Gjykatësit ndërkombëtare e kanë shpallur fajtor ish- liderin e Liberisë, Charles Taylor, nën akuzën se ka ndihmuar dhe nxitur krime lufte gjatë luftës civile në Sierra Leone.
Taylor, 64 vjeç, ka qenë për pesë vite në gjyq në Hagë në Gjykatën Speciale për Sierra Leonen, mbështetur nga OKB.
Ai akuzohet se ka mbështetur rebelët që kanë vrarë dhjetëra mijëra persona në luftën civile në Sierra Leone në vitet 1991-2002.
Ai është i pari ish- kryetar shteti që dënohet nga një gjykatë ndërkombëtare që prej tribunalit ushtarak të Nurembergut për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Shpallja fajtor e Tayler e ngre jurisprudencën e krimeve të luftës në një nivel të ri, duke vendosur parimin se një kryetar shteti nuk është i imunizuar nga ndjekja penale.
Paditë e mëvonshme të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për presidentin e Sudanit, Omar al- Bashir dhe ish- liderin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, janë një testament për rëndësinë e precedentit të Taylor.
Zoti Gbagbo, që ndan të njëjtin burg me Taylor, padyshim do jetë më pak optimist në lidhje me rezultatin e gjyqit të tij. E njëjta gjë vlen edhe për Jean- Pierre Bemba, ish- zëvendëspresident i Republikës Demokratike të Kongos, që është po ashtu në gjyq në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Pamja e një të pandehuri që përballet me drejtësinë në sallën e gjyqit, në kontrast me fundin me vuajtje të skajshme të Saddam Hussein dhe Muammar Gaddafi, është një lehtësim për ata që argumentojnë për integritetin e ligjit ndërkombëtar për krime lufte.
Ateher u dashka mos me e cu ne gjyq ket Rrumpallen ton,se kenka e lehte vuejtja.Ky pleh,duhet marr zvarre si qen,neper Tirane e mandej me i fut flaken