Votimet në Francë, Holande dhe Sarkozi drejt raundit të dytë

22 Prill 2012, 17:00Bota TEMA
Votimet në Francë, Holande dhe Sarkozi drejt raundit të dytë

Francezët votojnë sot për turin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të pasojë më 6 maj me një duel përfundimtar mes presidentit në ikje, Nicolas Sarkozy dhe socialistit, François Hollande, më favoriti në këto zgjedhje të dominuara nga kriza.
Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në qytetet e mëdha në orën 20:00 (18:00 GMT), orë në të cilën do të publikohen rezultatet paraprake nga instituti i sondazheve, vetëm nësë ndonjë media parashikon të sfidojë ligjin që ndalon çdo publikim të rezultateve më herët.
Rreth 44,5 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për të zgjedhur dy finalistët mes 10 kandidatëve në listë.
Dy javë më vonë, ata do të zgjedhin se cili do të jetë në krye të një prej fuqive kryesore botërore për pesë vitet e ardhshme, anëtare e përhershme e Këshilit të Sigurimit të OKB-së me një pushtet personal dhe me ekuivalentë të paktë në botën demokratike.
Pasi ka siguruar që prej disa muajsh një fitore të gjërë në turin e dytë me 55 për qind të votave, François Hollande ka krijuar një pozicion të fortë në këto zgjedhje për t’u bërë presidenti i parë i së majtës që prej François Mitterrand (1981-1995).
Sondazhet e fundit të publikuara të premten i japin atij një kryesim të lehtë në turin e parë ndaj Nicolas Sarkozy me 28 për qind për Hollande kundër 26 për qind për Sarkozy.
Mundësia për mungesën e njërit prej të dyve në turin e dytë të zgjedhjeve duket e përjashtuar, pasi kandidatja e ekstemit të djathtë, Marine Le Pen ndodhet shumë prapa me 14-17 për qind të votave.
Ajo do të luftojë për vendin e tretë me elokuentin e së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon, zbulimi i kësaj fushate dhe të moderuarin, François Bayrou, i cili ka një distancë të konsiderueshme me 11 për qind të votave.
Analistët kanë paralajmëruar për një përqindje të lartë të abstenimeve që pritet të jenë më shumë se 25 për qind nga disa institute. Shenjë mosbesimi për një pjesë të francezëve kundrejt klasës politike, të cilën e gjykojnë të pafuqishme për përballimin e krizës.

10 komente në “Votimet në Francë, Holande dhe Sarkozi drejt raundit të dytë”

  1. plaku says:

    Djema, ne lidhje me zgjedhjet ne France kisha keto mendime :
    – Une personalisht shpresoj se do fitoje ( ne raundin e dyte ) socjalisti Hollande, i cili ne se fiton ka thene se :
    a.- Do fusi nje takse kufi prej 75% per njerezit qe kane te ardhura mbi nje miljon Euro.
    Kjo mase ne fakt nuk eshte aq dramatike sic duket sepse sipas ministrise se financave kjo mase do te prekte vetem 3000 taksapagues.
    Ne France jane 0,01 % e taksapaguesve qe kane nje te ardhur vjetore me te madhe se 1,2miljon Euro. Ne vitin 2009 keta paguanin nje takse prej 18% dhe sot nje takse prej 41 %.Shikoni ju lutem se si vepron bota perendimore ne lidhje me taksen progresive. Kujtoni fjalet demagogjike te Sales i cili taksen progresive e quan takse marksiste. Ky perbindesh ne nje vend te varfer si vendi yne aplikon taksen e sheshte duke lehtesuar keshtu te pasurit.
    Studimet kane treguar se, te ardhurat e te pasurve u rriten ne vitin 2010 me 34%, ndersa rrogat e punetoreve vetem 0,5%. Nuk duhet te jesh pa tjeter komunist qe te kuptosh se diferenca e rrogave midis te pasurve dhe te varferve eshte zhvilluar ne drejtim te gabuar. Te njejten gje do te beje edhe Obama ne Amerike me gjithe luften e madhe nga ana e republikaneve.
    Permiresimi i bilanzit te shtetit dhe raporti i drejte midis uljes se shpenzimeve dhe rritjes se taksave eshte nja aspekt i shendoshjes ekonomike. Problem dramatik eshte ulja e konkurences se mallrave franceze. Asnje nga kandidatet nuk guxon te futet ne kete fushe te minuar.
    b.- Te sheroje ekonomine me ulje taksash per ndermarjet e vogla dhe te mesme dhe te japi per ekonomine private kredi te garantuara per investime.
    Shkakun kryesor te humbjes se konkurences franceze, pra rrogat e larta, kandidati socjalist nuk guxon ta preke tani para zgjedhjeve, se kjo do ishte vdekjeprurese per te. Ne fund te fundit edhe ai eshte politikan.
    Sarkozy ne kete aspekt do qe shpenzimet e punes per punedhenesit ti uli dhe humbjet qe rrjedhin nga kjo ti kompensoje duke ngritur TVSh. Me kete menyre ne fakt qeveria e Merkelit arriti qe te stimuloje ekonomine gjermane.
    – Problemi kryesor ekonomik i Frances nuk eshte borxhi shteteror, por deficiti i tregetise se jashteme. Industria e ka humbur aftesine konkuruese, prandaj Franca importon me shume mallra se sa ajo eksporton.
    Shkaku kryesor per kete eshte zhvillimi i ndryshem i rrogave ne France dhe Gjermani. Ne fund te viteve 1999 rrogat ne France ishin 8% me te ulta se ne Gjermani. Franza ishte lokomativa ekonomike e Europes dhe kishte teprica pozitive tregetare. Ne periudhen 2000 deri 2012 rrogat ne France u rriten shume me shpejt se ne Gjermani ne te cilen u aplikuan politika te fora te frenimit te rritje se rrogave.Pjesa e luanit e deficiteve franceze ne tregetine e jashteme shkaktohet nga eksportet gjermane.
    Kjo pabarasi e rezikeshme mund te korigjohet ne se rrogat e francezeve ulen ose rrogat e gjermaneve rriten. E di qe per sa i perket kesaj pike Clausi nuk eshte dakord.
    – Hollande deshiron qe, Merkli ne Gjermani te stimuloje rritjen e rrogave te punonjesve, te toleroje rritjen e inflacjonit dhe qe te behet nje ndarje racjonale e borxheve ne te gjithe vendet e Eurozones. Kjo do tju jepte mundesi vendeve te Eurozones qe, ne to te krijohen impulse per rritje ekonomike dhe te eksporteve. Ne fakt partia socjaliste gjermane SPD ja ka premtuar keto gjera Hollande. Duket gjithashtu se qeveria spanjolle dhe italjane jane dakord me francezet sepse edhe ata duan impulse per rritje dhe jo vetem te kursejne si te çmendur duke krijuar edhe probleme te shumta socjale ( vetvrasjet ne Itali).
    – Une personalisht uroj qe, te fitoje Hollande qe, ti jepet fund politikave te nxitura nga bankjeret te cilet, me anen e sherbetoreve te tyre, qeverive te djathta, duan qe, me pretekstin e krijimit te nje shteti sa me te lire, te prekin faktorin socjal te ekonomive te tregut socjal qe ka BE. Kuptohet se, kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme sepse ka te beje shume edhe me luften qe ka filluar midis DEMOKRACISE ( te fituar me lufte dhe sakarifica dhjetra vite me pare nga popujt e Europes ) dhe fashismit financjar qe eshte futur ne beteje dhe sillet si nje elefant i terbuar ne nje dyqan porcelani.
    Kam shpresen se populli francez do japi kontributin e tij ne kete lufte qe gjoja behet nen preteksin e rritjes se konkurences kundrejt vendeve si Amerika, Kina, India, Brazili etj.
    Pershendetje.

    1. visi says:

      E cfare te hyne ty ne qep nga keto gjera,politika e jashtme eshte ajo qe na prek neve shqiptareve dhe Sarcozy edhte me praktik ne politiken e jashtme sesa hollande i cili do te vazhdoje lojen e te majteve gjithshka ka zgjidhje me dialoge e cila po dergone ne vrasje te njerezve nga ana e diktatoreve

  2. Prime says:

    DO zoti e humbet Dharkozia…me ate qe po i ben studenteve te huaj ne djall te shkoj…

  3. Enzo says:

    Jean Luc Melanchon me Francois Holland ne tourin final.
    ahahaha Sarkozi per lesh.

    1. eleYΘeriskepsi says:

      Makari, Holland te jete fituesi i ketyre zgjedhjeve.
      Duke marr parasysh se Le Pen morri 18,2,kjo nuk do te jete aspak e lehte per Holland.

  4. Kalorsi i zi says:

    Fitues jane; Francois Hollande 29.30 dhe Sarkozi 26

  5. mergimtari says:

    Te dashur miq, realiteti ne France eshte shume kompleks, une jam nje nga apstenusit ne keto votime , Sarkozi per ata qe punonin si puna ime hoqi taksen e oreve shtese qe eshte e konsiderushme per buxhetin e nje familje, nje favor per klasen e mesme, por na e futi me ndryshimin e viteve te punes dhe moshes se pensionit,sot duhet te kesh 42 vjet pune dhe duke u rritur ne mmenyre progresive mosha mbi 62 vjeç deri ne 65 vjeç perfiton pension te plote pleqerie,ky mori shembull punen kafsherore te gjermaneve qe nuk kane minimum jetik si neshumicen e Evropes, ne France eshte SMIC 1200 euro .Nje miljarder si Bolore mik i Sarkozise ka fitimin vjetor te barabarte me rrogen e 150000 minimumeve jetike, kjo eshte çmenduri,Franca e aristokrateve dhe revolucioneve,borgjezet ne kohen e Marksit ndertonin dhe shtepi per punetoret dhe e meritonin emrin Padron kurse sot te shtrydhin si limon .Holland ka shume premtime por do dhe votat e homove per martese dhe une jam kunder.

  6. katunari says:

    Ke ai shoku demokrat i Sales,ne Azerbajian,paskan fillu demonstratat per demokraci.E cuditshme,sa te thelle e paskemi gjumin ne shqiptaret.Hej,u zgjuan te gjithe hej,mos shihni endrra me sy hapur o albanistanas,zgjohuni se jemi vone shume,treni i europes ka kohe qe ka ik,ka vite,por kismet,mos vejne ndonje tren rrangall shtese.

  7. Kol Tivari says:

    Ky plaku fort po ditka politiken franceze mirpo nja dy gjera spoi kuptoj 1-kredite i jep banka e asht private banka e spo ja njien per Holland
    qeverija fraceze nuk ka pare te tepruara qe te paguaj diferencen e kreditit.
    2-Merkel nuk e rruen per Holland se nuk e takoji para zgjedhjeve me gjithe kerkesen e Holland.Gjermanija ka lek boll.
    3-Amerika nuk e deshiron fitoren e Holland.
    4-Ne se fiton Holland bursat do te tronditen e kane deklarue te gjithe ekspertet finaciar,si rrjelloje thellohet kriza.
    5-Pse fiton Holland Rama juej rrin ne opozite edhe 5 vjet siguret se nuk e pyet Holland njeri ne Shqiperi.
    Keshtu mbeteshi me shendet se besoj se ky Holand do te shkoje si gruaja e tije Segojem Royal para 4 vjetesh.

  8. Miri says:

    Nuk me intereson fare se cfare do bej kandidati socialist me te pasurit e Frances dhe sa taksa do u vendosi(packa se me duket idjotesi) gjithashtu persa i perket studenteve te huaj (ku natyrisht ka dhe Shqiptar)po te vendosim nje peshore del qe anon me shume nga interesi qe ka Shqiperia ne ri-zgjedhjen e Sarkozit. Prandaj uroj qe keto zgjedhje te fitohet nga Sarkozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje