Hidhini një sy apartamentit më të shtrenjtë në Londër

14 Maj 2012, 19:29Lifestyle TEMA
Hidhini një sy apartamentit më të shtrenjtë në

Ky është një apartament që vetëm njerëzit më të pasur në botë mund ta përballojnë. Edhe ata në fakt duhet të maten mirë përpara se të paguajnë … 65 milion sterlina për të. Me pesë dhoma gjumi, ky apartament luksoz ndodhet në One Hyde Park të Londrës.

Apartamenti C.08.1 ka dalë tani në shitje dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Përfshin një kat të tërë, në katin e tetë dhe ka përballë disa nga pamjet më të bukura të qytetit. Ka po ashtu gjashtë banjo, është i ndarë në dy krahë, njërin që sheh nga qyteti dhe tjetrin që sheh nga parku. Ka një korridor gjigand prej 65metrash që lidh të dy krahët. Është dekoruar nga një firmë prestigjioze me materialet më fine dhe… nuk ka nevojë për shumë koment.

4 komente në “Hidhini një sy apartamentit më të shtrenjtë në Londër”

  1. 1444 says:

    65 milion sterlina,jeni ne metro…me aq pare ndertoj nje qytet ne mes te Amazones,ikni ore pirdhuni !

  2. Kola i Mishit, Rroku i Druve, Hasan Fuksi... says:

    Ta “internojmë” Salibegun e Parë, me një fushatë sensibilizuese paraprinjëse “ndihmë për apartamentin e Salibegut të Parë”.
    P.sh vlonjatët për ta hequr qafe do të sakrifikonin…Sazanin (jo klubin, po ishullin). E lëmë të hapur fushatën…

  3. Misiri says:

    shume luks por shume para

    cdo gje me duket budallallek per aq para
    http://www.freealbania.blogspot.com

  4. ngjala e fresket says:

    Mos, i shtuat grykesine Likes…i cili deri dje mendonte se shtepia me e shtrenjte eshte ajo e gj.lalzit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje