Flamuri shkoi sot paradite për kafe tek Doktori. Karshillëku i Metës në Kuvend e kishte mërzitur dhe përgjegjësia mbetej tek Flamuri, se ai u ngarkua për negociata. Çerek ore para votimit, ai i mblodhi dhe një herë tek kafja e Kuvendit, por Meta nuk ja dha fjalën se do të votonte. Flamuri po e mendonte gjatë si ishte koordinuar gjithë kjo punë dhe ju kujtuan disa detaje nga ditëlindja e Monës, të cilat vendosi t’ia rrëfejë atij burrit.
Sapo hyri brenda dhe porositi kafenë, Flamuri nisi të flasë.
-Doktor, kam disa dyshime se gjithçka u organizua atë ditë tek ditëlindja e Monës.
-Pse, i tha Doktor,i çfarë ndodhi?
-Po ja, mua më refuzuan dhuratën se i kisha çuar lule. Pastaj kur hyra brenda pashë ca gjëra të çuditshme.
-Çfarë pe, i tha Doktori?
-Po ja, zoti Kunat rrinte në krah të Monës dhe gjithë njerëzit që hynin brenda përshëndesnin Monën dhe pastaj i jepnin dorën zotit Kunat.
-Kush është zoti Kunat mor zotni?
-Kunati i Lulit pra, se ashtu i flasin, zoti Kunat. Ai rrinte në krah të Monës dhe priste gjithë urimet. Sikur e kishte Monën motër.
-Po, po tjetër?
-Pastaj erdhi dhe Kunata e Faros, bashkë me Faron dhe ata i lanë lulet Monës dhe takuan zotin Kunat. Pastaj erdhi Fania, takoi një herë zotin Kunat dhe i bëri një përshëndetje me dorë Monës. Pastaj erdhi Sandri me Zamirin dhe ata takuan një herë zotin Kunat, pastaj Monën. Tani dyshimi im është se ky zoti Kunat dhe Meta po bashkëpunojnë bashkë…
-Shiko Flamur, Meta ka pazarin e tij. Shiko, dëgjo mua, lere, mos e përzje me Lulin, dakord miq janë, i kanë borxhe njëri-tjetrit, po mos i përzie.
-Jo Doktor, se kam dyshime që Luli me Metën po bëhen bashkë dhe nga inati i Jozit të mos bëhet presidente, po shkatërrojnë mazhorancën. Në gjithë ditëlindjen flitej që Cefa është kandidat i Jozit. U thashë unë që është i atij burrit, por zoti Kunat buzëqeshi ftohtë dhe lëshoi një “vërtet?”, sikur u çudit. Unë dyshoj shumë se kanë hap llaf kastile
-Shiko Flamur, ai ishte një votim i shkëlqyem. Ne provuem mazhorancën tonë, Meta provoi padobinë e tij në koalicion, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë tutje, Meta nëse do të na ndjekë mirë, nëse nuk do, të dalë i vetëm në zgjedhje. Unë Naçon dhe Islamin i kam, çamët e Mediun i kam, nuk kam problem shumice.
-Mirë Doktor, dakord, nuk thashë që nuk e kemi shumicën, por kam frikë se ajo ditëlindja u bë për të përgatitur puçin në Kuvend. Se nuk desha të ta tregoja, se u duk si incident, por është i vërtetë. Sapo do pritej torta, dhe gjithë ministrat ishin përreth saj, vëllezërit korçarë po bënin gati organon, Olldashi, Basha, unë dhe të tjerët po rrinim me gotat ngritur…kur ç’të dëgjoje. Në vend të këngës së urimit për ditëlindje, ishte një fjalim i joti në Rrogozhinë. Një fjalim që tallen njerëzit, kur t’i ngatërron Rrogozhinën dhe qeshnin njerëzit. Plasi e qeshura Doktor dhe vetëm unë me Olldashin ndenjëm serioz. Edhe Luli qeshi, Kunati u shkri fare, ndërsa Meta qeshi me të madhe. Ai DJ bënte si i pafajshëm, por e kishin bërë kastile. Unë lashë gotën dhe kërkova sqarime, por filluan të thonë që ishte gabim. Nuk është gabim Doktor. Është puç.
-Ashtu, mirë. Qeshën ë. Mirë. Dakord. Mirë. Shiko…nejse, mirë. Dakord. Shiko, ata do dalin nga koalicioni, dakord. Mirë. Po Olldashi nuk qeshi apo jo? Apo ishte Visha? Kush ishte the…?
-Nuk desha të ta thosha Doktor, po e kishin bërë kastile. Biles kishin vënë Ermal Mamaqin si DJ atë kohë, që të implikonin Olldashin. Po nuk qeshi ai Doktor. Vetëm Kunati, Luli dhe Meta qeshën me të madhe.
“…Me Ilirin behemi tre,
Miq te vjeter me moshe te re
Laaaaa, la la la la laaaaaaaa…” ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html
KANGA E MONIKES
Teksti dhe muzika: Aishja prej Sauku
Prej ke Bashkia deri n’ Kryeministri…
kan zan rradh afaristat e rinj
Tek Rogneri jon tan t’ftu
si donator per me votu
Monikes dun me ja rinovu,
me ja zbukuru me ja savatu,
qellimi final…
me ja ngushtu
qi Lilua me na u gzu
.
Rifreshi osht sot ne mod,
paskemi humb kohet kot
tu prit prej Edit
me na shpetu
tu pikturu tu cicerru
REFRENI
Sapo Saliu hyni n’ parlament
Zholefina heq brekt.
bon shtypje me elektricitet
Shqipria osht bo ibret
populli bon muuu,..
ene Monika,.. aheng
Edi i kthym n’ gjinkall
ene opozita n’ rrumpall
Ri-o Presh mor Llavesh
Ilir-onika fryhet
ene ti han Lesh.
Vec nji SHPRES ka kjo OPOZIT
aty ku doli bukuroshja Argit
para 40 vjetsh
ti ven Liries DHAMET te mpreft
sa tja fusi Sala mrena
t’ja kpusi koken menjiher
kshtu Berisha do behej..impotent
ene shpeton Shqipnija e shkret
ky osht i vetmi mjet
noshta pranohemi n’Evrop
ket vjesht
po pse stregon te verteten qe neditlindjen e Mones ishte ftuar edhe E. Rama qe kishte sjelle dhurete nje torte te madhe me nje qiri ne mes po me ta mare Mona qiriri u var dhe pse e ngrinin nuk mirte veten pasi u skandalizua me ate fytyre te Mones
keto jane pislliqet e berishes me meten- hajde te bejme sikur ti ilir dhe une saliu nuk jemi aleate qe idiotet te votojne per ty dhe ti pastaj si gjithmone i kalon votat nga une, rama e ka ngrene kete loje dhe budallenjte e tjere do ta hane.
po si mor njerez besoni se meta dhe saliu nuk jane nje? nuk ishte saliu ai qe e shpetoi nga burgu dhe e solli prape ne pushtet?
hani bar hani ju ka mesuar babai shpirteror i saliut.
Meta do e gryeje PD nga brenda.Tashme ai ka leshuar renje ne kualicion ka investuar dhe pret frutet e investimit:Fuqizimin brenda kualicionit.
Nuk ka asnje gjase dhe asnje interes qe Meta te lidhet me Ramen
1.Rama si ofron me shume pushtet se Berisha
2.Bashkimi me PS do shkrinte LSI.Qendrimi me PD e evidenton LSI si parti me peshe ….
3.PD po shkrihet…Meta synon te “sekuestroje” ndonje cope PD nepermjet $$$$ qe si mungojne.Berisha po rrit gjarperin ne gji te PD-se ?
Lidhja me Meten eshte zgjidhje optimale dhe per Berishen
1.I duhet edhe nje mandat sa te terhiqet nga politika
2.S intereson fare e ardhmja e PD ,mjafton qe ti lere shkelzenit nje pasuriqe te jetoje mire jashte Shqiperise.Berisha e di qe pas humbjes se pushtetit shkelzenin do e hane egerisrat ne Shqiperi.Pra i duhen ti siguroje nje pasuri te mjaftueshme per te jetuar pa punuar dhe kokecarje diku ne perendim….