Është e vërtetë që kam kërkuar nga qeveria që t’i mbulojë shpenzimet e stafit tim në lobim, por jo edhe ato të miat. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë të shkurtër për “Zëri” të realizuar përmes e-mailt.
Ai ka thënë se falë punës së tij, Kosova sot ka pesëmbëdhjetë njohje më shumë, gjë për të cilin, sipas tij, janë shpenzuar 1.6 milion euro nga buxheti personal.
“Do të ishte absurde të debatohet për 17 mijë euro. Ato janë të barabarta për 2 orë kerozinë për fluturimin e aeroplanit”, ka thënë Pacolli.
I dyti i qeverisë ka thënë se me shefin e tij, Hashim Thaçi, ka raporte shumë të mira, por sipas tij, në Kosovë ka shumë armiq, të cilët siç thotë ai, veprojnë në vijën e njëjtë me atë të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
Zëri: Zotëri Pacolli, së fundi është raportuar se ju keni kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua kompensojnë paratë që i keni shpenzuar për lobim?
Pacolli: Fillimisht unë jam i habitur që dikush shkruan, jep tituj bombastikë, jep versionin e vet, ndërsa me mua personalisht nuk bisedon ashtu si e do rendi. Flitet për paratë e lobimit, se i paskam kërkuar për kompensim, e dikush s`mi paska dhënë.
Unë jam njeriu i dytë në Qeverinë e Kosovës dhe ju them se po t’i kisha kërkuar komensimin e shpenzimeve, pagesat do të bëheshin me siguri, ngase do të ishte e drejtë imja legjitime. Unë s`kam dhënë urdhëresa për pagesë.
Nuk ekziston asnjë moment që unë kam kërkuar një gjë të tillë. Por, edhe po t’i rimbursoja ato shpenzime, paratë do të shkonin në ndërtimin e shtëpive dhe ndihma për të varfrit, një gjë që me dëshirë të madhe e realizoj edhe me buxhetin tim privat.
Pavaresisht nga motivet (te cilat vetem Pacolli mund t’i dije) veprimet e tij jane thellesisht patriotike. Njohjet nga vendet afrikane jane merite personale dhe per kete Pacilli meriton mirenjohje nga gjithe shqiptaret…
Te panumert jane te vegjelit dhe meskinet zoteri Pacolli,(do te shkruante Nice)Perpara jush ata ndihen te vegjel,inferioriteti i tyre rri i fshehur nen thengjij e digjet duke ju pergaditur nje hakmarrje te padukshme .
Gjithsesi miresite ua shkembejne me ligesi te fshehta e ju megjithate vazhdoni misionin tuaj prej nje atdhetari dhe filantropi.Qenka e thene qe atdheu t’i mallkoje shpetimtaret e tij?!Le t’n mallkoje mjafton ta shpetojme do te thoshte nje Anatol France.Une i perulem vepres suaj humane por edhe veprimtarise suaj te sukseshme diplomatike ne lobimin per njohjen e Kosoves duke mos kursyer asgje dhe duke konsumuar cdo gje.Po e perfundoj duke e vene theksin tek fakti se ata qe spikasin jane te vetmuar zoteri Pacolli…