Pacolli i kërkon Qeverisë paratë e lobimit

10 Maj 2012, 11:57Rajoni TEMA

Biznesmeni miliarder, Behgjet Pacolli, është shndërruar në lypës. Ky zëvendëskryeministër ka kërkuar në Qeveri paratë që i ka shpenzuar deri tash jashtë vendit në procesin e lobimit, ndonëse publikisht prej kohësh ka deklaruar se lobimin vullnetshëm po e bënte me para të tij dhe jo të buxhetit të Kosovës.

E Qeveria s’ia ka dhënë. Shuma e faturave të cilat Zyra e kryeministrit nuk ia ka kompensuar Pacollit është rreth 137 mijë euro. Kjo për shkak se kërkesat e tij nuk ishin bërë konform rregullave, si dhe për shkakun që kërkohej të mbuloheshin shpenzime edhe për njerëz që nuk dinin në Qeveri se çfarë bënin dhe as kush ishin ata, përpos që Pacolli i prezantonte si këshilltarë të jashtëm dhe bashkëpunëtorë.

Këto janë shpenzime të tjera nga ato që i janë kompensuar deri tash. Janë rreth 140 mijë euro të tjera që Zyra e kryeministrit ia ka kompensuar atij dhe stafit të tij për udhëtime jashtë shtetit, nën arsyetimin se kanë qenë në mision për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pacolli ka bërë kërkesa referuar periudhave që nuk ka qenë në vendet e deklaruara. Shembull, me një deklarohen shpenzimet e bëra prej 12 majit të vjetëm deri më 11 nëntor të po këtij viti, gjatë qëndrimit në Nigeri, Etiopi, Austri, Turqi dhe Gjermani. Ose, për periudhën prej 16 majit deri më 22 qershor të vjetëm në Acca të Ganës. Dy kërkesat kanë kontradiktë, ngaqë ai nuk ka mundur të ishte njëkohësisht në Ganë dhe në pesë vendet e deklaruara në kërkesën tjetër.

Ka dhjetëra kërkesa të tjera në të cilat “Koha Ditore” ka pasur qasje, e me të cilat është kërkuar aprovimi i shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare vetëm të zëvendëskryeministrit Pacolli.
Të tjera ka që kërkojnë kompensim për shpenzime të këshilltarëve të tij të jashtëm dhe të bashkëpunëtorëve.
Kabineti i zëvendëskryeministrit Pacollit prej dy ditësh nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të “Kohës Ditore” për të tilla kërkesa të shpenzimeve që ishin adresuar për aprovim tek pas realizimit të vizitave jashtë shtetit.

Një burim i lartë në ZKM ka treguar në kushte anonimiteti se sekretari i ZKM-së, Fitim Krasniqi,
kishte refuzuar aprovimin e kompensimit të mjeteve të kërkuara nga Ëacolli, pasi kërkesat ishin bërë në kundërshtim me rregullat. Edhe shpenzimet që kërkohej të kompensoheshin, sipas këtij burimi, nuk bëheshin për persona të kontraktuar nga Qeveria

6 komente në “Pacolli i kërkon Qeverisë paratë e lobimit”

  1. balzac says:

    Ka te drejte zoteri Pacolli te kerkoje ate qe i takon atij para se tia zhvatin ujqerit dhe hijenat qe ka perreth.Ky duhet te jete nje nga veprimet qe kurre nje personazh si ai nuk do ta bente por eshte shtyre nga mosemirenjohja dhe mosvleresimi i te gjithe atyre qe i detyrohen.Ai eshte nje filantrop i cili tek tjetri sheron semundjen nga e cila vete vdes.Eshte thesar ta kesh nga rradhet.

  2. anticensurë says:

    bishti i qeni bisht qeni mbetet!
    hajduti hajdut!
    për të vetmen gjë që më që më vjen keq është zhgënjimi i disa shokëve të mi!thoshin”ai është miliarder dhe ska nevojë për para!”

  3. ali kinezi says:

    Ore pse ja futni kot. Pacolli ka bere nje pune te shkelqyer pasi vetem prej ketij individi Kosova ka marre shume njohje. Sikur Kosova te kishte nja 5 si Behgjet Pacolli sot do ishte vend anetar i OKB-se. Nese Pacolli ka nevoje per fonde qe do perdoren per kete qellim, pse mos ti jepen?! Une shoh me keqardhje punen e dobet te Ministrise se Jashtme te Kosoves e cila po ben pune te dobet me Njohjet.

  4. Renaldo BREGU says:

    Vullnetarisht per Shtetin punon vetem Universiteti Vitrina, Edmond VLASHAJ!

    Ky ehset filantro, ben promovimin e turizmit ne Shqiperi me leket e veta!

    A thua turizmi eshte si te ofrosh 5 shishe aranxhata!

    Tjetra, eshet dhe shuem i paqarte ne politiken e tij, kurse Pacolli, thejsht nga falas kerkon leket tani1

  5. Ferizi says:

    O njerëz,ky njeri e ka egon e tij të prishtë,ky njeri lufton që ta qoj në vend një fjalë të gjyshit të tij,se gjoja ky do të jetë i pari i shqiptarëve,ky don të ngarkohet ma shumë se që mundet me qua,ky njeri po ta donte Kosovën si pikënisje do të ishte martua me një Kosovre,por jo ky njeri martohet me Ruuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuse,o njerëz ne e dimë edhe nga ajo se qka thuhet në histori se politiken dhe itereat kombëtare i kan tradhtuar të gjithë ata që i kan pas gratë nga nji etni tjetër,ky njeri pa njeri nuk ka qellim ta qoj Kosoven perpara por inetresin e vet personal,e pat ju kur per nji kohë dyjavore u zgjodh kryetar i AKR-së një Pacoll tjetër se sa agresiv isht ky njeri i pa njeri,sa i vogel dhe i pavlerë ka qenë ai potez i luajtur nga kjo parti e sa i egër ka qenë reagimi i këtij njeriu pa njeri,prandaj mos mendoni se ky njeri do të bëjë mrekullina,e keni parë se sa i dobët është në paraqitje publike sepse është totalisht i papërgatitur,me dallavere nuk duhet të kërkohet pozita,me paftësi duhesh me qendrua aty ku mund të pergjigjesh,prandaj ky njeri qellimin e tij e ka pasur edhe e ka monopolizimin e Kosovës dhe ndrrimin e drejtimit të politikes nga perendimore në proruse sepse ky njeri si qellimkryesor e ka këtë sepse e ka porosi mga bosat rusë për gjithë ata milona që ky njeri ka marr nga sllavet,pak i intereson politika kombëtare.

  6. E po un po e thras mrapa te kthehet ka ka ardh dhe ti kthej leket aty ku i ka marr pra ne kremlin sepse emisionin nuk mujti me kry.Etash ka mbet edhe thaqi ku shum shpejt e ka perfundimin me ghith shok duke ja bashkangjit edhe nanon mrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje