Mançester Siti është rikthyer të fitojë kampionatin në Angli pas 44 vitesh. Këtë gjë e ka bërë mes emocioneve të shumta, pasi deri në minutën e 91 ka qenë nën disavantazh 1-2. Por, Dzeko në minutën e 92 dhe Aguero dy minuta më vonë, i kanë dhënë një fitore drithëruese Sitit, që pavarësisht fitores së Junaited 0-1 ndaj Sandërlend, shpallet kampion, për shkak të golavarazhit më të mirë.
Siti e ka vuajtur në këtë ndeshje presionin e shpalljes kampion, por tashmë, pas fitores 3-2 ndaj QPR-së, ata mund të krenohen, pasi mposhtën rivalët më të mëdhenj, kushërinjtë e Junaited.
Çfare emocionesh!dritherima deri ne sekonden e fundit,nje ndeshje qe nuk do harrohet kurre,kampionat i merituar per Cityn…
E ndoqa ndeshjen live.E desha kete fitore,megjithse jam fans i celsit,por i betuar kunder M united.Kam bindjen se ishte nje kalciopol i paster.Ne Sanderland ishte vendos tavolina me kupen,kur ne minutat shtese,city shenoi dy here.Prap isha i gezuar per rezultatin e citit.