Eurodeputeti italian: Shqipëria, vend i mrekullueshëm po t’i heqësh banorët

16 Maj 2012, 10:42Politika TEMA
Eurodeputeti italian: Shqipëria, vend i mrekullueshëm po t’i

Eurodeputeti italian, Mario Borghezio ka lëshuar një deklaratë fyese për Shqipërinë dhe banorët e saj gjatë një interviste me 12 maj në Radio24 në programin “La Zanzara”. Sipas tij, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, nëse i heq banorët.

Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossi-t në Shqipëri, Borghezio nuk humbet rastin të flasë kundër shqiptarëve – por jo shqiptareve që konsideron punëtore, ndryshe nga meshkujt “che non fanno un cazzo”, për ta thënë me fjalorin e tij plot nuanca – dhe Shqipërisë që konsideron “Vend të botës së tretë”, “Vend të bukur, po t’i heqësh shqiptarët”. Borghezio nuk e njeh Shqipërinë ashtu siç nuk njeh shqiptarët, as ata qindra mijëra që jetojnë në Itali – ndaj të cilëve (ashtu si ndaj të gjithë imigrantëve) ka shprehur ksenofobinë e tij – e ndonjë vlerësim i mirëfilltë prej tij nuk mund të pretendohet. Por, as nuk mund të thotë çfarë t’i dojë qejfi për një vend që pritet të marrë statusin e Vendit kandidat në BE.

I nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene … Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio mban menjëherë qëndrim duke thënë: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm”. “Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin – dhe shpjegon – Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve”. E kundërshtimeve të Crucianit e të Parenzos nga studioja përsërit i bindur: “Mjafton të shkosh në Tiranë dhe e sheh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat nuk lëvizin as gishtin (“Non fanno un cazzo” thotë legisti në gjuhën e tij)”.

“Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë – thonë nga studioja, – por fakt është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

“E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? – ia kthen prerazi Borghezio, duke kujtuar se ç’është sipas tij Shqipëria – Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar…”

“Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian – sqaron Borghezio – ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo!”

“Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë **** kandari”.

Pas këtyre deklaratave kanë reaguar emigrantët shqiptarë në Itali, që nëpërmjet një peticioni në Facebook kërkojnë shkarkimin e tij nga Parlamenti Europian. Tashmë pritet të shihet çfarë qëndrimi do mbajë qeveria shqiptare.

62 komente në “Eurodeputeti italian: Shqipëria, vend i mrekullueshëm po t’i heqësh banorët”

  1. Bato says:

    Duhet qeveria jone te ngrihet dhe te beje cdo gje per te mbrojtur te drejtate qytetarit te vete,si mund te ofendoje ky nje popull te gjithe me ate fjali qe ka thene , pepinot e leshit bejne si me te mire se ne,por jan pede te gjithe kete gje se din ky , me kete qeveri qe kemi ne nuk kemi si te mbrohemi kur kjo qeveri na shan vete ne cfare presim me shume nga te tjeret dhe te tjeret perfitojne bravo i qofte !

    1. iliri uk says:

      para se te nxehemi mendoni a ka te drejte ky per ato qe thote sepse ne fund te fundit te gjithe ne qe kemi ikur jashte kjo qe thote ky eshte njera nga arsyet. reputacionin e keq fatekeqsisht e bejme ne me kafsherite qe bejme apo harruat si vriten njerezit per nje gervishtje makine ose pse hyri lopa ne gardhin e tjetrit.

      1. albaniafirst says:

        Pse duhen marre si shembuj pergjithesues ato pak kriminele shqiptare dhe jo shumica qe punon me ndershmeri kudo qe ka shkuar. E harruan italianet qe edhe sot quhen ne Ameriken e Veriut. “mafioze”. Me ka rastisur te shkoj ne Itali shume here kur punoja atje me disa projekte industriale dhe dikur nje polic ne aeroport me pyeti se c’pune beja. I habitur nga pergjigja me tha: pse ka te tille profesioniste ne Shqiperi? Une e dija se te gjithe shqiptaret jane hajdute dhe merren me prostituta. Pas kesaj filloi te qeshte me disa kolege te tij. Pa u merakosur shume e pyeta ne se kishte qene ndonje here ne Amerike. Jo me tha, … po pse me pyet?
        I thashe se sapo te zbriste ne te parin aeroport, kolegu i tij amerikan sapo te shikonte pasaporten e tij italiane me siguri do ta pyeste ne se punonte si … mafioz. I ngriu e qeshura ne buze si atij dhe atyre idjoteve qe kishte perqark dhe me tha me ton pajtues se ai po bente shaka. Sigurisht qe edhe une shaka po bej i a ktheva. Ne se politika na vuri ne pozita inferiore, ne s’duhet me pranuar se jemi rrace inferiore. E tregon kete se si kane dale femijet tane ne shkolla e universitete si ne Itali, Greqi, Amerike, Kanada e ne vende te tjera qe edhe vendesit i kane zili.

      2. armand says:

        Ke te drejte ne ate qe shkruan por Borghezio kunder nesh ka nje urrejtje thjesht raciste.Ka folur kunder shqiptareve edhe ne fillimet e viteve 90 kur ende bota nuk na njihte mire.Kush e njeh mire s’ka arsye te nxehet nga fjalet e tij.Eshte nje nder legistet qe se bashku me Bosi-n kur NATO bombardonte Beogradin shkuan e u takuan me Milosheviçin ne shenje solidariteti.Ne televizionin italian trajtohet si nje figure komike dhe kur duan te godasin Lega Nord per nivelin e ulet politik e kulturor nxjerrin gjithmone figuren e Borghezios.Era e Bosi-t mbas skandaleve te fundit eshte duke mbaruar.Bashke me te kane per tu zhdukur edhe Borghezio e kompani.

      3. juliano says:

        ndoshta ka dhe te drejte pepinua tek e fundit ne si barbaret jemi vendi cudirave po e po

    2. Arberia says:

      KY plera Italian e ka fytyren si bytha ime.Na i rrofte trapin gjithe Shqipetareve.

    3. feniks says:

      Nuk ka faj italiani per ato mendime,qe ka per ne shqiptaret!!!
      Bile as qeveria nuk ka pse ben sikur nxehet!!!
      Per te gjitha keto FAJIN e ka personalisht sundimtari kokepalare i Shqiperise Sali Ram Berisha,qe per 22 vjet,KA BERE TE PAMUNDUREN PER T’I NXJERRE BOJEN KETIJ VENDI!!!
      VETEM FJALORI PREJ KRIMINELI DHE TE CMENDURI,QE PERDOR KY BANDIT KUNDER OPOZITES DHE SIDOMOS TE GJITHE ATYRE ,QE MENDOJNE KUNDER TIJ,Nuk ka nevoje per komente!!!Berisha PERDSHOS historine dhe HERONJTE si t’i doje qejfi!!!
      Berisha VJEDH VOTAT SA HERE TE DOJE!!!!
      Berisha ka GRABITUR TERE PASURITE E SHQIPTAREVE DHE ASNJE NUK NDIHET!!!
      Berisha VRAU NJE FSHAT TE TERE SI GERDECXI dhe vrasesit i beri deputete e ministra!!!
      Berisha VRAU 4 PROTESTUES NE BULEVARD dhe ambasadori amarikan e quajti “BURRE SHTETI”!!!
      Berisha i ka NENSHTRUAR GJYKATAT POSHTERSISHT,AQ SA NUK MERRET ASNJE VENDIM KUNDER ZAGAREVE TE QEVERISE,POR VETEM OPOZITAREVE!!!
      Berisha E KA BERE GJYKATEN KUSHTETUESE SI “LETER HIGJENIKE”,sepse nuk i zbaton VENDIMET E SAJ ne jo pak,por mbi 25 RASTE!!!
      Berisha,qe nga 91-shi e deri me sot NUK E KA ZBATUAR ASNJE SEKONDE STATUSIN E USHTARAKUT,NDAJ SOT ISH USHTARAKET MARRIN PENSION TE PARAKOHSHEM SA GJYSMA E ISH FSHESAXHINJVE TE KOMUNALES!!!
      Per romet,Berisha po tregohet KRIMINEL I PA SKRUPULLT,se 400 mije eurot,qe ka dhene Europa per STREHIMIN E TYRE,kush e di ku i ka futur!!!
      POSHTE TRADHETARI I KOMBIT ,SALI RAM BERISHA!!!

    4. elio says:

      Ky eshte personazh piktoresk edhe ne itali, flet dhe shan e dhe jugun e italise eshte pronazist i deklaruar, si puna e mengjesit te arte ne greqi…
      Mbase do te mjaftonte nje deklarate proteste e qeverise shqiptare duke kerkuar takim me ambasadorin italian meqe ky eshte deputet evropian i partise se lidhjes se veriu. Ne fakt vete partia e tij eshte thuajse e gjitha ne gjyq per vjedhje dhe abuzime…

  2. Bato says:

    Duhesh enver hoxha skishte burr nane me i cenu shqipetaret ne kohen e tij !

    1. dario says:

      O katunar akoma me Enver pederastin ti po ke qene kopesht zolloggik ti ke qene shteti me qesharak ne bote,harrove ca bone ne 1987 ti me gjithe fshataret e tu.Qeshi gjithe bota me ty, Cnn te kishte lajm te pare o animale.

  3. elinor says:

    Pse, a nuk ka te drejte??

    1. i says:

      Ku i ke pare keto burrat me nargjile ketu ne tirane ti elinor???

      1. elinor says:

        @i; me te thene te drejten e para here qe e degjoj kete fjalen ‘nargjile’. Po per te tjerat, ke ndonje kundershtim?? Po pate me thuaj…

        1. elio says:

          Pse mer ti, kush eshte ai qe punon me shume ne itali. provoje nje here…e ta shikosh sa punojne. Eshte e vertete qe ne shqiperi shikon femra ne pune e sidomos ne zyra e ne pune te mbyllura se mashkulli shqipetar del gjithe diten qe te gjejme pune familja te punoje. Ki parasysh qe ne itali femrat nuk punonin, por tani qe filluan te punojne jane si puna jone edhe ata. Aman mos na u beni virtuoze si italianet se nuk kane as fytyre e as mendje te na japin tru ne…

  4. Enzo says:

    Ky e thote me ze te larte cfare te tjeret e mendojne. Shqiperia ka ngjyra otomane dhe kjo na dallon nga fqinjet. E verteta mund te na hidheroje por nuk na shqeteson per te na ndryshuar. Po te shikojme si funksion administrata ne shqiperi e kuptojme qe jemi nji vend anadollak dhe joevropjan. E keqja eshte se ne Shqiperi ka shume njerez qe jane me nje edukate evropjane te qyteterimit po jane lene jashte loje ose te detyruar te tgjedhin emigracionin si rruge te vetme. Kjo eshte arritja e Sali Berishes, nje kthim 100 vjet mbrapa ku bakshishi dhe pashallaret jane te plotfuqishem.

  5. Deni says:

    Te gjitha qe thote i ka per Sali Shpellarin dhe kompanine e tij te qelbur.

  6. E.Hima says:

    Na rrufsh lesht ti Homoseksual pepin Italian.Laje gojen para se te folesh per shqipetaret gore dreqi.Shqipetaret jane autoktone te ketij vendi.Po sikur te themi ne ti heqim Italianet nga italia se jane bere gay.Sdo tju vinte mire e?Lejini shqipetaret rehat ju kelyshet e Duces.

  7. CIMI says:

    Kane te drejt legistet se vodhen sa deshen po ky njeri ka te drejt
    se vajzen e ka putan edhe ka pas albanez per te dashur
    mbas disa vjetesh jo larg do dali qe do ken ne cdo shtepi ndonje femij te ber me albanes , ket mos ta arojn lega … dhe bosi
    sa per ate boten e tret Mario Borghezio ta shikoj ne shtepin e vet se ron si xiger , po ta njifni nuk do ju bej pershtypje fjalet e ketij ,,,plere…

  8. Glauku says:

    Si shqipètarè dhe si njè emigrant nè Itali sigurisht nuk mè vjen aspak mirè kur dègjoj kèto gjèra nè adresè tè bashkèatdhetarève tè mijè.
    Por sinqerisht kur kèto i thotè njè zotèri si ky i Legès M.Borghezio, mè vjen pèr tè qeshur. Ja pèrse:- Lega Nord èshtè mè e diskretituara nè mes simotrave tè tjera….pa qènè nevoja ti themi skandalet e lidèrve tè kèsajè partie qè i dinè tè gjithè…. Po ky zotèria kètu èshtè njè element i rrezikshèm qè dikur ka mbèshtetur Milosheviçin, ka mbèshtetur njerèz tè akuzuar pèr krime ndaj njerèzve si atè qè pritet sot tè dalè nè Hagè, gjen. Mlladin. Eshtè racist, ksenofobè, i pa pèrgjegjshèm dhe mjaftè injorantè. Po ti shtojmè kètu qè dhe mosha i bèn tè vetat! Thjeshtè nuk duhet qè tè merren nè konsideratè ‘tymi’ qè lèshon Ai ndaj shqipètarève pasi qèllimi i vèrtetè i tyre èshtè qè partia e tijè e pafytyrè tè vazhdojè tè tèrhiqet zvarè duke u mbèshtetur nè ndjeshmèrinè e mjaftè njerèzve qè jetojnè duke qèndruar pèrpara televizionit dhe qè nuk kanè idenè se ç’ndodh jashtè, e aq mè tepèr se ku ndodhet Shqipèria. Njè gjè duhet tè theksohet se ky person èshtè anètarè i Parlamentit Europian ?!? Ndaj dhe europa po shkon ..ashtu si po shkon, me keqèarrdhje por, èshtè e vèrtetè. Ndoshta Berisha mund tè merret vesh me tè pasi kanè ide tè njèjta pèr ne shqipètarèt.

  9. napolon says:

    Bravo Mario Borghezio,Shqipetaret e meritojne nje akuze te tille jane injorante dhe te pagdhendur,jane nevojtorja e fundit e Eueopes.

    1. albaniafirst says:

      Napolon, kurse goja e zotrise tende me siguri duhet te jete vrima e nevojtores.

  10. apshuuuuuuu says:

    Ama c’ja fusni kot ju me keto komentet tuaja!!! Ska pse te na vi hic keq per keto llafe!!!E verteta eshte qe ne shqiptaret e kemi katandisur kete vend keshtu sic eshte!! Ndoshta jo une,apo juve qe komentoni,por qe e keqja shqiperise i ka ardhur gjithnje nga shqiptaret,kete se luan as topi!!! Ai eurodeputeti,mund te kete 100 te keqija,un s’e njoh fare,por shprehja dhe fjalet qe ka thene jane me vend!! Keshtu qe boll u ndalet ne fjalet e tij!!! me erdhi shum per te qeshur kur lexova qe nje grup emigrantesh shqiptare qenkan ngritur per te manifestuar shkarkimin e ketij eurodeputeti!!! Pse nuk u ngriten per te rrezuar ndonje deputet ketu ne shqiperi! Dhe jam i sigurte qe deputetet tane po i fyejne me shum se sa ai eurodeputeti,po i fyejne me vepra,jo me fjale!!!

  11. milanisti says:

    ma come mai che le facce brutte sono più razzisti,,dove lavoriamo,dove viviamo noi albanesi sempre le facce di merda ci vedono male…anche partito di Bossi ha scelto proprio tutte le facce di merda d’Italia,,davvero ti fanno vomitare..vieni sacco di merda in Albania e vedrai ,,brutto schifoso..pota con te la moglie e le figlie..maiale

    1. BERISHA LARGOHU says:

      FIGA.

  12. geno says:

    Ore, po ne shqiptaret, pse nuk ngrihemi te shporrim keta plehrat e politikes shqiptare qe na kane katandisur si vendet e botes se trete duke na rrjepur edhe lekuren per 20 vjet, por dalim e shajme neper blogje italianet e gjermanett? Ne te gjithe boten kete mendim kane per Shqiperine dhe shqiptaret, sepse keshtu jemi realisht vend i mbaruar, popull i nenshtruar, bythlepires te banditeve te pushtetit dhe frikacak qe kemi jete mizerje

  13. Toni.I. says:

    Jetoj nè Zemèr tè Venetos afro 22vjet ku 70% e Bashkive dhe mini-bashkive
    drejtohen nga L.Nord,skandali i fundit qè pèrfshiu Legèn pèr korrupsjon
    kanè humbur pèrkrahje nè shumè banorè duke fillur nga Bossi si njeri i
    sèmurè dhe i korruptumè bashkè me tè birin dhe si pèrfundim me Borghezjo
    si pa kulturè komplet idijot.Para disa vitesh ky zotnia(Borghezjo) po
    udhètonte me trenin e lijès ROMè-Milano ku njè grup tè rijshè i flasin
    si politikani mè kot qè ka Italia ,fillojnè ofendimet nga tè dyja palèt
    dhe pèrfundon me grushta ku i shkreti Borghezjo perfundon tek
    ndihma e shpejtè per mjekime.

  14. hajriu says:

    …………. e te sjellim surratin tend te bukur or trekendesh dy brinjenjeshem ….. do ndonje dipllome tjeter ti o gdhe ?

  15. luli says:

    ai ka fole me fakte , ketu na kane lene qeverite e te gjitha kohrave,dhe keshtu do te mbesim,,,,,edhe francen e dogjen emigrantet afrikan dhe nuk u vra asnje .tek ne per gjysme ore u vrane 4 veta .Atehere ky popull jena keta qeveritare meriotojme .Edhe somalia eshte me e lumtur

  16. beni says:

    Ky zoteria edhe nga pamja duket se eshte nje pederast i koheve moderne,ai flet pa i njohur shqiptaret ,por nuk duhet harruar se e gjithe europa kete mendim kane per neve pavarsisht se dikush e shpreh dhe dikush nuk e shpreh hapur, nje pergjigje e mire duhet ti kthehet atij pederasti se ai nuk i njeh shqiptaret e vertete ai njeh ndoshta vetem politikanet kurva qe shkojne dhe i ulin pantallonat per te mbajtur edhe disa muaj me shume pushtetin.

  17. zace says:

    ore ky koke derri le te pyese njehere ato italianka qe kane vajtur me meshkuj shqiptare dhe ti sqarojne ketij derrkuci se shqiptaret jane edhe punetore,edhe xhentila,edhe trima,edhe te bukur me karakter, por edhe sex machine ne krevat qe i kane terbuar italiankat dhe te gjitha europianet qe kane njohur meshkuj shqiptare,

  18. maja says:

    cke mbjell do koresh. e keqja jone eshte nga ne. mos e kerkoni ne serbi=greku-tukur, shikoni veten. kudo ne bote evrop o usa shqiptare e mire nuk thone jan shqiptar, behe italia,grek,….. keta jemi ne me berishen.

  19. ar says:

    keto qe thot ky jane ato qe mendoj edhe une.por kjo nuk eshte rruga e duhur per ti ndihmuar njerzit ne nevoje.

  20. olti says:

    Asgje Origjinale; te njejten gje thone Francezet, Gjermanet e Britaniket per vete Italianet ose (ITAI-et). Italia eshte me e bukur pa Italianet llafazane e evazues fiskale, qe su shtyhet fundjave pa ndaluar tek semafori sikur grave te tyre u mungon ajo…. placka!
    Racizmi nuk ka brire.
    REspect!

  21. Kosovari says:

    Shume e vertete Mario.

  22. Koli says:

    Dakord mer cuni leges, mire e ke ti, por 3 organizatat me te tmerrshme mafioze ne bote nuk i ka shqiperia. Edhe bosi e dine te gjithe qe eshte nje kokerr gomari e asgje me shume. Per cfare ivestitoresh flet ky koqja qe i merrka m\ne reference kur e dine t e gjithe qe investitoret jane nga jugu i italise. jugu per te cilin lega e ketij legenit ka percmimin me te madh. Nuk po tentoj te justifikoj shqiptaret, por nga eksperienca di qe mjafton te dish pak frengjisht dhe gruan, gocat, motrat e ketyre legisteve i con menjehere ne shtrat.

  23. ai Burri says:

    Qeveria shqiptare? – do beje: UN CAZZO!

  24. tristjani says:

    Ky krye evgjiti i Europes le te flase per ke do,por nje njeri i rangut te tije nuk mund te sillet keshtu ndaj nje kombi tjeter ,pamvarsishte kush mund te jete ai.Ky, dhe kalibra te tille qe ketu ne Itali ka me shumice kane nje jete qe çedukojne dhe jo edukojne breza e breza qe shkojne dhe vijne.Po nese kjo eshte puna e yije dhe qellimi i tije i jetes se tjeter nuk di gje te beje se edhe nga mendja nuk eshte forte mire.Marrja si deputet Europina eshte nje fatkeqesi e madhe per ate dhe per Europen,kete e tregon gjendja ne teresi e ketij kontinenti plak,sepse e kane rrufatur dhe plakur njerez te tille ku nuk dine asgje se jane si dhia qe nuk di çfar eshte tagjia.Po te kishja nje goje te madhe dhe perballe ketij njeriu do tja tregoja mire dhe shume mire qejfin.Mua dhe shume shqiptareve te tjere na vjen keq per vendin tone se kur degjojme gjera te tilla na shkon mendja tek Sali evgjiti jone qe nuk di te them asnje fjale se vertete nuk e meriton vendi jone nje njeri te tille kaq bastarde dhe te pashpirte per kombin e vete.
    Ky bastard me nje qeveri bastarde dhe i rrethuare me shqiptare vertete bastarde po ben kerdine ne shqiperine tone te dashur.çfar te numeroj dhe çfar te le pa thene ai i ka te gjitha poshtersite qe mund te jene ne faqen e dheut,ne kete planet ku ne rrojme dhe sundohemi nga Sali kremineli qe na ka kthyere 100 vjete mbrapa dhe nuk dihet si do veje halli dhe pastaj flasin ca pipino deputete qe e dika mire qe ne shqiperi punojne grate dhe jo burrat,por me kete peshe te rende ofendimi duhet te ngarkohet Sali haleja she jo populli shqiptar qe di te jetoje ne te gjitha vendet e botes se eshte shume i zgjuare,por shtypja Saliane ka bere punen e vete.Nje Italian ju ka thene ne titullin e nje libri italianve:Quando gli albanesi eravamo noi.(Gian Antonio Stella — L”ORDA)dhe tani ky bastardi ul kaq poshte kombin tone ,se e lejon Sali qeni me kompanine e vete.Ju lutem shqipetare lexojeni kete liber per te percaktuare se çfar kane qene Italianet dhe si jane sote ,por jo ne saje te ketij deputeti por ne saje te punes qe kane bere dhe bejne pjesa dermuse e tyre, per kere jam i bindur shume.

  25. kolombi says:

    Tamam i nje mendje me mua se vertet Shqiperia eshte vend i bukur pa banoret e saj.Neqoftese eshte ndryshe me thoni ku i kemi te mirat qe te mburremi.

    1. elinor says:

      Ca flet mor kolombi?? Ku i kemi te mirat? Ja se po t’i rrjeshtoj disa:
      Jemi dembele, arrogante, injorante, llafazane, behemi trima me grate, na pelqejne bixhozi, bingot, bastet live, skedinat; protestojme kunder gayve por dhihemi ne breke po qe puna per te protestu kunder politikaneve, jemi servila, jemi paragjykues, shohim te keqijat e te tjereve por kurre tonat, jemi anadollake,…etj, etj, etj. Vazhdoje vete per me gjate se nuk po me vijne nder mend me shume per momentin. Pak te duken ty keto?!

  26. VASILI says:

    NJE E VERTETE E DHIMBESHME NE FJALET E KETIJ FASHISTI.JEMI BERE PER TE NA U QARE HALLI,SI NE KARAKTER ASHTU DHE NE QEVERISJE.SHIKONI KUSH NA QEVERIS.SHIKONI SI JETOJME ,SA PAK PUNOJME,E KEQJA QE ZE KOMSHIUN TONE ESHTE GEZIM PER NE.MJERE NE DHE FEMIJET TANE KU PO RITEN.

  27. wert says:

    Pse habiteni? Mos duhej nje deklarate e tille per te kuptuar qe ne te vertete Shqiperia eshte shkaterruar nga njerezit e saj?
    Kane shkaterruar natyren, lumenjte, liqenet, ndotur detet, vrasin per nje te pame, dhe te mos harrojme qe ishin shqiptaret qe perhapen prostitucionin ne itali me femrat shqiptare.
    A nuk eshte kjo nje deklarate qe na ben te refkeltojme per vendin tone qe duhet te ishte nje vend model, dhe ne e kemi kthyer ne nje vend per te ardhur turp?
    A nuk eshte kjo shoqeria jone qe ka lejuar tere te keqijat?
    Mburremi lart e poshte me kete, me ate, por ne fund te fundit jemi te verber se i kemi trute e lare nga politikat pseudo-patriotike dhe llafet e politikaneve tane nevojtore.

    Ulni koken e mos u ngini kundra nje italiani qe ben nje vleresim te tille, por shikoni njeri-tjetrin ne sy e do kuptoni qe faji eshte i joni.

    1. ilir says:

      Prostitucionin dhe drogen nuk ju a solla une po e gjeta ketu midis jush, edhe mafien nuk ju a solla une po e kishit krijuar ju, edhe fashizmin e nazizmin nuk e kisha lindur dhe potisur une po e kishit krijuar ju, etj etj etj etj

  28. Bostonian says:

    ketu ne USA po te thuash jam italian njerzit te shofin me sy tjeter dhe te largohen .. e dime ne sa ju vlen lekura ketyre qelbesirave italiane..keta kane bere business vetem me zezaket

    1. wert says:

      Sepse ne usa, kane shkuar vetem italianet nga sicilia, dhe zakonet e tyre nuk kane ndryshuar aspak nga ate te pasardhesve te tyre ketu e 100 perpara.
      Ke shume te drejte per kete kategori italianesh. I kam parasysh shume mire, nje stil flokesh, nje stil veshje, te njejtin zinxhir qafes.’
      Por nuk duhet te harrojme italianet e italise.

      1. daku says:

        ore ti wert,po ke more pashaporten italiane,fute ne byt,,e,se nuk perfaqeson nje komb,,,,,,,po je kundra nesh,vrapo me taka ne nje are te punuar,dhe ta kane fajin shqiptaret.Une per vete jam me pasporte AMERIKANE,por te vjellesh me popullin TIM,nuk te lejoj,ty,dhe surratsperm,,ve si ty.Mer dhe puno si te tjeret,dhe beshty, ato qe te heqin breket perdite.DANGALLEVE si ty do i vi dita qe ta shifni Gazeten Tema nga brima e BYT,,es

  29. karaduz shpellar says:

    pse shqiperine e konsiderojne shtet/????shqiperia eshte vend leshi,,njerezit me virtyte me te keqija ne bote,por ju iriqet ferra doni..ky duhet te shprehej edhe keshtu se cdo shtet qe nuk ka shqiptar brenda do te ishte me i mire..shqiptaret te kujtojne qenin qe lepin kocken//jepi nje kocke dhe e lepijne gjithe jeten..shikoni veten ne pasqyre dhe do ta shihni te verteten

  30. ??? says:

    ne shqiperi te gjitha fabrikat jan italjane. vetem gra punojn aty .paga eshte 5 mije lek ne 8 ore ose 3euro e 70 sent.mos harruat ju greven e grave ne lezhe te fabrika e peshkut qe ban grev nje jave per ngritjen e dites se punes dhe jan shpernda dhunshem me tubagom nga policia e tiranes.sindikata nuk ekziston sigurishte.te gjitha grat qe ban pjes ne grev i hoqen nga puna.edi rama takon ilirin ne na mori ne tiran per 700 mije eurot e ilirit na vrau sala iliri luli edi .a ka te drejt ky i degjenerumi mo fol si te doje.kush do i ktheje not proteste na ketu te gazeta tema online.

  31. Albann says:

    ky eshte nga ata te shoqates…prandaj ka dhe sjellje karagjoze.

  32. I.Troplini says:

    Reagimet e organizatave te emigranteve shqiptare ne Itali dhe fyerjet qe bejne lexuesit e gazetas TEMA ne komentet e tyre karshi ketij kaqolit qe paska “share” shqiptaret,nuk ndryshojne asgje ne realitetin shqiptar.
    Eshte ky realitet qe nuk te lejon te fillosh te diskutosh me kerrkend.
    Persa kohe ne vendin tone sundojne pirgjet e plehrave ne cdo cep te rruges dhe kafenete jane plot ne oren 10 paradite,,,,,,nese ne kete vend nuk ka as qeveri as ligj dhe as rregulla bahkejetese, por vetem hajdute, tutore dhe prostituta,,,,atehere do na duhet te durojme talljet e kaqoleve ordinere si ky merhumi italian.

  33. *king says:

    Bato ke shum te drejt qe Qeveria duhet te beje nje note proteste per kyt breshkagji,po nje gje ta dijsh ti se kur nuk jemi per vehte nuk esht kush per ne ,vehtem te shikosh se cfar ben gazeta Tema duke shkruar kundra vendit vet,edhe per djalin e Bosit per diplomen vehtem vrer ka hedhur duke ditur se ky esht nj universitet privat ,pra universitet paresh,une jetoj ne SHBA ne NY dhe para pak ditesh pash ne TV qe nje shqiptar nga MALI-Zi 52 vjeq u diplomu ne Kolmbos universitet,por privat dhe profesioni i tije ishte pastrues ne ate shkolle

  34. KULMI says:

    kulmi i durimit?!

  35. balzac says:

    Se c’jane italianet me mire se gjermanet nuk e di asnjeri.Hainrich Himleri shefi i Gestapos kur u takua me Musolinin nuk denjoi ta heq dorezen nga dora per t’i shtrenguar duart me Ducen madje duke e mbajtur ne distance nga frika se mos ky i dyti e perqafonte.Deputeti i njohur rus Zhirinovski italianet i quante jevgj te Rumanise.Bizmarku thoshte:Italia eshte nje nocion gjeografik…

  36. fre says:

    Mendoj se edhe Borghezio e ka marre diplomen ne shqiperi le te shohin ne kasafortat e tije se do i gjejne me keq se te Bosit por pak nga ato sharje ne i meritojme

  37. elinor says:

    Ti kingu me yll ke balli mund te jetosh ne shaba po s’ditke ‘xhe hiq’ per universitetet private. Thjeshte ‘ngace’ ato jane private nuk do te thote se i leshojne diplomat me pare ne dore, kupton?

  38. loni says:

    o elinor ke harruar gjene me kryesore,,qe jemi te gjithe ose alkolist,,ose mallista perdorues hashashi,,eshte me kryesorja per tu permendur,,,shiko policat kur te afrohen,,bien ere qelbet nga alkoli,,jemi dhe te piste si njerez,,hyp njehere tani ne vere ne autobuza bie ere qen brenda….kjo eshte krenaria jone,,Legendheku dhe pordhacer…..

  39. Aldi says:

    Vetm italiannet te mos na shisin mend , sepse jane te gjithe pa dinjitet

  40. tourkofagos says:

    Shqiperia vend i bukur,po ti heqesh…..korraket!

  41. dario says:

    Ka te drejte jemi popull qe shkaterruam vendin tone te mrekullueshem.
    PREME PYJET,SHKATERUAM KODRAT, LUMEJTE,BREGDETIN TE GJITHA KETO I BEME NE DONI SHEMBUJ, LUREN,GOLEMIN ,TIRANEN,KODREN E DURRESIT(VILEN), TE GJITA TOKAT BUJQESORE NGA TIRANA NE RROGOZHINE,SHKATERRININ TOTAL TE PESHKUT ME DINAMIT.KOTO SI KA BO ASNJE KOMB NE DHEUN E VET,AS BARAZ ME MAQEDONINE E MALIN E ZI SHIKOHET NATYRA QE NE KUFI. TE FUNDIT KEMI QENE
    TE FUNDIT JEMI DHE CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA.

  42. beso says:

    mos e merrni sertiozisht kete kaqolin,se eshte gaztori i Italise.Ky”testa di cazzo” shan me nene e babe tere Italine,kaq dallkauk eshte.Lega e mban qe te lehe si qen teatri,le qe Lega la koqen e namit dhe s’di ku e ka koken.Fajin nuk e ka ky bubuzhel plehu,por Crociani,qe tall menderen me legistet per te shtuar numrin e degjusve.O njerez,mos shani italianet,se ata kane 1 shekull qe e kane nxjerre nga defteri Borghezion;a e beni dot edhe ju me kete Borghezion tone qe llomotit darke per darke ne televior?Kjo eshte puna!

  43. Doni ALBO says:

    Mario Borghezio te hift ajo qe e bene ne foto prej te gjithe shqiptareve.

  44. ilir sinani says:

    Zoti eurodeputet me sa duket e njeh mire realitetin shqiptar megjithse nuk e frekuenton vendin tone te botes se trete. Per te ngritur teorine e vete raciste i referohet komenteve te nje grupi investitoress ose sic e quajne veten toni sopranot dhe korrleonet e italise ,sipermarresa, te cilet vine ne vendin e botes se trete per tiu shmangur taksave ne vendin e tyre dhe per te shfrytezuar krahun elire te grave ne shqiperi duke i paguar ato me fara luledielli. Sigurisht qe vendi i bukur i botes se trete te cilin eurodeputeti perpiqet ta cliroje nga njerzit dhe ta mbushi me skorjet radioaktive te termocentraleve berthamore te Europes, nuk mundet te sherbeje si rifuxho e plehrave te italise nqs vendi behet pjese e BE. Pra detyrat jane te ndara, Gjermania eshte dhoma e ndenjes, Italia kuzhina dhe Shqiperise i bie te jete haleja.Po te niseshim me llogjiken e eurodeputetit qe me sa duket deshiron te penalizoj nje popull me statistikat e , sipermarresve , populli italian do te ishte i faamshem ne bote per cilesine e spagetit dhe kontributin historik te krijimit dhe shperndarjes se Mafies ne Europe dhe Ameriken e Veriut. Eurodeputeti na krahason me Arabet, dhe une nuk ndihem i ofenduar nga kjo sepse arabet, si dhe ne shqiptaret ashtu edhe italianet jemi qenie njerezore qe popullojme te njejtin planet, per te mos permendur faktin qe percmimi per arabet nuk i ndalon kompanite si AGIP te shfrytezojne naften arabe, e cila eshte ndoshta gjaku qe furnizon arteriet e industrializimit italian, icili sjell ate mirqenie qe e ben eurodeputetin te na flase si e jema e Zeqos ne maje te thanes. Megjithate ti kthehemi faktit qe a jane shqiptaret dembel dhe nuk punojne, e garantoj eurodeputetin qe pjesa derrmuese e shqiptareve brenda dhe jasht vendit duke ardhur nga varferia komuniste per nje periudhe te shkurter 20 vjecare po ecin me shpejtesi per te arritur ate qe europa ka gjenerata qe po e nderton, dhe jo duke pire nargjile, sic pretendohet, po me pune rraskapitese ,dhe sakrifica te nje populli qe ka kaluar edhe detin me gomone ,duke rrezikuar jeten ne tela me gjemba kufiri drejt nje jete me te mire, te njeten gje qe populli italian beri gjat shekullit te kaluar duke u shperndare ne te gjithe boten per tiu larguar varferise per nje jete me te mire.Moralisht shqiptaret jane pjese e europes, per shume aresye , por mbi te gjitha per tolerancen shoqerore dhe aftesine per tu adaptuar ne nje shoqeri shume kulturore, shqiptaret jane te cliruar nga konservatorizmi, radikalizmi, fanatizmi, elemente keto qe krijojne carjet dhe jo bashkimet ne nje shoqeri shumekulturore si BE-ja e sotme. Populli shqiptar eshte nga me te arsimuarit ne rajon, gje qe eshte nje element tjeter i adaptimit te shpejte ne nje familje qe ka deshiren e mire per ti pranuar ne gjirin e saj. Ekenomikisht, mendoj se Shqiperia nuk eshte e afte ne realitetin e sotem te behet pjese organike e BE-se pavaresisht se me kete spekullohet shume per qellime politike nga ana e politikes vendase. Ekonomikisht Shqiperise i duhet shume per te bere, me qellim qe te mos jete ne te ardhmen ne ate pozite qe eshte Greqia apo edhe Italia e zotit eurodeputet.Me nivelin e pagave te sotme dhe te prodhimit kombetar si dhe nivelin e emancipimit te shtetit ,perfshirja e shqiperise ne BE do te ishte nje vetevrasje ekonomiko-politike.Shteti shqiptar duhet me trasparence te ndergjegjesoje publikun se cfare perben ne vetvete hyrja ne BE per shqiptaret, dhe ne cfare realiteti te ri dhe te panjohur ekonomik politika po i orienton shqiptaret, nje realitet per te cilin une kam bindshmeri absolute, ata nuk jane te pergatitur.Mendoj se shteti duhet te shpenzoje me shume energji ne pershpejtimin e zhvillimit te vendit se sa me trumbetimin se do ti fusin shqiptaret ne BE si nje kope delesh, sikur ky te jete qellimi i vetem i te qenit ne Europe.Per ta mbyllur do tju lutesha bashkatdhetareve te mi te mos merren me nje njeri te rrjedhur me fjalore rrugaci, i cili nuk i ben nder po e njollos imazhin e parlamentit Europian, duke perfaqesuar atje pjesen me te erret te shoqerise, rracizmin, ideologji nga e cila vrragat akoma nuk jane venitur ne fytyren e europes.

    Ps : Une qe po shkruaj kam kryer studime universitare, dhe po bej edhe sot e kesaj dite pune fizike, qe besoj nuk i kane prekur dockat e buta te eurodeputetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje