Zoti (S)Alibeaj! Po PD a i ka dhe si i ka ato 3 elementët e “FRD”?

4 Maj 2012, 20:00Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Deputeti i PD, Enkelejd (S)Alibeaj, në një nga ato “adetet” e tij propagandistike të porositura si shërbim prej shefit e ndaj shefit të PD, u shpreh kështu në televizionin “ORA-NEwS”, në lidhje me “ndikimin” e partisë FRD në të djathtën dhe në elektoratin shqiptar: – “Partia “Fryma e Re Demokratike” nuk mund të jetë problem për PD-në… mbasi që një lëvizje politike të jetë e suksesshme, duhet të ketë tre elementë: – Të ketë njerëz të rinj. – Të ketë kauzë ideologjike. – Të ketë garancinë e të shkuarës.”

Deputeti (S)Alibeaj, duke përcaktuar këto 3 elementë si tregues ekzistencial të një partie, duke tentuar të “zbehë” profilin e FRD, në fakt ka zbuluar profilin e vërtetë të PD, të përbërjes strukturore dhe “byrosë politike” të saj. Nuk është vetëm deputeti (S)Alibeaj, që ka deklaruar e po deklaron këto ditë me “merak” se “…Partia “Fryma e Re Demokratike”, nuk mund të jetë problem për PD-në”. Këtë “frymë” po e shpërndajnë pa pushim në media gjithë zëdhënësit e PD si Çili, Fevziu, Zheji, Cupi, Doda, Gjana, Kadilli, Peka etj, etj, etj. Këta nuk e kanë “merakun” me programin e “FRD”, por me elektoratin e PD, me frikën e shpërbërjes së grupit parlamentar të PD, me panikun e Berishës se mos PD bëhet si partia e Ekremit apo Zef Bushatit.

Por në deklarimin e (S)Alibejat ka diçka më esenciale, më realiste, më shqetësuese për “frymën” aktuale brenda dhe në krye të PD. Konkretisht, deputeti (S)Alibeaj, duke përcaktuar 3 elementë të ekzistencës dhe funksionimit të një partie, duke tentuar të “zbehë” profilin e FRD, në fakt ka zbuluar profilin e vërtetë të PD, të përbërjes strukturore dhe “byrosë politike” të saj. Deputeti (S)Alibeaj, me të drejtë thotë kështu: – Që një lëvizje politike të jetë e suksesshme (FRD), duhet të ketë këta 3 elementë:

 

1. – Deputeti (S)Alibeaj thotë: Të ketë njerëz të rinj.

E PYESIM: Mos vallë i ri është Sali Berisha që ka zaptuar dhe po sundon PD-në, prej 20 vitesh?! Zoti (S)Alibeaj, PD ka një kryetar, që ka lindur në vitin 1944 kur është çliruar Shqipëria. Është pranuar komunist në PPSH në vitin 1968, ose 44 vite më parë. Ka hipur në krye të PD në vitin 1990. Ata që kanë lindur në vitin 1990, sot janë 22 vjeç, ndërkohë që nëse do të futen në PD, do të gjejnë përsëri në krye të saj komunistin e vitit 1968 edhe sot në vitin 2012. Mos vallë quan “njerëz të rinj” në PD veten dhe ata shërbëtorë zvarranikë që solli e strukturoi si KLAN privat në krye të PD “familja Berisha”, nëpërmjet fantazmës “KOP”?

 

2. – Deputeti (S)Alibeaj thotë: Të ketë kauzë ideologjike.

E PYESIM: Po PD zoti (S)Alibeaj, a ka kauzë ideologjike dhe cila është kjo kauzë? Çfarë kauze ideologjike është kjo e PD, kur ligjëron mos-kthimin e pronave? Çfarë kauze ideologjike është kjo e PD, kur nuk dënon ligjërisht e publikisht krimet e komunizmit? Çfarë kauze ideologjike është kjo e PD, kur udhëhiqet dhe është mbushur me komunistë e ish-shërbëtor deri gjakësor të diktaturës komuniste në të gjithë nivelet e strukturave të saj? Çfarë kauze ideologjike është kjo e PD, kur pushteti i saj harton dhe miraton vendime dhe ligje që u shërbejnë interesave të mafies rajonale? Çfarë kauze ideologjike është kjo e PD, kur pushteti i saj copëton dhe shet trojet e pasuritë kombëtare tek të huajt? Çfarë kauze ideologjike është kjo e PD, kur pushteti i saj nderon anti-shqiptarët?

 

3. – Deputeti (S)Alibeaj thotë: Të ketë garancinë e të shkuarës.

 

E PYESIM: Cila është garancia e të shkuarës së PD? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është “CV” e kryetarit të saj, si pjesë e familjes së diktatorit komunist Hoxha, apo qenia e tij si sekretar i PPSH dhe spiun sigurimi? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është themelimi i PD në zyrën e Ramiz Alisë me programin e “KATOVICES”, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e sigurimit të shtetit? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është spostimi dhe largimi me prapaskena e dhunë, i studentëve të “Dhjetorit ‘90” nga PD prej Berishës? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është zbatimi i ligjit komunist të pronës 7501? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është “pagëzimi” i Janullatos në krye të Kishës autoqefale Shqiptare? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është furnizimi i pushtetit të Milosheviçit më karburante e armë? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD janë piramidat që vodhën shqiptarët dhe dogjën Shqipërinë? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është burgosja dhe vrasja e gazetarëve? Mos vallë garancia e të shkuarës së PD është koalicioni i saj me Xhuvelin, Nanon e Metën?

Etj, etj “histori” e “garanci” të shkuara të dhe kreut të saj Berisha…

3 komente në “Zoti (S)Alibeaj! Po PD a i ka dhe si i ka ato 3 elementët e “FRD”?”

  1. Me tan kto pyetje na i more ment mer burr. Une z’di me t’dhon pergjigje se detyra jon si denmokrata t’flakt qi jena osht me ndjek rrugen e ndricume qi ka percaktue Doktori e jo me bo pytje majtas djathtas.
    Besoj qi u shpjegova

  2. coku says:

    mos u merzitni. po vjen koha qe do na mare malli per keto futura dhe ideologji. nuk do te jene dhe shume ne qarkullim.

  3. norton says:

    Po LYM DJALI U SHPJEGOVE ,,, BAGETI KE PER TE MBETUR GJITH JETEN . TE NA RROJE PARTIA E SHOKU SALI NE KRYE ,,, KUJDES LYM DJALI SE MOS TE FIKET FLAKA E DEMOKRATIT , BE BE BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje