SMS-të e shkëmbyera dje për votimin në parlament

12 Prill 2012, 20:38Antena TEMA

Berisha- Mediut: Duhet të qartësosh pozicionin, nuk është punë avokati kjo.

Mediu- Berishës: Unë në rregull jam, po fol me çamët

Berisha- Mediut: Flamuri ka dëgjuar që t’i ke thënë do t’ia jap votën avokatit, se më ka shpëtue prej burgut.

Mediu-Berishës: Po, por e kam pasur për ty.

 

 

Berisha- Çimit të Çamëve: Ka ndonjë shqetësim nga ju?

Çimi i Çamëve- Berishës: Gjithçka në rregull. Ne s’kemi probleme me Cefën, pronat i kemi në Greqi.

Berisha- Çimit të Çamëve: Shiko se ky Visha është i lidhur me krimin e organizuem

Çimi i Çamëve- Berishës: S’ka problem, mos na i thuaj këto, se s’dihet, na kthehet mendja. Për ty do votojmë.

 

 

Berisha- Metës: Si vendosët zotëri, se po shkon ora e votimit.

 

Meta- Berishës: Unë kam vendosur që deputetët të vendosin vetë.

Berisha- Metës: Si të doni zotëri, por po ia jepni KLD-në mafies.

Meta- Berishës: Ju e dini që ne nuk ushtrojmë presion për drejtësinë.

Berisha- Metës: Ashtu? Mirë. Po s’keni për të gjetur as avokat po u rihap çështja juaj

Meta- Berishës: Do shikojmë kë do marrë Zeni për Gerdecin, atë do marrim dhe ne.

 

 

Berisha- Kaçit: Ardhsh i Bardhë o Kaçi. Më duhet vota jote

Kaçi- Berishës: Vota ime është për ju. Por mos u kujtoni vetëm kur u duhem

Berisha- Kaçit: Në shtator je në qeveri në vend të Hashinases.

Kaçi- Berishës: Faleminderit shumë. Ta mbaj dhe Gim Neshon këshilltar?

Berisha- Kaçit: Mbaje, ke dhe një pako puro nga unë dhuratë.

 

 

Berisha- Nasipit: Nasip, s’duhet me korit qeverinë.

Nasipi- Berishës: Po më dhe fjalën që më mbron nga Meta, votoj.

Berisha- Nasipit: Metës i dola borxhit.

Nasipi- Berishës: Lum si ti. Ne na kërkon para përditë, na mbyti në borxhe

 

Jozi- Berishës: Ca me ba, kta s’dun me na lënë me ua qit firmën tek fleta.

Berisha- Jozit: Fute në votim elektronik.

Jozi- Berishës: Kam frikë se po ma dredhin i kta ministra, se kanë fut të dy duert poshtë tavolinës.

Berisha- Jozit: Mos ki frikë, i mbajnë mes këmbëve, se u shpëton nga frika

5 komente në “SMS-të e shkëmbyera dje për votimin në parlament”

  1. Bllokman says:

    Shum e madhe mesazhi I fundit I Metes per Salen

    1. Maja says:

      Duhen kuptuar mire kete dialogje. Pavaresisht humorit, ka shume te verteta te hidhura brenda.
      Faleminderit Mero!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html

  2. adi says:

    ardhs i bardh o kaci i zi hahahahahah

  3. Treviso says:

    Rrofsh o Mero Baaze. Me humorin tat, na hoqe te gjithe stresin e javes.

  4. Frank says:

    Mero, na kenaqe, je fenomen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje