Francë, Le Pen thotë se do abstenojë, Hollande më pranë fitores

1 Maj 2012, 14:05Politika TEMA

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, tha se ajo do të hedhë një votë të bardhë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale këtë të diel.

Duke folur në një tubim në Paris, ajo tha se nuk do të mbështesë as presidentin Nicolas Sarkozy dhe as kandidatin socialist, Francois Hollande. Sipas BBC, ajo u tha mbështetësve të ndjekin ndërgjegjen e tyre.

Le Pen fitoi 6.5 milion vota- 17.9 përqind- në raundin e parë të votimeve.

Sondazhet më të fundit tregojnë se kandidati socialist, Hollande, është nga gjashtë deri në dhjetë pikë përpara Sarkozy.

Të mërkurën ata të dy do të përballen në një debat televiziv.

Sarkozy sot mban një tubim, që ka irrituar ndjeshëm sindikatat. Presidenti në detyrë thotë se mitingu synon të tregojë forcën e vërtetë punëtore. Por Hollande thotë se Sarkozy është presidenti i papunësisë. Një numër i madh sindikatash e punonjësish kanë dalë në rrugë, në Ditën e Punëtorëve, për të protestuar.

Sarkozy nga ana e tij vijon të shpresojë tek votat e të djathtës së Le Pen për të fituar. Por Le Pen thotë se veprimet e fundit të Sarkozy bien në kontradiktë me atë që ka bërë pesë vite si president. Sipas saj, ai nuk është personi i duhur për të qenë president.

7 komente në “Francë, Le Pen thotë se do abstenojë, Hollande më pranë fitores”

  1. lili says:

    jo,ajo nuk abstenon!Asbstenim eshte kur nuk merr pjese,ajo merr pjese ne votimet si qytetare qe respekton shtetin e saj,po voton bardh,dmth as per njerin as per tjetrit,po proteston keshtu.

  2. agim basha says:

    U kujtua sot,në 1 Maj,Sarkozia…të flasë për punëtorët…?!A thua se pesë vjet ishte në emigracion në Hungari e në Greqi…!-Vonë,shumë vonë…z.Sarkozi!Ka ikur Eurostari,tashmë…S’ka asnjë biletë,kthehu në shtëpi…!

  3. plaku says:

    Djema, ne se zgjidhet Hollande, atehere do te jete shume me mire per shqiptaret qe punojne ne Greqi, Itali etj. pra edhe per Shqiperine dhe konkretisht.
    – Qeveria hollandeze ishte nje nga qeverite qe, mbeshteste me shume force politiken e Merkelit per berjen e kursimeve maksimale ne luften kunder krizes. Shefi i partise se djathte te koalicjonit hollandez doli nga qeveria sepse nuk ishte dakord me masat dragoniane te kursimit te ndermori qeveria hollandeze dhe ne Hollande do behen zgjedhjet e reja. Ky ishte sinjali i pare per Merkelin.
    – Shefi i Eurozones ( kryeministri i Luxemburgut ) dha dje doreheqjen se nuk duronte me presjonin e madh qe ben Berlini dhe Parisi mbi te.
    – Ne Itali, Spanje, Portugali, Greqi dhe Irlande te gjitha partite politike qe, mbeshtesin qeverite parkatese duan qe ne France te fitoje Hollande.
    – Pardje per here te pare Merkeli deklaroi se, eshte mire qe krahas masave te kursimit ne vendet e Eurozones te merren edhe masa te forta per te patur rritje ne ekonomite e ketyre vendeve pra rritje te vendeve te punes. Behet fjale per nje plan Marshall. Pra, me se fundi, Merkeli dhe keshilltaret e saja e pane se, nuk mund te behet me vendet e Europes jugore ajo qe u be me Greqine.
    – Per sa me siper, duket kjarte se, fitorja e Hollande do detyroje gjermanet dhe Merekelin te ndryshojne politiken e tyre qe, mbyt ekonomite e vendeve te Eurozones. Prandaj kjo do jete me mire edhe per shqiptaret qe punojne ne Greqi, Itali etj. Pra do rifuten ne pune me shume shqiptare duke rritur keshtu edhe remitencat qe, ata dergojne ne Shqiperi.
    – Dje ne darke kryeministri i Italis mori disa masa te reja per te bere te mundur rritjen ekonomike te Italise duke planifikuar masa per uljen e shpenzimeve shteterore, uljen e shpenzimeve te politikes, masa qe u lavderuan shume nga te majtet e PD dhe u kritikuan shume nga te djathtet e PDL.
    Pra djema, sic e shifni politika po merr masa qe, jane ne kundershtim me sugjerimet e kastes financjare. Politika po e kupton se, nuk hecet me keshtu dhe se, nga kriza nuk dalin vetem duke taksuar te varferit dhe ulur pensionet. Pra une jam i sigurte se, Hollande do zgjidhet dhe se Gjermania dhe te gjithe vendet e Eurozones, me se fundi, do heqin dore nga politika e gabuar gjermane e cila bazohej vetem tek kursimet. Politika gjermane ishte nje shmangje ndaj parimeve te ekonomistit te madh anglez Keyenes dhe presidentit Ruzvelt i cili me planin e tij “New Deal” shpetoi Ameriken ne krizen e madhe te viteve 1929-1935.
    Pershendetje.

  4. *king says:

    plaku ke harruar nje resht ky kandidati e ka emrin Holland ,dhe sa per dijeni nuk esht Hollandez po asht Francez

    1. plaku says:

      king,
      Emri i kandidatit francez eshte Hollande dhe jo Holland more mik.

  5. mergimtari says:

    O xhixho çish llafose lart ke te drejte, Sarkozia eshte i humbur qe te nesermen qe mori mandatin,per 24 ore me pas i zhgenjeu popullin me pushimin pas elektoral ne jakte me mirjarderet dhe kjo dite e humbjes mezi pritet, ardhja e te majtes ne France do permbyse oligarkine financiaredhe politike te Evropes, klasat politike do nderrohen ne tere kontinentin, perjashtim ben vetem dinastia hajdute e anti kombetare shqiptare . Plaku mos llafos me llafe qe nuk i marrin vesh shqiptaret e shkrete, thuaj do rriten dergesat me para qe dhjalluposen politikanet e qeveritaret e Shqiperise. Ju uroj nga zemra te gjithe shqipetareve kudo ndodhe gezuar 1 Majin festen e atyre qe djersine. Paris

  6. Gazmir Piku says:

    Debat televiziv sonte.(priten 25 milion telespektator)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje