Reforma zgjedhore, peng për zgjedhjet e parakohshme

4 Maj 2012, 21:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ashtu siç pritej, Sali Berisha filloi bllokimin e reformës zgjedhore. Me një nga marifetet e tij të neveritshme rreth hapjes apo mos-hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, ai ka krijuar prishje të konsensusit duke vënë në dyshim përfundimin e reformës brenda afatit. Në një plan më afatgjatë ai do të nxjerrë probleme të tjera dhe me kushtet e tjera që i duhen Shqipërisë për të marrë ftesën për në Bashkimin Evropian, po problemi tek reforma zgjedhore duket se është më urgjent për të.

Frika e Berishës është se rrotull tij po gëlojnë zëra për aleanca fluide mes opozitës dhe faktorëve të tjerë numerikë dhe politikë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit. Edhe pse është naivitet të besosh në një shumicë të re përmes marifeteve, Berisha e shikon me shqetësim faktin që shumë nga deputetët e shumicës së tij qeverisëse mund ta tradhtojnë tek letra e bardhë kur të vijë puna për të votuar Jozefina Topallin, për të cilin ai duket se është i gatshëm të hyjë në luftë.

Pas kësaj përballë Berishës ka vetëm një skenar, zgjedhjet e parakohshme. Një reformë zgjedhore e përfunduar në afat, pra më 30 prill, do të mundësonte një kuadër ligjor të përmirësuar për zgjedhjet, me më shumë elemente sigurie. E shtyrë për 15 maj, ajo ngjall dyshimet e para. E krisur siç ndodhi të premten në mesditë, ajo duket shumë larg miratimit. Duket se Berisha po mendon ta përdorë reformën zgjedhore si një siguresë për të kërcënuar palët për zgjedhje të jashtëzakonshme me kuadrin e vjetër ligjor. Në thelb ai nuk kërkon zgjedhje të parakohshme dhe do të bëjë ç’është e mundur t’i shmangë ato, por në opinion ai do të bëjë një beteje fallco për to. Ai kërkon të trembë çdo të lëkundur brenda shumicës së tij, se nëse nuk i qëndron besnik, do të futen në zgjedhje të menjëhershme parlamentare për 45 ditë, me kuadrin e vjetër ligjor dhe natyrisht me konsekuenca të mëdha personale për ata individë që do të tentojnë t’i prishin shumicën. Duke bllokuar reformën zgjedhore, duke prekur pikërisht tema të ndjeshme për socialistët siç është hapja apo mos-hapja e kutive të materialeve të votimit, të cilat herën e shkuar ishin arkivoli i krimit elektoral, ai tenton të ngjallë dëshpërim dhe frikë për zgjedhje të parakohshme, me qëllim që nën frikën e tyre të votohet kandidati i tij për president. Kërcënimi i tij bëhet i besueshëm dhe kur bëhen llogaritë me partinë e re të zotit Topi, e cila mund të mos ketë mundësinë dhe kohën për tu bërë gati për zgjedhje të menjëhershme në rast krize, kur Topi është ende president në detyrë.

Ajo që ndodhi dje në komisionin e reformës zgjedhore është një mistrecllëk tipik i Berishës, nga ato marifetet që ai shpik për të krijuar probleme aty ku nuk ka. Të gjithë e mbajmë mend se si shpiku si problem kushtetues mandatin e deputetit të Krujës, që do të zëvendësonte zonjën Seseri, dhe pastaj e zgjidhi për dhjetë minuta. Të gjithë e shohim se si ka shpikur si problem kushtetues emërimin e nënkryetarit të KLD, i cili në të vërtetë është kompetencë direkte e presidentit dhe nuk përbën asnjë problem. Të gjithë e dimë se si ai betohej se hapja e kutive të votimit do ishte fundi i proceseve zgjedhore në Shqipëri, kurse hapja e kutive të materialeve ishte korrekte. Pasi u pranua kjo e dyta, të gjithë ishim dëshmitarë si shkoi me urgjencë dhe i dogji ato në Breg të Lumit, vetëm që të mos i hapte, duke harruar çfarë kishte thënë.

Aftësia e tij për të shpikur probleme të paqena me qëllim që të harxhohen energji politike për një punë boshe është e spikatur. Kjo është mënyra se ai ruan veten nga ekspozimi i problemeve reale që ka me qeverisjen dhe institucionet në vend. Sa herë që ai bën një gjë të rëndë, që përballet me skandale korrupsioni apo histori të krizës ekonomike dhe qeverisëse, ai shpik një problem tjetër me qëllim që energjitë e kundërshtarëve të vet të harxhohen për një problem, i cili kur zgjidhet në të vërtetë, nuk ka zgjidhur asgjë.

E tillë është kriza që ai po provokon me reformën zgjedhore. Arsyeja që ai ka shpikur është false, dhe kur ajo do të zgjidhet pas pak kohësh, të gjithë do të shikojmë se ishte një trill i tij. Por ai ndërkohë me të ka mundur të fusë në panik aleatët, të rrisë tensionin me opozitën, të bëjë presion mbi të vetët dhe e gjitha kjo që kriza e presidentit të mos prodhojë ndonjë shumicë të re.

35 komente në “Reforma zgjedhore, peng për zgjedhjet e parakohshme”

  1. Labi Vlore says:

    Ne radhe te pare,bej Mea Culpa,per komentin tim te djeshem,se Saliu nuk do e bllokonte reformen zgjedhore,e se Fyle beri shume mire qe erdhi ne Tirane,ne kundershtim me Editrialin e Mero-s.Por nuk zgjati as 12 ore dhe u pergenjeshtrova direkt.Parishikimi Mero-s ishte profetik.Pergezimet e mija Mero edhe njhere tjeter.Edhe ne kete rast ke mese te drejte mendoj une.Por,shpresojme qe disa deputeteve brenda PD-se apo aletave te u hapen syte,e ta braktisin te marrin te mbytet me anijen e vet,qe c’do dite e me shume po i hyn uje.Pikerisht ajo anije,qe zagaret e atij vendi,mendonin se nuk do mbytej kurre.Pikerisht si tek flmi i Titanikut.Anija gjigande ishte projektuar mos te mbytej asnjehere ne asnje rrethane.E mqs nuk mendohej ndonjhere mbytja saj,gjithe matrapazet,kriminelet,hajdutet,langraqet,cakenjte e te tjere,hipen ne ate anije grabitqare e vrastare nen drejtimin e piratit grabitqar me te madh qe ka njohur historia jone,antike dhe moderne.Sali Berisha.Por ajo anije,fatkeqesisht,u perplas dhunshem me ajsbergun e 21 janarit.Nuk e mendonin banoret e saj,se timonieri aventurier,kriminel dhe i papergjegjshem,do i shkonte vertik ajsbergut.Qe nga ai moment,u filloi numerimi i ores mbrapsht.Anija filloi te fuste uje nga te kater anet,dhe mbytja eshte tashme vecse ceshtje kohe.Banoret e saj,qe hipen ne ate anije kriminale me vetedije te plote nuk e prisnin.U ndodhi hataja.Tani gjenden para dy alternativave1)Te rrine e te mbyten bashke me anijen dhe kapitennin.2)Te marrin varkat e shpetimit,qe fatkeqesisht nuk mjaftojne per te gjithe per te shpetuar??Por ketu ka nje problem.Ne breg,i pret drejtesia e pameshirshme ligjore dhe popullore.C’te bejne??Jane ne hall shume te madh.Do te deshironin aq shume te kthenin akrepat e ores mbrapsht,ne ate dite te 21 janarit,kur u masakruan me plumb ne mish 4 heronjte e vertet te demokracise Shqiptare,por nuk munden.Ora kohore shkon vecse para,nderkohe qe ora e tyre,po kryen numerimin mbrapsht.5-4-3-2-1-0.Keto jane perpjekjet e fundit te bishes qe po jep shpirt,e te anijes qe po mbytet.Italianet kane nje shprehje shume kuptimplote”Goditjet e fundit te bishtit te bishes”Ajo po ngordh,goditjet e fundit me ane te bishtit nuk demotojne dot me askend e ne asnje menyre.Drejtesia po afron.

    1. Ben Chicago says:

      Mero,me kenaq ,e di qe ke qene dhe je antikomunist,po ashtu e di qe nuk te lidh asgje me PS e Rames,por te gjithe keta qe turren te lexojne editorialet tende,nuk besoj se kane thene ndonje fjale te mire per ty deri me 2007,dhe kam frike se do ti zhgenjesh prape sh.shpejt.Nejse per ty kam respekt,dhe e kuptoj problemin tend,ai quhet Berisha,por ti ne thelb je i djathte,per kete skam dyshim.

      1. ilir says:

        Beni chicago duhet te jesh Njeri ne radhe te pare ska rendesi te jesh i djatht apo I majt rendesi ka te jesh njeri me mendje te shendosh pa paragjykime mundohu ta kuptosh kete gje shum te thjesht.

      2. homeri says:

        Nuk e kuptoj se cdo te thuash me te majte dhe te djathte , por kur kritikon se korrupsioni eshte baza e ketij regjimi , se gjyqesori nuk funksionon , se e drejta per te protestuar dhe nuk duhet ti vrasesh eshte demokracie nuk ka lidhje me te djathten dhe te majten por me formimin qytetar demokratik te tij dhe per deri sa MERO i shpreh keto gjera nuk do te thote se ai eshte i djathte . Vec kesaj kan qene te majtet ata qe kane integruar ne programet kapitalist politikat sociale pa te cilat do te kishim nje kapitalizem te eger qe po ta vesh re shenjat e tij po duken , Ne se me te majten nenkupton komustat gabohesh ai i takon nje brezi 30 -40 vjet me pare

        1. Ben Chicago says:

          Homeri,ndryshimi ndermjet nje te majte moderne Europiane( se ne Amerike ska,dhe shyqyr qe ska),dhe te djathte eshte se ndersa te majtet stimulojne ;parazitizmin,perkrahje sociale ( sa per te mbajtur frymen),taxim te lart te kapitalit te shtuar,barazitizmin e shoqerise ,politika populiste thellesisht te gabuara,e djathta eshte plotesisht e kunderta e saj: qe stimulon investimin,punon,zhvillimin,dhe prosperitetin e indivitit,duke pasur si baze te saj investimin e cdo kapitali qe mund te krijoj individi dhe kete e ben me anen e taxave.Baza e te djathtes eshte shtresa e mesme.Pikerisht ky mendim populist i mengjarasheve europian e ka kthyer Europen ne kete gjendje( ku papunesia po kalon 20%),dhe kriza atje sapo ka filluar .Nqse ti mendon qe me politika sociale te tilla te besh shtet si Greqia,Spanja,Port,etj,atehere kuptohet qe fundi eshte i hidhur.Baza e kapitalit dhe jo vetem e tij ; eshte Puna,.Pikerisht sepse pjesa me e madhe juaja nuk e ka qejf punen, prandaj jeni katandisur ne ate fare feje, dhe keni nostalgji per socializmin apo Diktaturen.Kjo ishte per te majten europiane,qe nuk ekziston ne Shqiperi,per mua ajo (PS , eshte thjesht nje parti komuniste me komuniste me floket me xhel,qe betohen se e urrejne komunizmin, ,,)

          1. ilir says:

            Beni chicago ju jeni nje halabak I pa ditur dhe I pandrqshem sa vet halbaku dhe ithtari yt fashisti I ndyr sali berisha

          2. ben detroit says:

            O Beni cikagos qenke shume skolastik,por nuk dinke asnje gje nga e majta dhe e djathta,Fliske me teorine e Sales se cfare eshte e majta dhe sallakja,Sa per komuniste e ke rrafsh PD-ne,me komuniste,me sigurimsa duke filluar nga kryetari dhe me poshte,eshte tumllas fare.

          3. bardhi ny says:

            per komentuesin “Ben pshurret vete” Qikago
            Nuk dua te replikoj per xhevahiret qe leshon pa dogane ne lidhje
            me konceptet per te djathten,te majten etj
            Ky poliedrit duket sikur paska qene “shok bange” me cullin e umberto bossit te universiteti “kristal”.
            Mero Baze ne kete artikull dhe ne shumicen artikujve te meparshem
            nuk ka treguar asnjehere tifozllik per krahun majtas apo djathtas.Te pakten pas gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit shenjestra e meros ka qene ajo e vrasesit dhe tradhetarit te kombit shqiptar me emrin berisha.Edhe nqs ka patur nje fare perkrahje per edi ramen kjo eshte pasi ai ka zgjedhur te keqen me te vogel pra ka zgjedhur qyteterimin e rames para kafsherise se berishes.
            Po te jap ca sqarime per te djathten shqiptare:
            Eshte e vetmja e djathte ne bote qe shumicen e elektoratit te saj
            e ka me asistence sociale.Censusi i Genc Polloshit nxorri se 75%
            e rretheve te veriut ishin me asistence sociale qe u vertetua
            dhe ne situaten emergjencen se bores.Ju jeni konsevatore “low life” qe po habisni boten me kete gjytyrym kryeminster qe dhe shtepine e tij ne vicidol per ibret zotit e mban si “forbbiden village” se ka turp ti tregoje botes se ka lindur ne ambjente ku banohej me kafshet.
            Qofte PD apo PS sot jane kthyer ne qendra biznesi me te vetmin
            ndryshim se qeveria e PD i ka lyer duart me gjakun e 4 deshmoreve
            te 21 janarit dhe nuk ka Obame qe te shpetoje berishen nga denimi shembullor.As barcaletat e Arvizuse me FBI .
            Mbasi konke klasiku i kapitalit si e spjegon ti qe obama i jot dhe i imi pret me madheshti kryetarin kinez te shtetit
            kur dihet qe kina eshte komuniste dhe mban rekorde te frikshme
            per shkeljen e te drejtave elementare te njeriut?
            Perse nje shtet komunist mban me borxhe astronomike nje shtet kapitalist ?Ka qene nje film ne vitet 70′ “beni ecen vete”
            por ti qenke “Beni pshurret vete”

          4. timo says:

            Z. Ben Chicago, jeni shumë vulgar në shpjegim. Ky është vulgarizimi që bën e djathta kundër të majtës për shtresën dhe nivelin që ju përfaqsoni. Krizat që po kalon Amerika dhe Europa sot dhe çdo herë tjetër i kanë shkatuar qeveritë e djadhta si përfaqsuese të oligarkisë financiare. Qeverive të majta u ka rënë bara e stabilizimit të ekonpmisë dhe largimin e krizës.
            Përgjithësieht shtresa e mesme është mbëtetëse e së majtës. E djadhta synon shtresën e mesme për vota por jo si përfaqësuese e saj.

          5. profano says:

            o Ben ch. ti mund te jesh nje pjatalares i mire aty ne Chikago po sa per ndarjen ideologjike dhe politike te krahve te ndryshem te politikes sja thua fare , prandaj lerja te shpjegoj kush eshte adapt per ate pune. Kisha ndermend ta shpjegoja gjate kete pune por fundja nuk ja vlene se nuk eshte pune per ty, por gjithsesi do ta shpjegoj vetem me pake fjale. E majta eshte per nje shtet social, pra nepermjet nje taksimi te drejte nje rishperndarje te pranueshme te pasurise(jo te gjithe mund te kene mundesi te shfrytezojne pasurit dhe koncesionet publike, jo te gjithe mund te jene bizesmen, nuk mund te jene te gjithe avokat apo notere), dhe ana njerzore te jet ne qender te vemendjes, altruizmi jo egoizmi. (P.Sh. jo shkolla, spitale, private te subvencionuara, ne keto istitucione mos te jete logjkia e profitit por e sherbimit publik). Ndersa e djathta dominohet nga logjika e xhungles me i forti te fitoj i dobti te vrasi veten.

    2. Gjethi i thate says:

      Loja e vjetër e Berishës për mashtrimin e ndërkombëtarëve nuk mbaron me këtë të fundit që bëri me dakortësinë e palëve për reformën e kodit zgjedhor.Ai e dinte që, Fyle do të vizitonte vëndin tonë për të parë ecdurinë e këtyre reformave dhe për të shtyrë maxhorancën për negociata me opozitën në zgjidhjen e çështjes së presidentit.Për këtë arësye ata nxituan dhe bënë “gati”pothuajse të gjitha pikat ku diskutohej mbarëvajtja e kësaj reforme.Por,në momentin që Fyle vuri kushtin “13”,e cila ishte e papritur bër bishën, për mos ndërhyrje të qeverisë në zbardhjen e 21 Janarit,dhe menjëherë pas largimit të tij drejt Brukselit,bisha bën një rrotullim 180 gradë dhe çdo negociatë e çon në pikën e nisjes.Kërkon kohë që të mos dorëzohet shpejt për të sistemuar gjërat që i ka akoma në rrëmujë totale.Ky është dhe momenti që ai do goditur më fort.

    3. reformer says:

      Ne nje pergjigje te nje artikulli te E.Zaloshnjes, ku ai polemizonte me Asimen lidhur me nje fitore te Berishes ne zgjedhjet e largeta te vitit 2021 apo 2022, pata shtruar nje pyetje te thjeshte: a do te hapen kutite ne vitin 2013? Me teper se sa te gjitha profecite e mundshme, pergjigja e kesaj pyetje eshte kyci per te parashikuar kush do te fitoje ne 2013!
      PS nuk duhet ne asnje menyre te pranoje mos-hapjen e kutive. Ky eshte KUSHTI I PAPRANUESHEM I PJESMARRJES NE NJE PALE ZGJEDHJE TE KOTA! Nese pranohen kushte te tilla nga PD, zgjedhjet jane qe tani te komprometuara dhe TOTALISHT RRENUESE PER OPOZITEN!

  2. kelmendasi says:

    Benit Cikago
    Meron me Ramen nuk e lidh asgje.Une nuk e di se si te ka shkue mendja me dyshue.Cdo gazete Tema ka te pakten 4 apo 5 kritika per Ramen.
    Ndersa per antikomunist Mero nxen padyshim vendin e pare.
    Mero duhet shpalle HERO I GJALLE I DEMOKRACISE me kete pune qe ben.

  3. Kujt i shkonte nder mend se nji dite regjimi totalitar i Enver Hoxhes do te binte !?Ishte shume e veshtire te parashikohej nji gje e tille.Pra,dhe me totalitarin pasardhes besnik te ideve me te shkerdhyera komuniste ,antishqiptarin rekord sali muti ,koha e rrezimit ka afruar mjaft !Duhet durim dhe lufte e perbashket me shume lloj menyrash, qe ky felliqesire te shfaroset teresisht nga politika shqiptare e montuar nga ky,mbrapsht !Besoj tek Zoti se ky njeri pamvaresisht tonelatave me para te grabitura qe ka bere ,do te kete nje dite te ardhme pune me drejtesine shqiptare ,,sigurisht nga nji drejtesi sinkrone e demokratike !

  4. fule says:

    Partia Socialiste eshte e vetmja force e verte Demokratike sot ne Shqiperi dhe kjo fale transforimit qe i beri Edi Rama keto vite.

    Fatkeqsish jeni ju te pjerdhurit nga trute e kokes, qe percaktokeni se kush na qenka komunist e kush jo. Mbi bazene citateve te Doktorit.

    Ja u kam bere zgjebsave te PD-se kete pyetje, po vriteni mendjen dhe nje here sot: Cfare bene keta te PS kur ishin ne pushtet Nano+Meta si “kamunista” qe jane, cfare ligji komunist miratuan, cfare politike komuniste ndoqen?

    Pse sot jane aleatet tuaj dhe si u kthyen ne pro demo-kara sic pretendoni te jeni ju sot.

  5. Kelmendasi says:

    Deri kur do te dyshojne ma Europa,qe Sali Berisha,asht vec nji komunist e diktator primitiv??? Shikjoni servilizmin e tij,deri ne neveritje,kur takohet me personalitete perendimore,kurse ne anen tjeter nxjerr ftyren e vertet,prej perversi politik.Vetem forca e popullit,mundet me na e heq qafe kyt mortje diktator e kriminel

  6. Nadia Shabani says:

    Sa mire e njeh Saliun o Mero, sikur ta dije qe do te bente ndonje procke per te penguar hyrjen e Shqiperise ne Europe. Do te doja te isha optimiste si ty o Labi i Vlores por jemi te zhgenjyer shume nga qendrimi i pergjumur i opozites. Do te doja qe ajo anija te ishte shkaterruar vertet por une nuk besoj me e kam thene edhe here tjeter qe Saliu eshte nje diktator i ri i Shqiperise dhe do beje te pamunduren per te qendruar ne pushtet, atij nuk i behet vone per kombin shqiptar, qellimi i tij eshte ta shkaterroje kete komb se e ka detyre te hershme nga Serbia. Ai do ta fusin ne lufte kete vend sic thote edhe Mero Baze tek rreshtat:…………….. “Berisha e shikon me shqetësim faktin që shumë nga deputetët e shumicës së tij qeverisëse mund ta tradhtojnë tek letra e bardhë kur të vijë puna për të votuar Jozefina Topallin, për të cilin ai duket se është i gatshëm të hyjë në luftë”. Ai e ka qef luften dhe rremujen ne Shqiperi, nuk ka figure me te neveritshme per shqiptaret se sa Sali Berisha.Po presim cdo dite qe te hyje Shqiperia ne Europe qe te bashkohen, shume familje shqiptare qe jane fije fije neper bote qe nuk ka te beje fare me liberalizimin e vizave, mirepo cfar ti besh Saliut ai nuk do t’ja dije, opozita hedh ndonje romuz dhe me kaq mjafton, keshtu qe opozite ka mbetur vetem Mero Baze.Do dalin parashikimet e tua o Mero ketu do te jemi dhe do shikojme se Saliu do ti shkaterroje 12 pikat me qellim se ka hallin e familjes se tij dhe me te vertete zbardhja e 21 janarit do te bllokohet per ata nga veriu se ka frike Saliu se do ti paguajne femijet dhe niperit e tij krimet e kryera prej tij.Nuk te falin ata te veriut dhe Saliut po i ikin nga shtat dhe do gjeje shkaqe te ndryshme qe te vjedhe zgjedhjet prape aty e kemi prape kryeminister sac iku Enver Hoxha aq do ikin edhe ky.Nuk ka rendesi nese Mero eshte i djathte apo i majte o Beni i Chicagos, Mero eshte nje gazetar profesionist qe e di detyren e tij dhe nuk eshte servil si ata te tjeret si Fevziu me shoke qe i lepihen Saliut. Nje gazetar qe te beje detyren e tij gjithmone duhet te qendroje ne opozite dhe Mero pikerisht kete po ben, edhe une qe po komentoj ketu kur te shikoj qe edhe ata te tjeret qe do marrin pushtetin neser do vjedhin dhe do mashtrojne, une prape do te jem kunder tyre, nuk ka te beje me te djathte apo te majte por ka te beje me hajdut dhe jo hajdut, me korrupsion dhe jo korrupsion, ka te beje me zbatimin e ligjeve te shtetit shqiptar.

    1. Labi Vlore says:

      Per Nadia Shabani.Koment shume i bukur dhe ralsit.Nuk e di perse,por me preku.Ndoshta nga sinqeriteti i skajshem si kristali.Megjithate,une per nje gje jam i bindur.Saliu,kesaj radhe,nuk e merr dot me vete Shqiperine ne greminen ku do bjeri.Ai,natyrisht kete kerkon dhe do beje te pamunduren qe nje gje e tille te ndodhi,por nuk ka per te ndodhur.Ai njeri,nuk do lere gure pa levizur per te provokuar opoziten dhe popullin opozitar me c’do menyre e me c’do cmim,por kurrsesi populli opozitar nuk do jete aq naiv,sa te bjere pre e provokimeve te tija.Rrokullisja e tij sapo ka filluar.Une,shquhem per njeri pesimist,por kam disa arsye te jem optimist.Nuk eshte normale,qe komisioneri i zgjerimit,te Bashkimit Europian,te deklaroje ne mes te parlamentit,se nuk duhet ndikuar politikisht gjyqi per 21 janarin.Kjo ishte nje deklarate shume e forte.Nuk eshte normale(per nje qeveri te ashtuquajtur demokratike)qe komisioneri i bashkimit Europian per zgjerimin,si eshte zoti Fyle,te deklaroje,se zgjedhjet e ardhshme duhet te jene me te vertete te lira dhe pa incidente.Kjo ishte deklarata e dyte,shume e fuqishme dhe kumbuese,per ata qe kane vesh ta degjojne.Europa po fillon te deklaroje hapur,se ne Shqiperi demokracia ka vdekur,por thjesht na duhet te percjellim me qetesi dhe maturi kamikazin me bomba ne duar,qe kerkon te perveloje Shqiperine.Nuk eshte normale,eshte hera e pare qe degjoj,nje nga zyrtaret me te larte te Bashkimit Europian,qe per sa na perket ne,eshte me i rendesishmi,se drejtesia nuk dueht te ndikohet politikisht.Qe zgjedhjet te behen te lira,te ndershme e pa incidente.Kush eshte dallimi midis nesh dhe Vnezueles,apo Ukraines se Timoshenkos,apo Bieollorusise e Rusise??Asnje.Kur nje zyrtar Europian detyrohet te flasi hapur,ne syte e gjithe botes gjera kaq te renda,do te thote se regjimit numerimi sapo i ka filluar mbrapsht.Prandaj jam optimist.

    2. Aleksander says:

      Sakte Nadia !-Te mendonin e gjykonin gjysma e deputeteve keshtu si ti !!!

  7. mali63 says:

    Saliu si u gatua ne 1968 ashtu do te vdes,

  8. luis says:

    Mero habitem me te vertet sepse nuk je vetem nje gazetar i mrekullueshem por dhe nje psikolog i kalibrit.
    Ne cdo detaj qe jep per Berishen me duket sikur e kam para syve dhe shoh cdo manover te tijen.
    Ceshte e verteta Berisha eshte nje person i cili per pushtet dhe sidomos kur ate e ka ne dore si tani nuk le gure dhe nuk te le as edhe nje rrugedalje qe ligji i drejte apo reformat te gjejne konsesus neqoftese nuk eshte ne favor te tij.Shkurt dhe pa medyshje Berisha nuk deshiron dhe nuk e lejon qe ta dorezoje pushtetin ne asnje menyre.Ai per pushtet i ka treguar provat se le te vriten te gjithe dhe le te digjet mbare Shqiperia ai kurre nuk e dorezon ne forma demokratike biles as ne forma te dhunshme neqoftese keto organizohen nga opozita sepse mendoj une ate lloj revolte do ky qe te rifitoj edhe njehere prestigjin dhe mbeshtetjen e nderkombetareve.Revolta popullore do ishte menyra e vetme e zhdukjes se tij se per opozite e per parti te tjera ky as qe e rruan fare perkundrazi ky sajon rregulla dhe ligje si tja doje qejfi duke filozofuar gjoja ne emer te kushtetutes dhe si perfundim veglat institucionale qe jane njerez te pakarakter dhe qe po e marrin ne qafe kete vend veprojne sipas deshires se tij duke i sanksionuar ne ligj.
    Deri ketu ky ka vepruar me sukses dhe duke patur si gjithnje mbeshtetjen e nderkombetareve deri ne momentin qe opozita dhe kryesisht Edi Rama beri nje levizje mjaft te zgjuar duke ua paraqitur me prova dhe fakte te pakundershtueshme thyrjet e ligjeve dhe vjedhjet haptazi te zgjedhjeve edhe kur kjo ishte ne pranine e tyre gje qe beri qe faktori nderkombetar ta kuptoj se kane te bejne me nje njeri te pandreqshem dhe qe duhet zhdukur.
    Tani ky eshte vertet ne nje pozicion te pafavorshem sepse ky spurdhjek nuk i trembet fare kercenimit te te veteve por kercenimit te te huajve ky dhjet ne breke sepse e di fort mire se kur ata te vene ne shenjester jo vetem qe ditet i ka te numeruara por mund te kete edhe nje fund tragjik si te gjithe diktatoret si ky.
    Vereni me kujdes se si u perdridhet te huajve sepse kerkon te pakten nga at qe ta garantojne se ne rast te humbjes se pushtetit ky te dale i palagur por qe mesa shihet as ne kete drejtim nuk duan ta falin me perkundrazi atij po i projektohet nje fund vertet tragjik neqoftese vazhdon me dredhite e tija.
    Opozita sot eshte ne pozocionin me te favorshem se kurre me pare prandaj ata nuk duhen te nguten perkundrazi te perpiqen te zbatojne rekomandimet e perendimoreve sepse edhe vete ky zagar nuk mund ta kundershtoj me haptazi si me perpara sepse ato kushte nuk jane dhene per opoziten por per te,por kete loje ky e lot per te trembur te vetet sic e thote Meroja.
    Fati i shqiptareve si gjithnje eshte ne doren e te huajve dhe kete here jam i bindur se Berisha ka marre fund se po te qe per popull jo vetem ky qe do sundonte deri ne vdekje natyrale por me mundesi ta vazhdonte rrugen e tij i biri ose e bija.
    Vertet irritohem me kete popull qyqman qe zgjidhjet gjithnje i kerkojne nga te huaj por duhet thene shyqyr qe me ne fund edhe keta te huajt nuk po punojne vetem mbrapshte por ne favor te popullit.
    Prej te huajve kemi Kosoven shtet pavarur,prej ketyre u hoq komunizmi,prej ketyre u ushqyem pas rrezimit te tij,prej ketyre shpetuam ne 97 dhe pereseri prej ketyre po e kerkojme largimin e ketij maskaraj qe vete ne e zgjodhem.Vertet popull i pamend prandaj vuajme perjetesisht.

  9. e verteta says:

    O zoti Ben Cikagoja dua te bej nje sqarim te vockel.Te jesh i bindur qe une jam i majte dhe analizat e shkrimet e Mero Bazes pamvarsisht se nuk pelqeheshin nga socialistet une dhe nje takem jo i vogel si une i kemi vleresuar dhe cilesuar zotin Mero si te vetmin analist me KEMBE NE TOKE”.Kete mendim kemi aktualisht dhe per PEKEN.
    Zoti Mero je nje analist koherent,dhe tejet realist te pershendes.

    1. Ben Chicago says:

      E verteta, nuk ma merr mendja se e keni vleresuar Meron me 2001,kur i basarduat dhe i vodhet zgjedhjet,me 2003 e 04 kur denonconte qeverite socialiste si tmerresisht te korruptuara te papergjegjeshme, dhe antikombetare,nuk besoj se ju ka pelqyer kur denonconte aferat koruptive te ish-kryetarit te bashkise(sot i PS),Rama,se sa ju pelqen juve Meroja,ai e di sh.mire,por te pakten mos beni hipokritin.Ju socialistet prodhuat qeverite me te koruptuara dhe te papergjegjeshme ne 8-vjet,jo vetem vodhet si te babezitur por edhe 1km rruge nuk e ndertuat,,,thellesisht qeveri antikombetare,ndaj dhe shqiptaret nuk ju japin me voten.

  10. Gushekuqi says:

    Labi Vlore! Ka filluar te rrjedhe shume uje ne opinionet tuaja.Shiko se,per kete gjendje qe po kalojme,jemi edhe vete fajtore dhe kur vret vehten,nuk t`a merr njeri gjakun.Tashme,i ka ardhur koha te bjere vete diktatori,sepse po e hane te vetet nga brenda.Sa per ne,ne keto shtate vjet,i rruajtem vetem bishtin.O`boss! Eshte e treta here qe ju kam kerkuar adresen e shtepise,per te derguar nje liber dhe nuk me jeni pergjigjur.Nese desheroni,ma dergoni me mesazh ne kete numer:00306982997500.Respekte.

    1. Labi Vlore says:

      Nuk te jam pergjigjur,sepse deshiroj te te telefonoj.Kam pak i zene me disa pune,dhe nuk kam patur mundesi,keto ditet e fundit.Numrin e kam shenuar me kohe.

    2. vetetima says:

      O Gushkuq bishtin ja rruajtem une dhe ti qe rrime ne Greqi se ata qe dolen ne bulevard i vrau. Ty po ta mbajti dil ne bulevard ,por atje nuk je ne sindagma file. Prandaj mos i ver fajin opozites.[mos harro dhe kacin me shoke]

  11. ajdin says:

    I nderuar Baze:Ti je nje gz.i kohes moderne cfardo te afrojne mos u terhiq qe te keshe me vete njerzit e civilizuar.Mbaje ate e te opozitarit gjithmon siqe e ke mbajtur gjithmon se me sa mbaj mende une ti gjithmon i tille je.Ti nuk je pajtuar ase me socjalistet kur ishin ne pushtet e as me salen, por gjithmon ke thene te verteten,julutem ta keshe gjithmon kete.Ti e ke vertetu se nuk je nje sahan lepirs ashtu siqe jane shume te tjere.PA emra konkret,por keta kane shume te fsheura dhe mundohen te fshihen pas sales.Ti nuk ke gja e i thua gjanat hapur te lumte.Opozitar gjithmon me ke mua cfar do lojeshallarupi te vije ne pushtet.I nderuar BAZE,njeriun qe une kam shume respek je ti.Munde te thuash Ajdin;NJe e lavderur nere sy eshte sa nje e share, jo jo i nderuar e ke gabim.Ti je gazetar i koherave MODERNE.Habitem:Pyse vetem,si ka mundesi ky gaz.ti di te gjitha jep analiza deri nje vite,pastaj ashtu te ndodhe sipas pareshikimeve.Nje gja ta them/Sala di te vjdhe e ta mshef doren DORCI.Te uroj pune te mbare SUKSESE. Te me falin lexusit per ndonje gabim te nodnje fjalie,se kam 20 vjet qe jam largu prej sali berish arushes,por jo prej shipnis.Kalovshi mir te gjithe.RESPEKTE.

  12. Dule Bisha says:

    Mero si gjithmon shume i sakt. Kesaj here kam pershtypjen qe Sales nuk i mbajne me gjunjte, vertet eshte kocke e forte por mendoj se po i iken situata jashte kontrrollit. E para sepse eshte bere tashme shume i lexueshem dhe e dyta sepse me duket se i ka ikur ajo logjika e mpreht dhe e hidhur qe e karakterizon. Shpresoj qe te gjithe faktoret, qe aktualishte jane shume, antiberishjan te jene te zotet per te kapur momentin dhe kjo situate te zgjidhet pa na marre me vete Saliu ne gropen e tij ashtu sic kane bere te gjithe diktatoret ne bote.

  13. h says:

    O ben chicago ku je i djathte ti o hajvasn ti nje kasolle me kashte ke pasur para clirimit ,reforma agrare te tdha toke nga te Tuc Makut , po te kishe pasuri ti do te ishe ne vendin tend dhe jo te laje pjata ne Chocago

  14. Dakord me Ty Mero, berisha I ben keto e te tjera meqe rri ne pushtet mbi Gerdecër te perditshem; por Mos harrojme kryesoren: eshte Padrinua/ ‘Imperializmi’ qe urdherin PaloPunet,
    Derisa akordon medaljet (burreShteti….yll ne ngjitje… ‘gjith ket vend ne drite e qite! , ket medalje ja dha edhe shoktenver, si dhe ate te Ushqimit, ne kohen kur shqiptaret po hanin dhè!
    Kurse SOT army vend eshte bere Super-Sicili2, I thone qe ky burrishteti
    (merreni, bejini nje monument mbi Washingtonin ket shpellar,
    n’daci per president te gjalle; mbetemi te dy palet te lumtur,
    merre Ta kemi fal o BrotherBig)
    e ka qit ne vend te dyte fill mbas Gjermanise!!!
    (qe e beni kete Xhungel Perverse eshte nje gje, por qe te tallni leshte, kjo eshte gjeja qe ky Milet(sado kamkum eshte), Nuk ka per t’UA harru kurre, kjo si nje e nje qe bejne dy, o BigBrooooother!!)
    Shkurt: fajin e ben saliu e edvinin e naniu, po Jane hyzmeqaret, e prandaj Jane zgjedh kokerr per kokerr Rural-Perverse ! U Kane hije medaljet!
    Se fundmi Sicilia jone 2 u jep Padrinove te Siqelise Genuine edhe diploma!!
    Per kete jemi ne vend te pare, padyshim!
    Pytje: 1.para nardndokes a ka pas naj minister tjeter (me Kristal-diplome)?
    Kujtese: mire te larten, po te mesmen ku e more?!, e pyten demokristianin minister (shpellar te Kampion- shpellarit))
    2. Para bossit, a ka pas naj boss Italian tjeter?
    Pytje per BrotherBigun:
    Kur& Kush do na e vari ket medaljen e diplomave?
    (pas asaj qe I vari SB(berloskoni) SB (berishes) per kurva mu para gazetareve italjane,
    dhe ky demek burri Malsise beri majmunin e shkerdhym)
    Eh mor BrotherBig, qe Ta pacim borxh!!!, te thote poplin shqiptar.

  15. debatiku says:

    SALI RAM BERISHA KA RAPORT MJEKSORE=DIAGNOZA=PSIKOPAT…ATEHERE PSE SHKRUANI,KOMENTONI…DO MAFJA BOTERORE TA SHFRYTEZOJ DUKE E MBAJTUR NE PUSHTET,TE SHKATERROJ,VRASI,VDESI SHQIPTARET,NJE ANTISHQIPTARE QE SE KA NJOHUR KURRE HISTORIA KETE MOSTER,QE VJEN PAS AHMET ZOGOLLIT,,,,QE DIN VETEM TE MARRE MILJONAT NGA POPULLI E PASURIA JANE KOMBETARE….NDAJ VEPRON KRYEMAFJA SALI SEPSE LIGJI NUK E DENON…. E AMERIKA=TIGRI PREJ LETRE ,ME BUSHA E KARABUSHA QE SI KAP LIGJI QE PRETENDOHET SE ESHTE VEND DEMOKRATIK,I THOJSHIN,SEPSE E DON NE PUSHTET SIC VEPRON E DO VEPROJE HISTORIKISHT NE KURRIZ TE NJERZIMIT,SHEMBUJ LUFTRAT DHE POPULL TE PAFAJSHEM T5E VRARE NE BOTE….O POPULL SHQIPTARE -U CATE NGA I MADHI ENVER….QE JU ZHVILLOJ,SHKOLLOJ EMANCIPOJ,ELEKTRIFIKOJ SHENDETSI E ARSIMIM FALAS.LA MBROJTJE TE SOFISTIKUARETJ… CFARE NUK LA UZINE E PASURI POPULLIT…KU JANE TANI..KENI FAKT GERDECAT,IMAMMAT,MEDITE BREGAT E RULAT E CFARE SKENI…KENI ARGITA SHKELZENA,LULA FASLLICA E NE VEND TE KOOPERATIVAVE KENI VICAT E SERBISE….E CEZAT E VICAVE ETJ TE PA FUND.ME DUKET SE FLISNI E GJA NUK BENI…..E BEMJA ME TE THENE JANE LARG…VONE DO ZGJOHET KY POPULL…POR SDO KETE MA ARME…SE I KA I CMENDURI SALI

  16. artibr says:

    ju zoti mero e lexoni shum mire kete njeri jo me kot ju bet dhe nje shkrim para ketij qe paralajmeronit kete qe ndolli edhe pse ky njeri eshte banal dhe i let per tu kuptuar por los me te gjith dhe asnje nuk i kthen fjalen se te gjith mbeshtetesit e tij ne qeveri apo ne parlament jan te inkriminuar dhe kan frik se po dolen kunder berisha i shkateron keshtu thon me mir lekun sesa plumbin ky esht pushteti eskobarit po nuk hengre lekun do haeh plumbin keta do han lekun si kan ber gjeri tani dhe as kan ndermend te bejn aventura ky gjython ka pasur si vizion shkaterimin e shtetit dhe lulezimin e korrupsionit mjaftojm te shikojm piramidat e reja universitetet kriminale qe dalin njerezit e qeveris dhe i mbeshtetin mjafton te shikosh astrit veliaj sikur eshte binjaku i rapush xhaferit qe po u mer dhe 400 mij lekshen studenteve kur thot se e mbuloj me un ufo te tr tarifat e ulta te un te br pastaj thot me te forten ne tv klan se shteti nuk me kontrollon dot duke i shpallur hapur luft shtetit ne mynyr mafjoze..

  17. mentari says:

    “ZGJIDH E MERR”-nga krijimi poetik ne formen e humorit ( mbi tiparet kryesore te krahinave shqiptare i Fan Stilian Noli:

    …A te duhen sharlatane,
    qe te lepihen ne cdo sahane,
    qe te percajne vatane,
    ke sa te duash Tropojane…

    Dhe me konkretisht,-perca dhe sundo, kontrollo rrjedhjen e informacionit, manipulo sekrete dhe hap konflikte, -kjo eshte demokracia, lirija dhe drejtesia e manipuluar deri me sot nga Berisha.

  18. leka usa says:

    Reforma zgjedhore dhe keto detajet si hapja e kutive jane te nje rendesie te dores te dyte.Keto thjesht jane vetem tymnaje mediatike e rradhes e programuar si e tille per te shtyre kohen kohen dhe per te devijuar nga problemet tronditese qe kane cuar vendin ne nje kolaps total.
    -Me cfare ka ndodhur pas gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit berisha
    ka nje perkrahje te cuditeshme nga dipllomacia amerikane dhe vecanerisht nga ambasadori arvizu.Eshte kriminale te tolerohen akte te terrorizmit shteteror te berishes si:
    -vrasje protestuesish
    -vjedhje hapur e votimeve
    Vizita e fundit n amerike e berishes dhe e metes dhe pritja e tyre pompoze ishte legalizimi i nje pushteti mafjoz dhe kriminal ne shqiperi nga shtepia e bardhe.Vetem budallejte nuk e kane kuptuar
    celsin e kesaj tragjedie:Lobimi i monstres berishe me duar te pergjakura nga njerez te fuqishem te biznesit dhe te politikes si podestat,ridget,wislerat jane shkaku kryesor qe vazhdon kjo perdhosje kombetare.Jam i shokuar nga qendrimi i amb arvizu per 21 janarin qe duket sikur eshte emruar “rekomande” nga kjo celule antishqiptare ne amerike.Nuk mund te kete zgjedhje demokratike ne shqiperi kur vrasesi
    berishe ka perdhosur vazhdimisht gjakun e 21 janarit i ndihmuar dhe nga
    arkitekti i tij arvizu.
    Dipllomacia amerikane duhet ti japi fund e lojes groteske me berishen.Eshte tragjike te shikosh qe nje komb me orientim te natyrshem
    drejt amerikes te depersonalizohet prej saj.Mbajtja dhe tolerimi akoma i berishes nga admistrata amerikane po i sjell nje dem te jashtzakonshem shqiptarve me teper se sa i kane sjelle turqit,serbet.greket apo gjermanet.Lufta e berishes dhe e dipllomacise perendimore kunder “komunizmit” ne shqiperi po i vjen ere e keqe dhe eshte bere e neveriteshme.Cdo kundershtar i tyre po etikohen si i tille.
    Nuk ka kuptim te flasim per zgjedhje presidenti apo votimet e rradhes
    kur kemi ne pushtet berishen qe jo vetem eshte kriminel por eshte bere
    teper i sofistikuar per te fituar cdo lloj votimi ne shqiperi qofte edhe nese kandidon perballe obames.Jo vetem ne cdo kat ministrie por dhe ne cdo zyre te shtetit shqiptar ka nje Agron Kulic prej tropoje
    qe eshte garancia absolute per fitore te cdo lloj votimi.
    Duke patur respektin maksimal per atdhetarin MERO PASHE TEPELENA
    kam mendimin se duhen kerkuar nga shoqeria shqiptare:
    -debimi i berishes pa kushte
    -formimi i qeverise teknike
    -shtyrja e votimit per president
    -largimi i arvizuse
    -largimi i volfardh
    -votime te pergjitheshme para shtatorit .
    I vetmi zyrtar i qeverise amerikane qe ka dale hapur kunder aferave
    qe po luhen nga dipllomacia perendimore me shqiperine eshte JOHN WITHERS qe brenda kornizes qe e lejon fisnikeria e tij ben thirrje
    per te larguar junten mafjoze te berishes nje ore e me pare.Ndryshe ngelemi te themi se dhe “demokracia” eshte nje mall qe shitet e blihet
    ne shtepine e bardhe qofte dhe kur vriten protestues si qen rrugesh.
    HAVE NICE WEEKEND FOR TEMA ON LINE

  19. besniku says:

    Per Labin e Vlores!
    Ju thoni:
    1)Te rrine e te mbyten bashke me anijen dhe kapitennin.
    2)Te marrin varkat e shpetimit,qe fatkeqesisht nuk mjaftojne per te gjithe per te shpetuar?

    Asnjeren as tjetren nuk do te bejne, te pakten sa te jete gjalle Kapoja i tyre. Ata duhet te mendojne vetem mbas vdekjs (Post Mortum) te kryetarit te tyre. Ata e dine mire se sa te jete gjalle ky, nuk u hyne gjemb ne kembe, pra nuk do te denohen kurre, sic nuk jane denuar Arbenn Sefgjini, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, Ilir Meta, Komandanti i Gardes, dhe shume te tjere. Vetem mbas vdekjes mund te kete ndonje zhvillim ne favor te drejtesise, por atejhere do te kene kaluare nja tridhjet vjet. Dhe vete Z. Berisha e di se sa te kete mbeshtetjen dhe mbrotjen e Arviziut, nuk ka zot nene qe e heq nga pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje