Arsen Venger është i ndërgjegjshëm se pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm do ta ndihmojë Arsenalin të sigurojë rinovimin e kontratës së Robin Van Persi. Një fitore të dielën në fushën e Uest Bromuiç i garanton vendin e tretë “”topçinjve” që do të thotë edhe kalim direkt në fazën e grupeve të këtij turneu.
“Unë mendoj se mund të ndikojë, por në fakt për një gjë të tillë duhet ta pyetni vetë atë. Por ne nuk fokusohemi vetëm te kjo çështje, pasi kontrata e Robin nuk ka përfunduar”, iu përgjigj Venger gazetarëve që e pyetnin për këtë temë.
Ai mendon se tani Arsenali nuk do të jetë i detyruar të shesë Van Persin, siç ndodhi një vit më parë me Çesk Fabregas te Barcelona apo Samir Nasri te Mançester Siti.
“Njerëzit flasin sikur pozicioni ynë nuk është i rëndësishëm. Por pozicioni ynë në këtë çështje është shumë i rëndësishëm. Pozicioni ynë me Çesk ishte ta linim të largohej pasi ai dëshironte të largohej”, shpjegoi trajneri francez, duke lënë të kuptohej se tashmë Arsenali nuk do të vepronte në të njëjtën mënyrë me holandezin, edhe nëse ky i fundit vendos të mos rinovojë.
Një dështim në ndeshjen e fundit mund të nxjerrë Arsenalin jashtë Ligës së Kampioneve, sidomos nëse Çelsi fiton këtë turne në finalen e 19 majit dhe fiton automatikisht të drejtën për të kaluar në kompeticionin e vitit të ardhshëm.
“Edhe Europa League nuk është një turne pa vlerë. Më mirë të luash aty se të mos luash fare. Këtë vit kam parë ndeshje të shkëlqyera aty, ashtu siç ishte finalja e pak ditëve më parë. Por kuptohet që nëse kam mundësinë të zgjedh, do të them se preferoj Ligën e Kampioneve”, përfundoi tekniku francez.
Se ne fakt ne Ligen e Kampioneve Arsenali e ka ndritur.
Arsenal eshte nga klubet qe praktikon futbollin me te bukur ne Evrope, ne ligen e kampioneve nuk ka fituar, po ka mbi 12 vjet qe mer pjese rregullisht, shpesh i kualifikuar ne çerek, gjysem finale biles ka qen dhe ne finale. Ben pjese te 6-7 klubet me te mire te Evropes, keshtu qe nese nuk quhet e ndritur…
Do te doja shume qe Arsenali te ishte ne 6-7 klubet me te mira te Europes.Por fatkeqesisht nuk eshte keshtu.Kur kujtoj skuadrat qe kane eleminuar Arsenalin humbas fjalet.Jam nga ato njerez qe kam bere kilmetra per te pare ekte skuader.Keshtuqe cdo koment do ishte i tepert
Manchester United u eleminua nga FC Bazel, Real i Madridit kishte 3 vjet qe nuk kualifikohej per çerekfinale ne ligen e kampioneve, Iner u skualifikua nga Marseille qe eshte ne vend te 14 ne kampionatin francez, Barcelona u rah nga Rubin Kazan vitin qe kaloi….po ndalohem ketu se lista eshte e gjate..
Ne futboll ka nje ekip qe fiton, dhe nje qe humb, kjo e ben terheqes, emocionues.
Perveç Manchester United, i vetmi ekip qe fitoi disa trofe ne Angli eshte Chelsea, Arsenal renditet ne te njetin nivel, vetem se ka te njeteta rezultate me shume me pak para te investuara.
Ne Spanje ka dy ekipe me te mira se Arsenal, ne Gjermani nje, ne Itali nje ose dy, keshtu qe nuk e di se cilat ekipe quand me te mira ne keto 12 vitet e fundit!!
Te dashur miq futbolldashes,
jo gjithmone ajo qe vlereson nje skuader eshte rezultati qe ka arritur. Per mua me shume kenaqesi me jep menyra si luan, dmth. sa futboll te bukur luan, dhe po te shoqerohet edhe me rezultate te mira kjo eshte kulmi i kenaqesise qe mar nga nje ndeshje futbolli. Kjo eshte arsyeja qe ARSENALI me ka bere per vehte dhe e adhuroj.