Si sot një vit më parë, nata ishte pa hënë. Prej dhjetë vitesh Osama Bin Laden, njeriu më i kërkuar në botë, ishte në arrati. Por tani dy helikopterë “Black Hawk” po i afroheshin vilës së tij të fortifikuar në Abbottabad, Pakistan.
Në bord: 23 ushtarë elite të US Navy Seal Team Six dhe një qen i quajtur “Cairo”, i cili po ashtu si ushtarët kishte mbi trup jelek antiplumb.
Qëllimi i ushtarëve: të vrisnin Bin Ladenin! Pas gjysëm ore në banesën e themeluesit të Al Kaedas, në Shtëpinë e Bardhë u transmetua mesazhi: “Për Zotin dhe atdheun- Xheronimo, Xheronimo, Xheronimo”.
Ishte kodi sekret për të treguar se princi i terrorit kishte vdekur.
Në përvjetorin e “Operation Neptune’s Spear”, gazeta Bild sjell disa fakte të panjohura për gjuetinë ndaj Osama Bin Laden.
Fjalët e fundit të Bin Laden
Kur Navy SEAL hodhën në erë derën e vilës së Bin Laden, bija e tij, Maryam, 20 vjeç, shkoi me shpejtësi në dhomën e tij të gjumit. “Shko poshtë dhe futu sërish në krevat,” i tha asaj Bin Laden dhe më pas i tha gruas së tij, Amal: “Mos e ndiz dritën”. Ishin fjalët e fundit në jetën e Bin Laden.
Bin Laden mund të ishte paralajmëruar
Gjashtë ditë përpara operacionit, New York Times publikoi dokumente sekrete të qeverisë në lidhje me gjendjen e të burgosurve në Guantanamo. Në dokumente thuhej se shërbimet sekrete kishin zbuluar se kush ishte korrieri i Bin Laden.
Ishte ky korrier që e çoi SHBA-në tek streha e Osamas. Eksperti i shërbimeve sekrete amerikane, Graham Allison: “Nëse mbrojtësit e Bin Laden do e kishin lexuar me vëmendje New York times, Shtëpia e Bardhë do kishte dështuar në Abbottabad. SEALs do e gjenin shtëpinë bosh”.
Bomba mbi Abbottabad
Për “Operation Neptune’s Spear” kishte edhe një plan alternativ. Nëse Barack Obama nuk do të kishte dërguar komandot, bombarduesit B2 do të hidhnin në total 32 9000 kilogram bomba mbi Abbottabad. “Mund të ishte vendosur për këtë pasi presidenti donte ta shihte Bin Laden të vdekur,” thotë një këshilltar.
Fotoja e famshme
Fotoja e famshme, në të cilën Hillari Klinton ndjek e shqetësuar situatën me dorën tek goja, nuk është marrë në atë që njihet me emrin Situation Room në Shtëpinë e Bardhë. Në të vërtetë Obama dhe skuadra e tij ishin në një dhomë ngjitur, në të cilën një gjeneral ndiqte përmes një transmetimi live në video operacionin.
Obama ishte ulur në Situation Room, por tha pastaj: “Duhet ta shoh këtë”. Dhe shkoi në dhomën ngjitur. Skuadra e tij e ndoqi nga pas.
Bin Laden mbi gratë
Në librin e tij “Gjuetia” në lidhje me gjuetinë ndaj Bin Laden, eksperti amerikan për terrorizmin, Peter Bergen, shkruan: “Duket se Bin Laden ka bërë vetëm një shaka në jetën e tij: ‘Nuk e kuptoj pse disa meshkuj marrin vetëm një grua. Merrni katër gra dhe do jeni një dhëndër për gjithë jetën’.
Kërkimi në plehra
Për të siguruar se ishte vërtet Bin Laden personi që jetonte në shtëpinë në Abbottabad, shërbimi sekret amerikan, CIA, përdori disa marifete. Një skuadër agjentësh mblodhi në fshehtësi prova edhe tek kanalizimet e shtëpisë së Bin Laden. Aty u kërkuan gjurmë ADN-je nga ekskrementet.
Thone se nuk ka ekzituar fare Bin Laden?
Ne e shohim dhe e degjojme perdite !
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sala-bin-laden-albania-2012.html
E gjithe legjenda amerikane me BIN LADEN eshte si perrallat e leteresise shqiptare me Balozin qe ishte aq i forte se kallte topuzin 7 pash nen toke, por qe u mposht ne duel nga Gjergj Elez Alia i cili i ngrit nga shtrati ku po dergjej duke dhene shpirt prej plageev te shumta qe kishte marre ne beteja. Keshtu eshte kur tall bythen gjithe boten edhe kokrra e bythziut Obama, qe nuki i dihet ADN-ja
HE, PRA, KUSH ESHTE PRINCI I TERRORIT? KUSH ESHTE MBRETI I TERRRORIT? KUSH ESHTE PERANDORI I GJITHPUSHTETSHEM I TERRRORIT? OH, SA E VESHTIRE ESHTE PERGJIGJA, DUHEN MIJRA VJET STUDIM PER TE KUPTUAR PSE PJERTH NJERIU!