Humor në javën e fundit, ekipet e Superligës hapin portat

12 Maj 2012, 19:11Sport TEMA

Përveç Skënderbeut kampion, java e fundit e Superligës ka caktuar edhe ekipin tjetër që do të shoqërojë Dinamon në Kategorinë e Parë, që do të jetë pikërisht Pogradeci, që u mund në shtëpi nga korçarët. Ndërkohë, Apolonia, Kamza e Tomori do të luajnë në play-out, për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Por, ajo që ka rënë në sy këtë javë, ka qenë numri i lartë i golave të shënuar këtë javë të fundit në disa prej ndeshjeve të rëndësishme për shpëtimin.

Kështu, Apolonia, e cila rrezikonte seriozisht rënien një kategori më poshtë, ka fituar me rezultatin tenistik 6-5 ndaj Tomorrit të Beratit.

Shkumbini i Dash Sulës ndërkohë, që i duhej një pikë për të shmangur zonën e play-out, ka mundur të marrë atë në Shkodër përballë Vllaznisë, me një rezultat gjithashtu tenistik. Ndeshja përfundoi 4-4 dhe është evidente që është toleruar.

Ky lumë golash vjen në kohën kur ekipet e kampionatit shqiptar e kanë shumë të vështirë që të shënojnë një gol në ndeshje, për shkak të nivelit shumë të dobët, dhe jo më 5 apo 6, siç ka ndodhur këtë javë.

Roland Dervishi i Shkumbinit u shpall gallashënuesi më i mirë i kampionatit me 20 gola, ku 3 gola i shënoi sot në 14 minutat e fundit të ndeshjes, duke qenë se Bakiu i Tomorrit, që përfundoi i dyti me 19 gola, shënoi 4 gola në 29 minuta në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme.

Kreshnik Ivanaj sakaq, është shpallur golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, me 27 gola. 10 prej tyre i ka shënuar në dy ndeshjet e fundit.

Një gallatë më shumë nga kampionatet tona mëse modeste.

10 komente në “Humor në javën e fundit, ekipet e Superligës hapin portat”

  1. *king says:

    Vlaznia ka luajtur me lojtar te rinje, se gjysma e lojtareve baz teformacionit kane ikur ,te huajt si vuk malazeet moreno etj kan marre valigjet dhe nuk jan me pjes e vllaznis

    1. Latif Dreqi says:

      o kingo, ca lidhje ka, jane te rinj apo te vjeter, muhabet leshi qe ben, apo sdo te kuptosh…Nuk mund te kete rezultat te tille o robo!!Eshte e pamundur, a kupto ti?! rezultati eshte i paravendosur, eshte luajtur teater jo futboll..Ne kategorine e pare, kane shenuar 5-6 gola per futbollist..tmerr!! Nejse xhanem, ti ka mundesi je kenaq, ke pare “spektakel”..

  2. fule says:

    Vetem llumi i injorances mund te kete nerva te ndjek akom farsen e Futbollit ne Shqiperi. E kuptoj qe ndoshta ne province nuk ke shume mundesi per te kaluar kohen… megjithate mundohuni te ndryshoni o njerez.

    1. Edi Detroit says:

      Ti Fule,kot per kuriozitet si “Tirons”dhe qe jeton ne ate “metropol”,si e kalon kohen ???.

      1. aqif pallaska says:

        fule rri para pallatit tu honger fara te pjekura e tu plotesu skedina mer daje ska nge te shofi “barbaret” qi lujn top

  3. ben says:

    O Mero,mos shkruaj me per kete kampionat qesharak,ndoshta Sala del ndonje dite dhe thote ky eshte kampionati me i bukur ne bote,pas Gjermanise.

  4. Eri says:

    Vllaznia kurva, luajti fort me Durrsin dhe Tiranen duk u marre nga 6 dhe 4 pike respektivisht ndersa Korces i hapi shalet dhe i dha 6 pike duke luajtur me te rinjte

  5. ledi says:

    Futbolli ne vecanti dhe sporti ne pergjithese eshte sintetizimi me i mire i asaj qe ndodh cdo dite ne Shqiperi!Menyra se si organizohet kampionati,eshte e njejte me menyren se si organizon punen qeveria.Presidentet e futbollit perfaqsojne ne shumice fytyren e bisnesit shqiptar.Ambientet sportive jane njesoj si infrastruktura jone.Albitrimi nje kopje e gjykatave nga ajo e rrethit e deri tek e larta.Komisionet e federates,njesoj si KQZ-ja.Lojtaret njesoj si mesuesit dhe si mjeket qe ikin me pahir ne miting.Tifozet si militantet e radheve te para.Policet qe duhet te sigurojne rendin ne stadiume,jane te njejtet ata qe rrahin vetem te dobtit dhe rrine me frike se mos rrihen nga te fortet.Drejtuesit e federates jane si ministrat para kryeministrit,ndersa Duka eshte si Saliu.
    Por nga te gjitha sa thashe,Saliu ka nje favor shume te madh!Ai nuk ndeshet kome me koke me boten ,por me mullinjte e eres dhe keshtu ai eshte gjithmone kampion ne te gjitha,ndersa Duka i shkrete e ka per hise qe here pas here te ballafaqohet me klubet europiane dhe perfundimin e dime te gjithe!!!

  6. Rigert keci says:

    Vllaznia vjet doli ne europa lig e sot del ne vend te 7-te.leku e bon t’veten

  7. Rigert reci says:

    A e pat kreshnik ivanaj 6 gola 1 me finter niku po lekaj me rrefushat po su qujt.jo si vllaznia qe vjet del ne europ e sot ne vend te 7-te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje