Krahasuar me një vit më parë, çmimi i naftës dhe benzinës është rritur me ritme të larta për konsumatorët në mbarë botën, por masa e rritjes ndryshon fort nga njëri vend në tjetrin.
Prestigjiozja “The Economist” publikoi pak ditë më parë një grafik, i cili krahason se si kanë ndryshuar çmimet me pakicë të benzinës në 28 vende të ndryshme krahasuar me një vit më parë. Grafiku tregon se rritja e çmimit varion nga 3 për qind në Zvicër, në 18 për qind në Itali. Në Francë madje çmimet e karburanteve për qytetarët janë ulur. Diferencat e forta në rritjen e çmimit shpjegohen me faktin se qeveri të ndryshme ndjekin politika të ndryshme, për t’u për përballur me krizat e naftës, kryesisht përmes taksave.
Por çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Krahasuar me marsin e vitit të kaluar çmimi i benzinës në tregun vendas është rritur nga 170 lekë në 198 lekë për litër. Mesatarisht rritja është rreth 16.5 për qind, çka e vendos Shqipërinë në majën e listës së vendeve me rritjen më të fortë të çmimit të karburanteve. Dhe më shumë se gjysma e kësaj rritje ka ardhur nga qeveria, e cila në qershor të 2011 vendosi mbi karburantet një taksë të re fillimisht 5 lekë për litër, por që në janar u rrit sërish në 7 lekë për litër, duke u transferuar e gjitha si rritje çmimi për qytetarët.
Analizë
Që nga viti 2005, çmimi i karburanteve në tregun vendas është rritur me mbi 2 herë nga 85 deri në 90 lekë për litër që ishte në 185 që ka arritur aktualisht. Përgjatë kësaj kohe qeveria shqiptare ka ndjekur gjithmonë një politikë liberale dhe jo vetëm që nuk ka ndërhyrë asnjëherë për të frenuar rritjen e çmimit, por përkundrazi ka rënduar barrën fiskale.
Historia nisi me akcizën, e cila në vitin 2005 ka qenë e fiksuar në nivelin 27 lekë për litër. Që nga ajo kohë qeveria e ka rritur dy herë atë duke e çuar atë në 37 lekë për litër, që është dhe niveli aktual. Ky ishte vetëm hapi i parë që u pasua nga të tjerë, gjithmonë në të njëjtin kah atë të rritjes së barrës. Pas akcizës, qeveria rriti taksën e karbonit nga 1 në 3 lekë për litër dhe së fundmi vendosi edhe taksën e re të qarkullimit me 7 lekë për litër.
Në total barra fiskale mbi karburantet është rënduar fort me rreth 25 lekë për litër krahasuar me 2005-ën, pa përfshirë taksat shtesë që qeveria merr nga rritja e çmimit. Argumenti ka qenë gjithmonë i njëjtë ai i ndotjes, por edhe filozofia e transferimit të barrës nga të ardhurat tek konsumi. Ndoshta kjo mund të funksionojë për sa kohë nafta e shtrenjtë nuk fillon të dëmtojë ekonominë. Por tashmë që çmimi ka kërcyer në 200 lekë për litër, gjërat mund të jenë ndryshe. Ndërkaq në tremujorin e katërt, industria, sektori që përdor më shumë karburantet u tkurr sipas INSTAT me rreth 6 për qind në terma vjetorë, ndërsa bujqësia u rrit me vetëm 2 për qind./TCH
Te gjitha argumentet qe sollet zoti autor nuk e perligjin konstatimin tuaj se “qeveria shqiptare ka ndjekur gjithmonë një politikë liberale”, perkundrazi, argumentet tuaja evidentojne faktin se “qe nga viti 2005, qeveria/qeverite shqiptare kane qene faktori ktyesor i rritjes se cmimit te karburantit ne vendin tone”.
Kesaj duhet ti shtohet edhe argumenti se nuk eshte analizuar fare fakti se “nga te gjitha vendet qe kane rritjen me te madhe te cmimeve te karburantit ne evrope, vetem Shqiperia eshte prodhuese e konsiderueshme e naftes ne raport me nevojat e vendit per nafte”.
Kur thote qe ka ndjekur nje politke liberale , dmth qe qeveria i ka lene tregetaret e karburanteve ti vendosin cmimet si te duan–Pra pereseri qeveria ka vepruar gabim,
Qeveria jone edhe kur nuk nderhyn edhe kur nderhyn ne cmimin e karburanteve gjithmone ndikon per ritjen e cmimit te tyre
Ndaj PS-ja duhet ta trajtoje kete problem me perparesi, sepse ngritja e cmimit te karburanteve ngre cmimin e cdo asortimenti tjeter
Eshte mire qe PS-ja te kerkoje te behet nje seance parlamentare vetem per cmimin
] e karburanteve –dhe te shikohen ruget e menyrat per uljen e taksave te karburanteve , ne menyre qe te kete nje frymemearje me te mire gjithe aktiviteti ekonomik ne Shqiperi
–Sepse cmimi i karbuarantit prek gjithe ekonomine
po na rrenojne ngadale.kjo qeveri eshte si nje semundje qe te gerryen kockat dita dites. po na shqyejne nga brenda dhe ne nuk reagojme. karburanti,energjia, uji cdo gje po rritet. monopolet po behen me te fuqishme.shifni suguracionet, belleair e lulximit etj etj. reagoni o njerez.
“Grafiku tregon se rritja e çmimit varion nga 3 për qind në Zvicër, në 18 për qind në Itali. Në Francë madje çmimet e karburanteve për qytetarët janë ulur. Diferencat e forta në rritjen e çmimit shpjegohen me faktin se qeveri të ndryshme ndjekin politika të ndryshme, për t’u për përballur me krizat e naftës, kryesisht përmes taksave.”
———————————————-
Gazeta Tema duhet te riverifikoje burimet e informacionit pasi ne France te pakten çmimet kane arritur nivelet me te larta qe egzistojne per karburantet.
Pra nuk ka ulje te çmimit te kaburantit po perkundrazi, pra analiza e gazetes eshte rjedhimisht e gabuar.
Mos mashtroni nafta asht rrite ne te gjithe boten.
Ne Itali e kudo asht rrite mbi50 prerqind e dini ju qe ja futni kot apo ne qe furnizojm makinat ne keto vende.
Fajin e ka luftat ne lindjen e mesme dhe bllokada ndaj Iranit mos ja futni kot.
Qeverija e ka fajin por e cilit shtet duhet percaktue se qeverija shqiptare nuk komandon tregun botror te naftes
Perpara se ky pseudogazetari te kishte shkruajtur kete artikull qe nuk ka asnje vlere, duhet te informohej me mire mbi ecurine e cmimeve ne Europe. Kudo jane rritur cmimet dhe kjo ka te beje kryesisht me tregun nderkombetar qe eshte shume i ndjeshem ndaj veprimeve politike, sidomos te Gjirit Persik. Ne asnje vend te Europes nuk eshte ulur taksa e karburantit qe i kalon direkt arkes se shtetit. Pikerisht kjo mbajtje akoma e larte e kesaj takse, perben ate qe qytetaret e vendeve te ndryshe te fusin cdo dite e me shume duart thelle ne portofol qe te paguajne te njejten sasi karburanti qe kane paguar nje vit me pare.
Sa per tregun shqiptar ne nuk jemi dhe aq te varur nga tregjet e huaja se sa me mosfunksionimin e shtetit dhe me korrupsionin qe perjetojme. Shqiptaret mashtrohen si nga cilesia ashtu dhe nga sasia e karburantit qe ata mbushin makinat e tyre. Shqiperia si nje vend qe ka vete burime te naftes duhet te kishte ndjekur nje politike tjeter qe ti ndihmonte dhe konsumatoret vendas. Por kush eshte ajo qeveri e deritanishme qe ka menduar te pakten nje here per konsumatorin shqiptar??????? Kemi mbi 20 vjet qe vetem qeveri me njerez parazit, perjetojme. Qeveri te mbushur me njerez qe vetem per xhepat e tyre kane menduar dhe aspak qe te benin punen qe u takonte. Qeveritare qe e kane kuptuar karriken si nje post te cilin e kishin per tu pasurua sa me shpejte dhe jo si te nje posti qe i perket si sherbyes te popullit.
Problemin ne e kemi tek keta politikane medioker qe nuk e kalojne as klasen fillore persa i perket shkolles se politikes….
SHUSHUNJAT qeveritare po i pijne ,GJAKUN, shqiperise.po nuk u fryne nuk te shqiten.
mos e dezinformoni popullin derivatet e naftes jane rrite gjithandej evropes dhe botes pershendetje
Me prodhimin vendas te naftes mendoj se mund te plotesohen nevojat per perdorim vetiak,te pakten per ne fukarenjte qe me ne fund arritem te blejme ndonje makine te perdorur,natyrisht me cmimin qe kishte karburanti dy vjete me pare.Sot qe po shkruaj,ketu ne Amerike nje gallon(afersisht 4 litra)kushton 4 USD!!!!
jemi poulli me fatkeq ne EU