallall cdo gje.
    Deshiroj sipas rregullave te behem antar i saj dhe te kontribuoj finacjarisht brenda limiteve te lejuara.NEW BORN IN REAL ALBANIA
    ************united state of albania**************

    1. A.L thotë:

      zoteri, juve mund te anetaresoheni te zyrat e AK ne adresen: Rr. e Durresit, Perballe Ministrise se Arsimit prane pasticeri Internacional, ose te klikoni ketu: http://www.aleancakuqezi.al/kontaktoni-me-ne/

  11. erjon thotë:

    zoti e bekofte aleancen kuq e zi qe pas 22 vitesh po i rikthen shpresen shqipetareve. jeni idhuj per rinine shqipetare

  12. Misa Misa thotë:

    Me ne fund nje fryme e re ne politike!!! Le te ndergjegjesohemi te gjithe se duhej nje risi ne jeten politike te vendit dhe Aleanca Kuqezi eshte vertet nje e tille

  13. A do na nxjerri ne selamet ky Kreshnik?!
    Nuk e besoj! (me aq sa e njoh) ket Kreshnikun!!
    V.o
    Edhe NacClirimtarja po keshtu I perdori te rinjte rurale dhe mllefin kunder bejlereve grunting, me shqiptarizem!
    ( Lexoni Staravecken e do e shihni efikasitetin; Starv. I zbulon gjonat sakte se I ka jetu nga brenda, megjithe kufizimet e qorrnine qe ka)
    Keshtu Kuq-e-Zi duket nje ParaMilitare Fashiste we po eksperimentohet; meqe Shqipnia eshte thellesisht rurale, po edhe per shkak te historise (qe perdoret keqas).
    Tjeter eshte edhe ai Broka me çeten e vogel te tij, por ….qe do na takoka biznesmene te medhenj te globit(si osht qo pune o njerez qe nje kokorosh pa asnje arsye, i dale prej Hicit, te gjeje Çilsin e ketyre biznesmeneve globale?!
    Ne tashme e dime kaqe gjo, qe ne ksi rastesh, jane ‘Peshkaqene’ poshte qe e I promovojne…leshojne keta ‘Kometa’)
    e Brokes syshkru (besoj e kane zgjedhe per nga fiziku se pari, eshte race ‘ariane’, po edhe arrivist etj)
    Pra po them qe si trolli eksperimenteve macabre qe ina, megjase do na shoo-in syte shume mysybete, puna eshte te rrime gati, Kaq kina ne dore ne te mallkumit (per shkak se e kemi vendin Super- YLL!)
    Po edhe mund te perfitojme po te dime!!
    Keshtu edhe puna Kreshnikut (megjase), miq!
    Vigjilence, Vetja na shpeton!

    1. bobi thotë:

      Komenti qe ke shkruar nuk eshte gje tjeter vecse mendimi juaj
      personal, por me sa duket shumica e rinise e mendon nryshe,
      po te kene guxhim politika e vjeter te bejne zgjedhje te lira dhe te
      ndershme dhe atehere mun ta shofim se sa vlen AK ,,

  14. Murat Aliaj thotë:

    E pershendes krijimin e kesaj partie. Asgje te keqe nuk ka shtimi apo pakesimi i nje partie ne nje vend 3 miljonesh qe ka te miratuara me shume se 100 parti. Problemet ngaterrohen pak me pas kur partite humbasin enderrat e tyre dhe cgenjejne nje popull te cgenjyer shume here, si te jete ai fajtor qe pjell kaq shume parti. Le te shpresojme se kjo parti e re nuk do luaj me te mjerin popull. Urime! Rruge te mbare!

  15. artan vebiu thotë:

    aleanca kuq e zi do permbys kete far te keqe te mbjell nga sali berisha. aleanca kuq e zi ju duam shume.

  16. evu evu thotë:

    Urime AK. ju do jeni fituesit e zgjedhjeve te vitit 2013. e gjithe rinia shqiptare eshte me ju.

  17. tourkofagos thotë:

    a ka lidhje kjo org/parti islamike me byrazeret turq te Erdoganit…!!!!????

    1. Lapraka thotë:

      Fagos , c`pune ke ti se me ke ka lidhje AK, merru me klientet tu ore jevgjit etipie

      1. tourkofagos thotë:

        ti arapi mou,e ke shpine mrena m’Laprake apo n’rrethinat perreth…!!!????

        1. gallata thotë:

          Tf ,hajde beje nje xhiro nga Lapraka ,do te kenaqesh. Mos harro vazelinen !

          1. hajriu thotë:

            E çe do vazelinen kjo , kur e ka tub sobe dylekshin.

  18. refik thotë:

    Pershendesim krijimin e Partis Politike Kuq e Zi.I urojme mbaresi dhe suksese.Gjithesesi kjo parti do te kete ne perberjen e saj dhe me qarte ne themelet e saj te rinjet shqiptar qe kane energji por jane edhe me te paster moralishte dhe materjalishte.Eshte nje shpres e re per te gjithe shqiptaret me shpirte te paster dhe patriot.Le ta mbeshtesin shqiptaret mendje hapure per te provuar nje parti te re qe deri me sot nuk ka mashtruar dhe genjyer shqiptaret diten per diell.Sic ka vertetuar koha se as P.D.;P.S.;L.S.I.-ja nuk kane bere asenjegje gjate ketyre 20 vjeteve.Lakejt e tjere qe jane distancuar nga P.D. APO p.s. dhe me koke ulure jane bashkuar me to per interesa personale.Shqiperia e Re ka nevoje per mendim dhe gjake te ri.Ndoshta historia ka thirrur ne kohe kete parti qe ti jap fund tranzicionit shqiptare.Shqiperia dhe Shqiptaret meritojne nje demokraci te vertet.

  19. luan thotë:

    ishalla ..po mos futni njerez te Saliut e te sigurimit te shtetit se mesuat si PDja…se Saliu eshte gati,,,,,

  20. Ana thotë:

    Aleanca Kuq e Zi eshte aleanca e mbare qytetareve shqiptare. Duke lene pas te djathtet dhe te majtet besojme se kjo aleance do jete e ardhmja joe

    1. alban thotë:

      Korsite pertej te majtes dhe te djathtes i provoi Edvini para jush.Hyni ne qorrsokak.Edhe si rruga e vetme ua ka zene.Po per qorrsokak iku.Tashi ua ka marre dhe Rilindjen.Ta shohim.Shpresoj qe edhe ju po te njejtin itinerar do ndiqni.Nga mesimet e ideatorit tuaj Edvin Rama.

  21. Stef Staku thotë:

    ANALIZE : Urime !!!
    Tashti Shqiperia ka nevoje per Qeveri Teknike.
    Sic beri Italia, Greqia etj …. Nuk mund te zgjidhet Presidenti i Shqiperise me Kryeminister qe la turperu Shqiprine !!!

  22. bashkim.......... thotë:

    O popull…nuk u lodhet per gati 70 vjet nen sundimin e komunisteve enveriane????????????pse nuk doni te ndryshoni,apo sdoni te largoheni nga llumi dhe varferia ku ju pllakosi ky sistem qeverisje…….dhe uji ne rezervuar po nuk u zevendesu me te ri qelbet….jo ma ne qeveri qe keni 20 vjet qe eksperimentoni vetvehten……Mos veni ne dyshim kush eshte Kreshnik Spahia por shikoni se ju erdhi casti final per te pastru vendin nga ferrat qe ju cuan ne varferine e papare ner shekuj………edhe qorri pa sy e ndjen me flladin e fresket qe koha po ndryshon……..Mos degjoni disa sahane lepires qe kane shite veten per dy lek…se dinjitet skane e skan pase…….hec perpara Kreshnik se.ke nje popull qe te rrethon,ke nje rini qe pret te ardhmen e lumtur te jetes se perdhunuar nga kriminelet gjakpires,vrasese moraliste…….perpara drejt fitores….kjo te jete motoja e A.K

  23. Arditi thotë:

    Nuk e di dhe nuk jam akoma i bindur per AK.Duhet te shohim programin e vertete se si mund te dale ky vend nga kaosi,dhe se si do te denohen ata qe e katandisen ne kete pike Shqiperine.Megjithate u uroj pune te mbare nqs i keni sinqerisht ato qe thoni.Nje keshille kam: kini kujdes se ke futni ne rradhet e partise tuaj.Anija e Sali Vucidol Jashtqitjes po mbytet,dhe ata qe jane te lyer koke e kembe do te mundohen te gjejne shpetim ne rradhet e partise suaj.Keshtu ndodhi kur u rrezua diktatura.Llumi i komunizmit me ne krye Sali Prostitiuten,u hodhen ne krahun tjeter qe te gjenin shpetim.

  24. england thotë:

    Shko e ze ndonje rradhe ne qendrat e bamiresise qe jane hapur andej
    nga anet tuaja,te marresh pjaten e supes ose te paces,te mbash frymen
    gjalle o anti-shqiptar,e mos na derdellis ketu per Erdoganin,me sa di une kryeministri turk qe ti e ke ne zemer shkon shume shpesh ne greqi
    nderkohe ketu ka ardhur vetem ne inagurimin e rruges se “Berishes”
    Turkofuck shpreh keqardhjen time per zevendesimin e 300 eurove
    me tre vakte ushqim ne qendrat e bamiresise,po mos u merzit se ka dhe me keq,dy nga miqte e tu me te mire Apokalypsi dhe eleYOsqepi qerojne koka peshku ne sheshin Sintagma!

    1. eleYΘeriskepsi thotë:

      Ajo qe duhet t ju shqetesoj juve eshte tjeter gje.
      Ky artikull pershembell.

      http://gazeta-shqip.com/opinion/585634e4dff771c9e1997afe51fc28a0.html

      1. ZhvidhimiORTODOKS thotë:

        Nuk e kuptoje cte intereson ty qe je grek se cfare bejne ne kosove,
        apo ne shqiperi , po qe se ti je mire aty ku je rri dhe mos
        u mer me keto pune, se si shume i kini ne merak punet e te tjerve,
        Ju grekerit jeni me te mencur me puntore me te bukur me te mire,
        athere rri aty ku je dhe mos e krruje se te del gjak pastaj,

      2. hajriu thotë:

        Elefteriqi i ti degjoi muzika me gjeli
        http://youtu.be/rJ_j6myVNXE dhe mos harro thesin me guri. Te duhet i ty per te numeroj delen……hahahhaaaaa

  25. DHELPRA thotë:

    Nuk dum fjale o KRESHNIK dum vepra, sdum duart kryq (Shqiponja) duam pune… Leri patriotizmet edhe futju punes po qe ma burri mir se Iliri, Edi edhe embelsira per ne fund Saliu. Po pate nai program qe do e ZBATOSH, po prap sdo fitosh sepse VERIU dihet per ke Voto, Jugu esht car ne dysh sdi kujt tja japi, shqiperia e mesme genjehet me 2000 Lek. Bashkoju Ps se i kan fjalet me te bukra edhe skan hyp akoma ne fron, mbase fitoni duke u bashkuar, edhe se esht e pamundur…

    1. Ermal thotë:

      Zoti Dhelpra, Aleanca Kuq e Zi jane qytetare qe shohin pertej termit parti dhe jane te lidhur ngushte me idene e zhvillimit mbare kombetare dhe barazive dhe te drejtave universale mes te gjithe Shqiptarve. Aleanca Kuq e Zi nuk ben pazare te ndyra as me PSne e anarkisteve kombetare qe e poshteruan imazhin e Shqiptarve neper bote as nuk bene pazare te ndyra me diktatoret e shekullit te ri te PDse qe po na dalin tradhetare mercenarista politik dhe internacionalista te terbuar kunder interesave te Shqiperise dhe mbare kombit Shqiptare.Ne poashtu nuk perzihemi as me Topin qe gjate presidences se tij ka kryer akte tradhtare kombetare duke dekuruar Janullatusin, duke miratuar ligjin e censusit per deklarim etnik dhe duke dekuruar funksionare komuniste qe kane persekutuar patriote dhe nacionalistat shqiptare. Ne jemi per zhdukjen e kesaj kupole fashiste politike qe ka katandisur jeten e Shqiptarve per 21 vite. Si PD.PS dhe inertacioni LSI ketu ishin ketu e 21 vite. Ti e ke gabim se veriu voton PD sepse vete koha do flase ne zgjedhjet e 2013. Une si shume malsore do e votojme jo vetem individualishte AK por te gjithe familjarishte. Hamendesite jane vetem spekullime te qastit. Platforma jone eshte platforme per bashkim kombetare dhe zhvillim perpara antaresimit ne BE dhe se interesat tona kombetare jane prmbi gjithckaje. Ne jemi per nje politike te jashte me diplomaci te zgjuar dhe me reciprocitet dhe jo servilosese ndaj poletikanve Europjane dhe nderkombetarecofte. Ne cofte se devijohet nga kjo linje atehere do te ishte deshtim por fuqia dhe energjia e rinise tone Shqiptare te imancipuar nuk do e lejoj kete.

  26. edi thotë:

    Ajde ta befte mbare zoti…

  27. TORpiDO thotë:

    keta jane vetem karagjozet e Sali Berishes ..shume qesharake kjo AK.. patriotizmi strofka e fundit e maskarenjve

  28. Che Guevara thotë:

    Me pelqen menyra si po ngrihet Ak.Nje formacion me te rinj te shkolluar e mbi te gjitha jo me nje te kaluar te dyshimte.Meriton mbeshtetje te plote.

  29. Valter thotë:

    Urime partis se re dhe vazhdoni keshtu se popullin e ki me vete!

  30. MURAT HULI thotë:

    -SHQIPERIA KA NEVOJE PER JU.JU UROJ SUKSESE NE REALIZIMIN E PROGRAMIT TUAJ,I CILI U BEFTE REALITET.
    -SHPRESOJ SE ME RININE QE KENI ME VEHTE,E MIJRA TE TJERE TE MERZITUR NGA NIVELET E ARRITURA,DO TE JENI NJE FORCE E MIRE POZICIONUAR DHE SHUME E MIREPRITUR.

    SUKSESE.

    MURATHULI@LIBERO.IT

  31. ryan thotë:

    urime zoti kreshnik dhe shpresojm te fitosh me shume deputet qe te ndegjohet zeri ne parlament

  32. sajmir thotë:

    faleminderit per kerkesen per tu regjistruar ne kete parti te re,,a mund te pranohem une ne kete parti?e kam pas babain antar te ppsh,vetem kam qene me pd,- gjyshin ballist??????????dajallaret i kam minoritar>>>>>????

  33. Themi Bello thotë:

    Me behet shume qejfi qe aleanca kuq e zi ngrihet kunder cdo lloj padrejtesie,korrupsioni Ne se vertete do ti permbahet programit te saj per tiu kundervene me zjarr e me hekur atyre qe e vodhen e vazhdojne ta vjedhin Shqiperine me te gjitha menyrat besoj se do ti kete deputetet e nevojshem ne ygjedhjet e ardhshme. Po nuk duhet harruar se fashistet e rinj nuk i leshojne aq shpejt kolltuqet dhe privilegjet se me ta do tu duhet te leshojne edhe ato qe kane fituar padrejtesisht. Me mish e me shpirt jam per aleancen dhe qe nga krijimi i saj e kam perkrahur me te gjitha mjetet edhe pse jam ne mergim dhe nuk kam shume mundesi ti jem me prane. Urime dhe suksese nò zgjedhjet e ardhshme.

  34. Albospirit thotë:

    Me ne fund doli edhe nji person qe ti dali zot shqiperis ,por qe ka nevoj edhe per perkrahjen e shqiptarve URIME THE SUKSESE ( GOD BLESS ALBANIA )

  35. roman thotë:

    brava ak na ruani kufijt na eruani shqiperin mos te captohet ma shum
    90 perqind e refugjateve eshte me ju
    10 per qind jan komynista dhe nuk ndrushojn me jan si sala

  36. Adili thotë:

    Kjo parti po ben lufte me fqinjet,harojne se kur vendi ishte ne shperberje ( viti 1990-1991), mbijetuam ne saj te punesimit ne grqi dhe tregetise me fqinjet maqedoni e bullgari. Spahiu ka mare superxhiro se do ndertoje socializmin me forcat e veta. Po e pyesim : C’do beje kur te kthehen emigratet nga Greqia, do i punesoje ketu apo ne Kosove.
    Nuk jemi me ate qe nuk e duam vendin dhe atdheun, por problemet zgjidhen ne rruge diplomatike dhe duke demostruar rrugeve.
    Ustallaret turq e kane orientuar keq kryetarin>Populli eshte ne gjendje te dalloje patrotizmin dhe etjen per pushtet. Kur ishte ne krye te gjykates, po te ishte patriot, do bente dicka per reformin e drejtesise, qe per popullin ky pushtet eshte i merzitshem dhe nuk shkon kure drejtesia ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 3
            [name] => Aktualitet
            [slug] => aktualitet
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 3
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 75743
            [filter] => raw
            [object_id] => 77943
            [cat_ID] => 3
            [category_count] => 75743
            [category_description] => 
            [cat_name] => Aktualitet
            [category_nicename] => aktualitet
            [category_parent] => 0
        )

    [1] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 1
            [name] => Kryesore
            [slug] => kryesore
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 1
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 33915
            [filter] => raw
            [object_id] => 77943
            [cat_ID] => 1
            [category_count] => 33915
            [category_description] => 
            [cat_name] => Kryesore
            [category_nicename] => kryesore
            [category_parent] => 0
        )

    [2] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 4
            [name] => Politika
            [slug] => politika
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 4
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 3
            [count] => 23340
            [filter] => raw
            [object_id] => 77943
            [cat_ID] => 4
            [category_count] => 23340
            [category_description] => 
            [cat_name] => Politika
            [category_nicename] => politika
            [category_parent] => 3
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X