Skënderbeu i Korçës është shpallur kampion për të dytin vit me radhë. Korçarët nuk kanë gabuar dhe kanë fituar në ndeshjen e fundit në Pogradec, përballë vendasve. Ndeshja ka përfunduar 1-3 për Skënderbeun, ku Xhafaj ka shënuar dy herë dhe Shkëmbi një herë me penallti.
Fitorja e Teutës, e cila rivalizoi deri javën e fundit me Skënderbeun, ka qenë e kotë, pasi Pogradeci nuk ka mundur dot të ndalë korçarët. Durrsakët fituan 2-1 në Krujë dhe pavarësisht se nuk u shpallën kampionë, mund të ndihen krenarë, pasi kanë zhvilluar një kampionat super dhe kanë rivalizuar deri në fund për ta fituar, kur këtë gjë nuk e priste askush në fakt në fillim të kampionatit.
bravo.
urime Skenderbeut! Edhe kete vit tregoi se ishte ekipi me i mire i superliges…
Do te ishte me e “denje” qe ekipi i Korces te quhej “RAKICKA”!
Haha,kali, cfare thote “Robi”,keshtu bre djale;Rakicka,mot iken Bode,dhe bashke me te bie edhe Korca ne te 2,atje ku ne fakt i takon.Mgjse kur eshte Peqini,Laqi,Kazma,Fushe Kruja,apo mamurrasi a ku e di une ne te 1,gjyna te mos jete Korca.
urime per se mbrapthi RAKICKES!
Dy kupat e kampionatit te futbollit qe ka mor Korca keto dy vite do ti hiqen, ashtu sic ju hoqen Juventusit dhe du tu jepen ne tavoline Vlores dhe Duresit. Ka filluar nje hetimper futbollin Shqiptar nga UEFA.