Një 12-vjeçar i diagnostifikuar me sëmundjen e njëjtë nga e cila ka vuajtur Lionel Messi në fëmijëri, do të ndihmonet në mënyrë financiare nga futbollisti më i mirë në planet.
Waleed Kashash, i cili ishte diagnostifikuar me mungesën e hormonit të rritjes (GHD), ka ëndërruar që një ditë të bëhet futbollist pasi të mposhtë sëmundjen, por kostoja e lartë e shërimit të sëmundjes kërcënoi realizimin e ëndrrës së tij.
Sidoqoftë, një femër e quajtur Soad al-Affani kishte vendosur të njoftojë Messin për sëmundjen e të riut, dhe ai do të paguajë 400 euro çdo muaj, derisa ai të bëhet 18 vjeç.
Messi më pas bëri një foto të tij duke mbajtur një fanellë të djaloshit Waleed, me mesazhin për të qëndruar sa më i fortë dhe të ketë sa më shumë dashuri.