Tahiri: Gjykata nuk thërret si dëshmitarë Argita dhe Shkëlzen Berishën se nuk ua di adresat

9 Maj 2012, 16:26Politika TEMA
Tahiri: Gjykata nuk thërret si dëshmitarë Argita dhe

Argita dhe Shkelzen Berisha

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, që u akuzua nga avokatët e fëmijëve të kryeministrit Sali Berisha se ka frikë të përballet me gjyqin, ishte sot në seancë dhe denoncoi një fakt të rëndë. Ai tha se gjykata nuk pranon të thërrasë si dëshmitarë personat e kërkuar pasi thotë se nuk ua di adresat. Gjykata rrëzon edhe listën e provave të Tahirit

 

Deputeti socialist, Sajmir Tahiri, i paditur nga fëmijët e kryeministrit Sali Berisha për shpifje, doli sot përpara mediave për të denoncuar faktin që dëshmitarët e kërkuar prej tij nuk po thirren nga gjykata.

“Fatkeqësisht konstatoj se gjyqi kundër fëmijëve të kryeministrit Argita dhe Shkëlzen Berisha, po kthehet në një farsë qesharake nga gjykata, e cila mesa duket është kthyer në noter të Saliut larg misionit të saj për të dhënë drejtësi.

Vendimi i parë qesharak dhe absurd ishte nxjerrja e mediave dhe bërja e gjyqit sekret. Në një rast të paprecedent në praktikën e gjykatave shqiptare dhe në shkelje të ligjit, gjyqtari mori vendim për të nxjerrë mediat jashtë dhe për të bërë gjyqin me dyer të mbyllura.

Vendimi dytë akoma më absurd ishte hedhja poshtë e listës së provave të cilën i kërkova të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor për të më dhënë mua mundësi të provoj deklaratat e mia pse Argita dhe Shkëlzen Berisha bashkë me babain e tyre janë të korruptuar,” tha Tahiri.

“Konkretisht gjykata më tha se ajo vetë nuk mund t’i kërkoj institucioneve shqiptare as deklaratën e pasurisë së Shkëlzen dhe Argita Berishës, as Drejtorisë së Tatim-Taksave marrëdhënien financiare që kanë zyrat e tyre me shtetin shqiptar dhe taksat dhe tatimet që paguajnë, as të dhënat që kanë të bëjnë me procesin e Gërdecit dhe që sot administrohen në një proces tjetër gjyqësor e kështu me radhë,” vijoi Tahiri.

Deputeti socialist tha se me këtë rast po bën publike adresat e dëshmitarëve.

“E akoma më absurde, Gjykata nuk lejoi thirrjen e dëshmitarëve me argumentin se nuk ka adresat. Unë kërkova në gjykatë dhe mora kohë që këto prova t’i kërkoj vetë dhe institucioneve shqiptare do t’ia kërkoj zyrtarisht vetë këto prova, duke synuar që në këtë proces gjyqësor të bëjë ç’është e mundur të bëhet drejtësi dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë që gjykata të bëhet instrument në dorën e pushtetit të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij.

Ndërsa përsa i përket thirrjes së dëshmitarëve të cilët gjykata nuk i gjen dot do i gjej unë dhe do ia them gjykatës ku janë.

Madje meqë jam këtu po i bëj thirrje publike dhe dëshmitarëve dhe gjykatës t’i gjejë dhe t’i kërkoj dëshmitarët në adresat që po deklaroj: Argita Berisha adresa 1 kat sipër shtëpisë së Sali Berishës, e ruan garda dhe ka gjykata ku ta gjejë. Shkëlzen Berisha vila në Mullet, ajo më e madhja dhe më e bukura. Damir Fazlliç gjendet lehtë sa herë ka tendera publikë në kafen e Sheratonit. Mihal Delijorgji në arrest shtëpie. Fatmir Mediu në Ministrinë e Mjedisit. Aldo Bumçi në Ministrinë e Kulturës. Viktor Gumi në Kuvend. Ndërsa gjeneral Luan Hoxha këtë se gjej dot as unë, këtë nuk e ka gjetur dot as gjykata, ky është në arrati.

Kështu që adresat ua dhashë publikisht do i kërkoj zyrtarisht edhe nga posta shqiptare dhe do t’ja sjell gjykatës që t’i thërrasë këta dëshmitarë në gjykim dhe të mos justifikohet me mosgjetjen e adresave të ministrave, të fëmijëve të kryeministrit dhe të ish gjeneralit Luan Hoxha,” tha Tahiri.

15 komente në “Tahiri: Gjykata nuk thërret si dëshmitarë Argita dhe Shkëlzen Berishën se nuk ua di adresat”

  1. plaku says:

    Populli thote : “Qesh bukur ai, ajo, ose ata qe qeshin te fundit.”
    E drejta vonon por nuk harron.

      1. em says:

        hahahahahahahahahah o maja rrofsh se me shkrive ku e gjete amon qe bo plluma dhe sorra nuke e disha hahahahahaha

  2. elinor says:

    Nuk ia vlen me u paraqite ne gjykate per 80 milion leke!! Gjykata te procedoje sipas porosive dhe ato para t’i kalohen fondacionit te “bamiresise” te Lirise!!

  3. Murat says:

    Kete vend pasi e dhjeu mire e bukur i ati, po marrin vrullin dhe vezmet e tij per t’i nxjerre perfundimisht themelin. Gjykate s’ka, se ajo eshte teresisht nen komanden e diktatures Berishe. Shtet nuk ka, se ai teresisht Berishe. Ajo qe ka me bollek eshte vetem dhune e kercenime. Zoti, eshte e veshtire te vere dore ne keto pune, ndaj duhet bere ajo qe meritojne per t’i cuar ne gropen e halese keto funderrina qe varrosen shpresat e shqiptareve per nje rilindje dinjitoze.

  4. Rilind says:

    Zvarre do t’ju terheqe populli nje dite. EDhe ne arrati nuk do gjeni qetesi. Si femijet e Gaddafit do ta pesoni.

    1. Mistico says:

      Ku njeh ai interes kombater e dialog politik, ai di vetem te bej monolog dhe te vjedh e shkaterroj vendin tone te dashur. Veshtire e kini Kryetar te hiqni nga shpatullat e vendit kete barre te rende e kete te cmendur qe qesh me vehten sa here qe kujton se ka thene ndonje gje qe i duket se eshte sarkazem apo qe po thote ndonje mencuri. Qendroni te bashkuar dhe na shpetoni se nuk kemi me fuqi e nevra, na shkaterroj nga te gjitha anet. Jeni e vetmja shprese

  5. DHELPRA says:

    Keto i kan ber llogarit gabim…
    Mendojn se me Parat me gjak qe kan i kan vjedhur shqiptarve do mund te shpetojn.
    Gadafi kishte tonellata me flori, ku esht sot?
    Ku jan femijet e tij?

  6. scorpio says:

    hahahahahah berishajt kane gjykatesit si prostituta personale dhe bejne cfare te duan, as qe s’duan tja dine per drejtesine apo per popullin. nuk ka asgje te cuditshme ketu, sidomos per sa kohe shqiptaret vazhdojne te votojne berishen

  7. Shkodrani says:

    A nuk duken si dashnore???Mos u habitni,njeni asht i Ajli alushanit e tjetri i Sali Hajvanit.Njani Gay e tjetra Lesbien.Cifti monster,pjedh vetem monstra.Ishalla shpejt i shohim duke hanger groshe me Zanin,A Baren,L Berishen e A Dajtin,sepse Sala i ka denu me i pase neser shoke qelie.Nqs Zogu na vodhi e iku,kyt trapin qe na ka vjedh,mos ta lame me na ike pa pagu.

  8. elona says:

    Mihal Delijorgjin e kishe ne Llogara te Sorkadhja kete te diele nga ora 16.00-20.00 ,meqe thate qe ishte ne arrest shtepiak e kisha fjalen.

  9. whatthehell says:

    ne vendet demokratike,nuk ka femije te elites te mbrohen nga gjykata,ne rep of plehna te salihit na iken femijet e enverit dhe na erdhen kopilat e salehit,nanos,monikes etj etj.ju uroj fatin e femijeve te kadafit dhe sadamit soe milloshevicit.

  10. elvis says:

    Si mundet qe njeriu te besoje ato qe nxjerr nga goja Sajmir Tahiri … A e keni degjuar me veshet tuaj kete gje nga gjykatesi ???

  11. TORpiDO says:

    keta do paguajne shume ..keto dy fytyrra idioti ..do paguajne krimet babait tyre shkerdhate..dita po afrohet..shqiptaret do zgjohen nga gjumi letargjik

  12. Crate says:

    Fatos Nano sot, pas kulae7it, ka ngritur kerbae7in! Sipas tij, Juve, zoti Rama, duhet te mnonedi mire per veten tuaj, sepse do te na beka namin permes nje levizjeje politike qe mendoka te ndermarka!!!Kjo kanosje, i dashur zoti Rama, eshte nje arsye me shume per te mos e kandituar kete monster! Dhe beri mire qe tregoi briret. Sa per ate se mund te marre mbas vetes disa te tjere, le t’i marre. Ne fund te fundit, plehrat kane per t’i shkuar nga mbas. E kujt do t’i duhen plehrat?Me mire nje president dosido, se sa ky monster, qe i ka sjelle kaq deme jo thjesht te majtes, por mbare demokracise shqiptare.Mos beni gabim, i dashur zoti Edi, ta kandidoni kete fytyre te sterrosur te politikes shqiptare. Socialistet e ndershem Ju kuptojne drejt, per kete te jeni te sigurte. Me shume respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje