Kryetari i PS tha se Berisha po rrezikon statusin e kandidatit për të mbrojtur KQZ-në e Ristanit
Kreu socialist, Edi Rama, në një konferencë për shtyp, ka denoncuar neglizhencën e shfaqur hapur nga kryeministri Berisha në lidhje me reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas Ramës, Berisha po vë interesat personale mbi ato të vendit.
“Deklarata më e fundit e komisionerit Füle dhe vizita e sotme e Ministrit danez të Çështjeve Europiane tregojnë qartë se jemi në një moment ku miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë po bëjnë gjithçka për të na ndihmuar. Në emër të interesave të vendit e të parimeve të familjes europiane, që për të na futur në gjirin e saj, kërkon prej nesh ta ndihmojmë me rezultate konkrete, jam shumë i shqetësuar sepse koha nuk pret dhe mesazhet e tyre fare të qartë po bien në veshët e shurdhër të qeverisë.
Kryeministri nuk po shfaq as një shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e tij krejt personale. Nuk po reflekton në asgjë dhe për asgjë. Ndërkohë që ky moment historik për Shqipërinë, përballë udhëkryqit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe udhëkryqit të madh të provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel për statusin e kandidatit në 100-vjetorin e pavarësisë, e imponon reflektimin e krejt klasës politike shqiptare dhe të kryeministrit në radhë të parë.
Ne nuk mund ta marrim statusin e kandidatit nëse nuk mbyllim Reformën Zgjedhore përpara 24 majit. Fatkeqësisht, po digjen në dëm të procesit ditët e mbetura, duke rrezikuar vetë procesin e integrimit dhe duke rrezikuar statusin e kandidatit për të mbrojtur KQZ-n e Ristanit apo për të mos lejuar asnjë transparencë të mundshme mbi materialet zgjedhore,” tha Rama.
Kryetari i PS komentoi edhe zgjedhjen e presidentit.
“Në këtë moment historik kur duhet të ndajmë interesat e palëve nga interesat kombëtare e publike të shqiptarëve, si palë e interesuar për t’u bërë pjesë e Bashkimin Europian, të popujve të këtij kontinenti, kryeministri po bën po ashtu shurdhin ndaj kërkesës sonë për dialog për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ne duam një President për të gjithë shqiptarët. Kryeministri do një President për veten. Po a mund të sakrifikohet interesi kombëtar dhe a mund të mbesë Shqipëria në provimin e vjeshtës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, vetëm e vetëm se kryeministri kërkon me çdo kusht të fusë në rreshtin e vartësve të tij edhe Presidentin edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe Kryetarin e Shërbimit Informativ edhe Komandantin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë?! Ky është një nga ato momente politike ku vlen si rrallë herë shprehja “koha është flori”.
Unë i bëj, publikisht, thirrje kryeministrit t’i lërë në këtë moment akuzat, shpifjet, gënjeshtrat dhe fjalimet me baltë ndaj opozitës e me dokrra për sukseset e tij imagjinare, sepse koha nuk pret. Kjo është koha e reformave për Shqipërinë që duhet të marrë provimin e vjeshtës. Është koha e konsensusit për Presidentin e ri që duhet të garantojë unitetin e kombit në këtë 100 vjetor të pavarësisë kombëtare. Është koha e betejës së ideve për Shqipërinë që duam për prindërit e për fëmijët e këtij vendi, jo koha e luftës ndaj opozitës, për të mbajtur Shqipërinë peng të pushtetit të një njeriu të vetëm.
Të gjitha mesazhet, tanimë të përditshme, të komunitetit ndërkombëtar përmes përfaqësuesve me të lartë që kanë drejt për drejtpërdrejtë lidhje me këtë proces në emër të interesave të vendit tonë, por dhe të parimeve të familjes europiane, ku të gjithë ata dëshirojnë të na përfshijnë, po ku ne vet duhet t’i ndihmojmë për t’u bërë të denjë për ta marrë statusin e kandidatit, tregojnë se kjo nuk është koha për të thelluar përçarjen. Kjo është koha për të dalë nga llogoret tradicionale të politikës së ditës dhe për t’u bashkuar me të gjitha energjitë në funksion të zgjedhjeve që sot bëhen për të ardhmen;
Zgjedhja për Reformën Zgjedhore;
Zgjedhja për Presidentin e Republikës;
Zgjedhja për Reformën Parlamentare,
përbëjnë një moment kyç në këtë udhëkryq nga ku Shqipëria duhet të dalë faqebardhë, për të vazhduar më pas me hapa të tjerë deri në ditën kur do duhet të kalojë provimin e vjeshtës së ardhshme.”
O zoteri a e kuptoni se me sali berishen kryeminister nuk behet fjale qe te zgjillet ndonje problem si duhet ne shqiperi,se po te jete i drejte dhe korrekt nuk jemi duke shkuar ne pidh te semes si ne 97.
Eeeeeeee……,o babi,dua karamele dua cokollata,eeeeeeeeeeee………..!
O EDI RAMA, TE SHKRUAJ NGA WASHINGTON D.C. SEPSE JAM CUN TIRONE DHE TE DY JEMI LINDUR E RRITUR NE KRYEQYTET E NUK DUHET TE DUROJME MALOKUN E MALOKERINE (QE DUHET TE MOS HARROSH QE KURRE NUK JANE AQ TRIMA SA E HEQIN VETEN, POR VETEM TE PABESE E PRAPAKRAHEVE VRASTARE–FLET VETE HISTORIA JONE E VJETER DHE E RE…), EDHE PSE DO AMERIKAN E EUROPIAN ME EMRA -VIP- TE BEJNE LOJRA APO PRESION TY NE GJITHFARE FORMASH QE TA MBASH POPULLIN OPOZITAR NE GJUME E URTE EDHE PSE KY POPULL OPOZITAR ESHTE SHUMICA ABSOLUTE E POPULLIT SHQIPETAR (NE CDO ZGJEDHJE QE ESHTE BERE DERI ME SOT E MAJTA SHQIPTARE ME TE MIRE BRENDA E DISA DALLKAUKE PO BRENDA FITON RREGULLISHT SHUMICEN E VOTAVE POPULLORE, PA DASHUR TE MBROJ ASPAK TE MAJTEN EKSTREME QE ISHTE PARA 1991 NE PUSHTET, POR AS TE MENDOJ SE KA TE DJATHTE NE SHQIPERI EDHE PSE PRETENDON MALOKU DHE MALOKERIA E TIJ DHE DISA DHJETRA QYTETARE PERVERSA E GJAKE UJE QE I SHKOJNE ATIJ NGA PAS QE NGA QYTETI STUDENTI DHJETOR-1990, NJE MASHTRIM ABSOLUT E MAKABER QE I KEMI BERE VETES NE SHQIPTARET KETO 21-VITE POST-PPSH). DIKUSH TE KA NDJEKUR ME RRENJE KUR ISHE KETU NE WA. D.C. DHE TASHME E THOTE PA NDROJTJE SE: “”EDI RAMA ESHTE FRIKACAK EDHE PSE KA SHUMICEN E POPULLIT ME VETE NE CDO MOMENT.””…””AI ESHTE NJE IDEALIST, NJE PUBLICIST I RRALLE NDER SHQIPTARET, NJE UDHEHEQES QE NIS BETEJEN DHE E LE ATE NE METRAT E PARA PASI NUK ESHTE LIDER TRIM, QE PER MOMENTIN QE KALON BOTA TANI NUK PREMTON REZISTENCE DHE PERSPEKTIVE NE PUSHTET””
Cfare thua Beni? Ne jemi duke bere reforma me Edi Ramen. Jemi duke marre statusin e kandidatit per te miren e shqiperise me kursin e ri te Rames. Ste le Edi Rama te shkosh ne te semes si ne 97-en se Edi Rama pasi vriten njerezit u thote shkoni vajtoni ne shtepite tuaja se une do bej reforma me vrasesin per te miren tuaj. A e ke pare sa eshte permiresuar jetesa e shqiptareve qe kur ka bere reforma Edi Rama? E ke pare si jane rregulluar gjykatat qe kur beri reformen ne drejtesi Rama kete muaj? Ska me padrejtesi, tani te gjithe hajdutet e qeverise i ke ne burg, prandaj dhe Shqiperia e meriton statusin.
Rama thote une jam 40 vjec, Saliu eshte 60 vjec, pse te nxitohem kot kur mua bingoja do me bie po te pres poshte fikut. I nxorri njerezit ne protesta sa kishte merakun mos e largonin nga partia, tani rri me ajer te kondicionuar e u thote njerezve largojeni vete Saliun se une do bej reforma me Saliun e aleance me Ilirin.