Adieu Sarkozy?

23 Prill 2012, 10:57Politika TEMA

80 përqind e francezëve dolën në zgjedhjet për president, duke shënuar një rekord e duke treguar se janë të interesuar për politikën dhe gjendjen e vendit të tyre. Por nuk i dhanë askujt shumicën.

Kandidati i së majtës, François Hollande, doli më mirë se rivali i tij kryesor, presidenti në detyrë, Nicolas Sarkozy. Hollande mori 28.63 përqind të votave, kurse Sarko 27.08.

Por një surprizë e madhe, dhe ndoshta shokuese, ishte rezultati i populistes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, që fitoi 17.9 %, duke u renditur e treta, madje duke pasur në dorë një mundësi: për t’i dhënë Sarkozy avantazhin në raundin e dytë.

Më 6 maj do votohet sërish në balotazh. Do garojnë vendet e para dhe qëllimi është që të fitohen sa më shumë vota nga kandidatët që nuk do jenë më në garë.

Sipas sondazheve, në raundin e dytë 56 përqind do votonin për Hollande, 44 përqind për Sarkozy.

Që do të thotë: 91 përqind e votuesve, që kanë votuar për komunistin e frontit të majtë, Jean Luc Melenchon, do e japin votën për Hollande, rreth 11 përqind.

52 përqind e votuesve të Marine Le Pen do votonin për Sarkozy.

40 përqind e votuesve të centristit François Bayrou, që mori të dielën 9.11 përqind të votave, do shkojnë për Hollande.

Edhe kandidatja e të Gjelbërve, Eva Joly, që mori 2 përqind të votave, do i afrojë ato për Hollande.

A është ky fundi për Sarkozy?

Sigurisht shpresat janë tek votat e Marine Le Pen, që duket pak indiferente për momentin. Deri më 6 maj ka një luftë të vërtetë politike.

14 komente në “Adieu Sarkozy?”

  1. plaku says:

    Shtypi zvicerjan thote se Hollande ka shume shance te marri votat e Mélenchon. Sarkozi shpreson qe te marri shume vota te Le Pen. Shefi i organizimit te zgjedhjeve te le Pen, Florian Philippot deklarioi dje ne darke se ata ( votuesit e Le Pen ) nuk do ta ndihmojne Sarkozine. Ai shtoi : “Nikolas Sarkozy ka mbaruar”. Kandidati i qendres Bayrrou tha se nuk e di akoma se cilin kandidat do perkrahi.
    Desha te shtoj ketu faktin qe kandidati Mélenchon eshte i majte dhe jo komunist.

    1. Vlora says:

      i urojme fitoren kandidatit te majte François Hollande….

      1. Sinani says:

        Hahahahaahahaha! Oh sa kom qesh! Hahahahahahaha! Meqe ka fituar i majti ne France, do jete mire edhe per te majten ne Shqiperi! Hahahahahaha! Oh si ja fusin pordhes kot njerezit! Hahahahaha!
        Cfare bolesh! Hahahahaha!

        1. 1 says:

          Patjeter qe do te jete me mire,nje fitore e te majtes ne France,do te ishte nje vote pro opozites se majte ne parlamentin europian !
          eshte gjeopolitike o gamor sinani…vetem nje bole ka ketu…vetem ti !

    2. dorand says:

      Domethene ti plaku thua qe e djathta ekstreme do ndihmoje te majten duke mos votur per Sarkozine i cili qysh sot doli ne tv duke bertitur per reformma antiemigracion. Ne bote situatat nuk shkojne si ne shqiperi qe e majta ben koalicion e te djathten e anasjelltas. E djathta rri me te djathten ne evrope. Por nuk dua qe t ju heq shpresen meqe mendoni se fitimi i se majtes ne france do sjelli te majten edhe ne shqiperi.

      1. plaku says:

        dorand,
        Te lutem te kesh parasysh se :
        – Me siper une thashe se shtypi zvicerjan thote : “Shefi i organizimit te zgjedhjeve te le Pen, Florian Philippot deklarioi dje ne darke se ata ( votuesit e Le Pen ) nuk do ta ndihmojne Sarkozine. Ai shtoi : “Nikolas Sarkozy ka mbaruar”.
        Pra kete e thote shefi i organizimit te zgjedhjeve te partise se djathte dhe jo une.
        – Kujtoj ketu se Marie Le Pen u tregua shume e zgjuar dhe ne fushaten e zgjedhjeve foli shume per papunesine, varferine e klases punetore franceze, duke vjedhur si te thuash nje teme qe zakonishte eshte e majte. Kujtoj ketu se, sipas sondazheve ka dale se, te papunet franceze pa shkolle kane dhene shume vota Merie Le Pen. Ndersa Sarkozy beri gabimin qe u perqendrua me shume ne luften kunder emigranteve te huaj duke menduar se do marre shume vota nga krahu i djathte dhe fakti tregoi se ai beri gabim. Keto zgjedhje treguan se problem per shoqerine franceze nuk eshte emigracjoni i te huajve por fakti qe ka shume papunesi, varferi dhe asnje lloj rritje te KERKESES se tregut te vendit gje qe ka cuar Francen ne Recesjon.
        Ne fakt nga studmet del se reth 60% te votuesve te djathte do votojne per Sarkozine.
        – Ne se Hollande fiton kjo do jete gje e mire se ne France, Spanje dhe Itali nuk do behem me kursime te cmendura qe rekomandon shkolla gjermane. Shkolla anglosaksone dhe ekonomisti i madhe anglez Keyenes rekomandon qe te behen plane konjukturale gjigande per veprat publike duke krijuar vende te reja pune gje qe po ben Obama ne Amerike dhe shenjat e para te rritjes se vendeve te pune po duken.
        Si ka mundesi te kursesh kur je ne recesjon. Ky ishte krimi qe beri Merkeli dhe Sarkozia me popullin grek. Tani Merkeli do te beje te njejten loje ne Spanje, duke e katandisur edhe Spanjen si Greqine.Pra ketu behet fjale per dy qendrime te ndryshme strategjike. Hollande ka deklaruar se, ne se fiton, do shifet paketa e kursimeve fiskale, pra politika e shtrengimit te rypit sic kerkon Merkeli. Dua te shtoj ketu se partia socjal demokrate gjermane SPD, Spanja dhe Italia do mbeshtesin planet e Hollande.
        Ata duan qe te kene rrtje ekonomike dhe jo kursime dhe vetem kursime qe kerkon me force Merkeli. Prandaj ka shume rendesi ne se zgjidhet Hollande.
        Mos harrojme ketu edhe mentalitetet e popujve te Frances, Italis, Spanjes etj. Keta popuj duan punojne per te jetuar mire dhe jo si mentaliteti gjermani sipas te cilit popujt duhet te jetojne qe te punojne.
        Kohet e fundit po flitet shume ne lidhje me Gjermanine dhe shume politikane thone se Gjermania po e pushton Europen jo me tanke por me industrine financjare.

        1. inf says:

          Plaku ke te drejte …
          poshte sarkozi dhe sorrollpi i tij Albania e pagujti shtrenjte me ket karikature duke ja paguar 80 Milon EURO per kater Halekopterrat e riparimit Kapital.
          Kshu pra merr fund dhe ky zagar qe i rropi Francezet ma zi se Berrisha Albanezet.
          Kapitalizmi eshte menxyra me e madhe e GloBit .
          Poshte Kapitalizmi qe e beri Planetin mut me lule .
          Bota po rrenohet nga dita ne dite ,e ben Token paçavure kta rrugeçer e shkerrdhata.
          E MAJTA DO TRIUMFOI NE KET DYNJA .
          FITORE ZOTIT HOLLANDE FITORE dhe shkofsh ne burg o sarkoziu o i ZIU I GJITHE BE.PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU RRACE GABELI O GABEL I HUNGARISE JE TI O HORR E KODOSH QE BERE NAMIN TUJ VJEDH.

          1. plaku says:

            inf,
            Jam plotesisht dakord me shkrimin tend.
            Pershendetje

  2. Gazmir Piku says:

    Ështe çifut i Hungarise martuar me nje Italiane.

  3. Enzo says:

    Ka shume votues te majte qe votojne FN, arsyeja eshte se jane klasa e puntoreve qe nuk identifikohen nga e djathta. Pra pesha e 18 % te votueseve te FN nuk jane per Sarkozin. Votuesit e qendres jane humanista dhe shumica jane votues te se Majtes.
    Matematikisht Sarkozi ka humbur, vetem po te ndodhi dicka e papritur qe mund te fitoje Sarko.

  4. aqif pallaska says:

    Amen “Out”

  5. Landi- Sverige says:

    “Fitorja” e Marine Le Pen tregon situaten e sotme te Frances. Ky vend qe solli demokracine e pare moderne, multi-kulturizmin, sistemin social, etj, sot ndodhet i corjentuar nga propaganda fashiste dhe nga politika ekstremiste e Nicola Sarkozy. Me nje papunesi qe ka arritur shifra 10%, nje deficit buxhetor te frikshem, me nje besueshmeri ekonomike ne renie, me nje fondamentalizem islamik ne rritje, shume franceze hodhen nje vote kundershtimi ndaj sistemit. Por kjo nuk eshte Franca, nuk eshte Franca me 18% simpatizante te Le Pen. Me 6 maj francezet do i tregojne botes se Franca do te ndryshoje faqen e historise se saj dhe do te sjelli ne presidence social-demokratin Francios Hollande per nje te ardhme me te mire te Frances dhe te gjith Europes.

  6. martin says:

    shume shkojne e vijne po njeri mbetet gjithmone.ai qe i din te gjitha,saleh sulltani . kur do te vijne edhe ty dita o sali nano.

  7. mali says:

    si ka mundesi qe franca i nxjerr rezultatet direkt dhe brenda dites?
    kurse ne shqiperi qe jane shume here me pak votues u duhen me muaj te tere.
    per kete gje ka te drejte sala qe thote jemi te paret ne evrop.
    sepse ne snje vend te evropes nuk pritet me muaj te tere per te mar rezultatin.
    kerse per te tjerat qe thot jemi te paret e ka tabelen me koke poshte i shkreti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje