Zyra qendrore e ODIHR: Nuk jemi kundër numërimit elektronik

15 Maj 2012, 09:57Politika TEMA

Zyra qendrore e ODIHR në Varshavë shprehet se ata nuk janë kundër numërimit elektronik të votave dhe identifikimit të votuesve në mënyrë elektronike.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Tomas Rymer, ka folur për gazetën Shqip. “Ne nuk jemi kundër numërimit elektronik, por ky sistem duhet të testohet në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Ajo që ne kemi bërë të qartë është se duhen zbatuar të gjitha standardet ndërkombëtare. Pra, nëse zbatohet numërimi elektronik, ai duhet bërë i qartë, me vëmendje, i detajuar në ligj dhe me marrjen e masave paraprake. Ne nuk jemi as kundër, as pro një procesi, jemi të ftuar nga autoritetet për të ndihmuar me ekspertizë dhe këtë kemi bërë. As më shumë e as më pak,” tha Rymer.

Ndërkohë burime diplomatike shumë të rëndësishme i thanë Shqip se nuk janë ndërkombëtarët kundër këtij projekti, por ka aktorë të rëndësishëm në vend që po synojnë të sabotojnë votimin elektronik.

3 komente në “Zyra qendrore e ODIHR: Nuk jemi kundër numërimit elektronik”

  1. Agron Mele says:

    Keto jane pislleqet e Berishes. Shpif shpif se dicka do te mbetet!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

  2. mali says:

    Mele , mire ben qe ve imazhin e saliut me saluken. Nuk e di si ju duket vetja shqiptareve te tjere por mua per vete me duket si nje cope m.. apo mish me nje sy.
    Mortja ta na haje qe lejojme keto bajga siper kokes.

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Vallja e ” Napolonit “. Rrena, vjedhje e muzike dasmash me vallen e ” Napolonit ” asht duke ber OSBE e Berisha.
    Si nuk e deklaruan qe Qeveria eBerishes e KQZ nuk i mbajten premtimet !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje