Për 14 vite me radhë ai ka qenë zemra e Hannover-it. Altin Lala, 36 vjeç, një kapiten dhe luftëtar. Para pak ditësh ai i tha lamtumirën ekipit të tij të zemrës në një ceremoni spektakolare. Gazeta më e madhe në Gjermani, BILD, ka përgatitur një cikël me tre shkrime për karrierën e Lalës. Ne u sjellim pjesën e parë, atë ku flitet për arratinë e tij nga Shqipëria.
Nëntor 1991. Offenbach, stadiumi Bieberer Berg. Pas një ndeshje miqësore mes ekipeve U-16, dhjetë lojtarë të rinj shqiptarë u arratisën. Njëri prej tyre: Altin Lala.
Prindërve të tij në Tiranë nuk u kishte treguar. “Nuk mundesha. Nuk do më lejonin të vija këtu. Vetëm vëllait i tregova”.
Shqipëria nisi të hapej nga pak, ishte një pikë kthese e madhe – e hidhur dhe e mbushur me varfëri. “Shpesh nuk kishte as bukë,” thotë Altini. “Miqtë e mi më thonin, mos u kthe këtu”.
Mbrëmjen përpara ndeshjes lojtarët u takuan në një nga dhomat e hotelit. Kush do qëndrojë këtu? Dhjetë duar u ngritën- edhe e Altinit.
Mëngjesin tjetër në xhepat e pantallonave rrasi bukë, gjalpë dhe marmaladë. “Kisha marrë nga babai vetëm 20 marka dhe 20 franga zvicerane. Çfarë duhet të haja? Bananet kushton 4 marka një kilogram”.
Do të luanin (humbën 8-1 kundër Gjermanisë së Lars Ricken), do të bënin dush dhe do të arratiseshin, ky ishte plani. Por trajneri u kishte mbledhur të gjitha pasaportat.
“U bëmë nervozë, pritëm në kabinë”. Dhe pastaj thjesht ia mbathën me vrap. Çantat e sportit i lanë në kabinë.
Natën e parë në Gjermani e kaloi në Offenbach tek një ish- shok shkolle, që ishte arratisur dy vite më parë. Fjeti në dysheme. Por nuk kishte rëndësi. “Gjermania për mua ishte parajsa”.
Por nuk ishte parajsë për shumë kohë. U strehua në një qendër pranë Frankfurtit. Flinin katër burra në një dhomë.
“Gjithmonë ngrija nga të ftohtit,” kujton Altini. “Në Shqipëri ishte ngrohtë, këtu dimri është me temperatura nën zero gradë. Kishim vetëm rroba të holla”.
Djaloshi i vogël dhe i dobët nga Shqipëria, atëherë 16 vjeç- shtrëngonte dhëmbët.
Gjuha? Nuk e njihte. “Dija vetëm dy fjalë: faleminderit dhe m…. Ecja nëpër zonë si një shurdhmemec”. Por mësoi. Dhe futbolli e ndihmoi.
E nisi me SpVgg Hosenfeld. U bë bashkë në ekip me dy shqiptarë të tjerë të arratisur. Një portier gjigand, një mesfushor i mirë dhe përpara Altini. Futbolli ishte gjithçka. Ai jetonte në një apartament me shtatë persona të tjerë.
Një ditë erdhi një trajner i Borussia Fulda. “Okej, ju të dy”, dhe tregoi me gisht nga portieri dhe mesfushori. Dikush thirri nga pas. “Edhe ai luan mirë”. Trajneri pa nga Altini dhe tha: “Mirë, në rregull, edhe ti”.
Si azilkërkues nuk mund të shkollohej, por duhej të punonte. Dhe ai punonte fort. Mbante mobilie dhe tapete. Dhe kur u bë 18 vjeç erdhi kontrata e parë me Borussia Fulda, 1200 marka. Pastaj erdhi puna tjetër. Katering me shumicë. Furnizonte edhe një piceri, “San Remo” në Tregun e Gjalpit. Italianë të vërtetë- me të bijën…
Me Fulda-n shkoi deri në ligën e tretë. I eci mirë edhe në punë. “Nisa të punoj për Media Markt, një karrierë e vërtetë për mua,” qesh Altini. Dhe me Vittoria-n, vajzën e bukur të picerisë gjërat po përparonin.
Në mars të vitit 1997 lindën shkëndijat e vërteta në një disko. Ajo e pyeti: “Çfarë bën ti?” Altini krejt krenar: “Jam futbollist”. Ajo: “Ëhë, shumë bukur, po për zanat???” Disa muaj më vonë futbolli ishte profesioni i tij…
Reinhold Fanz ishte trajner i Hannover 96, e njohu Lalën në Hessen. Por kalimi në janar të vitit 1998 dështoi për shkak se Fulda refuzoi ofertën e Hannover prej 60 mijë marka. Në verë megjithatë gjërat u kryen: Altini u bë një i kuq…
Ja dhe video madheshtore e lamtumires “Danke Altin 1998-2012”
http://www.youtube.com/watch?v=jtz8EEY2Vuc&feature=related
Vetem ADN nuk genjen. Kur plakesh o Altin i ngjan me shume atyre qe udhetojne me gamile sesa nji shqiptari. ahahahahahahaaaa Raca arjane .
Bravo per karieren
hahahahaha,sakt.
nqs se ku arabi konsiderohet shqiptar,athere nuk e imagjinoj dot se si mund te vet quhet Hajriu………!!!!!????
Pershendetje Altin,
ke patur perfundimin me te bukur te karrieres, krahasuar me shume te tjere.
Ta kam bere hallall edhe dushin me birre qe me bene gjermanet kur fituat ndaj FCK.
Pershendetje nga Danimarka
Pershendetje Altin, portieri gjigand per te cilin flitet ne shkrim eshte Judmir Meta, qe tashme eshte trajner ne Gjermani. Vite te veshtira per 16 vjecaret shqiptare ne Gjermani.
Respekte!
Amon mer lerini kto histori arratisjesh se na vjen per te vjell,me vjen shum keq qe te bjeri ne kto pozita Altin Lala,mendoj se nuk ja vlen me rregullu biografin,rri me ate qe ke pas se edhe me ate je goxha djal,suksese ne jet dhe falimderit çfar ke ber per futbollin SHqiptar.
une kam takuar presidentin e borussia fulda .kam pare edhe fotot e altini,kam takuar edhe portierin e madh jetmirin.kam pare edhe vendin ku ka punuar.te gjithe ne fulda kishhin respekt per keta cuna.respekte altin
Te gjithe e kemi nga nje histori arratisje.Nuk e harrojme dot te kaluaren tone.Ne Gjermani ,me 91-in kam takuar nje djale nga Sukthi qe kishte kaluar me tren neper Austri i fshehur ne kabinen elektrike per ore te tera.Une vete i trete kemi kaluar po ne ate kohe neper tunelin e Frejus Itali-France per tre ore,dhe kur kalonin trenat te rrembente presioni i ajrit po te mos pregatiteshe perpara se te arrinte treni,e nuk ndjehej fare zhurma e trenit veçse kur ishte 50-100 metra larg.NJe jave pasi kaluam ne mbeten te vrare ne ate tunel disa kurde. Altin Lala eshte ne pozita te sinqerta ,dhe eshte 1000 here me i nderuar kur ndan me ne te gjithe nje te kaluar te ngjashme duke na kujtuar qe sado sukses qe kemi sot ne jete ,nuk na vjen turp prej nga kemi ardhur. Pershendetje Altin dhe ai stadium plot i mbledhur vetem per ty, ne na behet zemra mal e te uroj me shpirt vetem gezime ne jete.
Pershendetje Altin! Na ke bere me te vertete krenare!