Aleanca KuqeZi shpalos programin ekonomik për një treg të përbashkët mbarëshqiptar

15 Maj 2012, 20:21Politika TEMA

Aleanca KuqeZi shpalli vizionin e saj “Drejt një tregu të përbashkët mbarëshqiptar”, pjesë e të cilës ishin specialistë të sektorit të ekonomisë, financave dhe strategjive zhvillimore. Në këtë tryezë u diskutua mbi programin e Aleancës KuqeZi dhe se si kjo lëvizje politike i ka ndërtuar shtyllat e programit ekonomik qeverisës. Tryeza nisi me fjalën hyrëse të z.Dashamir Uruçi, i cili prezantoi pikërisht vizionin kuqezi të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare dhe aspektet teknike të fuqizimit të tregut vendas dhe atij rajonal.

Unifikimi i politikave ekonomike dhe integrimi ekonomik Shqipëri-Kosovë ishte një tjetër pikë e rëndësishme që u diskutua në tryezën e Aleancës KuqeZi.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu u ndal në disa pika të rëndësishme të programit dhe vizionit kuqezi për ekonominë shqiptare. Spahiu vuri theksin tek riindustrializimi dhe strategjia e rimëkëmbjes ekonomike mbarëkombëtare, e cila bazohet në udhën e re, ose sikundër njihet në sektorin ekonomik “rruga e tretë”.

“Rruga e tretë është kundër socializmit ndërkombëtar dhe kapitalizmit liberal. Në “rrugën e tretë”, shteti duhet të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin midis klasave, të inkurajojë arritjen e fitimeve private dhe ofrojë shumë nxitje ndaj bizneseve, por kërkon gjithashtu që si shpërblim i gjithë aktiviteti ekonomik t’i shërbejë interesit kombëtar”, deklaroi Spahiu.

Duke u ndalur më tej në detajet teknike të programit të Aleancës KuqeZi, Spahiu u shpreh se “Këtë sistem ekonomik Aleanca KuqeZi do të zbatojë me ardhjen e saj në pushtet për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare me qëllim rritjen e pasurisë dhe mirëqenies kombëtare, nëpërmjet ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë shqiptare dhe aftësimin për sfidat e shekullit të XXI, duke e kthyer në ekonomi eksporti, duke mundësuar kthimin e emigrantëve dhe duke unifikuar realisht tregun kombëtar Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe Mali i Zi”, deklaroi Spahiu.

Z.Spahiu bëri të ditur përpara ekspertëve dhe profesionistëve të pranishëm në tryezë se Aleanca KuqeZi do të ngrejë institucionin teknik “Bordi i Inteligjencës Ekonomike”, i cili do të menaxhojë programin ekonomik strategjik dhe që do të jetë i përbërë nga ekspertë profesionistë vendas dhe themelet e para për këtë institucion tashmë kanë nisur.

“Bursa e Tiranës do të jetë një detyrë imediate e qeverisë së ardhshme pasi mungesa e kësaj bursë ka sjellë dhe mungesën e kapitalit të madh. Bursa është parlamenti i ekonomisë dhe zemra e kapitalizmi, vetëm nëpërmjet bursës do të arrihet që populli të jetë aksioner i pasurive kombëtare, vetëm nëpërmjet bursës do të konsolidohet ekonomia e të gjitha trojeve shqiptare dhe do të rritet interesi për investimet e brendshme në korporatat e mëdha”, deklaroi Spahiu.

“Ky është një revolucion ekonomik mbarëkombëtar që ne do ta jetëzojmë sapo të ndryshojmë regjimin politik. Shqipëria është një vend i varfër sepse drejtohet nga mendje të varfra. Ky vend po kthehet në një shkretëtirë afgane nga këta politikanë talebanë. Aleanca KuqeZi do ta ndryshojë këtë realitet për të gjithë popullin shqiptarë”, e mbylli fjalën e tij Spahiu.

13 komente në “Aleanca KuqeZi shpalos programin ekonomik për një treg të përbashkët mbarëshqiptar”

  1. kelmendasi says:

    Nje gja nuk po marr vesh ne kete mashtrimin apo budallekun e radhes.
    Kjo AKZ do te fitoje zgjedhjet ne kater shte apo vetem ne Shqiperi?
    Se vdyti kater shtete tri monella si funksionojne?
    Bashkimi i tregut duhet te jene dakort te tjeret pra edhe tre shtetet tjera.A i ka pyet apo hajt muhabet koti ban?
    Emigrantet a i ka pyet kthehen apo jo se nuk jane studentet qe conte Enveri dhe u duhej kthye me zor?
    Kete model te ri ekonomik te pa ndigjuem si i trete qe e quen ku e ka marre?Mos asht teorija e Botes te trete te Eduard Kardelit te Titos?
    Hajt se deri ne heren tjeter e harron sic ka harrue bashkimin e trojeve kombetare qe e ka cue tek bashkimi i prefiksit telefonik.

    1. bimbashi says:

      kelmendasi, ik meso shqip nje here dhe pastaj hajde e jep mend per ekonomine e politiken! Modeli, i tregut te perbashket mbareshqiptar, eshte zbatuar dhe vazhdon te zbatohet ne Europe qe prej 1957, por sotrote, je akoma me titon dhe ne vend te ngjyrave kuq e zi, je gati te besh kuq-bardhe e blu…

    2. Marko Boçari says:

      ore qekur eshte kthyer nga USA sikur spo flet me per CAMERINE Z.Spahiu,…i kan terhequr veshin apo ka takuar dhe ky ate kryelobistin e felliqur grek N.Keixh…se me çpo shikojme keto 22vjet po nuk takove ate svjen ne pushtet.Prandaj mendoj qe Z.Kreshnik nuk duhet tja lere Partise se çameve ,qe me sa duket ka prioritet parane dhe pushtetin sesa tokat SHQIPTARE te te pareve te tyre,duhet ngritur zeri fort se politika jone ja ka fut gjumit ndersa Shqiptaret ziejne per padrejtesite historike qe i jane bere.

  2. eno says:

    RROFT Aleanca KuqeZi

  3. feniks says:

    MBAJENI MEND KETE KRESHNIK SPAHIUN DHE MENDIMIN TIM PER KETE NJERI:
    AI ESHTE NJE… SHARLATAN DELIRANT ME IDE FASHISTE DHE UTOPIKE,QE KERKON TE NDERTOJE ,GJOJA, NJE …SHTET TE MADH SHQIPTAR!!!,POR,QE NUK KA KELLQE PER TA BERE,VEC QOROLLEPSJES SE CA ADOLOSHENTEVE E KARRIERISTEVE TE RRJEDHUR,QE ,PASI NUK GJETEN KARRIGE ME PARE,JU SULEN AK-se PER TE LEPIRE NDONJE KOCKE!!!!
    IDETE E KETIJ SHARLATANI JANE AQ IDIOTESKE,SA MUND TE PRANOHEJ SOT NGA PRESIDENTI I FRANCES,QE TE NGULMOJE PER FRANCEN E MADHE ME ISH KOLONITE E VETA NEPER BOTE!!!
    A nuk e di ky DELIRANT,se partite brenda teritorit shteteror te Shqiperise,nuk mund t’u lejohet te nderhyjne ne punet e brendeshme te shteteve te tjera,pavaresisht se ato,dikur kane qene shqiptare,apo se jetojne akoma shqiptare???

    Shqiptaret ne BALLKAN kane halle shume me urgjente dhe jetike per te zgjidhur se sa BASHKIMI I FLAMOSUR KOMBETAR!!!

    Nje Mitrovice,po ben qe serbet te trondisin tere Kosoven dhe te TALLEN me qeverine KUKULL te saj!!!
    Ndersa Sali Berisha,ne vend qe t’i vere Serbise kushte te forta per NJOHJEN E KOSOVES,krijon alibine se po nderton maredhenie te mira ne Ballkan,sidomos me Serbine,ARMIKUN ME TE MADH TE SHQIPTAREVE!!!
    Doemos Sali Berisha nuk e konsideron Serbine shtet ARMIK,se ne dosjet e UDB-se serbe ai ka DOSJEN SI AGJENT I TYRE POTENCIAL!!!
    Shikoni si e ka bere Shqiperine,ky TRADHETAR I RREZIKSHEM I TE GJITHE SHQIPTAREVE:”SHQIPTARET KURRE NUK E KANE URRYER NJERI TJETRIN KAQ SHUME SA KETO 20 VJET NEN CIZMEN E FASHISTIT BERISHA!!!

    1. malcori says:

      o feniks meqe i njhke njerzit kaq mire shprehu dhe per monstrat aktuale te shqiperise sotme ,keshtu performon dhe moralin tend ne lidhje me ne lexuesit

  4. zefi says:

    Sali Birisha e ka per nder,qi osht Facist!!!Ai kurre nuk u bo komunist,por antar partije,ndersa tani osht bo Facist i ores se pare!!!
    E pate,qe i hoqi emrin rruges “DESHMORET E 4 SHKURTIT”???
    E pra ne vend te atij emri te nderuar i vuni emrin e nipit te VRASESIT TE 86 qytetareve te Tiranes ne 4 shkurt,Rugoves!!
    Do prishi stadiumin “Qemal Stafa”,vetem per te hequr emrin e atij komunisti!!!

  5. robaqepsi says:

    Bravo aleanca kuq e zi !! Te gjith emigrantet jemi Me ju ..jeni shpetimi shqiptaris !!!

  6. aliko says:

    Ti Spahi nuk e merr dot pushtetin vetem sepse ti nuk je transparent dhe flet mbrockulla. Personalisht do te quaja te suksesshem po more 5% te votave. Pas zgjedhjeve kujt krahu do ti bashkangjtesh per te krijuar qeveri? Kur shpallet nje program politik dhe ekonomik eshte me se e natyrshme qe deklarohen edhe aleatet e mundshem dhe potencial per para dhe pas zgjedhjeve. Sa per tregun mbare shqiptar qe thua ti Kreshnik mund te them se eshte traplleku me i madh qe kam degjuar. Po te kishe konsideruar vetem faktoret juridike dhe ligjore qe eshte dhe fusha jote e njohur nuk do te beje nje deklarate te tille. Ti je larg problemeve qe ka sot shqiperia. Ne jemi te mberthyer nga mafia serbe ne vendimarje dhe ne qeveri dhe jemi larg konceptit demokraci. Ne nuk arrijme te sigurojme zgjedhje me standarte minimale, ne kemi nje sistem gjyqesor krejt te korruptuar dhe te papergjegjshem, ne kemi krime dhe tradheti kombetare te permasave te llahtarshme kurse ti na del papritur dhe na afron si shpetim bashkimin e tregut mbareshqiptar. Ky eshte nje problem qe seshte as ne rradhe dhe as ne kohe. Mendimi im per ty eshte qe ti je nje turbullues qe tund flamurin dhe thua ndonje trapllek. Po ty nuk te ve faj se ate detyre te kane dhene dhe do ti sherbesh padroneve te tu. Mua me vjen keq per te rinj shqiptare qe te vijne pas dhe besojne ne termat e tua te gatuara kushedi se ku. Me vine keq nga menyra se si mashtrohen kaq lehte.VEtem me nje tundje flamuri. Ne duhet te rregullojme hallet dhe problemet brenda ne shtepi dhe pastaj te shikojme me tej.
    Nuk na tregon pak me ke do te besh aleance ti qe te jesh ne pushtet me te majten apo me te djathten. E thene cope do te besh aleance me PD per marjen e pushtetit? Apo me PS? Na e jep dot nje pergjigje te thjeshte.

  7. Shqipe says:

    Ky mashtruesi i radhes,kreshnik spathia,kerkon te krijoje éne federaten turke ne Ballkan(!)Pak kemi vuajtur nga Turqia?!Kjo nga shqipja ne shqip perkthehet:çohu prift te ulet hoxha.Keta vandalet duan te na grabisin tokat dhe te na nxjerin éne ka shpàja! Hapi i pare u be me koalicionin Berisha ne émer te “patriotizmit”.

  8. Albania says:

    Nuk behet ekonomia e nje vendi qe eshte pothuajse i derrmuar me at panel qe ke zotrote. 2 zonjushat e nderuara s’ja kan haberin e te ulurit ne tryez te rrumbullaket jo me te hyne ne nje proces qe kerkon shum dije dhe informacion mbi ekonomine. Fundja fare kur genjeve per ndienjen e patriotave cte keqe ka te genjesh dhe per ekonomin.

  9. babloki says:

    e degjoni veten tuaj cfare thoni o popull ? Fillimisht ankoheni te gjithe,se spahiu nuk ka platforme, di vetem te shaje..tani qe shpaloset platforma,prap nuk jeni te kenaqur dhe serish shani e ofendoni. Personalish them se plani ekonomik eshte mjaft i arrire. Eshte provuar deri tani gjate ketyre 22 vjeteve, si plani i PS si i PD, dhe shqiperine e mbizoteron varferia..qe me daljen e AK une dhe familja ime i varem shpresat te kjo levizje e re..pse ? Sepse u lodhem nga zhgenjimet, nga PD e PS e LSI..mund te thonim qe eshte si te tjerat po gjer tani spahiu e ka treguar qe po lufton per integrimin e shqiperise ne BE, dhe jo tua shese grekeve..prandaj o njerez qe percaheni mes ketyre 2 partive qe kane kaq vite vjedhin, dhe ju lene pa buke dhe dinjitet them qe te provojme AK..nuk e them se jam i AK, vtm dua qe gjerat te permiresohen ne kte vend..dhe populli te kete nje fije shprese

  10. malcori says:

    po mire mor te dashur comentues,gjith ky vrer per spahiun qe eshte akoma eshte ne kuader te rrenave qe mund te vijne po per sapunin me djath qe po e hame aktualisht keni moral te flisni ,sepse kur skemi te tashmen si i bie te flasesh per te ardhmen dhe te shkuaren,apo ushqeheni ne administrate apo ne festen qe do kryhet ne 17 maj diten e burrave te moralshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje