Mijëra shqiptarë, protestë paqësore në Shkup

11 Maj 2012, 16:20Rajoni TEMA

Në Shkup është mbyllur protesta paqësore dhe të gjithë protestuesit janë shpërndarë nga godina e Qeverisë.

 

Siç informon agjencia e lajmeve INA, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të Qeverisë, duke thyer disa xhama, ndërsa ka pasur edhe tentime për të provokuar incidente me policinë, por këto janë shmangur nga ana e organizatorëve spontan të protestës dhe protestuesit.

 

 

14:20 – Në Shkup po zhvillohet protesta e mijëra protestuesve shqiptarë me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”.  Turma ka mbërritur para Qeverisë.

Turmat e grumbulluara nga pjesa qendrore e Shkupit ka lëvizur në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, duke u drejtuar më pas drejt Qeverisë.

Protestuesit kryesisht po mbajnë flamuj kombëtar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje “Vrasës”, “Stop procesve të montuara”, “Shqipëri Etnike”.  ndërsa për dallim nga protesta e kaluar tashmë flamujt fetar nuk janë të pranishëm në krye të turmës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe thirrjet fetare “Allahu Ekber”.

Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Protesta masive nuk ka pasur në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, edhe pse ato ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale.  (INA)

07:34 – Në disa qytete të Maqedonisë sot janë paralajmëruar protesta të vetëorganizuara të shqiptarëve.

Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, bëjnë të ditur se qytetarët do të protestojnë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kumanovë, me moton “Stop rasteve të montuara politike kundër shqiptarëve”.

Oraret e mbajtjes së këtyre protestave janë caktuar menjëherë pasdite, pas lutjeve të së premtes.

Protestat kanë nxitur debate lidhur me organizimin dhe mesazhet që do të përcillen nga këto protesta, pasi që protesta e javës së kaluar në Shkup mori kahjen edhe të një proteste me karakter fetar, për shkak të flamujve islam dhe thirrjeve fetare nga grupe të  caktuara të protestës.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni janë shprehur të përmbajtura lidhur me protestën. Partia në pushtet BDI ka bërë thirrje për një protestë të qetë duke shmangur incidentet dhe shkeljen e rendit.

PDSH opozitare ka ftuar shqiptarët që të mos dalin në këtë protestë, duke mos ditur siç thuhet organizatorët dhe aventurat e tyre si dhe të mos ndërlidhen aspektet fetare me ato kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

Partitë e tjera politike nuk janë deklaruar lidhur me mbajtjen e këtyre protestave.

Faktori ndërkombëtarë në Shkup, SHBA, BE dhe përfaqësitë e tjera diplomatike kanë bërë thirrje për protestë të qetë dhe demokratike, duke shmangur incidentet dhe duke i lejuar institucioneve që të hetojnë dhe zbardhin vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se po ndjekë të gjitha porositë në internet lidhur me organizimin e protestave të paralajmëruara dhe se organet  e rendit do të bëjnë punën e tyre për të siguruar rendin dhe qetësinë.

Thirrje për protesta janë bërë edhe nga rrjete sociale maqedonase. Në një nga thirrjet që ka marrë mbështetje masive është ajo e një grupi të ashtuquajtur “Protesta para qeverisë”, ku thirren qytetarët për të protestuar të shtunën para Qeverisë. Sipas mesazheve të bëra ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve. (INA)

6 komente në “Mijëra shqiptarë, protestë paqësore në Shkup”

  1. nermine says:

    i paralajmroj te qytetaret shqiptar se ne ket protest partia demokratike shqiptare i ka ndalua njerzit e vett qe mos te dalen ne ket protesst.fal ikoft ali ametit jo te na ndimon por don tna shkatron

    1. Luan says:

      Ç’ne ti nermine paralajmeron shqiptaret?! Ju jeni veç dykemsha turko-taleban dhe pjella bastarde te dobiçave te padishaheve te Perandorise Osmane…..Mos guxoni te ndyeni serisht fjalen : shqiptar !

  2. burgaxhiu UK says:

    Po perse i quani shqiptare keta talebanet se mar vesh, keta dalin ne proteste me flamur arab turk bejne thirrje adhavi ekber

    1. tini says:

      mos ha shume. shih e komento. ka pase vetem flamure kuq e zi o greko

      1. Elvis says:

        Burgaxhi hesapi mo

      2. aldo says:

        Kishte edhe nga ato bezet e zeza e jeshile me shkronja arabe, plako, jo me shumice si rradhen e pare, por kishte. Nuk na interesojne shkronjat arabe ne tokat shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje