Zonja Sekretare,
Po ju shkruaj përpara takimit tuaj të planifikuar me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, javën tjetër në Uashington. Shpresoj se ju do keni mundësinë që në këtë takim të shtroni disa çështje të rëndësishme që ndikojnë në Shqipëri dhe në progresin e saj si demokraci.
Sa për sfond, gjatë shekullit të shkuar, unë dhe familja ime kemi luajtur një rol të rëndësishëm në formimin dhe drejtimin e organizatave të rëndësishme humanitare, fetare, kulturore dhe civile në komunitetin shqiptaro- amerikan. Të afërmit e mi në Shqipëri janë po ashtu të njohur sepse janë persekutuar nga regjimi brutal komunist në Shqipëri. Gjatë viteve kam bashkëpunuar me DASH në një seri iniciativash. Në vitin 1997 kam punuar me DASH për të kërkuar një zgjidhje për kaosin që pasoi rënien e skemave piramidale, një dështim për të cilin Sali Berisha mban përgjegjësi të plotë. Në vitin 1998, duke punuar me Richard Holbrooke, kam organizuar një seri takimesh mes ambasadorit Holbrooke dhe liderëve të komunitetit shqiptaro- amerikan në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Kosovë. Gjatë luftës së vitit 1999 kam shërbyer si një zëdhënës televiziv në mbështetje të vendimit të presidentit Klinton për të ndërhyrë në konflikt. Dhe me urdhër të ambasadës së Tiranës kam mbledhur fonde për çminimin e kufirit shqiptar me Kosovën.
Por gjithashtu e kam kundërshtuar DASH në një seri rastesh. Për shembull e kam kundërshtuar për mbështetjen e papërshtashme për New World Telecom, një kompani mashtruese që u ndalua të bënte biznes në Shqipëri si rezultat i ndërhyrjes sime. Po ashtu kam bërë presion mbi ambasadën e Tiranës për të hetuar plotësisht disa çështje të thyerjes së sigurisë në ambasadë, një problem që duhet të zgjidhet. Dhe qëllimisht e kam mbajtur DASH në errësirë kur kam punuar për të ekspozuar skandalin e AEY në faqen e parë të The New York Times.
Gjatë viteve kam pasur marrëdhënie të shumta me Sali Berishën, dhe të jem i hapur, besoj se ai është një gënjeshtar patologjik, i pamëshirshëm dhe nuk është veçse një diktator komunist i korruptuar. Përveç faktit që disa agjenci mbikëqyrëse e kanë përshkruar si një nga qeveritë më të korruptuara në botë, disa nga akuzat që i citohen shpesh Berishës përfshijnë vrasje, manipulim votash, pengim të drejtësisë dhe përpjekje për të shtypur fjalën e lirë. Nuk ka asnjë dyshim se rrënjët e problemeve politike me të cilat përballet Shqipëria janë tek Sali Berisha dhe ai është pengesa kryesore për progresin e vendit si demokraci.
Thënë këto, janë disa çështje të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri- SHBA dhe për forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri, që unë do tu sugjeroja të diskutonit me Berishën gjatë takimit tuaj si më poshtë:
1.Zgjedhjet e fundit në Shqipëri treguan përbuzjen që ka Berisha ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për të arritur objektivin e tij që të fitojë me çdo kusht, Berisha bleu vota, solli votues ilegalë nga Kosova dhe manipuloi hapur rezultatet zgjedhore. Sipas John Withers, ish- ambasadori amerikan në Shqipëri “Në shkallën e madhe të praktikave abuzive zgjedhore në Shqipëri, të dhënat trishtuese të zgjedhjeve të fundit flasin vetë. Gara për kryebashkiak në Tiranë ishte një farsë dhe, për të qenë i sinqertë, një turp për vendin”.
Për fat të keq, për shkak të vetëkënaqësisë së zyrtarëve të DASH, leksioni që Berisha mësoi nga ky episod ishte se ai mund të vjedhë zgjedhje dhe krimi do paguajë. Ju siguroj se Berisha është i vendosur që të fitojë zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 me çdo kusht. Çfarë do bëni ju për të parandaluar Berishën që të kryejë aktin final të shkatërrimit të asaj që ka mbetur nga demokracia në Shqipëri në vitin 2013?
2.Katër protestues u vranë në Tiranë më 21 janar, 2011. Video e vrasjes së demonstruesve tregon se të paktën një protestues nuk përbënte asnjë rrezik kur u qëllua nga plumbat që vinin nga zyra e kryeministrit. Tani, ambasadori Arvizu me qëllim është përpjekur të minimizojë fajësinë e qeverisë së Berishës për këto vrasje duke vendosur qëllimisht një shkallë të lartë faji tek protestuesit e opozitës. Krahasuar me Pranverën Arabe dhe protestat e saj, kjo përfaqëson një standard të dyfishtë për politikat e jashtme të SHBA, për shkak se implikon SHBA-të që vendosin në mënyrë arbitrare se cilat protesta ndaj regjimeve autoritare janë të mira dhe cilat të këqija. DASH duhet të konsiderojë implikimet që mund të ketë kjo për marrëdhëniet e ardhshme të SHBA me Shqipërinë dhe të instruktojë Berishën në përputhje me rrethanat.
3.Ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta u gjykua së fundmi për akuzat për korrupsion pas publikimit të një videoje që tregonte qartë atë duke diskutuar për një ryshfet që priste të merrte. Mbrojtja e Metës ishte se videoja ishte modifikuar për të deformuar qëllimet e tij. Çdo person objektiv që sheh videon mund të bëjë një përcaktim për legjitimitetin e saj. Në fakt, ekspertët amerikanë të videos thanë se nuk ka ndërhyrje. Por Berisha dhe Meta ia dolën të manipulojnë gjykatësit në mënyrë që ata të rrëzonin poshtë gjetjet e ekspertëve amerikanë në favor të dëshmisë së ‘ekspertëve’ shqiptarë.
Të ulët dhe të kapur, këta gjyqtarë, nga më të mirët që mund të blejë paraja, vendosën se prova e videos nuk ishte legjitime dhe Meta u shpall i pafajshëm. Kjo është një parodi e drejtësisë dhe tregon mungesën e fortë të respektit për ligjin, dhe për më keq, përforcon mesazhin tek shqiptarët se krimi paguan. Gjatë një interviste dhënë së fundmi, ish- ambasadori John Withers komentoi çështjen e Metës si pason: “Me shumë trishtim kam ndjekur veprimet e gjykatës jo vetëm për gjyqin e Gërdecit, por edhe për çështjen e Metës, në të cilën drejtësia mohoi një provë të pakundërshtueshme”. Berisha duhet të qortohet për këtë sulm mbi themelet e zbatimit të ligjit.
4.Tragjedia e Gërdecit solli si rezultat vdekjen e 26 personave. Mihal Delijorgji, që kishte punishten e demontimit në Gërdec, njihet si mik i afërm i Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, dhe është po ashtu i njohur i bijës së Berishës, Argitës, që shërben si avokate e Delijorgjit. Përpjekjet për të hetuar shkaqet e shpërthimit janë minuar vazhdimisht nga Berisha dhe ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i shpëtoi gjykimit nën mbrojtjen e Berishës. Për çudi, disa nga ata që janë dënuar për këtë ngjarje, shëtisin të lirë rrugëve. Më e keqja, gjenerali Luan Hoxha raportohet se është arratisur për në SHBA pas dënimit, përmes aeroportit të Tiranës mu nën hundën e zyrtarëve amerikanë dhe shqiptarë. Gjatë intervistës së tij, ambasadori Withers komentoi edhe mbi Gërdecin kur theksoi: “Qeveria shqiptare jo vetëm që e ka neglizhuar kërkimin e të vërtetës për Gërdecin, por në fakt ka ushtruar pushtetin për të mbajtur larg të vërtetën. Sulmet e përbindshme ndaj prokurorëve që hetonin këtë krim dhe sulmet ndaj gjykatës dhe medias, për të mbrojtur ata si ish- ministri i Mbrojtjes, Mediu, që mbajnë përgjegjësi në mos ligjore, morale për këtë tragjedi, tregojnë se qeveria ishte e vendosur për të mos lejuar të vërtetën të dalë në shesh”. Si është e mundur?
5.Siç u thashë, jam përgjegjës për ekspozimin e skandalit të AEY në The New York Times. Katër amerikanë të lidhur me AEY janë dënuar nga Departamenti i Drejtësisë për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes në shumën 300 milion dollarë dhe aktualisht po vuajnë dënimin. Për fat të keq, katër vite më vonë, zyrtarët e qeverisë së Berishës, që ndihmuan në këtë përpjekje për mashtrim me paratë e taksapaguesve amerikanë, nuk u hetuan kurrë falë përpjekjeve të Berishës për të mos lejuar asnjë hetim. AEY u ndihmua në këtë mashtrim nga Delijorgji, një partner në biznes i Shkëlzen dhe Argita Berishës. Si një taksapagues amerikan, që është i shqetësuar për abuzimet me fondet e qeverisë, ju kërkoj të adresoni këtë çështje me Berishën.
6.Sali Berisha ka përdorur autoritetet e taksave, policinë dhe mjete të tjerë në dispozicion për të heshtur ato zëra kritikë me regjimin e tij në media. Me urdhër të Berishës, mediat janë censuruar, gazetarët janë rrahur dhe gazetat janë mbyllur pasi kanë guxuar të flasin kundër tij. Këto janë përpjekje të vendosura për të shtypur fjalën e lirë dhe kjo sjellje e kthen Shqipërinë pas në periudhën e shtetit autoritar. Organizata si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë protestuar ndaj përpjekjeve të Berishës për të rrëzuar këtë shtyllë të shenjtë të demokracisë. Berishës i duhet thënë se SHBA nuk do e tolerojë këtë sjellje dhe se do mbështesë median.
Nuk jam i sigurt nëse është stili i ambasadorit Arvizu ose ka ndodhur diçka në strategjinë e DASH për Shqipërinë, por ka pasur një ndryshim të dukshëm me vendosjen e tij si ambasador. Disa spekulojnë se kjo është për shkak se Berisha ka shpenzuar një pasuri për lobistët, që njihen se kanë lidhje me administratën e tanishme, por unë shpresoj se ky është vetëm një supozim. Në rastin më të mirë, ambasadori mund të jetë vetëm duke u përpjekur të fusë fijen e perit në gjilpërë duke balancuar komentet e tij në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë së Berishës me opozitën. Por më duket se në shumë raste të panevojshme, ambasadori Arvizu i ka dhënë Berishës përfitimin e dyshimit, veçanërisht në lidhje me vrasjen e katër protestuesve shqiptarë më 21 janar.
Zonja Sekretare, liderët shqiptarë e kanë mbështetur SHBA-në në nismat rajonale të sigurisë për shkak të dashamirësisë që kanë shqiptarët për vendin tonë. Mos e lejoni që kjo marrëdhënie e veçantë të minohet nga individë egoistë që janë të gatshëm të rrezikojnë këtë vullnet të mirë për të avancuar axhendat e tyre egoiste.
Rrnofte Sali Laden
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/modeli-financiar-ekonomik-salibode.html
te lumte o shqiptari Kokalari…..
Haaaaa Vlora nuk dualte kurkush..Keta qe shkruajne si me demek gazetaresh e yshqejne Sale nuk e helmojne, edipse se jane te Sali-spiunit,keta me larte i bejne per te humbur vemendjen, do zoti bejet 97-ta..
Brravo z Kokalari ne pak rreshta i ke permbledhur te gjitha pothuajse,vetem ke harruar dy raste pa ja permendur znj Klinton,i pari nuk eshte permendur falja e ujrave Greqise nga ana e qeverise ne ate kohe minister i jashtem Lulzim Basha dhe e hedhur poshte nga gjukata kushtetuese ku perben nje krim ne kurriz te popullit tone,dhe e dyta nuk permendet rasti kur ambasadori Arvizu del hapur ne kanditaturen e Nanos per president kur dihet boterishte qe Nano eshte nje bixhosxhi i papare dhe nje njeri i larguar nga populli me vote per korrupsionin kur ishte ne qeveri,zKokalari te falenderojme per letren qe i ke derguar ne emer te popullit shqiptar znj Klinton
Duhet ti dergojme e-mail te gjithe ne,dhe jo te mjaftohemi me komente ketu.Une do ta bej timen dhe do ti dergoj nje mesazh se si ky vrases i popullit te vet dhe shkaterrues i vendit i ka dyert e hapura ne departamentin e shtetit amerikan.
paraja bene hatan,keshtu esht kure shqiptar lane halet e amerikes dhe dergon para ne shqiperi dhe Sala me parat e ketyr te fundit Sala qef…
Duket qe zoti Kokalari e njeh ne rrenje situaten shqiptare dhe problemin me te madh shqiptar, KM SB.
Uroj qe kjo letr e tij te ndiqet me seriozitet ne te mire te Shqiperise dhe mardhenies midis dy popujve.
Shqiptare emigrante,qe angazhimin tuaj te perditshem e percillni me perkushtim ne Tema Online,dilni e beni nje demostrim te forte rrefuzimi te dr.dhjeramanit ,si qeverisesi i krimeve e kusarive te tij,si kreu i nje qeverie ilegjitime dhe vrasese e popullit te vet.
Gary Q.Kokalari e ka bere ne menyre frekuente (ndonese nuk eshte shtetas shiptar)kete detyre qe se paku eshte tuaja.Ju lutem bejani kete sherbim Atdheut tone e dinjitetit qytetar e human te shqiptareve!
Kush te marre pjese ne demonstrim?! Shumica e shqiptareve ketej kane ikur nga Shqiperia qysh perpara 97s dhe bejne be ne koke te saliut. Injoranca dhe verberia partiake na ka percare kudo qe kemi shku. Ndonje perforcim te letres se te nderuarit Kokalari do te ishte mire sikur disa nga ne ta benin, por vetem aq mund te bejme ketej.
Jo moj ti se i ben dem Shqiperise ashtu me protesta
–Pak propgande kunder nesh bejne lobet greke e serbe , por te bejme edhe ne per veten tone dhe behet hale fare
Se Sala ketu ne USA perfaqson Shqiperine, jo vetem
Gabim ka bere edhe ky Geri me kete leter, pavaresisht se letren e ka qendisur shume bukur , se Zonja Klinton nuk do merret me ato q e ben Saliu
Ajo e shef problemin ne parim –Shikon qe ne Shqiperi ka sistem demokratik, dhe te gjitha keto qe ndodhin ne Shqiperi i quan pjese te procesit te demokratizimit –Ndaj ajo nuk i merr parasysh fare, por edhe sikur ti mari , ajo nuk ka ca i ben Sales –
—Se eshte vota e popullit qe vendos , nuk eshte opinioni i sekretares amerikane
USA nuk do merret me ne o shokeni, se ne jemi kot –Ndaj keto letrat tek sekretarja, apo protestat nuk i bejne dem Sales , por i bejne dem emrit te Shqiperise
Sala nuk e ruan hic , ai shikon si te vjedhi votat –Ndersa keto takimet i ka sa per sy e faqe ….
Pastaj edhe nje gje me cudit mua . _-Nuk u mesuat me Salen ju ?–Sala nuk ha pyka nga te huajte -, s’e ruan nga ajo ane
Cfaredo qe ti thone amerikanet , Sala e ka te graduar mendjen ne xero
Ndaj me Salen duhen pare votimet –Atje esht problemi ..
RAIMOND
kokalari ka shkruar këtë letër,preçize dhe të bukur!
ti e thua fare mirë se hilari klinton asqë ka për ta lexuar,por dhe po e lexoi nuk ka për të bërë gjë!pikërisht për atë që thua ti!nuk ka çti bëjë salës!
te vetmet gjra që mund të na tregojë kjo letër janë:
-që arvizu nuk bën në “kokë të vetë” a pse është i “blerë”,në të dy rastet do tia kishin futur koqet në bigë,por sepse ashtu i i ntereson shtetit nga i cili vjen!
-që udhëheqësit e opozitës,rama në krye,të mos na mashtrojnë me brroçkullat ndërkombëtare,aq më pak të mos vetmashtrohen!NDËRKOMBËTARËT NUK KANË PËR TË VEPRUAR ASNJËHERË!
ASNJËHERË PA VEPRUAR NEEEEEEE!
-na thotë që i zoti e nxjerr gomarin nga balta!me këtë letër ai po provon se po nuk lëvizëm ne nuk ka për të lëvizur amerika nuk ka për të lëvizur europa!
sa për votat e “lira”që thua ti HARROJI!
BËJ ÇDO SISTEM QË TË DUASH SALIU DO TË “FITOJË”!
“fitorja” e tiranës është mëse FLAGRANTE!harrojeni “rreziltatin e “ngushtë”!nuk ishte aspak i NGUSHTË!ai ishte një rrezultat i vjedhur që pa filluar votimi!ishte truleshësia dhe vetbesimi fëmijëror i dështak ramës që lejoi “RREZULTATIN E NGUSHTË”,ishte saliu që GRABITI DHE ATË “NGUSHTËSI QË KISHTE MBETUR!ashtu si ishte frikacak rama që NUK NGRITI POPULLIN PËR TË MBROJTUR VOTËN E GRABITUR!!!!!
dhe një herë raimond!
në shqipëri nuk është vota e popullit që vendos!në shqipëri vendos saliu!e ke thënë dhe vet në fund të komentit!kështu këtë arbitraritet të këtij personi të sëmurë e çbën vetëm RREVOLTA POPULLORE!
Pse beheni i merzitshem me fakte qe ata i njohin vete. E pame qe Withers i ka informuar sakte. Ashtu sic e dinin dhe se kush ishte Mubaraku, Ben Aliu etj perpara se ti takonin ose mbeshtesnin. Fundi i ketij ashtu si per koleget do vij nga brenda, nese do vije ndonjehere.
Ka marrê rolin e opozites Ky Gary kokêpalari
edi, shyqyr qe u shfaqe se me bere merak, mos ishe semure. t’i paska dhene ilacet doktori sot. hajt te befshin mire djalo, se ke rruge te gjate para!
Po kush je ti enio qe bêhesh merak, ke komentuar mê parê tek kjo gazeta koreano veriore?
Ik ore IDIOT!!!
PER DISA SI enio NUK KA ME ILACE QE BEJNE EFEKT. E KA MARRE FERRA URATEN…
bastard, haram dhe helm n.q.s. ke ngrene buken e shqiptarit. ore kelysh po te kesh byth hajde dhe ndertoje demokracine tende ketu ku ne jetojme gezojme dhe vuajm. po ti cfare i ke dhene ketij vendi? ju jeni ca qener te leshuar qe vetem lehni papushim, kujtoni se ne qe jetojme e punojme ketu kur te vini ju debila si puna e asaj seserit ne duhet te cohemi ne kembe dhe tu shohim sikur jeni mesia. jo mor karkalar rri dhe mos leh, turp turp.
Te kete turp ai, apo ti qe flet me kete gjuhe. Tipik injorant i pa gdhendur. Ai nuk eshte shqipetar, por ka gjak shqiptari dhe mesa duket nga komenti jot e do me shume shqiperine sesa ti dhe dembelave te ndryshkur si puna jote qe thone s’kemi c’te bejme kjo eshte Shqiperia, dhe kur vjen puna per te votuar josheni me gjokset e Ciljetes dhe votoni per te njejtin ferr qe jeni c’do dite.
Bravo Kokalari, po amerikanet e dine shume mire se ça bohet ne vendin e shqipeve.
Nuk mendoj se kjo leter do te ndryshoje ndonje gje.
Keni te drejt z. Rani se kan shkrue edhe perpara z.Kokolarit, por te gjitha letrat kan shkue ne kosh,se ambasadoret e Amerikes ne Tirane menjihere po ndigjojne porllet e Berishes, dhe pa fe turpi mbasi largohen nga Tirana po mundohen me na u paraqitur miq te popullit Shqiptar dhe pa fe turpi ban pyjet a e dini kete dhe a e dini ate, si te ishte ay popull budall.si do qofet ju lumet z. Kokolari
Shqip ia paska shkruar ? ?
Ky Geri i kokolarit te marre edhe letrat e atije Albanit te Deges dhe te atij Arbanit(me fani se kam harrue i kujt asht se tash dy dite nuk ka share) dhe ti ja dorzone Hillarit te Klintonit se ndoshta e anullon takimin e thrret ne takim ate kryministrin e ardhem si po i thone keta Edushken e Kristaqit.Po si ndigjoje atehere mbetet te pirdhen si Geri i Kokolarit ,Albani i deges dhe Arbani i(per fajin tim e shpalla jetim pa te drejte se harrova i kujt asht) qe ka braktise frontin e luftes e nuk po shane tash dy dite.Poqe se Arbani eshte smure larg qofte i uroj sherim te shpejt ete plote qe te kthehet ne front kunder ketije Saliut Te Berishes.
Megjithse ky Saliu i Berishes nuk po e rruan hic per ne
As an Albanian, I just want to tell you:Thank you Mr Kokalari!
I respektur z.Geri!Me lejo qe te te sugjeroj qe thirrja qe Ju i beni “nena dhise”do te bjerre ne vesh te shurdhert!Se besoje qe te jeni kaq naiv e mos te kuptoni lidhjet qe ka Berisha meanalet Amerikane!C’do sekretare shteti,ç’do ambasador do te jete i thyer perpara veprimtarise 34 vjeçare te Sali Berishes.Shembullin me te mire e tregoi administrata e te madhit B.Klinton ,ku iu kundervu e nuk bashkepunoi kurre me ata nga te cilet varren sot presidente shtetesh,sekretare shtetesh e diktatore qe qendrojne ne fron deri sa tu duhen padroneve te tyre e me pas qerrohen pa dhene hesape per te vetmen arresye se mos ndoshta behen pishman e flasin!Se fundemi me lejo te te pyes i nderuar te te drejtoj nje pyetje te thjeshte:C’fare te perbashket kane Josif Broz Tito me Sali Ram Berishen?Besoj se pas kesaj do te kuptosh se ky i fundit nuk ka qene ndonjehere komunist,por vegel qorre e padroneve qe e sollen ne pushtet e do ta mbajne deri sa ai te marre fryme i gjalle.Me bene pershtypje nje gje si ka mundesi qe si Ju i nderuar Geri edhe z.Baze ose kuptoni shume e thoni ato qe s’duhet te thoni,ose nuk kuptoni akoma se kush e mbane Sali Berishen e thoni me shume se ç’fare duhet thene! Sekretarja e DASH i n deruar nuk eshte as Merlin Allbright dhe as i madhi Bill Klinton!Mos harro se sot diplomacine ne Tirane e drejtonje nje njeri qe s’ma merr mendja te kete lidhje me diplomacine.
Te lumte geri Kokalari,ke nderhyre bash ne kohen e duhur.Mos degjo ca pseudonime e anonimate qe mundohen te te fyejn.Shoku mehmet thoshte shpesh Qente le te lehin karvani te shkoje perpara,
Jam shume dakort me Z. Kokalari.
Z.Kokalari faleminderit qe shqetesoheni per demokracine ne Shqiperi. Kam frike se letra Juaj nuk do te merret parasysh nga zonja Klinton. Por mesa me kujtohet, para disa kohesh Ju keni shkruajtur duke thene se ne Shqiptaret, nuk duhet te presim ndihme nga Amerika per rrezimin e Berishes, por duhet ta bejme vete qofte dhe me revolucion.(se per zgjedhje te lira nuk behet fjale se ai i vjedh votat perhere). Jam shume dakort me Ju. Sa per ambasadorin Arvizu, ç’fare mund te presesh nga ai turi-miu kur thote per Nanon qe eshte i pershtatshem per president te Shqiperise. Ju uroj shendet Zoteri!
Zoti Kokalari ambasada amerikane është mbushur plot me komunista dhe sigurimsa të Enver Hoxhës.http://bit.ly/jAL5ep
Jemi dakort me zotin Kokalari.
Dalip Greca paska kenun redaktor i gazetes komuniste “fitorja” te Lushnjes,dhe tash shet ment ne krye te organizates VATRA,po c’jan ata qe lejojne ket komunist ne krye te VATRES dhe ne Ameriken antikomuniste???????????
zoti T.Refiku!vatra ka perfaqesuar “ruset”…, Per kete arsye u largua “Konica” ….Vatra ne kohen Enverit ishte cerdhja e spiunazhit…,Ramizi porsa erdhi ne Amerik krevatin e kishte ne Vatra e Agim Karagjozit, vatra vinancoshe nga shqiperia, keshtu si po financohet nga Sali Sllobodanka. Po te shikosh historin e emigracionit prej 1946 deri ne 1989 te derguarit domethen”spiunet” beshin antaret e (vatres)…”Besoj se ukuptuam i dashur zoti T.Refiku”
E verteta
Ju thoni se Mehmet Shehu thonte:Qente lehin karvani ecen perpara:
Ky Mehmeti yt a me duket se pat shkue ne te semes apojo?Vetem kot po te pyes se nuk e kame punun mire me kujtesen se jo per replike.Une nuk jam kondra.
Por se si mu kujtue edhe nje shprehje shqiptare;Leh si qeni ne hane:
Nuk e di por po druej se Gerit tend kjo e dyta po i korespondon ma fort
E kam shkruar disa here, DASH-i i administrates Obama ka ndryshuar strategji duke e toleruar Sali Berishen dhe per masakren e 21 Janarit ku mbeten te vrare 4 dhe dhjetra te plagosur.Saliu pa ndihmen e DASH-it nuk qendronte as 24 ore mbas krimit te 21 Janarit.Zoti Kokalari, ju pershendes dhe falenderoj per kembenguljen Tuaj ne mbrojtje te Shqiperis dhe shqiptareve.Ju keni dyshime,por un kam bindje se Saliu ka koruptuar zyrtar te DASH-it,prandaj dhe ata kan ndryshuar qendrim duke ndihmuar nje kriminel si Sali Vicidoli.
Ruaje nje kopje Geri,ta ziesh dhe te piesh lengun.Te ben mire.Se Hilari do beje gje tjeter me letret tate.Flete rrufe tjera ka?
Pershendetje Gary…si gjithmon i perpikte
Redaksia, ju lutem censurojini keto komente te gjata si roman…
O Mero po keta kafshet qe shkruajne ketu e qe bejne sikur ju pelqen demokracia dhe te thone ty tua botosh shkrimet sjane tjeter vecse anetar te familjes me kriminele ne shqiperi.Besoj se perderisa nuk kane ndermend te diskutojne por vetem te shajne atehere eshte normale te mos u a botosh sepse kane vend sa te duash ne 99% te gazetave shqiptare ku mund te shajne sa te duan. Kjo gazete Mero eshte per te diskutuar dhe per te shprehur mendime dhe jo share.Keshtu qe per mua do te ishte normale nese nje artikull nuk ka mendime kundra por sharje te mos botohesh.
Nje gje eshte e vertete se ne Shqiperi keto 20 vjetet e fundit ndryshoi forma e pronesise: ate qe Enveri ua mori te pasurve para vitit ’44 dhe e shtetezoi, Sala keto 22 vjete po ua shperndane beniamineve te vete komunist. Ne Shqiperi askush nuk mund te beje gje ne formen demokratike, kur komunistet e mbajne pushtetin me force, atehere ku eshte komuniteti nderkombetar? Pse dy standarte per Shqiperine? Ne e provuam 21 Janarin, ku jane syte e nderkombetareve, apo qendron edhe ne demokraci thenia popullore qe gomarin e nxjerr i zoti nga balta. Po pranvera arabe a ka mend te vije ndonjehere ne Shqiperi, apo do t’i leme akoma komunistet te na rjepin siç kane bere keto 22 vjete? Ne presim shume nga nderkombetaret dhe ne veçanti nga USA, por me çpo na shohin syte veç po zhgenjehemi. Me keqardhje shpreh zhgenjim ndaj administrates se SHBA per te ndihmuar popullin Shqiptar qe te shporri qeverine hajdute nga pushteti. Ne jemi te ndergjegjshem se pa nderhyrjen e SHBA kjo klase hale e politikes shqiptare eshte e pa vdekshme, per t’mos thene qe ne pushtet keta hajdut i mban Ambasadori i SHBA. Me keqardhje por ky eshte nje realitet dhe skerkon shume mend per ta besuar.
O Goni O Fakir.
Po ne qofte se ka gazete ku komentusit te shajne deri edhe me rop shpije Tema asht numr 1.Po qe se duhet share vetem ke deshiron ti atehere jam dakort.Shko ne redaksine e Temas e puno villnetar e fshiji ato qe ste pelqejne
Z.Kokalari leter me te merzitshme nuk kam lexuar ndonjeher. Ku permendet edhe Delijorgji.. Ke harru Shullazin Nehat Kullen e ku di une.. A mendon se me te vertet do e lexoj kte palo leter kjo sekretarja ne ikje!?
Shoku Hamdi, te kane harruar me duket qe ke qene edhe ti komunist.
Paske marre fund me duket.
Te lumte,o Geri!Le te te shajne sahanlepiresit dhe bythlepiresit e Sali Shpellar Dhjeramanit,sic eshte ai me pseudonimin Edi Ramovici,nje nga lepiresit e bythes se fishkur e te pegere te Shpellarit!Ne vend qe ta falenderojme nga zemra Zotin Geri,i cili edhe pse nuk jeton ketu,na i di hallet dhe perpiqet per te diskredituar e rrezuar KETE PERBINDESH NGA KOLLTUKU,disa nga bythlepiresit e Saliut,e shan me fjale fyese.Turp per ata qe ndjekin dhe perkrahin kete kafshe me fytyre majmuni.Diten qe do te largohet nga pushteti Sali Dhjeramani,duhet ta shpallim feste kombetare!
Zot,bena qe te festojme 100 vjetorin e pavaresise,pa kete monster!
KUSH ESHTE E VERTETA?…
Ca Televizione thone
E thone dhe ca gazeta
Njera tjetren kundershtojne
Kush eshte e Verteta?…
Sala yn fluturon
Tej pertej mbi Atllantik
Ca e shohin si zyrtar
Ca na e shohin si mik!…
Ca e shohin te paftuar
Nga shteti Amerikan
Ca thone e ka ftuar “Vatra”
Se nje sebep e kane!…
“Vatra” jone ne Amerike
E krijuar nga Patriot
Sapo vdiq Themelusi
Thone se jeton kot!…
Thone se e mban Saliu
Edhe me buke e me vere
Ndaj thote “Vatra” jone
Si Saliu s’ ka te tjere!…
Thone se nga “Vatra” Nolit
Nuk ka mbetur as Hi,
Thone se e mban ne kembe
Per hater shoku Sali!…
Thone se Saliu yne
Per “Vatren” na jep para
Thone per Ceremonine
Parate ne Cante i ka!..
Le te thone cfare te duane
Neve duame te Verteten
Se jane Parate tona
Populli e zbraz Kuleten!…
Thone se Saliu yne
Ka Lobing ne Amerike
Ata mbeshtesin Saliun
Saliun e kane mik!…
Thone se kohet e fundit
Te fikt i ra shokut Sali
Ndaj i duhet kamardare
Edhe ca fotografi!…
Fotografi me shtetare
Me shtetare amerikane
Qe ta shone shqiptaret
E kane mik apo se kane?!…
Thone se duart e Saliut
Jane te lyera me gjak
Jane me mijera shqiptare
Thone burgun e ka hak!…
Thone e cfare nuk thone
Thone se vet FBI
Rrotulloi neper duar
Plumbat e shokut Sali…
Rrotulloi nje vit te tere
Provat ne laborator
Vrasesit i vuri ne prite
Vete Saliu me dore!…
Thone do ta prese Klintonia
Edhe doren ti shterngoje
Shqiperia eshte ne hall
Ta besoj mos ta besoje!…
Thone do ta presin Salen
Edhe disa kongresmene
Thone se gati ta presin
Jane dhe ca Peshkaqene!…
Thone se Saliu yne
Per te ndejtur ne Pushtet
Shet edhe Nenen e vet
Edhe Sheqeren e shet!…
Kujdes zonja Klinton se mos te behen duart me gjak kur ta takosh Saliun.
Kokalari ka vetem humbje te intersave te tij eprsonale, ndaj ka vite qe shkruan kunder Sali Berishes. Kot i ka te gjitha, vetem sa diskrediton veten. Qe ndyn mbiemrin e Kokalarve kjo po shihet, po pusho o ditezi se nuk ta fishkellen njeri!
Jam dakord me Z. Kokalari.
Berisha njeriu me negativ ne historine e Shqiperise.Me shprese per ndryshim.Shpresonim nje demokraci te vertete e jo si kjo qe eshte ne Shqiperi.
Z Kokalari,per angazhimin tuaj,per te vene ne dieni Zonjen KLINTON,per ti terhequr vemendjen e fundit komunistit,mashtrues,hajdute e vrases,e atje Arvizoz,ke merita te vecanta e te falenderojme.Pore done ZOTI kjo leter nuke bie ne veshe te shurdhert,dhe i imponojne ktije diktatori te heqe dore nga krimet e tija barbare,nji here e mire.Mbetemi me shprese te rezultateve pozitive,nga miqte tane,me te mirte e globit,qe jane SHBA.
Kshtu jan atdhetaret e vertet si Geri kokalarii.Po çe do ,se ajo Hilari qe do ta pres,a eshte e korruptuar nga “VATRA” ?,e cila mori nga Sala 38000$D per ti ber nje ftes dhe per ta takuar me Hilatin,pa dyshim ne kembim te ndo nje çmimi te majm,ose “DASH” deshiron te jet shqipria nen diktatur per gjith jeten,(zot me fal se ndoshta po mendoj keq)eshte e turpshme ,qe amerika te lejoj nje terrorist si Sali Berisha te hyj ne nje vendin ma demokratik ne bote.Jam kurjoz te dij a i din FBI,ja dhe CIA,bemat e Saliut, qyshe me Binladen,UDB,ASFALIN.SININ e deri me Iranin,Z,Hilari,Berisha esht nje furtun e Alkaedes,dhe pas bie shi-
wow! PSE AKOMA PASKA SHQIPTARE TE TILLE QE MENDOJME PER SHQIPERINE..UNE KA MENDUAR SE AJO “FARE” ESHTE SHUAR QE ME SHUARJEN E IDEALISTEVE TE PARE TE PAS 1944, KU MUASINE KOKALARI PRINTE PLEJADEN,….POR JA QE GENI ESHTE GEN, POR ESHTE VETEM A FEW DHE ATA NUK JETOJNE NE SHQIPERI, POR LARG, GJITHMONE LARG SEPSE DHEU MEME I JASHTEQIT. RESPEKTE KOKALARI, POR DO TE MBETESH GJITHMONE VETEM SI DHE MUSINEA E MADHE, NUK TE PERKRAH DHE NUK KA PER TE PERKRAHUR NJERI (OSE A FEW) SEPSE THJESHT TI MENDON DHE VEPRON PER SHOQERINE, VENDIN KOMBIN, GJE QE KJE MENDESI NUK BEN PJESE NE PSIQIKEN E SHQIPTARIT, ESHTE E HUAJ PER TE. PARAJA, POSTI DHE SUNDIMI ESHTE NE SHIRTIN E TIJ: LIBRI, DIJA, DEMOKRACIA, KOMBETARJA TINGELLON E HUAJ.
bravo Geri, je nje shqiptare u vertet!
Zoti Kokalari eshte nje patriot i vertet. E kam takuar i kam dhen edoren dhe kam folur me te. Nuk kam pare ne komunitetin Shqiptar ne Amerike person me te sinqerte dhe me patriot qe e do te miren e Shqiperise me gjithe zemer.
E pershendes, dhe duhet sa me shume Shqiptare te Amerikes te jemi me aktiv dhe zeri jone te degjohet per ceshtjet Shqiptare.
Takimet shtetrore duhet të jenë sekrete deri në kryerje siç ndodh an e mbanë botes.
E lexoj shpesh gazeten Tema.Por me vjen shume keq qe po e beni pis gazeten duke botuar shkrime te ketij antishqiptari.Deshiroj ti them Z.Kokalari se:Me shkrimin tuaj donit te realizonit 2 qellime.
se pari te prezantonit resumene tuaj ne DASH per te siguruar ndonje vend pune,mbasi ndoshta ju duhen dollar per te paguar billat.
se dyti te tregoni se ju jeni nje anti shqiptar.Mos harroni ketu qe Amerika eshte shume e zgjuar,kur ju nuk doni vendin tuaj nuk ka si tju doje dhe respektoje Amerika.
Te me falni z.Kokalari se Sali Berisha nuk ka ardhur ne DASH per vizite private,pasi kjo nuk ndodh asnje here ne kete shtet.Ai ka ardhur ne DASH si Kryeministri i Shtetit Shqiptar.Te pelqen apo nuk te pelqen ty Ai eshte zgjedhur Kryeminister me votat e shumices se Shqipetareve.
Se fundmi deshiroj ti rekomandoj Z.kokallari si bashkeatdhetar se keni shume nevoje te vizitoheni tek nje doktor.Ne rast se nuk keni Insurance une mund tju suportoj.
JE SHQIPTAR I VERTETE. tE LUMTE DORA DHE MENDJA! tE KETILLE NJERZISH I DUHEN SHQIPERISE.
Ju pershendes te gjithve ju qe jepni argumente bindese per kete qeverri te korruptuar dhe ne themel anti kombetare .Une do te thoja qe jemi ne ate pike sa ne s mund te quhemi me shtet dhe mbi te gjitha nuk kemi nje baze atdhetare qe te vendos per fatet e kombit tone. Jemi kombi me i vjeter dhe s kemi nje struktur qe te vendos per ceshtjet madhore te kombit , ku aty mund te jen njerzit me te sprovuar te ketij kombi. Jemi te gjithe koshjent qe ne krye te kombit tone eshte nje anti kombetar, kjo do te thot se s dim te bejm shtet por dime te bejm lufte klasash ndermjet njeri – tjetrit. Une jam i mendimit qe nje Kryeminister kur te vi ne pushtet duhet te deklaroj prejardhjen e ti te pakten 10 breza minimale. C mund te presim nga Z.Nano.qe ka ardhur per ti mbush xhepat perseri se e la djersen e shqipetarve kazinove te nje shteti qe i duhet shkruajtur emri me te vogel (greqi )sepse dhe vet Z. Nano pro grek eshte .Per mbyllje dua te them : Duhet te gjejm njeriun qe ta doje kete komb dhe jo ta shes. Ju flm
ne q”far guzine ikegatuar omashtrus ordiner o genjshtar klasik i tipit social komunist ‘sa te kane paguar per ket sherbim te ndyt’po si mendon ti o debil politik semund ti hane amerkanet shpifjet tuaja se ato(amerikanet) nuk kansy asvesh dhe as mend qe te din se kush eshteSali Bersha nj pasardhes i Skenderbeut ekush je ti qe enveri pak te ka a dasht ma teper si te tjereve po me qe e ke paspatriot te paska falur.