Milo e Gjinushi sulmojnë ashpër ODIHR: Po punon për Berishën

14 Maj 2012, 16:29Politika TEMA

Në emër të partive të vogla të majta e të djathta, Paskal Milo ka shprehur habinë dhe shqetësimin, si është e mundur që ODIHR, del kundra numërimit elektronik duke minuar kështu jo vetëm punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe procesin e zgjedhjeve në 2013-ën.

Sipas zotit Milo, Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend laborator për të eksperimentuar projektet pilot të ODIHR, në një kohë, siç theksoi ai, zgjedhjet shqiptare kanë një emërues të përbashkët, që është vjedhja.

“Ne shprehim cudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar. Na është premtuar që në fillim, qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike që do të garantonin numërimin elektronik, që do të garantonin identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithcka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri”, tha Milo.

E ndërsa kryeministri Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të PD tha se ODIHR është një gardian i zgjedhjeve, kreu PSD-së Skënder Gjinushi akuzoi këtë organizatë se është vënë në shërbim të kryeministrit dhe maxhorancës.

“Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore, sepse nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve të cilat përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri”, tha Gjinushi./TCH

20 komente në “Milo e Gjinushi sulmojnë ashpër ODIHR: Po punon për Berishën”

  1. Edush Ramush says:

    Mooosssss. E hengri prape Rama ne 2013-ten? Ah cna bere more Odhir. Na e le piktorin me corapet var ne tel.

    1. opozita says:

      Shume interesant keta te Odhir, meqe numerimi elektronik qenka problem, pse nuk e thane kete gje 6 muaj para, por u kujtuan tani pas tere ketyre muajve negociata. Per me shume, pse u tha qe kishte nevoje per reforme zgjedhore kur numerimi dhe cdo gje tjeter s’paskan nevoje per ndryshim.
      Tja leme Ristanit ti numeroje te tera votat se mbaronte pune shpejt.

      1. Tosi says:

        Shum mire e ka then gjinushi!pse leshin gjat gjith kohes keta plerat I kan bere reklam se sa mire po ecen reforma?mesa shoh une,keta Jo vetem qe shiten me keq se shqiptaret por shiten dhe me lire

    2. shpati says:

      Nuk keni faj ju,kelyshet e Berishes,se qaheshit nga Enver Hoxha,qe gjoja ishte DIKTATOR!!!
      Tani,ato per te cilat akuzonit Enverin,doni,qe t’i zbatoje Berisha!!!
      KJO TREGON SE ENVER HOXHA KA BERE MIRE,QE JU ZHDEPI NE BURGJE DHE INTERNIME,BILE DO BENTE MIRE,QE T’U HIQTE QAFE TE GJITHEVE SI RRACE E NDYRE ANTI SHQIPTARE!! ODIHRI nuk eshte nje organizate demokratike,sic hiqet,por nje BANDE KRIMINALE,QE MBESHTET KRIMINELE TE TILLE NE PUSHTET SI SALI BERISHA!!!
      HALLALL ENVER HOXHES,QE JU VURI KUFIRIN TEK THANA SE JENI MASHTRUES MAFIOZE!!!
      SHIKONI BOSIN E OSBE-se WOLFARTH,QE VETEM BEN CFARE DO BERISHA!!!
      OPOZITA DUHET TA KERKOJE SHPORRJEN E TIJ NGA SHQIPERIA!!!

  2. LORA says:

    Pse sulm i ashper quhet kur ODIHIR-it i njihen vlera si te nje institucioni te nderuar e te pa-anshem??????????? Per mua OSBE-ODIHIR kane 22 vjet qe bejne gardianin e statukuose se tranzicionit rraskapites mbi shqiptaret(sa e veshtire paska qene ta mesoje mender-politika),pra nuk kane asnje gje te perbashket me ndershmerine dhe pa-anesine.
    U lumte,kane gjetur parajsen ne xhepin tone dhe gajasen duke u tallur tash e dy dekada.,,,,,,Sapo nisa te komentoj,ku eshte shpejtesia e ritmit te postimit?!?!?!?!

    1. Rani says:

      Perderisa Gjinushi perdor akoma protokollin per te komunikuar me pederet e ODIRIT ata do te bejne sikur s’kane degjuar. Nqs opozita ose keto partite e vogla nuk deklarojne ne menyre te hapur e ne menyre demonstrative qofte edhe ne intervista televizive se keta plehra duhet te zhduken nga Shqiperia, ata do te vazhdojne me keshilat e tyre “te mira”. Nuk ke ça te besh se edhe plehrat e ODIRIT e kane kuptuar se ne Albanistan çdo gje te thuash apo te besh nuk te gjen gje se s’ka shtet qe ti mbroje albanistanasit. Mendoj se edhe atyre ju vjen çudi dhe duhet te thone “si na lene keta keshtu ti terheqim prej hundesh, epo po vazhdojme atehere se keta s’ankohen sikur ça t’ju besh se neve jemi ODIRI” dhe pastaj i fusin nje te qeshur e nje te tallur me Albanistanin. Kur nuk te mbron i yti nuk do te vije ODIRI i pedereve te na mbroje apo jo?

    2. Nadia Shabani says:

      Lora jam m ty ke te drejte. Mos e diskutoni mbaroj kjo pune, Edi Rama vetem po qe budalla fare dhe nuk e kupton qe ODIRI i famshem po ben lojen e Berishes se kane futur miliona ne xhepin e tyre, tani mu mbush mendja qe ata as nuk duan t’ja din per demokracine e Shqiperise por duan me cdo kusht te zgjasin pushtetin e Berishes qe Saliu te kete kohe te mjaftueshme te mbushe kutite me vota te “gabuara” e stergabuara, me korrupsion te komisionereve e me korruptimin e Sashenkave e te Tomeve e me thashe e te them, mjer ne se kemi per te hyre ne lufte. Shikojeni mire more kush eshte ky fare ODIRI se ka shume te drejte Gjinushi me Milon kundershtimi i numerimit elektronik i jep kohe Berishes per manipulim dhe kjo behet me qellim qe Berisha te mos ike nga pushteti dhe n.q.s PS-ja nuk e kupton kete prape opozite do te mbetet.

  3. E vertete .... says:

    ODHI-ri, gjithe organizmat nderkombetare dhe ambasadori amerikan race-shartuari, te joshur me parat e pista dhe droges qe Sali Berisha kalon neper duar duke i fshehur neper bankat tashme ne kolaps dhe amulli.

  4. enofieraku says:

    ambasadori qoftexhi i osbe dihr e beri mrekulline , mesa duket e kan dehur me bira korca dhe me qofte kete alabak .

  5. CIU-CIU-CRRRRRRRR says:

    OR SHPAT OR GOMARRI KOKEDERRIT RAMA PO CFAJ KA SALIU ATE CE VENDOS ODIHRI ATA KANE RENE TAKORT ME PS PER NUMERIM ELEKTRONIK E NESE ODIHRI E NDRYSHON CFAJE KA SALIU?

  6. Kol Tivari says:

    Une mendoj se per zgjedhjet duhet te pyeten partite marksiste-leniniste te botes me ne krye Kim Jong II te Korese e jo ODIHR.
    Keta te fundit te shpallen armiq te Shqiperise komuniste.
    President te zgjillet Gjinushi, Kryeminister Rama,Minister i jashtem Milo dhe kryeparlamentar Ruci tjerat goditen ma vone.TUNG

    1. Hyka says:

      O sllav I qelbet,meso shqip pastaj shkruaj ne forume!

  7. hajriu says:

    O Milooooo …. o Gjinushiiiiiii po ju mbaheni edhe per te zgjuar a derezinj , kjo eshte loje e te dy partive si E PD-se ashtu edhe e PS-se. Se ndryshe keto dy parti humbin nga 25_35% te votave qe mernin perhere d.m.th votat qe ju vjedhin partive te vogla. Ti gezoni autografet e Rames dhe Berishes

  8. Andrea says:

    Ne rast se Rama dhe PS nuk mbeshtesin aleatet Gjinushi dhe Milo, atehere nuk ka pse keta aleate te qendrojne te tille me PS dhe Ramen. Ndersa prej te gjitha Partive politike, ne vecanti te Opozites, pritet nje qendrim radikal ndaj perfaqsuesve te OSBE dhe ODIHR.
    Qe ketej fillon RILINDJA e SHQIPERISE!

  9. Bbb says:

    Nuk eshte hera e pare ne 100 vjet shtet shqiptar qe te huajt bejne ekserimente. Cionizmi dhe paftyresia e te huajve qe akreditohen ne Shiperi shpesh eshte ne nivele arlarmante( Arvizu i tha Berishes burre shteti ca muaj me pare) Qe ne 1913 kur u hoq gjysma e territorit. Shqiperia ka qene ngahera parcle eksperimntale e te huajve. Keshtu qe provat qe po bejne me kete vend te mjere nuk kane te sosur…

  10. TEFTA ALIKAJ says:

    me ne fund po zgjohen nga GJUMI VETMISE SE MADHE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. Fatmir97 says:

    Në c’do vendë të botës, bëhen zgjedhje, e del rezultati, ne kohë rekordë. Më bëri përshtypje dje, një nga përfaqësuesit e partisë së Merkel, doli per konferencë shtypi,e tha: – humbëm thellë, pershëndeti të pranishmit, e u largua,….. Tek ne, nuk u bënë asnjëherë zgjedhje të lira, e kanë mendjen si ti vjedhin, e humbjen nuk e njohin kurrë. Nga shtetet demokratike, jemi ndoshta 200 – 300 vjet mbrapa!

  12. Llogorai says:

    Të ngihemi në demostrata ne si popull i organizuar të shporrim Odirin dhe gjithë sundimtarët e pa kurorizuar të Evropës putanë. Ata me tiranin po pinë gjakun tonë

  13. mali says:

    Opozita mbase nuk mund ta beje hapur por po te ishte opozite e vertete vinte njerzit e saj te organizoheshin dhe te protestonin te gjithe njerzit e ndershem qe duan qe Shqiperia te BEHET, kunder ketyre organizmave VEMJE -OSBE.ODHIR. Dihet

  14. mira says:

    Opozita shqiptare nqs eshte opozite e vertete, duhet te organizoje njerzit qe duan qe ky vend te BEHET, kunder VEMJEVE-OSBE-ODHIR.(natyrisht te organizoje te tjere dhe jo te dale vet)
    Dihet qe ketyre organizmave ju intereson Shqiperia e katranosur sepse vendin e punes e kane jo vetem te sigurt por edhe shume afer( kush shkon deri ne fiset zulu ne Afrike?!)
    Elita shqiptare akoma fle. Ndoshta komentuesit e ketij forumi duhet te organizohen dhe te bejne dicka. Cfare kuptimi ka qe bejme keto komente?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje