Edhe pasi i nguli thikën e shoqja, kishte frikë të fliste

15 Maj 2012, 11:40Lifestyle TEMA
Edhe pasi i nguli thikën e shoqja, kishte frikë të fliste

Një britanik, që kishte qenë subjekt i dhunës së tmerrshme nga duart e bashkëshortes së tij të imët, ka përshkruar momentet kur ajo i nguli thikën në gjoks.

Kieron Bell, 36 vjeç, thotë se vetëm pasi gruaja e tij Sarah e qëlloi me thikë, gjeti kurajën për ta lënë atë. Ajo e theri dhe e la të vdiste, por edhe pas kësaj, ai sërish e kishte të vështirë që të tregonte se kishte qenë i dhunuar.

Por tani ai shpreson se historia e tij do të nxisë meshkujt e tjerë që të flasin për këtë çështje.

Për më tepër britaniku ishte truprojë në një lokal nate. Ai nuk e kishte problem të flakte jashtë të dehurit, por me gruan e tij ishte ndryshe. Ai ishte bërë viktimë e sulmeve brutale të së shoqes disa herë, deri në momentin që ajo i dha një goditje me thikë.

Madje edhe kur policia erdhi, ajo u tha atyre se Kieron ishte rrëzuar dhe kishte rënë mbi thikën e biftekëve.

Kieron u bën thirrje meshkujve që të mos tolerojnë dhunën në një marrëdhënie. “Dhuna në familje kundër burrave është një problem i madh. Për shkak se gratë shihen si vulnerabël, njerëzit nuk e kuptojnë dot se si meshkujt mund të jenë subjekt të dhunës,” thotë ai.

6 komente në “Edhe pasi i nguli thikën e shoqja, kishte frikë të fliste”

  1. hajriu says:

    Merri preji hallatet o Kieron , falja gruas se ti kot i paske mbajt . U te dhjefsha per truproje qe paske qene …

    1. Antigrek says:

      Hajriut,i vjen anas ti,por une do te thosha se pervec grekeve dhe Kelit te Mesiles,kemi edhe Mark Markun qe e dhjet’ ne dru’ gruaja.

  2. Nentori Kuq e Zi says:

    Kjo me duket se eshte nga ato femra qe kur e bente ate pune me dashnorin,i thoshte burrit te saj, qe te mos ta kaloje rrethin e vizuar qe e kishin futur dhe kur mbaruan pune ai i tha te dashurit te gruas ,se nderkohe qe ata kenaqeshin ai e kish kaluar kemben kushedi sa here pertej vijes dhe ata nuk i bene dot asgje.. te lumte o bure,se qeke me edukate si burri i J.T..

  3. balzac says:

    Ky eshte njeri nga ato rastet e izoluara qe eshte bere publik.Sa ka te tille si ky qe e vuajne cdo dite tiranine e nje gruaje;tiranine e te dobetit mbi te fuqishmin,tiranine me te tmerrshme qe ka njohur njerezimi, tiranine e vetme e cila vazhdon…

  4. kola says:

    ne angli gruaja dhe qeni nuk preken me dore ,sa do i forte te jesh as me lule nuk preken , sepse perfundon aty ku sta pret mendja , ne burg , keshtu do behet dhe ktu te ne keto ligje duan te ndertojn ne parlament , po po te godasi gruaja ska problem , asnje denim , ky asht perparimi ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje