Parlamenti Europian diskuton për Shqipërinë. Haxhinasto: Dëshirojmë të zgjedhim një president mbi palët

14 Maj 2012, 20:21Politika TEMA

Statusi i vendit kandidat përfitohet vetëm përmes reformave konkrete. Ky është mesazhi qe kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore, Eduard Kukan i ka dhënë klasës politike, gjatë seancës dëgjimore në komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel. Kukan tha se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e kërkuara në rekomandimet e komisionit në mënyrë që të marrë një përgjigje pozitive, raporton Vizion Plus.

“Për ne është një shenje e mirë që ju shohim së bashku dhe që marrim lajme të mira se mes jush ka bashkëpunim. Në Shqipëri po afrohet zgjedhja e presidentit dhe koha për progres raportin. Koha ikën. Ne na duhen pune dhe reforma konkrete. Dialogimi duhet vlerësuar por status i vendit kandidat do të merret vetëm pasi te keni plotësuar kushtet e kërkuara”, ka thënë Eduard Kukan, kreu i delegacionit të PE për Evropën Juglindore. Eurodeputetët shprehën shqetësimin e tyre për një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe për presidentin dhe reformën elektorale. Në përgjigje të pyetjes së reporterit për Shqipërinë Nikolaos Kuntis, Haxhinasto tha se zgjedhja e presidentit do të kryhet përmes bisedimeve me palët dhe ne respekt te kushtetues. “Zgjedhja e presidentit është një proces, i cili do të arrihet përmes negociatave me të gjitha palët, por në përputhje të plotë të Kushtetutës. Ne dëshirojmë te zgjedhim një president mbi palët, që të përmbushë me korrektësi detyrimet. Sa i përket reformës elektorale pjesa me e madhe e amendamenteve janë miratuar dhe ju siguroje se ka një vullnet për të përmbushur të gjitha detyrimet në këtë fushë”, ka thënë Edmond Haxhinasto, zv/kryeministër i Shqipërisë.

Ndërsa Ditmir Bushati – kryetar i Komisionit Parlamentar te Integrimit ne fjalën e tij ka thënë: “Ju kërkoni progres. Kërkoni një takim ku ne të flasim në kohen e shkuar. Mendoj se katër janë pikat kyçe ku nevojiten ende pune. Duhet të fokusohemi te reforma elektorale pasi kërkohet një administrim dhe numërim më i mirë se ai në zgjedhjet e shkuara. Duhet reforma parlamentare, të lejohet votimi i fshehte. Reforma ne sistemin e drejtësisë që ka shumë çështje që duhen parë dhe progresi për liritë dhe të drejtat e njeriut”.

Të martën zoti Haxhinasto, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati do të marrin pjese në takimin e katërt të këshillit të stabilizim-asociimit Shqipëri-BE, i cili do të vlerësojë progresin e Shqipërisë ne lidhje me rekomandimet e Komisionit Evropian.

2 komente në “Parlamenti Europian diskuton për Shqipërinë. Haxhinasto: Dëshirojmë të zgjedhim një president mbi palët”

  1. Hahahahahahahahaaa eshte kulmi Parlamenti Europian eshte i preokupuar per preshshidentine shqiperise nderkoh qe shqiperia eshte duke u zhdukur si shtet ,ku bastardi berisha me mafien ne pushte e ka shndruar ate vend ne nji shtet alla afgan ,e cdo dite i largohet me vite aspirates europiane dhe e gjithe kjo nen mbeshtetjen e mafies se legjitimuar qe mban emrin PE ! Kjo eshte nje sarkazem e ndyr qe kanibalet moderrn europian aplikojn me shqiperine . Qellimisht aplikohet nje politike e tille duke shmangur shqetesimet e verteta qe ka sot Shqiperia , qellimisht injorohet realiteti Shqiptar nga Mafia PE , dhe largohet fokusi nga krimineli ne pushtet ,nga ky diktator ,qe para syve te ksaj Europe Putane vrau protestuasit e paarmatosur ne mes te dites ,jo pas krave ne erresire si vrau deputetet e opozites e etj . Perse tregohen kaq qorre shqiptaret e blejne gjithcka cdo lloj muti qe e ashtuquajtura PE hedh ne ate vend me politikat e saja plotesisht antishqiptare ..perse tregohen shqiptaret kaq idiota e nuk reagojn , perse duhet te lejoj shqiptari te tallen kurvat e europes me jeten e nji vendi por dhe ta orientojn ate drejt nji shkaterrimi total . Cfar pafytyresie njerezore .

  2. Ornela says:

    Haxhinasto ka shkelqyer dje, duke mbajtur jo nje qendrim militant apo pro qeveritar, por nje qendrim korrekt, realist dhe mbi te gjitha i ka bere nje mbrojtje dinjitoze imazhit te Shqiperise. Jo me kot te gjitha pyetjeve i eshte pergjigjur ai dhe jo dy te tjeret qe e shoqeronin. bravo. Kur ka gjera pozitive, mediat tona i anashkalojne. jane marre me Ilia bashon qe eshte nje individ cfaredo dhe nuk ka interes publik, apo me deklaratat histerike te Berishes kunder Rames. Seanca e djeshme duhej te dominonte sot ne media, u fol dy ore pozitivisht per shqiperine.per here te pare nuk pati urrejtje apo komente negative nga eurodeputetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje