Berisha: Dakord me ODIHR, numërimi elektronik ka probleme. Rama do që kreun e KQZ ta propozojë Avokati i Popullit

14 Maj 2012, 14:06Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD edhe problemin e reformës zgjedhore, që duket se ka ngecur pas faktit se ODIHR ka anuluar një marrëveshje të arritur për numërimin elektronik dhe identifikimin e votuesve.

Berisha, entuziasti i dikurshëm për numërimin elektronik, ka thënë se përkrah propozimin e ODIHR për të mos lejuar këtë numërim. “Kërkuan 8 vite burg dhe instalimin e teknologjive, të cilat ata që ishin aty i linin me tespi se i përjashtonin të gjithë nga procesi. Na doli që në Londër, në kryeqytetin e teknologjisë dhe financave, dhe me një klimë më të freskët se Shqipëria, doli që numërimi pati probleme serioze. Dy probleme: mbingarkesë dhe bllokim i makinave dhe ndërprerje e energjisë elektrike. Por londinezët janë londinezë, ata e kapërcyen, por në Shqipëri nuk kapërcehet dot. Unë ia kisha bërë të qartë ekipit tonë, u kisha thënë ta pranonin, por ODIHR do siguri maksimale në zgjedhje, o mosaplikimin e metodave të përjashtimit,” tha Berisha.

Ndërsa duke folur për identifikimin e votuesve, Berisha tha se qendrat e votimit do ktheheshin në pika kufitare.

Por shpërthimin më të madh Berisha e pati në lidhje me atë që e quajti propozim të opozitës për propozimin e kryetarit të KQZ nga Avokati i Popullit. Berisha tha se po deligjitimohet mazhoranca.

“Cfarë na del tjetër? Në një vendim të drejtë vendosëm që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita. Kemi vepruar shumë drejt. Mirëpo zoti Rama thotë se kandidaturat për kryetar KQZ-je t’i propozojë Avokati i popullit, të cilin e zgjodhi me një konkurs 15 ditor ne selinë e tij. Kjo është qesharake. Kërkojnë me çdo kusht të delegjitimojnë shumicën. Atë që kemi hequr bashkërisht ne, ta propozojë presidenti. Absolutisht asnjëra, as tjetra nuk do të pranohen. Së pari Avokati i Popullit është avokat i të drejtave të qytetarëve, jo që të politizojë KQZ-në,” tha Berisha, që shtoi se Rama e bllokon reformën zgjedhore sa herë Brukseli do të diskutojë për Shqipërinë.

“Më 11 prill isha në Bruksel. Po pija kafe. Atë ditë ai bllokoi të gjithë reformën. Ndodhi kur do flisnin ministrat e jashtëm dhe pati frikë se mos thuhet një fjalë e mirë për Shqipërinë. U votua në darkë sapo u mbyll mbledhja. Nesër është Këshilli i Integrimit në Bruksel, dje nxori kryetarin e KQZ nga Avokati i Popullit vetëm që nesër të mos mund të thuhet se u kompletua reforma zgjedhore. Pra blloku është operativ në tërë praktikën dhe psikologjinë e vet. Kjo ëshët psikologjia e neobllokmenëve. E përdorin për të bllokuar vendin. Është hequr nga zemra e Tiranës tani është transferuar në selinë e PS me të gjithë dhelpëritë dhe bizantinizmat e veta,” tha Berisha.

11 komente në “Berisha: Dakord me ODIHR, numërimi elektronik ka probleme. Rama do që kreun e KQZ ta propozojë Avokati i Popullit”

  1. langaraqi says:

    Thoni e shkruani cfare te doni,po ky eshte i madh. I ben zbor Ed Rames sa here do. Dhe per ate punen e bllokut ka te drejte. Eshte mbushur kryesia e Ps me Beqja,Bushati e kompani. Me keta bythpambuk do t’ja marre pushtetin Sales ky? Ta harroje. Ec Sal Berisha se me keta qyrrashe.ti rri edhe 20 vjet ne pushtet.

    1. opopopopopo says:

      Dashte zoti e na ndihmon me kete shtrigan sa me shpejt (a nuk i ngjan shtriges tek borebardha ne kete profil?????) se te jete per opoziten ky shkon 100 vjet karominister

  2. Cur says:

    Sikur tu leshonte zoti nje rrufe te dyve,sot meqe po bie shi, do te ishte gjeja me e mire e do shpetonte ky vend, mbase!

  3. Latif Dreqi says:

    Thone qe Flamur Noka dhe Jemiu i Gjanes kane qene ne mbledhje me shallin e Kuksit ne qafe, blu si PD-ja..

  4. abati says:

    ndodhi ajo qe pritej te ndodhte, ajo qe do te ndodhe qe berisha nuk ka asnje alternative qeverisese nuk ka car tu japi qytetareve pai ju ka marre gjthshka pasurinen, punen jeten shpresen po ju merr te ardhmen . ai do t jete shkaku qe te prishet reforma zgjedhore sic e kemi parashikuar dhe do te beje fajtore opoziten . vetem nje aleance pragmatiste pavaresisht kostos lsi oketa idrizi dule per nje mocion mosbesime bashke me ps kryministrit per te rrezuar qeverine ne parlament dhe formimi i nje qeverie te kualocioni per vazhdimin e reformave dhe cuarjen e vendit ne zgjedhje te parakohshme pa nje qeveri te pd te berishes do te beje qe zgjedhjet te mos vidhen . perdryshe shqiperia jo vetem nuk merr vendin e stausit kandidat por me krize ekonomike te madhe dhe varferine totale ajo mund te shkoje drejt nje kaosi socialekonomik. per nderkombeteret nuk ka rendesi car ben berisha per to ka rendesi i ashtuquajturi dialog dhe kur ky te prishet do te bejne fajtore te du palet kur dihet qartazi qe shaku eshte berisha .cdo gje te con ne ate qe ai i duhet vijimesia politike familjare pra pasurite qe kane grabitur te trashegohen po njekohesiht te trashegohen dhe pushtetet.ti delegoje te e bija dhe rrethi i saje . morali dhe parimet ne kete kohe nuk kane mundesi per te funksionuar nqs duam qe saliu te mos jete me ne politike . kohe me te pershtateshme per largimin e tije nuk ka . te mos u genjeje mendja partite ne parlament se ai do ti mbeshtese per zgjedhjet 2013 koha tregoje se ai braktisi dhe nanon qe e kishte shpetuar se paku 2 here nga rrenimi vetem per inetresat e tije dhe mire tu behet. saliu po paraqet nje qendrim dhe kercenim te frikshem per demokracine tone .

  5. dantes says:

    zmenduria dhe hipokrizia e berishes ka arritur kulmi cdo dite na duhet te degjojme genjeshtrat e nje njeriu me propleme te medhe mentale ky jo vete qeq eshte i cekujlibruar ne dukje por po cekujlibron tere vendin . o njrerez dilni protestoni dhe e ndaloni kete njeri se po con vendin ne humnere .

  6. qytetari says:

    mero . ka nje rruge perhere per te larguar te keqen nqs nuk duam te behemi dhe ne pjese e kesaj te keqe dhe te mos na duket me e keqe . ne kete kohe kur opzita po harxhon energji per te treguar bashkpunim per ato qe duhen bere per zdhedjet presidentin antaresimin e vendit berisha eshte duke levizur ne kah tjeter duke carjentuar gjithska .duke bre nje rremuje te vertete nje corjentim total do te beje qe mos dime ku te kapim villin . mero ju si medja e lire vertete ne krah te vendit dhe qytetarit por dhe medjat e tjeraduhet qe parreshtur ne menjdn e shkruaj por dhe vizive nuk duhet terreshni duke demaskuar berishen dhe oberrin e tije nuk duhet ta leni rehat asnje moment opzita eshte duke vrare mizat dhe eshte e ploget se sulmet jane drejtuar tek ajo ju medjat duhet te merrni rolin protagonist te drejtoni te gjitha energjite apozitare te te gjitheve ne nje drejtim demaskimin e saliut qeverise se tije dhe afera te tije kriminale deri ne largimin e berishes pra duhet te kete zgjedhje te parakohshme perndryshe do kemi prap saliun ne fron . eshte tipiku i nje mashtrusi i pa fre . vetem juve medjave ai nuk mund tu beje balle se e shikoni dhe gjenjen me realisht dhe me objektivitet dhe njerezit kane shume besim tek fjala e medjave . o burra mero cdo sekond ne front kunder saliu me shkrime dicione protestat emisione analiza cdo dite cdo dite nuk ka kohe per analiza kush do te jete president apo kryeprokuror keshtu tha edi apo iliri ato vetem japin kohe saliut per te grumbullar farcat demaskim tatal publik . dhe ta dish kete beteje ai e ka te humbur nuk mundet qe truri i tije te duroje medjan. ate ai e ka tmerr .

  7. doktori says:

    crregullim total te personaliteti pa rikthim me pasoja degjenerimi mendor dhe moral me rrezikshmeri te madhe shoqerore .kjo eshte diagnoza e kryeministri te vendit berisha .nuk ka asnje bare qe ti beje efekt pervec largimit dhe mosdhenjejn e pergjegjsive qe kane pasoje tek jeta e te tjereve.i zolim i menjehershen nga njerezit ne nje klinike psiqiatrike kjo eshte ajo qe ka dhe duhet bere per ate qe kemi ne krye te qeverise

  8. parti says:

    xhozi presidente , luli kryetare pd .saliu kryerare i perjetshem “nderi” argita deputete lirija qytetare nderi e zululandit . zeni pronar i hipodromit te pare nderkombetare ,drejtori ekzekutiv i tegut dhe arms off trafic.koli ritvani ruli monda…………………………..etj mbajtes dhe ngrites kartoshan dashi sherifi i bathores .flamuri maxhordom,jemin bacevan jamarbri shkon ne jam shoqerusi i misit par time.sadija kryetare e lidhjes se shkrimtareve .

  9. vera says:

    per 22 vjet beme salin zot tani na duhet zoti per ta larguar saliun se vete aha……………..

  10. hajriu says:

    Eshte loja ju te dyve kjo o plehra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje