Një Berishë i rraskapitur në mbledhjen e qeverisë: Do rrisim pagat e pensionet me 5 përqind

16 Maj 2012, 12:09Politika TEMA
Një Berishë i rraskapitur në mbledhjen e qeverisë: Do rrisim

Berisha sulmon sërish kryetarin e opozitës për shifrat e papunësisë dhe shprehet se Edi Ramës kur nuk i intereson Fatos Nano, e çon tek Sokol Balla

 

Kryeministri Sali Berisha u shfaq i lodhur në mbledhjen e sotme të qeverisë. Duke folur gjysma fjalish dhe duke komentuar shifra që i bëri lëmsh, Berisha premtoi se ka ndërmend të rrisë sërish pagat e pensionet për shqiptarët. “Rritja e rrogave e pensioneve prek direkt 800 mijë familje shqiptare,” tha Berisha.

Kryeministri tha se pagat e ulëta do rriten me 5 përqind, kurse ato të larta mund të mos rriten fare.

“Kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë, në një nga kulmet e krizës së Europës, krizës së borxheve që ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare, por siç fakton Komisioni Europian në raportin e tij të fundit, rritja ekonomike në Shqipëri natyrisht nuk ka ritmet e viteve 2006-2008, por rritja ekonomika sipas raporti në 4 vitet e fundit kulmore të krizës është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit”, tha Berisha.

Kurse për pensionet Berisha tha se rritja e pensioneve të ulëta do jetë pesë përqind, kurse e pensioneve të larta 4 përqind.

Më pas kryeministri Sali Berisha sulmoi Ramën për minuta të tëra. Ai përsëriti sërish shprehjen që thotë se e ka thënë Ramiz Alia.

Megjithatë, edhe njëherë dua të ndalem në qarkullimi i statistikës së njeriut që urrente kombin e vet, i cili u deklaroi të huajve se shqiptarët janë 1 milionë hajdutë, 1 milionë spiunë, 1 milionë të papunë, për t’i denigruar dhe depersonalizuar ata, sepse regjimi i tij dhe diktatura hoxhiste bëri që, si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre, në kohëra lirie, ata të braktisin masivisht vendin e shkatërruar dhe, në  katastrofë të plotë nga regjimi, të dynden drejt vendeve fqinjë për një jetë më të mirë. Pasi kishte rrënuar çdo gjë me hiperkolektivizmin total, ai do të deklaronte se këta që ikin jashtë vendit janë 1 milionë hajdutë, një milionë spiunë,  milionë të papunë. Sot këtë statistikë e ka marrë kreu i Partisë Socialiste dhe e qarkullon prej një viti, nga tribuna në tribunë, nga platforma në platformë, si dëshmi e përçmimit ndaj lumenjve të djersës që kanë derdhur dhe derdhin shqiptarët. Të deklarosh se ka 1 milionë të pa punë në Shqipëri, do të thotë të mos kesh as edhe njohuritë më elementare për punën dhe punësimin, do të thotë të mos njohësh numrat. E theksoj edhe njëherë se të krijohet përshtypja se ky zotëri ka mbetur në stadin e bojërave dhe ngjyrave. Por nuk është e vërtetë, këto ai i deklaron për qëllime propagandistike, për interesa të veta,” tha Berisha.

“Nëse ti shpërndan marrëzira të tilla në publik, sigurisht që është detyrë jo vetëm e qeverisë, por e të gjithë faktorëve të shoqërisë, të mbrojnë shoqërinë nga megamashtrimet. Sipas statistikës së tij, na rezulton se në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, 855 mijë qytetarë nuk shkojnë për t’u regjistruar në zyrat e punësimit dhe refuzojnë të marrin atë mbështetje ekonomike që u takon të papunëve. Këtë mund ta besojë vetëm fabrika e mashtrimit që i rrethon, 2 njerëz të cilët kurrë nuk morën dot asnjë diplomë, sepse lindën dhe vazhdojnë të mbeten “nastradinë” të pakorrigjueshëm.  A e dini se çfarë u thanë njerëzit e tij, në debatin e fundit televizive, bashkëbiseduesve tanë?; “I themi kryetarit që kjo është një marrëzi, por ai vazhdon me kokën e tij dhe nuk na dëgjon”. Mos harroni se aty ka skenë dhe prapaskenë. Futen edhe reklama gjatë emisionit dhe biseda bëhet më e lirë,” vijoi Berisha.

Kryeministri tha se Edi Rama kur do e përdor qeverisjen e Nanos për mirë dhe kur “Fatos Nano kur nuk i intereson, e çon tek Sokol Balla”.

“Gjithashtu, kreu i opozitës merret me çështjen e taksave. Unë e kisha atë dyshim, por me emisionin e mbrëmshëm televiziv doli se “ku fle lepuri”, sepse të marrësh e t’u nxjerrësh tezat e Enver Hoxhës qytetarëve sot, është absurditeti më i madh dhe të bërtasësh se infermierja paguan 30 herë më shumë taksa se Kryeministri, nuk bën gjë tjetër vetëm se mashtron 30 herë. Këtë nuk mund ta thotë kurrë një njeri serioz, nuk mund ta thotë kurrë një njëri që ka qoftë edhe njohuritë më minimale për një  sistem fiskal. Po zotëri, ne kemi një sistem fiskal proporcional, në të cilin ai që merr 300 paguan 30, ai që merr 3 mijë paguan 300, ai që merr 30 mijë paguan 3 mijë. Ky është sistemi ynë. Çfarë solli ky sistem? Dua ta bëj këtë sqarim meqenëse z. Rama ka ndërmarrë një fushatë mashtrimesh të paimagjinueshme. Në qoftë se në 2004, me sistemin progresiv, të ardhurat tatime e dogana dhe kontribute, ishin gjithsej 130 miliardë lekë, në këtë sistem proporcional, ku paguhet shumë më pak, të ardhurat nga tatimet e doganat e kontributet e sigurimeve shoqërore, janë mbledhur 288  miliardë. Zotëria nuk dëshiron të bëjmë krahasime me vitet e qeverisjes socialiste – se Fatos Nanon kur i intereson e shpall “Mbretin Zog”, kur nuk i intereson, e çon te emisioni i Sokol Ballës e i thotë hapja dritaren, – pra ai thotë që mos bëni krahasime me atë periudhë se nuk ka qenë PS në pushtet, se po bëni krahasime si me vitin 38. Jo zotëri, ne po bëjmë krahasime me vitin më të mirë të qeverisjes socialiste dhe viti 2004, më i miri i qeverisjes së tij, ka pasur 130 miliardë të ardhura nga tatimet e doganat e kontributet. Po ta mbledhim e ta shumëzojmë këtë me 6 apo 7 vitet në vazhdim, duke hequr edhe vitin 2005 që e kemi qeverisje të përbashkët, na dalin  8.5 miliardë të ardhura të mbledhura më shumë. Por nga erdhën këto para me të cilat ne ndërmorëm të gjitha këto programe?. Këto nuk erdhën nga qielli,” tha Berisha.

21 komente në “Një Berishë i rraskapitur në mbledhjen e qeverisë: Do rrisim pagat e pensionet me 5 përqind”

  1. elinor says:

    Me gjysma fjalish ka fole gjithmone ai…kur te mos flase hic atehere mund te themi qe s’qenka mire!!

    1. Radikalisti says:

      hahahhaha Elinor, mua nuk do me besohet dhe kur ta shof shtrir.

      1. fule says:

        Salici tashme pervecse flet si Enver Hoxha ne muajt e fundit te jetes ka filluar dhe ta permnedi ne cdo dalje publike. Po rreshket perfundimisht ishalla ?

      2. Shoku Mè (Me Ben Dem) says:

        A e ke degjuar historine e sherxhiut? Sa qe gjalle terboi fshatin. Para se te vdiste la nje amanet: Ma vini konopin ne gryke dhe lini njje cope litar jashte varrit.
        Gjithe fshati hengri dru nga qevevrija. Kush e mbyti, pse e mbyti…
        Prapa i vjen historija!

    2. ai Burri says:

      Ik mor bole, s’po na japin me as leke borxh ti thua rritje.
      Ju kane rritur pasurite kalamajve te tu e ti kujton se do kompesosh dhe te tjeret.

  2. Vlora says:

    “Rritja e rrogave e pensioneve prek direkt 800 mijë familje shqiptare,” tha Berisha”.

    me nje llogari te thjeshte i bie 800 mije familje here 4 persona per cso familje i bie 3.2 milion banore..
    gjithsej shqiptar sipas berishes jane 2.8 milion. kush perfiton tjeter ???? dhe e dyta i bie qe te perfitojme te gjithe rritje pagash.

    a jemi te gjith shqiptaret te punesuar ne shtet ?????/

    1. DHELPRA says:

      Ky pardje tha: “Rama numero edhe pensionistat edhe femijet si te papune”.
      E nxorri ato statistikat e veta…
      A kan te gjithe 3-4 rroga si ARGITA? Qe merr rroge si “pedagoge” ne 4 universitete… Nuk qenka me te vertete mire paska humbur kujtesen me duket.

  3. Enzo says:

    Sa mire o Sali, ke frike nga mallkimi popullit dhe propozon rritje rrogash. Dje do kesh pare Ferrin dhe u trembe. Ja ke shitur shpirtin djallit dhe nuk i shpeton dot as familja jote nuk i shpeton dot. Nuk ka cmim per te blere dinjitetin.

  4. mergimtari says:

    kaq shpejt?te mori muti shalet si sh.Enver qe llomotiti me 1938 e Ramua e ndihmoi me 1978 sh.Enver,nuk te ndjek ndonje zagar mo te te terheqi prej xhamadani kur dhjet vend e pa vend Paris

  5. Bardhi Tolabi says:

    Ky jo vetem nuk di te qeverise,por nuk di as arithmetike.
    Pensioniste,jane 580 mije,rrogetare buxhetore,gjithsej jane rreth 120 mije.Nga keta,rreth 50 mije jane me rroga te ulta ne mos me pak.Pra,do te perfitojne 580.000+50.000= 630.000.Cilet jane keta 170.000 te tjeret?E kam thene dhe disa dite me pare,kur i duhen Saliut,i rrit shifrat,kur nuk i pelqejne,i ul ato.Ja dhe ky eshte nje shembull tjeter qe e konkretizon kete.

  6. ismeti says:

    o I MADHI AVNI RRUSTEMI KU JE ORE

  7. Va.Ka says:

    Me mire Saliu qe te pakten beri nja 2 rruge dhe riti pak pensionet e urise,apo te jete prap Ilir Vandalobarbari bashke me Ed Twitterin ne qeveri iken Ilir qurrja vjen Ilir gelbaza cfare te presim,po nuk iku saliu bashke me gelbazen nuk ka dite te bardha.

  8. askushi says:

    Po akcizen sa do ta ritesh ?Me ritjen e saj,do riten dhe çmimet,pas ritjes se çmimeve panvarsisht se TVSH-ja eshte 20 % do grumbullosh me shume leke.Ne nje buke 80 lek mer 16 lek,kurse me çmimin 100 lek mer 20 lek TVSH,pra ne te gjitha çmimet e ritura do fitoj qeveria.dhe do krenohet se ngriti rrogat e pensionet e budallenjve.Do na i fus sa krahu perseri,do bjere dhe me tej fuqia blerse,por propoganda per ritje rrogash dhe pensionesh do jete ne lartesine e duhur.Do ngreje rrogat dhe pensionet,por me pare do ngreje çmimet e shportes dhe artikujve baze per te xhvatur me shume me TVSH-ne.E shikon si ta ngre ky!!!!!duke ta ngulur!!!

  9. leshi says:

    Dhe kur ta varrosin salin do e lej me porosi ta lidhin me litar per fyti dhe litarin tja len jasht qe njerezit te ngaterrohen tek litari perseri nga ai dhe kur te ngordhi.

  10. Drini says:

    Ismet o djale, nuk ja vlen nje Avni Rustem per kete bajge. Ku te shtiesh ne mut? Bajges sali i ka ardhur cofja. Po ngordh qelbesira i papenduar.

  11. Milano says:

    ketij felliqsire do ti dhjesin te varri te gjithe ..ky nuk eshte normal

  12. LEONARDI ANGLI says:

    shenomeni dhe mua si pjestar ne aksionin e Hekurudhues se re TIRANE ~ PEKIN, AHAHAHAHAHAHA, na coroditi ky psikopat, ky idiot, ky i cmendur me keto mufkat qer leshon si bajga. Zot kujdesu per te, merre shpejt se u be gazi i botes. Pastroje nje hale qe po qelb dynjane.

  13. realisti says:

    Doktori eshte shkeputur nga realiteti, mjafton te perdore parate qe Bardhyl Musai ka vene nga aferat qe ka bere me MASH dhe vendi del vertet nga kriza, shpetojne bizneset pasi mundet tu japesh kredi falas si dhe mundet te hapesh projekte punesimi per te rinjte. Doktori po te jete i zgjuar mjafton tia mare me te mire ato qe ky person ka vene me pa te drejte ne kuriz te te tjereve dhe do jete te pakten gjeja e mire qe do i beje vetes dhe Shqiperise.

  14. fre says:

    me nje te rene te lapsit riten 500000euro taksa

  15. bushi says:

    E dine pse eshte per me teper i shqetesuar Haxhi Stalin Berisha? Jo vetem se po ndjen dorezimin e turpshem te pushtetit dhe kjo jo te soc-komunistet, por tek e Djathta reale qe po hyn ne fushen e lojes…
    Me shume zemerohet se po vjen, me ne fund edhe ne Shqiperi, fundi i Katovices se Gorbaciovit dhe Ramiz Alise (ne te cilen drame Berisha ka qene nje nga protagonistet kryesore) dhe shqiptaret do ta shohin veten ne rrugen e demokracise se vertete, te enderruar qysh ne fillimet e levizjes se dhjetorit e me tej. Po vjen dita e shqiptareve kur do t’i shohin horrat ish-komuniste te ricikluar ne koshin e plehrave te historise…

  16. Treviso says:

    Shteti eshte i falimentu plotesisht psikopati kerkon rritje pagash.
    A e llogarit psikopati sa fatura te pa paguarai i ka ndermarjeve private
    dhe pse sja paguan.Pse nuk e shpjegon se nga do dalin keto leke per rritje pagash.Psikopati e perdor kete parrulle sa here afrohen zjedhjet.
    Kam ndigjue nga pencionistet, zjedhjet e kaluara i kishte rritur pencionin sa per te blere nje kokerr veze. Sa kushton nje kokerr veze nuk e di, por me pak se nje kafe besoj se po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje