Bashkimi Evropian rregullisht e kundërshton ndryshimin e kufijve të Kosovës, mirëpo në një nga dokumentet zyrtare të saj evropianët thuaja se paraqesin Kosovën me qasje në det. Në faqen 30 të dokumentit i cili në vjeshtë të këtij viti do e vlerësojë progresin e Kosovës, i siguruar nga “Zëri”, te pjesa e titulluar “Pyetje specifike për forma individuale të transportit” Brukseli kërkon të dijë nëse “ka ndonjë aktivitet në lidhje me transportin detar në Kosovë?”
Territori i Kosovës mund të jetë i pasur me lumenj, por vendi në të gjitha anët e saj rrethohet me shtete të tjera, më saktë Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pa qasje në det. Deti më i afërt për Kosovën është ai Adriatik, në të cilin Kosova ka qasje nëse kalon në territorin e dy fqinjëve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Zëri” merr vesh jozyrtarisht se sqarimi më logjik është se Komisioni Evropian në Bruksel, as që është munduar shumë për të hartuar këtë dokument, i cili ka rëndësi të madhe për procesin e integrimit të Kosovës, pasi mund t’i hapë rrugë Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim.
Këshilli i BE-së në mars kishte vendosur që Komisioni Evropian ta nisë zyrtarisht studimin e fizibilitetit për Kosovën, studim ky që po doli të jetë pozitiv hap rrugën për negocimin e marrëveshjes eventuale të stabilizim-asociimit.
Para kësaj, Këshilli i BE-së i kishte dhënë dritën jeshile edhe një projekti tjetër për Kosovën, që është jashtë procesit integrues, atij të liberalizimit të vizave apo mundësia që kosovarët të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës shengen. Mirëpo, derisa për këtë të fundit dokumenti me kushte që disa muaj ende nuk i është dorëzuar Prishtinës, Brukseli nuk është vonuar shumë me dërgimin e kushteve për studimin e fizibilitetit.
Ndoshta shpejtësia për ta hartuar këtë dokument ka bërë që pyetjet për fizibilitet të vijnë me disa gabime logjike, si çështja e lartcekur për “transportin detar” të Kosovës. Një nga zyrtarët evropian të kontaktuar për këtë çështje ka thënë se duhet pasur kujdes në këtë pikë nëse fjala detar në anglisht (maritime) është menduar për transportin ujor në përgjithësi. Sidoqoftë, Kosova nuk ka kurrfarë transporti ujor, as për njerëz e as për mallra./Zeri
s’eshte faji i evropit, po i atyre qe maritime waters e perkthejne vetem det…pune termash teknike per transportin ujor…edhe krejt pa lidhje kur ke parasysh qe Kosova s’ka shtet fillimisht
Nuk eshte gabim, por duhet kuptuar Europa plake. Si i intereson me shume Europes Kosova shtet apo Kosova bashke me Shqiperine. Pra nje apo dy shtete shqiptare antare te Bashkimit Europian? Patjeter qe i intereson nje vote dhe jo dy ne Bashkimin Europian, si kundra dhe pro, apo dhe vendosjen e nje vetoje dhe jo dy te tilla. Duhen pare me dipllomaci gjerat qe ben Europa. Ajo nuk te thote qe bashkohuni direkt, por te thote ne kete menyre qe pse jeni budallenj dhe rrini akoma. Bashkimi i Kosoves me Shqiperine e zgjidh dhe çeshtjen e kufijve perfundimisht, ndersa Kosova eshte dhe antare e NATO-s pastaj qe nuk nderhyne me dot njeri ta gacmoje dhe behet pjese e Europes direkt. Fatkeqesia eshte se vete politikanet shqiptare nuk duan te bashkohen se humbasin karrike, perfitime te korrupsionit, vjedhje, duan te sundojne seicili per vete te tyre, ndersa shqiptaret humbasin shume kur u ka ardhe ne shtek.
po afron vizioni i lidhjes se par te prizrenit(1878-1881)me ne krye haxhi ymer prizreni dhe abdyl frasheri,bashkimi i vilajeteve (kosovës,manastirit,janines,shkodres)mirpo si duket po na kujton brukseli se eshte koha qe te veproni e te bashkoheni ne nji shtet e ajo quhet shqiperi etnike ,se vallahi me prit prej ktyre udhehqsave tane neve na marin serbet edhe ket qe kemi,se edhe a shtu serbet njiher e kan okupu duresin per dalje ne detin adreati pershndetje per ket vllezrit shqiptar ishalla nji dit bashkohemi.
fli i qete o metin
kujdes mos u deghoj ndonje serb ,dhe ja mbathni nga turqia ,qe ju do shume