Aktivistja topless rrëmben Kupën e Euro 2012 (VIDEO)

13 Maj 2012, 14:38Sport TEMA

Një aktiviste për të drejtat e grave u zhvesh nga mesi e lart dhe pastaj arriti të rrëmbente për pak sekonda trofeun e Euro 2012, ndërsa ai po i shfaqej publikut në një shesh të Kievit, në shenjë proteste nga aktivitetit që zhvillohet muajin e ardhshëm në këtë vend.

23 vjeçarja Julia Kovpaçik është anëtare e shoqatës “Femen”, e cila beson se turneu që zhvillohet në Ukrainë do të nxitë turizmin seksual në këtë vend.

Kovpaçik iu afrua trofeut ashtu si mijëra spektatorët e tjerë për të bërë fotografi përkrah tij. Por pastaj ajo hoqi fanellën që mbante veshur duke treguar shkrimin “Fuck Euro 2012” që kishte shkruar në bark. Sapo kapi trofeun, ajo u ndal nga rojet e sigurisë, të cilët më sa duket kishin njoftim për zhvillimin e mundshëm të një proteste të tillë.

Sata e mbuluan menjëherë me një çarçaf dhe e larguan me një makinë policie, ndërsa trofeu pas pak minutash u kthye në vendin e tij, pasi nuk kishte pësuar asnjë dëmtim ndërsa mbahej nga aktivistja ukrainase.

Sipas “Femen”, Euro 2012 do të jetë një magnet për turizmin seksual në këtë vend. “Kemi protestua në këtë mënyrë për të ndaluar që Euro 2012 ta kthejë Ukrainën në një bordello”, ishte deklarata që kjo shoqatë lëshoi pas përfundimit të kësaj proteste origjinale, ndërsa paralajmëroi se shumë të tjera do të zhvillohen në ditët në vazhdim.

http://youtu.be/rGIIsOEDKtw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje