Buzhala i krahason gazetarët me “lopë të shenjta”

10 Maj 2012, 13:03Rajoni TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, duke folur për Kodin Penal të Kosovës, respektivisht vendimin e Presidentes së Kosovës, për kthimin në rishqyrtim të neneve 37 dhe 38, ka thënë se gazetarët edhe në SHBA edhe në BE janë në burg për shkak se nuk kanë treguar burimin. Sipas tij, gazetarët kosovarë nuk mund të sillen si “lopë të shenjta” dhe të shkruajnë çfarë të duan.

Në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti Buzhala ka thënë se deputetët nuk duhet nënshtruar para presioneve mediale.

”Është e vërtetë që e kam votuar në formën si ka qenë, por ajo që nuk është e ndershme që po ndodhë nga Kuvendi dhe Qeveria është një servilitet trashanik që mediat të vetërregullohen”, ka deklaruar Buzhala, transmeton Kosovapress.

Madje, ai ka shkuar edhe më larg duke marr shembuj gazetarët që dënohen edhe në shtetet më të zhvilluar kur nuk tregojnë burimin, andaj nga këto praktika, sipas tij, s’ka pse përjashtohen as gazetarët e Kosovës.

“Për shpifje në kodin penal flasin gjysma e shteteve të BE-së, po ashtu në SHBA. Dhe kemi në burg gazetarë që nuk kanë treguar burimin. Gazetarët nuk duhet të sillen si ‘lopë të shenjta’”, ka thënë ai.

Buzhala ka shtuar se mirë është që është hequr neni 37 dhe 38, por, sipas tij, nuk duhet hequr dorë nga kornizimi.

Ndërsa deputetët e opozitës, seancën e sotme të Kuvendit e kanë filluar me kritika ndaj kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi dhe deklaratave të tij se me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovës është respektuar Kushtetuta e Kosovës.
/Telegrafi/

9 komente në “Buzhala i krahason gazetarët me “lopë të shenjta””

  1. muhoci says:

    Ky njeri ka qrregullime mendore.

  2. balzac says:

    Sa fizik te mjere qe ka!Ku mund te jete ky kuader dhe te jape epitete te tilla.”O sancta simplicitas”

  3. Arti says:

    Ka shume te drejte Buzhala,sepse kur ks bere krahasimin,ka pase parasysh vetveten,sepse edhe vet ka qene LOPE.

  4. suzana(Kosove) says:

    I jep te drejte ketij deputetit, te ashtuquajturit Gazetar, qe jane bere me mijera e mijera, shkruajne qfare te duan e si te duan, kur shikoj ne mediat e Shqiperise (edhe te Kosoves), ne ndonje konference shtypi te mbajtur nga lideret partiak, eshte shume tragjike por edhe qesharake sa “gazetar” qe kemi neve edhe po te ishim nje popull 30. milionesh nuk kemi nevoje per gjithe keta gazetar. Shumica prej tyre nuk e besoj fare qe jane te kualifikuar te bejne punen e gazetarit, sidoqofte edhe nese kane ndonje diplome te blere diku, jane shume shume te dobet me shkrimet e tyre. E keqja me e madhe eshte se ne kohet e fundit shume prej tyre po shkruajne gjera te tilla dhe me vetedije po perqajne popullin tone, po te shikoni gazeten kosovare “Bota Sot” qe veten e quan gazete Kombetare (qfare Turpi) eshte thjeshte nje gazete e LDK-se, se qfare shkruan, ne cdo vend demokratik do te denoheshin shkrimet e tilla. Ne emer te Lirise se shtypit i qahen e ankohen Botes sikur ne vendet tona nuk ka liri shtypi, jetoj ne nje vend demokratik dhe mund te them gazetat tona kane lirine me te madhe ne bote per te shpifur si te duan. Gazetaret tane merren me shpifje, deputeti ka te drejte, perse nuk jepet burimi i informates, kur shkruan diqka te madhe e skandaloze je i detyruar te nxjerresh burimin e informates, ndryshe duhet te perfundoj ne gjykate.

    1. tourkofagos says:

      hahahaha,sakt pjeserisht.
      di nje rast te nje shqiptari[dikur bojaxhi ketu ne Greqi] tashme gazetar dhe kronist ne nje TV shqiptar ne Tirane…..!!!!!
      me lart te them pjeserisht,sepse kur nuk ka gazetare te mirefillte,imagjinoni politikane…….!!!!
      thx!

    2. fita says:

      oj ti suzana pes pe merr shembull gazeten bota sod pse nuk pe merr gazeten express,kosova pres ,rtk,e nuk po muj mi numru se 90 perqind e e mediave te shkrune e elektronike i ka ble hashimovici e ti bota sod ka met me do gzeta tjera te vogla e spate ku mu kape e pe mbron ket bagel buzhalen.

      1. Bardhi RKS says:

        fita
        mos ja fut kot shumica e mediave ne KOSOVE kontrollohen nga banda udbasho komuniste “Zeri” “Koha” “indeksonline” “Bot{ha sot”jane mediume anti UCK,PDK dhe anti shqiptare.

  5. rickey says:

    Nese gazetaret jane “LOPE TE SHEJTA” sic pretendon ky personi ateher ky asht Bagla e lopes(Buzhala)ose fliqesira e lopes.

  6. skendi says:

    Ti moj suzan krejt e pa dishme skoke veq mend koke e lumja ti per to.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje