Një incident i rëndë ka ndodhur mes PD-së dhe LSI-së. Pak ditë më parë, kryegruaja e LSI-së, Mona, kishte ditëlindjen. Jo se Mona e ka zakon të festojë vitet që ikin, por për hir të dhuratave që vijnë në këtë ditë, ajo e ka forcuar nga viti në vit rregulloren për ditëlindjen. Këtë vit kriteret ishin forcuar sipas posteve që janë në ankand kohët e fundit. Për postin e Haxhinases dhe Tit Vasilit, dhuratat ishin 100 mijë euro, për postin e KESH, Bes Peshores dhe Leshkos, 50 mijë, për nëndrejtora agjencish 30 mijë, për drejtora drejtorish 20 mijë, për drejtora ndërmarrjesh 15 mijë, dhe më poshtë ishte sipas dëshirës. U vendos që të ketë një dysheme tek 5 mijë euro, pasi më poshtë nuk kishte kuptim.
Meqë Doktori kishte mësuar se LSI po lëkundej dhe Meta po i bën karshillëk për presidentin, Vishën etj, atëherë u vendos që Flamuri të shkonte në emër të PD-së për vizitë tek ditëlindja. E kishte me shumë siklet, por partia e donte këtë shërbim.
Filloi të konsultohej për dhuratën.
Të parën pyeti Jozin.
-Çfarë t’i çoj për dhuratë kësaj Monës, se ti je femër dhe merr vesh nga këto punë, i tha.
-Ça di unë mar Flamur, ça ke me i çu ti Monës. A përnjëmend menon se ka nevojë për gjana femnash a? A je i marr aa?
-Po mire, çfarë t’i çoj ndonjë gjë që të ketë kuptim politik, i tha Flamuri?
-Po ça di unë mar Flamur ça me i çu, çoji një koleksion të gazetës 55, se ajo na bashkon.
-Jo jo, se ma merr ters, se ata nuk lexojnë si shtëpi, i tha Flamuri. Po ndonjë gjë tjetër çfarë ti çoj?
-Po ça di unë mar Flamur me se kënaqen ata politikisht. Porosit një portret të Lul Bashës tek ndonjë piktor dhe çoja, se ata e kanë të tyne.
-Jo jo, nuk bëj shakara të tilla unë, se nxehet ai burri, tha Flamuri. Po pyes një here, pastaj vendos.
Të dytin pyeti Sandrin. Duke qenë se ky ka qenë gjithmonë mik me Metët, mendoi se kishte ndonjë ide.
-Po ç’ti çosh ti o Flamur, i tha Sandri, çoji të fala nga Doktori, aq duan ata.
-Atë po, i tha Flamuri, por ndonjë dhuratë. A shkon për shembull t’i çoj një tufë me lule?
-Lule Monës…ahhha, ti do me prish ditëlindjen, i tha. Do të hash ndonjë të sharë nga Mona, se do të thotë që lule u çohen vetëm by…ave
Flamuri e mbylli prapë i dëshpëruar. U kujtua për Faron. Ai me siguri e dinte mirë çfarë i çohej.
-Ore, më ka çuar Doktori tek ditelindja e Monës, se vet kishte ca punë, i tha Flamuri. A ke ndonjë ide çfarë t’i çoj?
-Patjetër, i tha Farua. Ke pyetur tamam njeriun e duhur. Mona vdes për piktura. Është një pikturë e vjehrrit tim që e kam unë në shtëpi, që i ka vënë syrin prej vitesh dhe thotë si s’ma dhuroi mua njeri këtë pikturë. Eja merre, ke një çmim simbolik 20 mijë euro dhe i mbyllni gjithë sherret me të. Flas dhe unë po deshe.
-Je në vete, po ku t’i gjej unë 20 mijë euro, tha Flamuri.
-Po merri nga PD-ja, shënoje atje shpenzime për negociatat e koalicionit.
-Jo jo, tha Flamuri. Do gjej ndonjë mënyrë tjetër.
I ngelur keq, vendosi të pyesë Olldashin, se atij i pëlqejnë ditëlindjet.
-Për mua mos hiq dorë nga lulet, i tha Olldashi. Po futi mes luleve dhe një zarf, pa shkruar çfarë ka brenda.
-Po çfarë të fus brenda, i tha Flamuri?
-Fut vendimin e pafajësisë së Metës si dhuratë nga Doktori.
Flamuri u kënaq dhe u nis me një tufë të madhe lulesh tek ditëlindja. Pasi kaloi dy radhë rojesh, roja i fundit mblidhte dhuratat.
E pa Flamurin i egërsuar në fytyrë që mbante lule në duar.
-Më fal, i tha, po lulet nuk pranohen. Mona i ka zët. Thotë që s’ja ka marrë as Lirit kur ka qenë e fejuar.
-E di, i tha Flamuri, po mi ka dhënë Doktori, është dhe ai zarfi në mes.
-Dakord, tha roja me bezdi dhe i mori lulet, i hodhi në një cep të oborrit dhe hapi zarfin. Pa i çuditur letrën brenda, ngriti kokën nga Flamuri, dhe i bëri shenjë të afrohej.
-Janë shumë, tha, nuk pranohen. Minimumi është 5 mijë euro, maksimumi 100 mijë euro, gjyqi ka bërë 2 milionë euro. Më ka thënë Mona mos të pranojmë dhurata kaq të mëdha.
-E ka nga Doktori, jo nga unë, i tha Flamuri i qetë që më në fund triumfoi me dhuratën.
-Më vjen keq, i tha roja, por nuk mund t’ua pranoj. E kemi paguar një herë këtë faturë, s’na ka pirë ujë shumë darka qe Mona i bëri Doktorit.
ha ha ha ..mona donte gimin e puros ta dridhnin te dy nga nje……..
Ej kush ka ndonje link me foton e ketij Flamurit e si e ka mbiemrin, se e lexoj gjithmone po nuk e kom parasysh. FLM!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Gjeje ne Google.com te opsioni “Images” me emrin Flamur Noka
Flaleminderit Altin. Nuk dija mbiemrin.Mero e permend gjithmone Flamuri, Flamuri ?
E madhe fare kjo Mero! Hahaha sa kam qesh. Po ne pishine ke hodhi kete here Mona? Po Iliri kujt ia leshoi qenin?
Po Kajollin e shendetesise a e kishin ftuar ne ditelindje ?