Ndërsa ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, e dënuar me 7 vite burg, ka nisur një grevë urie në burg, pasi thotë se është dhunuar nga rojet e burgut, mediat kanë nxjerrë një video, ku pretendohet se ajo shkëmben puthje pasionante me avokatin e vet.
Regjistrimi është në rezolucion të dobët, kështu që është pothuaj e pamundur të vërtetohet nëse aty janë ish kryeministrja dhe avokati i saj. Video është postuar edhe në Youtube dhe tregon një grua që ngjan me Timoshenkon dhe një burrë të ngjashëm me avokatin e saj, të cilët puthen.
Partia e ish-kryeministres, Batkivshchyna, e ka cilësuar videon të rreme, ndërsa dyshohet se prapa saj qendon qeveria, e cila po përpiqet që të tërheqë vëmëndjen nga greva e urisë së Timoshenkos.
Kjo e fundit është dënuar me 7 vjet burg për abuzime me pushtetin gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për gazin me Rusinë. Perëndimi e ka dënuar ashpër vendimin për dënimin e saj, duke e cilësuar si politik.
http://youtu.be/8AVUQA_JV-w
A me qene ti kishte kto lukse Doktori qar do u bote ju social_puqistve po na ra fati keq me qene afer perendimit e me respektue ca drejta t’opozits.
po xhozi ke do te kete avokat ????????
Po thoni mor burra qe puthen vetem 2 sekondat e fundit se na trashet…
Hallall i qofte asaj goxha femre ,vec ne mos paste varur ne ate qeli aq luksoze portretin e Stalinit.PO te ish ndonje nga keta tanetdo te mbante ate te Enverit.
si te rrish ne qeli nje kohe te gjat ashtu do puthje dhe qenin
Kjo eshte truk. se ajo i ka floket e gjata, dhe nga fytyra nuk shihet se kush eshet.