Vendos gruaja: Van Persi rri te Arsenali!

13 Maj 2012, 17:08Sport TEMA

Robin Van Persi do të qëndrojë te Arsenali… pasi kështu duan gruaja dhe nëna e tij. Lojtari po diskuton rinovimin e kontratës me topçinjtë dhe me sa duket ai ka në shtëpi personat që e nxitin më shumë që të qëndrojë me këtë skuadër.

“Jemi në Londër prej 8 vitesh dhe familjarisht e dashurojmë këtë vend. Robin është kapiten i Arsenalit dhe siç thonë shumë njerëz, lider i skuadrës. Arsenali besoi te ai kur ishte më i ri dhe kur njerëzit e cilësonin një rebel. Nuk duam as të ndryshojmë gjërat në shtëpi. Fëmijët tanë Shakuel dhe Dina shkojnë në shkollë këtu në Londër dhe janë të lumtur, ashtu si ne”, ka treguar gruaja e futbollistit, Bushra Van Persi.

“Do të ulemi në fund të sezonit të flasim për të ardhmen dhe të marrim vendime. Por ato nuk kanë lidhje vetëm me Robin, duhet të mendojë edhe për mua dhe fëmijët. Të gjithë janë të lumtur me Robin te Arsenali dhe ai gjithashtu”, tha ajo.

Edhe nëna e futbollistit, Jose, i është shtuar listës së personave që duan që sulmuesi të vazhdojë karrierë e tij te kjo skuadër. “Arsenali është një klub fantastik dhe të gjithë e adhurojnë Robin këtu. Kjo ka shumë vlerë. Është elektrizuese sa herë që hyjmë në stadium përkrah tij. Unë si nënë ndjej krenari në ato momente. Kur njerëzit thonë që e adhurojnë Robin, unë si nënë nuk mund të ndjehem më e lumtur se kaq”, ka treguar ajo, duke rritur shpresat për një rinovim të shpejtë të sulmuesit holandez.

1 komente në “Vendos gruaja: Van Persi rri te Arsenali!”

  1. Argita_B says:

    Flasin te dyja me mend, pasi fundi i fundit te fitosh 250 mije apo 350 mije paund ne jave nuk ndryshon dot ne menyre rrenjesore jeten e familjes, te jesh e lumtur ne jeten e perditeshme ajo nuk ka çmim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje